E premte, 19.04.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Mendime

Anton Berisha: LDK të kthehet në gjenezë

E hene, 30.11.2020, 08:00 PM


LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS TË KTHEHET NË GJENEZË

Nga Anton Berisha

Rezultatet në Podujevë ishin treguesi me i mirë që logjika e përjashtimit dhe injorimit të anëtarit të vet, një praktikë e vendosur tash e sa vite në LDK, mund të shkaktoj humbjen e një komune tradicionale nga vetë ai anëtar, sic e dëshmoi z.Bulliqi në ditën e djeshme.

Është koha e fundit që LDK t’i marrë parasysh mësimët në 15 vjetët e fundit, që kur hoqi dorë nga logjika e inkluzivitetit (gjithëpërfshirjes) në atë të ekskluzivitetit (përjashtimit), që e shndërroi  nga partia që fitonte të gjitha zgjedhjet në parti që humbi të gjitha zgjedhjet, nga parti prirese në parti ndjekëse e të varur nga të tjerët.

Është kohë përcaktuese që LDK, përvec mobilizimit të potencialit të brendshëm intelektual, të mobilizoj edhe intelektualet e jashtëm me bindje të djathtë, ish kontribues dhe të tjerë, që veten nuk e shohin në  partitë tjera, pasi ato dëshmuan se nuk mund të dalin jashtë kornizave të së majtës ideologjike.

Është kohë vendimtare që LDK,  t’i prijë procesit të përmbylljes së shtetësisë, si një forcë që bëri kthesën historike të shkëputjes nga Serbia dhe ideologjia komuniste për t’iu bashkangjitur botës perendimore; pra që LDK-ja të kthehet në gjenezën e vet, si një lëvizje intelektuale, që heqë dorë nga qasjet redukuese të natyrës rajonale, grupore e të përsonalizuara dhe i kthehet politikës së pikënisjes së saj, si një organizim demokratik , që ideal ka interesin kombëtar e shtetëror.

LDK ka përgjegjësinë politike e historike, që duke u reformuar e organizuar me shtrirje të gjerë e të thellë t’i jetësojë këto qëllime të larta për shtetin e Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora