Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Para veprës së Barletit është shkruar në kronikën e vitit 1485 për Skënderbeun

| E diele, 13.12.2020, 11:29 AM |


Para botim të veprës së Marin Barletit për jetën dhe veprën e Skënderbeut(1508,1537), për të është shkruar për herë të parë deri më tani nga ky dokument historik në një kronik të vitit 1485 të cilën e kam gjetë gjatë hulumtimeve të mia.

Një dokument i tillë i rëndësishëm historik është dëshmi mbi emrin e Arbërisë dhe strategun e Liderin e  saj vizionar Gjergj Kastrioti i cili jo vetëm kishte lënë gjurmë të pashlyera në historinë arbënore ,por edhe atë europiane e botërore.

Është e rëndësishme poashtu të nënvizohet këtu se kjo kronik dhe trajtimi i kësaj aty botohet 17 vjetë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.Kur dihet që roli që patë ai si mbrojtës  i Arbërisë në këtë periudhë ishte vendimtar edhe për tërë fatin e kontintit dhe civilizimit europian. Një kopje e veprës si dokument nga kronika e vitit 1485 e mbajë në arkivin tim personal.