E enjte, 28.03.2024, 08:54 AM (GMT)

Kulturë

Vahide Saraçi- Mikullovci: Një vit me dhëmbje dhe mall pa nënën time

E diele, 13.12.2020, 09:52 AM


Përkujtim i hidhur (Ese)

Një vit me dhëmbje dhe mall pa nënën time

Nga Vahide Saraçi- Mikullovci

Ditet po kalojnë shpejt dhe po mbushet një vit me dhëmbje e mall pa nënën time.Ende nuk po gjej qetësi dhe forcë- me ka përthekuar dhëmbja dhe malli për nënën time që nuk e kam ma. Ajo nuk është në mesin tonë, nuk flet as nuk lëvizë rreth oborrit dhe shtëpisë duke punuar si përhera,por ajo  gjithmonë është në zemrën dhe në shpirtin tim. Ajo ka fluturuar larg në qiellin e kalter të pafund në- jetën tjetër. Tani ku ta gjej nënën time e ta përqafoj e të çmallem? – Kot përpiqem që ta gjej-nuk duket kurkund… Zemra po  me dhëmb dhe sytë po me lotojnë  nëpër faqe. Kur të shkoj nuk mundem ta shoh as ta përqafoj si përhera nënën time. Si të shkoj tani si herave tjera në shtëpinë time , në vëndin tim -jam e lodhur e tronditur në shpirt dhe në zemer.  Larg  jam,në vend të huaj duke jetuar me familje, kështu diktuan kushtet e jetës të dalë jasht për të jetuar më mirë..

Çdo herë kur shkoja në pushime isha e  lumtur  dhe e gëzuar shumë se po shkoj të nëna ime, por tani ajo nuk është në shtëpinë ku linda dhe u rrita. Ajo ka shkuar dikund tjetër- larg në qiellin e pa fund- në jetën tjetër. Sa shumë e kam dashur nënën time, ajo gjithashtu me ka dashur shumë. Kur shkoja ajo gjithmonë me priste të dera e  oborrit. Sa shumë gëzohej,me përqafonte dhe me thoshte a ke mujt me ardhë bija ime , moti nuk të kam parë, malli po me djeg që nuk të kam pranë.Tani ajo nuk me pyet as nuk me prêt të dera e oborrit. as nuk me flet më atë zë të bukur e të ëmbël, as nuk me përqafon ngrohtësisht .Sikur kishte harruar  që të me tregojë sedo të fluturoj si një flutur e bardhë diku në largësi për mos tu kthyer kurr më-atje për të jetuar... Kaloi një vit pa të parë fytyrën e buzëqeshur dhe trupin tëndë të bukur , pa ta dëgjuar zërin tënd të butë dhe të ëmbël. Nuk po kam fuqi tani ta marr rrugën si përhera për në vendin tim, në shtëpin time ku me linde dhe me rrite me plot vuajtje e  mundime. Isha fëmiu yt i fundit, prandaj me deshte dhe me kujtove me mall që isha larg, në vend të huaj, në Angli me familje. Sa shumë të kanë dashur Besniku , Besarta dhe Metini. Tani nuk e kanë gjyshën ma për ta përqafuar dhe puthë në faqet e lavruara me brenga e mundime… Pa u mbush një vit edhe se ishte vështir për shkak të pandemisë vendosa të marrë një rrugë për në vendin tim – shtëpinë time, që përkundër vështirësive nga pandemija të udhëtoj të paktën për ta vizituar varrin e nënës, Sa vështirë ishte kur  shkova të varresat dhe kur u afrova pranë varrit të nënës sime.Nuk munda ta frenoj veten fillova të qaj më zë.Thirra disa herë : Ngritu oj nënë së të ka ardhur çika jote , Vahidja... Ajo hesht, hesht, hesht .Nuk dëgjova asnjë fjalë as një përgjigje as një lëvizje nga nëna ime. Tani vaji me kishte kapluar terësisht dhe trupi gati mu kishte shtanguar. Mu duk se dheu  po lëvizë, mendova sikur nëna po mundohët të  ngritet në këmbë për të me përqafuar dhe për të folur me mua…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora