E enjte, 28.03.2024, 10:34 PM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Nobelisti shqiptar

E marte, 01.12.2020, 05:55 PM


Nexhat Halimi

Nobelisti shqiptar

(Ferid Murad, është mjek, farmacist me famë botërore, i cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998)

Silueta e paqartë ndiqte kolonën e përgjakur,

të thyer nën retë e Likovicës së Gostivarit,

Vagëllimë e ujit gjarpëronte shkrepje mijëvjeçare.

Ngelnin  lart veç shkrepat e vjetër të Sharrit.

Nata e vrarë, sytë e hutinit e shenjat e varrit.

Me dhembjen e pashuar të etjes shqiptare

Ecje udhën në Idiana në Amerikë, me sy në dritare

Ja tashmë  Ferid Muradi  me shpërblimin Nobel

Për fiziologji dhe mjekësi më 1998 fitoi përjetësi

Me pak atdhe në dorë, ikje udhët në largësi

Ikë dhe mbushesh frymë, e prapë ikë dhe ikë

Arrin mëhallës te shtëpia e vogël  afër Tetovës

T'i tregosh botës vijën tepër të gjatë e të hollë

Deri te vetëtimat me ëndrra të pavdekësisë.

Ja ti je i njëjti fëmijë, e njëjta etje  shqiptare.

Ecë sheshet e Amerikës me filozofi ritmike,

T'i hedhësh dritë diturisë së vjetër mijëvjeçare.

Robinsoni i ri

ç' meditoje në shpirtin e humbur në robëri

ç' përpëlitej me kufijtë e atdheut në ajër

me ndryshimet me tradhtitë venitjet e pritjet

me për balljet e brigjet e egra të etjes

deti përplasej me qiellin e thyer në ty

e shikoje yllin polar dhe i zgjoje mbytjet në Iliri

humbje në blegërima belesh e s'shihje asgjë

vetëm kafshë ulërinin vetëm qenë e ujq

me sy të zjarrtë ndërsa binte e binte borë

e iknin vitet ndërmjet afërsisë e largësisë

kot ndizje udhët për mjedis detit të trazuar

e shfaqeshin dele e dele e zogj të trilluar

vinin e shkonin hije të çuditshme

të njëjtë me ato që i turreshin atdheut

ikje zërit të premtit detit larg në bunacë

e kuptoje qetësinë e thellë para stuhisë

ndërsa pastroheshe nga mëkatet  te një tarracë

me mendim gjithnjë te ti fedorë

s' je i vetëdijshëm Robinson ç' liri ke vrarë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora