E merkure, 24.04.2024, 12:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mallëngjime e ushtima

E premte, 21.11.2008, 06:21 PM


Demir Krasniqi
TRIMAT  E  BALLIT  KËRÇOVARË

 

Do t’ këndoj do trima  nga Balli Kombëtarë ,

Shqipe gjeraqina –  n’ rrethin kërçovarë.

Komandant i “Ballit” , trim e luftëtar ,

Si arushë e malit – Mefaili i Madh .

 

Për bashkim shqiptarësh  nga të gjitha trojet –

Luftonte ndër male Mefaili i Vogël .

Mbi armiq u suleshin , si mbi det – tallazi ,

Këta dy trima ishin  t’ lindur nga Zajazi .

 

Nuk durojmë robërimin , t’ na sundoj dushmani ,

Do ta bëjmë çlirimin – thotë Sadin Selmani !

Për të gjallë s’ lejojmë  t’ copëtohet vatani !

Trim porsi dragoi , ishte Kalosh Dani .

 

Kur lëshonte kushtrimin , ai , Halim Mangupi  -

Se ç’ ikte armiku – s’ e ndalte as Shkupi !

Para plumbave dilte , s’ trembej nga rrebeshi,

Para kërçovarë ! Thërret Habib Kaleshi .

 

Se ç’ jehonin malet: “Bini vëllezër , bini !”

Kur e ngriste zërin Shefki Jagodini .

Këto bandat armike , në zjarr kush i ndezi ?

Trimi i Kastriotit – Nuredin Elezi !

 

Bashkë me ta luftuan  trimat nga Garana ,

Me Dervish Llokaçin , komandant si zana .

Në luftë u kalitën  burrat si çeliku –

Ali Zejnë Shitova  dhe Mejdin Letniku .

 

Le ta dijë Sulltana , se kurrë nuk ka vdekur ,

Shumë vëllezër asllana , rrugë të  saj  kanë ndjekur!

Shumë heronj të kombit , trima vullnetarë -

E flijuan jetën  për  BASHKIM KOMBËTAR !

 

Luftuan n’ këto male , me zemra stoike –

Për Shqipërinë e Madhe , për Shqipërinë etnike !

Le të rrojë Shqipëria – gjithmonë  e bashkuar ,

Trimat kërçovarë –  s’ ka për t’ i harruar !

 

 

 

 

 

            SULLTANA E MAZLLAM QAFËS

 

N’ Qafë t’ Ujëmirit , ka dalë Mikaili –

Aty ishte një shqiponjë mali !

Një trimëreshë, që i thonë Sulltanë ,

Që i pret hasmit me gërshanë !

            Refreni:

            Eu, Sulltanë – bija e Mazllamit ,

            Mirë ia bane ti, kapedanit !

            Eu, Sulltanë, ty , të lumtë dora –

            Pret çetnikë , si me pre molla !

            Eu, Sulltanë, ta lumsha djepin –

            Pret komitë  , si me e pre pjepnin !

 

Trëndafile me bojë gjaku –

Mirë ia more babës hakun !

Mbrojte nderin dhe lirinë ,

Me gjak shkrove historinë !

            Refreni:

            Eu, Sulltanë – bija e Mazllamit ,

            Mirë ia bane ti, kapedanit !

            Eu, Sulltanë, ty, të lumtë dora –

            Pret çetnikë, si me pre molla !

            Eu, Sulltanë, ta lumsha djepin –

            Pret komitë , si me e pre pjepnin !

 

                                                Demir KRASNIQI

                                   

Nga libri:”Mallëngjime e ushtima”, Gjilan më 1993.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora