E merkure, 29.06.2022, 01:26 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste

E marte, 08.12.2020, 08:44 PM


Blerim Latifi:

Do t’i them disa fjalë për Atifete Jahjagën, ish presidentën e Kosovës.E shohim shpesh në ngjarje të ndryshme publike duke folur si një avokuese për të drejtat e grave dhe për barazinë gjinore. Kohëve të fundit e kemi parë edhe një gjë të tjetër tek ajo : ndërhyrjet kirurgjike për të ndryshuar dukjen e fytyrës së saj. Aq të mëdha janë këto ndërhyrje, saqë është vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme. Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të theksoj një gjë : Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq.

Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike. Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri. Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave. Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Naomi Wolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit, e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj  “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”. Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste.

___________

Në gjendjen natyrore,- thotë Hobsi,- mbizotëron lufta e të gjithëve kundër të gjithëve; njeriu për njeriun është ujk!Sot, bota e rrjeteve sociale, i ngjanë gjendjes natyrore të Hobsit: të gjithë i përdorin lajmet e rreme kundër të gjithëve ; secili kundër secilit.Kjo është bota e post-truth, bota ku nuk zgjidhen mjetet për qëllimet e influencës.Dhe një kontratë sociale kundër këtij perversioni global duket e largët dhe utopike.

___________

Në librin e tij "Mllefi dhe koha" mendimtari gjerman Peter Sloterdijk, duke i interpretuar skemat piramidale në Shqipëri, shkruan se shqiptarët e duan kapitalizmin magjik, pra një formë kapitalizmi që u sjell para e pasuri shpejt e shpejt, pa u mundu fort.Ja dhe inovacioni më i fundit në kapitalizmin magjik shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora