E enjte, 28.03.2024, 07:19 PM (GMT)

Mendime

Sami Islami: Rite të stërvjetëruara mortore të besimit islam

E hene, 30.11.2020, 07:59 PM


RITE TË STËRVJRTËRUARA MORTORE TË BESIMIT ISLAM

Nga Sami ISLAMI

Shqiptari i besimit islam lind shqiptar, rritet shqiptar, jeton me traditat dhe zakonet shqiptare, plaket prapë me traditat dhe zakonet shqiptare, por kur jeta e tij përfundon, vdes si arab! Nuk di në botën e civilizuar të ndodhë një gjë e tillë!

Popujt me fe  të krishterë qysh para 4 shekujsh nuk ballafaqohen me këto probleme si ata të fesë islame. Kjo fe u reformua nga një (prift) reformator i njohur gjerman me emrin  Martin Luter. Pa hyrë në detaje se çfarë u reformua, mund të themi se dy gjëra i vuri në binarë: secili popull që i përket kësaj feje meshat mund t’i  bëjë në gjuhët e tyre, si  dhe ceremonitë mortore. Kurse në fenë islame lutjet dhe ritet mortore ende bëhen vetëm në gjuhën arabe! Të vetmen gjuhë që e ditka zoti! Në gjuhën, në të cilën, paska “zbritë” edhe  Kurani!

Ditë më parë, më rastisi të jem në një ceremoni mortore të një miku tim këtu në Londër. Largësia nga Kosova, por edhe gjendja pandemike e tej zgjatur, ndikuan që familjarët  e mikut tim, të kishin vendosur (ndoshta) që varrimi të bëhej këtu, në Londër!

Edhe pse, prapë për shkaqe të Covidit19, numri i pjesëmarrësve ishte i reduktuar (ashtu siç mora vesh nuk lejohej më shumë se 20-25 vetë), megjithatë  unë dhe vëllai  im morëm pjesë në ceremoni. Familjarë dhe miq të ngushtë u tubuan në kohën dhe vendin e caktuar.

Deri këtu mendoj se nuk kishte diçka që mund të kontestohej. Por këtu e më vonë në pah dolën çështje për të cilat duhet të diskutohet...

Ah, harrova të them se me kortezh ishte edhe një pjesëmarrës që na u paraqit si  hoxhë! Dhe një tjetër, që me gjasë ishte një nga “organizatorët” e qendrës së varrimit me kombësi arabe, a pakistaneze a ku me ditë se çfarë. Ky pakistanezi kishte të veshura uniformë si të punëtorëve rrugor, kurse “hoxha” të jepte përshtypjen një roje nate të ndonjë kompanie. Dallimi ishte se në krye e kishte një “tërleme” (kapuç hanxhinjsh).

“Hoxha” e prezentoi këtë pakistanezin si “ndihmës” së tij! Mirëpo “organizatori” u bë më i “lartë” se hoxha! Dhe çuditërisht  hoxha , së pari , ia dha fjalën atij! Shih ti! Ai ia nisi me folë arabisht për nja 15 minuta. Krejt çka mora vesh unë (po besoj se edhe të gjithë të tjerët) ishin fjalët Allah, Muhamed. Kaq!

E mbaroi ky “fjalimin”! Tash e mori fjalën “hoxha”. Ky e nxori nga xhepi një copë letre. Për habi edhe hoxha  ia nisi krejt  arabisht! Ne pjesëmarrësit (në këtë moment filloi edhe të bëhej më ftohtë) po qëndronim si pinguinët në të ftohtë dhe po dëgjonim “duatë” në gjuhën e zotit ,që  asnjëri nuk po e kuptonim!

Unë prita se mos dikush nga familjarët të lexonte diçka për të pranishmit! Bile të dëgjonim diçka shqip për jetën e të ndjerit, por as kjo nuk ndodhi! Ndodhi ajo që e thamë në fillim të këtij shkrimi. Shqiptari i fesë islame lind shqiptar, por vdes arab!

Athu deri kur do të zgjasë ky avaz 14 shekullor tek shqiptarët e fesë islame? Kur do të binden këta fetarë ekstremistë, që të gjitha ritet fetare e mortore t’i përkthejnë në gjuhën tonë dhe ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se zoti, që po dika arabisht, duhet ta di edhe  gjuhën shqipe?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora