E merkure, 22.09.2021, 09:11 AM (GMT+1)

Lajme

Përurohet në Tiranë portali informativ ''Arumun.Com''

E enjte, 03.12.2020, 08:33 PM


DEKLARATË PËR SHTYP ME RASTIN E PËRURIMIT TË PORTALIT INFORMUES ARUMUN.COM

Tiranë  01.12.2020

Përurohet në Tiranë portali informativ ”ARUMUN.COM”

Ditën e martë, më 1.12.2020 në mjediset e „Qendrës Rinore” të Tiranës në prani të drejtuesit të të Përfaqësisë Diplomatike të Rumanisë në vendin tonë SH. T. Ambasador Mircea Perpelea, kryetarit të Ligës së Arumunëve të Shqipërisë z. Ilia Gjoka, ish studentëve në institucionet arsimore të Rumanisë dhe miqve është përuruar portali informativ „ARUMUN.COM”.

Në takimin e mbajtur këtë 1 dhjetor datë që përkon dhe me Festën Kombëtare të Rumanisë u përcollën edhe urimet për këtë datë të shënuar për shtetin rumun.

Në fillimi të fjalës së Tij SH.T. Ambasadori Perpelea përcolli urimet për të dyja festat kombëtare, të Shqipërisë dhe të Rumanisë të cilat janë shumë pranë si data duke treguar edhe njëherë afrimitetin mes vendeve dhe popujve tanë.

Më tej Ambasadori Perpelea foli për rolin e rëndësishëm që këto nisma në formë projektesh kanë në marrëdhëniet mes shteteve tona.

Portali informues dy gjuhësh (rumanisht dhe shqip) është i pari i këtij lloji i hapur në Shqipëri.

Kjo platformë është një mënyrë bashkëkohore nëpërmjet të cilës shteti rumun përforcon kontaktet dhe marrëdhëniet e tij me komunitetet rumune dhe arumune jashtë kufijëve të të tij.

Kjo platformë informuese u bë e mundur falë mbështetjes së Departamentit të Rumunëve të Kundondodhur në bashkëpunim me Fondacionin “Harriet Martineau” në  Tiranë i përfaqësuar nga Znj. Entela Binjaku, e cila ka ndjekur studimet e larta në Rumani.

Projekti me titull:” Arumun.com - zhvillimi i të parit portal informativ në gjuhën rumune në Shqipëri” mbështetet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë- Departamenti për Rumunët e Kudondodhur (Rumani).

Portali do të shërbejë si një njësi informuese, promovuese dhe madje edhe përcjellëse e gjuhës, kulturës dhe të qytetërimit rumun. Portali do të mbajë në vëmendje zhvillimet kulturore e historike të pakicës arumune ndër vite.

Nëpërmjet kësaj hapësire mediatike synohet promovimi i kulturës, i edukimit në Rumani, por edhe informimi i opinionit publik në lidhje me zhvillimet kryesore nga fusha sociale, ekonomike dhe publike në Rumani, duke përfshirë këtu edhe tematika që rrjedhin nga statusi i Rumanisë si vend i Bashkimit Europian.

Në rubrikat e tij do të botohen artikuj dhe informacione mbi Rumaninë, personalitetet arumune, kulturën, historinë, gjuhën, traditat etj. Për të vijuar aktivitetin ky portal do të aplikojë për projekte të reja në mënyrë që të ruajë të njëjtin hap.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora