E merkure, 24.04.2024, 03:43 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Kryeministri Rama shitësi i madh i hapësirës publike laike shqiptare

E marte, 01.12.2020, 09:03 PM


Kryeministri Rama shitësi i madh i hapësirës publike laike shqiptare

Nga Kastriot Myftaraj

Të gjitha kryeministrat e Shqipërisë të pas vitit 1990, kanë shitur çfarë kanë mundur nga prona publike. Edi Rama ua kaloi të gjithëve duke shitur edhe hapësirën publike laike të Shqipërisë. Hapësira publike është hapësira në zotërim dhe përdorim të të gjithëve, pra rrugët, sheshet, lulishtet, parqet publike etj. Kjo hapësirë, përveçse publike është edhe laike, ndryshe sekulare, që do të thotë se ajo nuk i përket një feje të caktuar. Bashkësitë fetare mund ta përdorin hapësirën publike me leje në rastin e festave fetare. Por nuk mund ta kenë atë në përdorim ekskluziv të tyre.

Në minaret e xhamive janë vendosur megafonë që përhapin pesë herë në ditë ezanin, thirrjen islamike në arabisht, gjë që përbën dhunim të hapësirës publike laike në Shqipëri, sepse ritualet duhet të kryhen brenda hapësirës së objektit të kultit. Deri para disa viteve shumica e xhamive në Shqipëri ishin të ndërtuara pa leje. Asnjë qeveri nuk kishte guxuar të legalizonte xhamitë e shumta të ndërtuara gjithandej vendit.

Legalizimin e xhamive e bëri Kryeministri Rama para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kur kërkonte mandatin e tij të dytë qeverisës. Vetë Kryeministri Rama, gjatë një vizite në Kukës,  në prill 2017 i dha aktin e legalizimit të pesë xhamive Myftiut të Kukësit, në një ceremoni të posaçme.

Gjithsej, me urdhër të Kryeministrit Rama u legalizuan mbi 650 xhami në krejt vendin. Meqënëse ka shumë xhami me dy, madje dhe tre minare, kjo do të thotë se u legalizuan edhe mbi njëmijë minare për 28 mijë km², sa është territori i Shqipërisë. Që do të thotë, më tepër se një minare për 28 km².

Duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e territorit është e pabanuar, me male, pyje, mesatarja e mbulimit të hapësirës publike me minare është edhe më e vogël për nga madhësia e sipërfaqes, domethënë mbulimi me minare është më i madh.

Që nga viti 1991 e deri më sot, arabët dhe turqit kanë paguar tre herë për ndërtimin e xhamive në Shqipëri. Së pari, kanë paguar koston e ndërtimit të këtyre objekteve. Së dyti, kanë paguar me ndihmën financiare për shtetin shqiptar gjatë këtyre viteve. Për çdo një milionë dollar ndihmë që është marrë nga vendet arabe dhe Turqia, në Shqipëri është ngritur një minare.

Herën e tretë arabët dhe turqit paguan për legalizimin e xhamive. Kjo pagesë iu dha Edi Ramës. Sa para ka marrë Edi Rama nga arabët dhe turqit për legalizimin e xhamive? Edi Rama një gjë të tillë nuk e bënte pa marrë para, si mitë, sic thuhet në shqipen formale, apo si rryshfet siç thuhet me një fjalë të trashëguar nga pushtimi osman. Burime të besueshme thonë se mesatarisht janë paguar 20 mijë dollarë për çdo minare. Edi Rama u bë kështu shitësi i madh i hapësirës publike laike.

Turqit dhe arabët nuk janë të kënaqur me kaq xhami dhe minare por duan edhe më tepër. Dhe Rama është i gatshëm për të shitur edhe më tepër nga hapësira laike publike e Shqipërisë. Që nga Dubai ku ishte për vizitë, Rama na dha lajmin se kishte siguruar financim për 2000 apartamente. Ajo që Rama nuk e tha është se premtoi të ngrihen 200 minare të tjera në këmbim të 2000 apartamenteve. Pra një minare për dhjetë apartamente.

Kryeministri Rama shitësi i madh i hapësirës publike laike shqiptare

Të gjitha kryeministrat e Shqipërisë të pas vitit 1990, kanë shitur çfarë kanë mundur nga prona publike. Edi Rama ua kaloi të gjithëve duke shitur edhe hapësirën publike laike të Shqipërisë. Hapësira publike është hapësira në zotërim dhe përdorim të të gjithëve, pra rrugët, sheshet, lulishtet, parqet publike etj. Kjo hapësirë, përveçse publike është edhe laike, ndryshe sekulare, që do të thotë se ajo nuk i përket një feje të caktuar. Bashkësitë fetare mund ta përdorin hapësirën publike me leje në rastin e festave fetare. Por nuk mund ta kenë atë në përdorim ekskluziv të tyre.

Në minaret e xhamive janë vendosur megafonë që përhapin pesë herë në ditë ezanin, thirrjen islamike në arabisht, gjë që përbën dhunim të hapësirës publike laike në Shqipëri, sepse ritualet duhet të kryhen brenda hapësirës së objektit të kultit. Deri para disa viteve shumica e xhamive në Shqipëri ishin të ndërtuara pa leje. Asnjë qeveri nuk kishte guxuar të legalizonte xhamitë e shumta të ndërtuara gjithandej vendit.

Legalizimin e xhamive e bëri Kryeministri Rama para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kur kërkonte mandatin e tij të dytë qeverisës. Vetë Kryeministri Rama, gjatë një vizite në Kukës,  në prill 2017 i dha aktin e legalizimit të pesë xhamive Myftiut të Kukësit, në një ceremoni të posaçme.

Gjithsej, me urdhër të Kryeministrit Rama u legalizuan mbi 650 xhami në krejt vendin. Në Qarkun e Elbasanit u leglizuan 50 xhami të ndërtuara pa leje, në atë të Durrësit 35 xhami. E kështu në të gjithë vendin.

Që nga koha e Sulltanëve osmanë, asnjë qeveritar i Shqipërisë nuk kishte nxjerrë urdhra për dhënien e statusit ligjor për kaq shumë xhami. Pas krijimit të shtetit shqiptar, madje në periudhën parakomuniste, disa kryeministra shqiptarë urdhëruan shembjen e shumë xhamive  në qytetet kryesore, të cilat pengonin urbanizimin modern të qyteteve. Zogu vecanërisht u shqua për këtë gjë kur ishte në pushtet. Enver Hoxha po dihet se e bëri në përmasa shumë më të mëdha, duke deislamizuar Shqipërinë praktikisht.

Rama, me legalizimin e xhamive është ai që e ktheu këtë proces mbrapsht, duke e futur në hullinë e para vitit 1912. Meqënëse sot ka shumë xhami me dy, madje dhe tre minare, kjo do të thotë se u legalizuan edhe mbi njëmijë minare për 28 mijë km², sa është territori i Shqipërisë. Që do të thotë, më tepër se një minare për 28 km².

Duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e territorit është e pabanuar, me male, pyje, mesatarja e mbulimit të hapësirës publike me minare është edhe më e vogël për nga madhësia e sipërfaqes, domethënë mbulimi me minare është më i madh.

Që nga viti 1991 e deri më sot, arabët dhe turqit kanë paguar tre herë për ndërtimin e xhamive në Shqipëri. Së pari, kanë paguar koston e ndërtimit të këtyre objekteve. Së dyti, kanë paguar me ndihmën financiare për shtetin shqiptar gjatë këtyre viteve. Për çdo një milionë dollar ndihmë që është marrë nga vendet arabe dhe Turqia, në Shqipëri është ngritur një minare.

Herën e tretë arabët dhe turqit paguan për legalizimin e xhamive. Kjo pagesë iu dha Edi Ramës. Sa para ka marrë Edi Rama nga arabët dhe turqit për legalizimin e xhamive? Edi Rama një gjë të tillë nuk e bënte pa marrë para, si mitë, sic thuhet në shqipen formale, apo si rryshfet siç thuhet me një fjalë të trashëguar nga pushtimi osman. Burime të besueshme thonë se mesatarisht janë paguar 20 mijë dollarë për çdo minare. Edi Rama u bë kështu shitësi i madh i hapësirës publike laike.

Turqit dhe arabët nuk janë të kënaqur me kaq xhami dhe minare por duan edhe më tepër. Dhe Rama është i gatshëm për të shitur edhe më tepër nga hapësira laike publike e Shqipërisë. Që nga Dubai ku ishte për vizitë, Rama na dha lajmin se kishte siguruar financim për 2000 apartamente. Ajo që Rama nuk e tha është se premtoi të ngrihen 200 minare të tjera në këmbim të 2000 apartamenteve. Pra një minare për dhjetë apartamente.

Dhe Rama nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Pasoja e shitjes së hapësirës publike laike të Shqipërisë është arabizimi i pamjes së vendit tonë, çka është edhe qëllimi i financuesve arabë. Për këtë arsye legalizimi i xhamive të ndërtuara pa leje është një akt antikushtetues dhe ato duhet të shemben dhe do të shemben kur Shqipëria të ketë një qeverisje vërtet kushtetuese që do të zbatojë parimin kushtetues të laicizmit. Nuk do të jetë e vonë kjo ditë, sado e çuditshme që t’ u duket disave.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora