E marte, 23.04.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Stinë të këputura apo vazo e thyer

E merkure, 09.12.2020, 08:33 PM


P o e z i

Sejdi BERISHA:

STINË TË KËPUTURA APO VAZO E THYER...

(Ose, kënga që m’i forcon hallkat e bashkimit)

1.

Vitet e shekujt që ikin

Janë epokë e dhembje e stinëve të tokës

Që nga vakti kur merr frymë dheu im

Apo që nga koha kur këndon njeriu

2.

Po, ç’janë këto stinë të këputura

Që m’i forcojnë hallkat e bashkimit

Që m’i prarojnë zinxhirët e lumturisë

Që shndritja e tyre hapë e bashkon rrugë

3.

Mos më gjykoni pse këndoj kështu

Sepse, tokën e shqiponjave

E kam në damarët e gjakut

Kosovën tik-takun e zemrës

Çamërinë qortim historie

Shkupin pikëtakim madhështie

Ulqinin port asqerie

Që janë djegur për tokën e dheun

Për ujin dhe tregimet e kalasë

Preshevën e kam sy që loton kah Prishtina

Kullat e Oso Kukës beden trimërie

E Bjeshkët e Nemuna kurorë legjendash

4.

Mos më mallkoni pse jam i tillë

Pse këngën e kam zog shtegtar

Me emra poetësh

Me shkrumb në varg

E me plagë në shpirt

Këto janë stinët e këputura

Që shikimin ma hidhërojnë

Për të kënduar gjithmonë sertshëm

Duke kërkuar rrugën që e lakojnë

5.

Jam vazo e thyer

Për fjalën e dëgjuar shqip

Jam zë i etur nga Anadollia

I cili edhe sot dhemb e tingëllon shqip

Këngë arbëreshe jam

Që ruan lashtësinë përrallore

“O e bukura e dheut, ore”

6.

Jam zog që shtegtoj

Për ta ngjitur këngën e copëtuar

Me gjakun tim kudo në tokë

Sa larg dallohet zemërimi im

Këtu e më shumë se njëqind vjet

Për të rrëfyer për stinët e shekujve

Që vitet i kanë fshehur

E tash sa punë ka për t’i zbuluar

Se eshtrat ua kanë zënë frymën

7.

Mos më fajësoni

Pse rri pa gjumë

Ndoshta edhe kot

Se vitet edhe ashtu shkojnë

Duke lënë nga një vulë dëshmie

Derisa të bëhen edhe njëqind vjet

Edhe njëqind shekuj

Kështu merr frymë toka ime

Me krenarinë qëndresës...

Por, mos e kafshoni mollën e kuqe

Se ajo vetëm sa shumohet

E kuqëlohet më shumë

8.

...

Asgjë nuk paskam thënë

O, vargu im

Sikur tash më doli gjumi

E, ëndrra ishte plot trishtim...

(©S. B.)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora