| E hene, 30.11.2020, 07:12 PM |
“Një udhëtim i çuditshëm”
-Risi të librit me te njejtin titull, te shkrimtarit Viron Kona-
Nga Bashkim
Saliasi
Të vendosësh një libër për fëmijë në
biblotekën tënde të familjes, do të thotë që fëmijës, prindit dhe edukatorit i
ke dhënë një këshilltarë të zotin, që veç argëtimit artistik, do të ndihmojë të
zgjidhësh shumë probleme që dalin gjatë rrugës së të nxënit dhe formimit të botëkuptimit
shoqëror dhe shkencor të fëmijëve, të cilët para se të jenë e ardhmja, janë e
sotmja.
Nisur nga ky këndvështrim, gjithnjë kam blerë
shumë libra për fëmijët, ndër të cilët, edhe ciklin prej dhjetë vëllimesh, ku
përshkruhen mjaft bukur historitë dhe aventurat e Bubulinos, vepra këto të
shkrimtarit tashmë të mirënjohur Viron Kona. Dhe, pikërisht për këtë cikël
vëllimesh e, veçanrishtë për librin “Një udhëtim i çuditshëm, i dhjeti i ciklit
të Bubulinos, desha të shprehesha në këtë shkrim.
Që në fillim, dëshiroj të them se lexuesit e
vegjël marrin në këtë libër një sërë mesazhesh dhe episodesh mbresëlënëse, me
një gjuhë dhe fjalor të pasur e plot kolor, ata njihen me portrete dhe tipe të
këndshëm e simpatik për botën e tyre, ku spikat profilizimi i karaktereve
nëpërmjet metaforës dhe gërshetimit të një mori figurash letrare.
Sapo fillon të lexosh libin, ndjen dashuri
dhe respekt më të madh për gjithçka të bukur në vendin tënd, respekton botën
dhe dëshirat e fëmijëve, interesat dhe kureshtjet e tyre, ndërkohë që lind
dëshira për eksplorimin e natyrës shqiptare.
Dhe, kjo ndodh sepse fantazia dhe imagjinata
krijuese e Viron Konës, shpreh episode dhe ngjarje që mbeten në kujtesë, ato e
rrëmbejnë lexuesin e vogël në aventurat e këtij “Udhëtimi të çudittshëm”, ku,
ekapedita që drejtohet nga kapiten Liku,
nis fluturimin me helikopterin “Kaltërsia e qiellit” mbi rrugën e Arbërit”,
drejt Gurit të Bardhë të Matit (Petraalbës), drejt Bulqizës, Peshkopisë, mbi
liqenet e Lurës, Korabit…
Personazhi kryesor është Bubulinoja, fëmija
që synon përparimin, dijen dhe shkencën, por që ka edhe një botë mjaftë të
pasur dhe të bukur fëminore, që i tërheq si me magji dhe pëlqehet shumë nga
lexuesit e vegjël, të cilët në një anketim të vitit 2006, e zgjodhën atë si
librin më të mirë për fëmijë.
I lauruar gjashtë herë me çmime kombëtre dhe
një herë me çmimin ndërkombtar nga UNICEF, Viron Kona është tepër modest. Si
një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë për fëmijë, në librin “Një udhëtim
i çuditshëm” ai e njeh lexuesin e vogël dhe me mjaft të reja shkencore nga
fusha e biologjisë, historisë, arkeologjisë, gjeografisë dhe kozmosit.
Fatazia e këtij autori arrin deri atje sa,
futet krejt në botën e fëmijve dhe flet me gjuhën e tyre, por dhe i tërheq ata
atje ku ai synon dhe i zhvillon idenë dhe mesazhin veprës.
Shkrimtari i fton fëmijët në botën e tij të
mrekullueshme, i merr për dore dhe i shetit ata në bukuritë dhe veçoritë e kësaj
bote, i vë përballë problemeve dhe të panjohurave që duhen hulumtuar e zbuluar,
nxit kureshtjen, fantazinë dhe imagjinatën e tyre, por edhe i mëson gjëra që u
vlejnë për jetën dhe për të vijuar rrugën e dijes, shkencës dhe përparimit.
Stili dhe gjuha e pastër që përdor Viron Kona
në serinë e mbi 25 libravëe, shumica për fëmijë, tregon se botimet e tij u
përmbahen të gjitha standardeve gjuhësore e letrare. Këto cilësi tregojnë
përkushtimin e shkrimtarit që të edukojë tek lexuesi i vogël drejtshkrimin dhe
gjuhën e pasur shqipe.
Fjalori që ai përdor në ndërtimin e fjalive,
nuk përmban huazime, por mbshtetet në tabanin kombtar. Me një gjuhë të
thjeshtë, që ia përshtat moshës së fëmijve, me mjaftë mjeshtëri, ai arrin të
profilizojë karaktere të spikatur dhe intesant në realizimin e tregimeve, por
dhe t’i portretizojë me dinjitet e mjeshtëri.
Kështu, ai, nga një libër në tjetrin, sjell
risi tipash dhe karakteresh që nuk shlyhen nga kujtesa. Nëpërmjet figurave
letrare, shprehjeve frazologjike dhe mendimeve të urta popullore, që autori i
përdor në kohën dhe vendin e duhur, arrin të konfirmojë artistikisht
madhështinë e bukurisë dhe të vërë në lojë e satirozojë disa vese njerëzore që
janë të papranueshme për botën e fëmijve.
-Ja tek po vjen ngadalë-ngadalë dhe i krekosur, si dashi që prinë
kopenë,- tha Baxhuli duke nënqeshur me krekosjen e Këmbëgjait.
–Mirëmëngjesi, Këmbëgjatëe! Mirë se na erdhe! –iu përgjigjën të tjerët,
thuajse me një zë. Mjekërverdhi iu afrua dhe e qortoi me zë të ulët: - Pse u
vonove shumë? Këta u mërzitën me vonesën tënde! Këmbëgjati, duke u krekosur
akoma më shumë, iu përgjegj: -Mbretërit apo njerëzit e mëdhenj e të fuqishëm,
siç jam unë, vijnë gjithnjë me vonesë në takime, kurse të tjerët, duan apo
s’duan, janë të detyruar t’i presin me durim e respekt…
Metafora dhe krahasimi që përdor autori në ndërtimin
e dialogut është më se i arrirë dhe i përshtatet moshës së fëmijve, ndërkohë
që, autori arrin të transmetojë te lexuesit mesazhin e pjekurisë së
personazheve.
Bubulinoja simbolizon tiparet e urtësisë, të
njeriut me karakter të fortë dhe këmbëngulës që arrin të finalizojë nismën e
nisur dhe të ëndërruar. Ai ka shprehur dëshirën që të jetë i pari njeri që do
të shkel në planetin Mars, por tani ka dalë në plan të pare ngrohja globale,
dhe, ai, krahas përgatitjeve drejt planetit të Kuq, ka marrë nismën të bëj sa
më të ndjeshëm njerëzit e, sidomos fëmijët, për të shpëtuar planetin e Kaltër,
“Shtëpinë e Njerëzimit” nga kërcënimi i ngrohjes globale.
Te fëmijët është e zhvilluar fantasia, por
është vështirë që të futesh në botën e tyre, kurse zoti Kona e zotëron këtë
aftësi të një njeriu –akademik, duke skalitur e portretizuar përkrah Bubulinos
dhe shoqet dhe shokët e tij më të afërt si Dardi, Fluturushja, Kokëgjëmbi,
Shqipja, Lisiana, Kristi, Laura, Korabi, Lindita, por edhe më të rriturit
kapiten Liku, Gjyshi Ambasador, Buxheli, Mareshalli, Diellori, si dhe
personazhet që shigjetohen si, i shtuquajturi Shkencëtari Këmbëgjatë dhe
Mjekërrverdhi, për të cilët (këta dy të fundit), siç kanë pohuar dhe studiues
të letërsisë, konfigurojnë Don Kishotin dhe Sançon Shqiptar.
-Zoti pilot, ngriti zërin Shkencëtari Këmbëgjatë, ai që do të komandojë
këtë mjet fluturues modern dhe gjithë ekspeditën, jam unë, Shkencëtari Këmbëgjatë.
-Zotëri, -iu drejtua piloti, unë nuk bëjë shaka. Të komandosh fluturimin
e një helikopteri modern është një punë shumë serioze.
-Ju mendoni se unë, Shkencëtari i famshëm Këmbëgjatë, nuk jam në gjendje
të drejtojë këtë helicopter!?
-Ju lutem zoti Këmbëgjatë, ju po e teproni, -iu kthye toger Nardi.
-Ti pretendon të drejtosh helikopterin, kurse ka disa muaj që nuk po mëson
dot as biçikletën me tri rrota, o Këmbëgjatë, - i tha Buxhuli.
-Sapo hipën në biçikletë, i ndihmuar nga trajneri. Ti zë e bërtet i
frikësuar. Të duket sikur ke hipur majë
një shkëmbi të lartë dhe po rrëzohesh prej andej….
Zhvillimi i debatit dhe dialogut ndërmjet
moshatarëve fletë për përvojën shumë të mirë që ka fituar shkrimtari, i cili
fokuson dhe fishkullon artistikisht tipe dhe karaktere me vese.
Ai përcjell te fëmijët mesazhin, se ata nuk
duhet të jetojnë me ndjenjën e hakmarrjes, por me ndjenjën e tolerancës dhe
mirëkuptimit dhe, i mëson që misioni i tyre është të bëhen të ditur dhe të
mençur, njohës të mirë të marrëdhënieve dhe rrethanave të botës ku jetojmë, por
edhe mbrojtës të të drejtave të tyre.
Zëri i fëmijve të vegjël, duke qenë të
bashkar, nuk do të bier në vesh të shurdhër, por do të bëjë sa më të ndieshëm
dhe të ndërgjegjshëm opinionin e njerëzve në luftën kundër ngrohjes globale.
Veçanërisht në tregimin: “Bubulinoja ndez
flak zemrat e gurbardhësve të vegjël”, voglushi Bubulino shpërthen me thirrjen
drejtuar fëmijëve të Gurit të Bardhë, të Shqipërisë dhe të gjithë botës:
-Po zottërinj, iu përgjigj Bubulinoja, -ne të vegjël jemi, por zëri ynë
i bashkuar do të bëhet më i fuqishëm, ai do të shëndrrohet në mijra e miliona kambana për jetën…ne nuk
do të lejojmë që mjedisi, natyra dhe hapsirat e gjera ku banojmë të deformohen
dhe të dëmtohen nga bloza e fabrikave dhe uzinave, nga mbeturinat e industrisë
dhe gazrat e dyoksidit të karbonit…
Do të mbajmë të pastra ujërat, liqenet, lumenjtë dhe burimet, që në to
të rrjedhë vazhdimisht uji i pastër dhe i ftohtë si Kroi i Gjeneralit, pranë
Vakëfit këtu në Gur të Bardhë…
E shikon këtë bredh? Që të bëhej i tillë, kaq i gjatë dhe i bikur, këtij
bredhi i janë dashur mbi 30 vjet, kurse spata dhe sharra e druprerësit të
paligjshm e rrëzon atë në tokë vetëm për pak minuta. A duhet ta lejojmë ne një
veprim të tillë?
Që në tregimin e parë dhe deri te fundit, gjen episode tepër interesante që të
krijojnë ndiesinë e gjallërisë së jetës dhe sidomos të luftës kundër ngrohjes
globale që është një shqetësim i gjithë popujve të rruzullit tokësor. Është
mjeshtëria e Viron Konës, që arrin të zgjidh konfliktet midis moshatarëve me
tolerancë dhe mirëkuptim, -mesazh, që te fëmijët lexues të këtij libri, ndihmon
fuqishëm në forminin e karakterit dhe të sjelljes në shoqëri.
-Zoti polic, -ndërhyri Bubulinoja me një zë të qetë dhe të ëmbël, ju
lutemi, faleni zotërinë me këmbë të gjata për tonin e zërit të tij…
Ngrohja globale, një fenomen i njohur mbas
viteve ’60, trajtohet me mjaftë kopetencë dhe mjeshtëri artistike nga
shkrimtari dhe bëhet për lexuesit e vegjël mjaftë e kuptueshme. Duke qenë,
autori, një njohës i mirë i shkencave biologjike, gjeografike dhe historike, në
libër gjejmë të shpjeguara mjaft dukuri që iu shërbejnë jo vetëm shkollarëve
por, pse jo, dhe moshave të rritura. Të shkruash për moshat fëmijnore është një
virtyt që rrallë kush e gëzon.
Zoti Kona, mesa arrijë unë të vlerësojë
letërsinë për fëmijë, e bënë më së miri dhe me një pasion që rrallë e bëjnë
shkrimtarë të tjerë, sepse të hysh në botën e fëmijve nuk është aq e lehtë, por
kërkon të njohësh veçoritë e moshës, prirjet dhe interesat, gjë që shkrimtari i
përkushtuar e realizon më së miri.
“Asgjë nuk mbetet në mendjen tonë, po nuk kaloi më parë nëpër organet e
shqisave”, -ka thënë Aristoteli.
Viron Kona, “jeton” në botën e fëmijëve, duke
qëndruar afër tyre dhe duke i njohur nga tipet dhe karakteret, nga sjelljet dhe
qëndrimet, nga pëlqimet dhe pakënaqësitë, nga shijet dhe kureshtjet.
Ai, i përshkruan fëmijët në librat e tij me
penel nëpërmjet bojërave në një pikturë. Shkrimtari skalit me një penë të hollë
tipare, veçori, mënyra sjellje dhe interesa që orientojnë për dije dhe progres.
Leximi i këtij libri, më krijoj plotë ndiesi dhe gjendje emocionale, aq sa më
dukej vetja sikur, edhe unë si lexues i rritur, jam një pjesëtar i kësaj ekspedite
fëmijësh.
E përmenda më lartë, se autori çdo ngjarje që
përshkruan e lidh me realitetin dhe ajo bëhet pjesë e tij. Ai ka shkuar vetë në
Gur të Bardhë të Matit, ka fotografuar dhjetëra pamje e pejzazhe nga ajo trevë
historike, ku Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, kishte një nga
kalatë më të fuqishme dhe më të famshme, Petralbën.
Por, autori ka vizituar edhe shtëpinë e Pjetër
Budit dhe monumentet e natyrës së Matit, sikurse, ai ka shkuar dhe ka ndenjur për
ta bërë sa më realist librin, edhe në Bulqizë, Lurë, Korab…
Nga një bisedë me Viron Konën, jam
entuziazmuar kur kam mësuar se ai i shkel vetë të gjitha vendet ku zhvillon
ngjarjet dhe aventurat për fëmijë. Ai shkruan librin “Dardi në gadishullin e
vetëtimave”, por ama e ka njohur dhe e ka shkelur me këmbë disa herë
gadishullin e Karabrunit, njeh me hollësi relievin dhe shpellat e tij të
famshme .
Ai shkruan librin “Delfini dy deteve drejt
aventurave të reja”, por ama ka shkuar disa herë dhe e njeh mirë ishullin e
Sazanit, pozicionin gjeografik, faunën dhe florën e tij. Sikurse. ka shkuar në
lagunat e Nartës, Orikut, Karavastasë, Patokut, Kune, Vain…, në kalatë e Kaninës,
Amantias, Beratit, Lezhës, Krujës, Rozafës..., në qytetet antike të Apollonisë,
Butrintit, Orikut, Albanopulit, Antigonesë, Bylisit...
Vetë kurba e jetës së Viron Knoës, nga një mësues
i thjeshtë fshati e, deri drejtor në shkollat më të mëdha të kryeqytetit; nga
një njeri me pushtet të lartë-në një punonjës të thjeshtë, - deri në emigrant në
Greqi; nga një qytetar i thjeshtë në Shqipëri, që lëviz në këmbë apo me
biçikletë, -ka fluturuar me disa tipa aeroplanësh dhe helikopterësh; nga një
notar i rritur në bregdetin e Vlorës, njohës i thellë i bregdetit të Jonit dhe
Adriatikut, -deri ka lundruar me disa tipe anijesh të flotës tregtare, të
peshkimit, dhe ato luftarake detare – deri, edhe me nëndetëse ka lundruar.
Një njeri që ka eksploruar Shqipërinë si
rrallë kushë, që ka shkruar reportazhe të mrekullueshme për malësintë e Krujës,
për Tepelenën dhe Tropojën, për Belshin dhe Gjirokastërën…, që disponon qindra
fotografi të vendeve që viziton, që studjon gjithçka që, materialet e vjetra
historike dhe deri tek hartat dhe të dhënat shkencore të kozmosit dhe, sidomos,
të planetit Mars ku ai kërkon të shpjerë në mënyrë imagjinare personazhin e tij
Bubulinon.
Viron Kona shkon në Budapest pëer një
operacion të rëndë për jetën e tij dhe kur kthehet shkruan romanin mjaftë të
bukur dhe të pëlqyer: “Dëgjoma zemrën Budapest”, roman, i cili u shpërnda nga
vetë hungarezët edhe në linjat e avionëve të Malevit. Vironi caktohet si
kryetari Asamblit ‘Labëria’ për të dhënë shfaqe në Turqi dhe, kur kthehet
shkruan librin e mrekullueshëm “Yje mbi Bosfor”. Shkon Emigrant në Greqi dhe,
kur kthehet, shkruan romanin tashmë të njohur dhe të botuar disa herë “Drithërimat
e Yjeve”…
Mund të themi me siguri se ky njeri punëtorë
dhe i palodhur, i çiltër dhe human, i ka “provuar” të gjitha, ndaj dhe është
mjaftë i dashur dhe i besueshëm për lexuesit, qofshin të rritur, por sidomos për
të vegjlit, të cilët i zgjedhin librat që lexojnë, ashtu sikurse zgjedhin edhe
lodrat që i pëlqejnë shumë.
Duke qenë një vëzhgues i mprehtë dhe i hollë
i dukurive dhe fenomeneve fizike, kimike, biologjike dhe sociale që ndodhin në
rruzullin tokësor, në shumë nga librat e tij Viron Kona e ngreh me forcë
problemin e mbajtjes së një mjedisi sa më pastër e jetësor.
Janë bimët ato që rregullojnë baraspeshën
natyrore dhe i takon njeriut që jo vetëm mos t’i dëmtojë, por edhe t’i shtojë. Eksperimenti
i Pristilit, të cilin autori e përshkruan me mjaft zotësi shkencore, është një
mesazh që merr lexuesi i vogël në mënyrë që të kujdeset për bimët, por dhe t’i
kultivojë ato.
-Unë e
di përfundimin, pse të dëgjojë, ia bëri Këmbëgjati. Miu i Pristilit do të
ngordhë, dhe, e gjithë bota, pas disa shekujve, do të shkumëzohet e tëra nga
zjarret, vullkanet, cunamet, tërmetet, tornadot…
Me një fjalë, ngrohja globle do e kthej në hiç gjithçka…
-Është e vërtetë se, Pristili kreu eksperimentin me miun dhe bimën e
mentes përpara akademikëve, eksperimenti dështoi. Dhe, ne e dimë shkakun e
dështimit. Eksperimenti u krye në kohën kur Dielli kishte perënduar. Përsëritja
e eksperimentit në ditë me Diell vërtetoi suksesin e Pristilit.
Më krijohet përshtypja se Viron Kona, tashmë,
është në kulmin e krijimtarisë së tij, ku krahas gjinisë së romanit lëvron me
mjaftë mjeshtëri tregimin, që nuk është aq i lehtë, sepse kërkon durim dhe
këmbëngulje që të kujdesesh për kompozicionin, profilizimin, tipizimin dhe
portretizimin e plotë të personazheve, që të arrish të alternosh ngjarjet dhe
episodet me detaje dhe figuracion artistik.
Autori nëpërmjet tregimit zbulon konfliktet
që ekzistojnë nga njëri brez në tjetrin, por dialogjet që ndërton çojnë në
zgjidhjen e konflikteve me mirëkuptim dhe tolerancë.
Bashkohem plotësisht me mendimin e gjuhëtarit
dhe studiuesit të shquar Gjovalin Shkurtaj, i cili kur flet për krijimtarinë e
zotit Kona, shprehet se, “befasia më e këndshme e lexuesit në librat e Viron Konës
është dialogu midis personazheve. Aty ai është mjeshtër i vërtetë.”
Një ndër veçoritë e librit “Një udhëtim i
çuditshëm”, është fokusimi i njerëzve naiv që e kuptojnë diturinë si një rrugë
formale. Me njësarkazëm dhe satirë therëse dhe me një gjuhë shigjetuese,
shkrimtari godet veset e njerëzve egoistë, mburravec dhe frikacak, sikundër
janë Këmbëgjati dhe Mjekërverdhi.
I ashtuquajturi Shkencëtari Këmbëgjatë, mbanë
gjithnjë një libër të madh me vete dhe, “bombardon” fëmijët me pyetje nga më të
ndryshmet, por vet ai nuk di asgjë, gjithçka që thotë e pyet, e lexon në librin
e tij. Por, këtu, shkrimtari e ndërkombëtarizon problemin, duke future dy
personazhe të huaj, Alfonson nga Italia dhe Vladislavin nga Hungaria.
Alfonsoja, që nuk e zotëron ende mirë gjuhën shqipe, krijon situate të këndshme
humori në libër, sidomos kur i drejtohet jo pa ironi Shkencëtarit Këmbëgjatë.
-Ti, zonja Këmbëgjata, je plojektuesi dhe alkitekti më injorant që kam
njohur, ti je flikacaku dhe mbulaveci më i madh i historisë botërore.
Këmbëgjati u xhindos nga zëmërimi…
-Ju lutem, zoti Shkencëtar i madh Këmbëgjatë! Faleni mikun tonë për
ngatërresat që shkaktuan fjalët e tij,- ndërhyri Vladilavi.
Konfliktin dhe skenat që autori krijon bukur
dhe me humor, i shuan dhe i zgjidh me mjaftë mjeshtëri dhe, mendoj se, ky është
një mesazh që të krijohet kur lexon “Një udhëtim i çuditshëm”, që nga tregimi i
parë deri te i fundit, e bën lexuesin, të jetojë me rrjedhën e ngjarjeve dhe të
ndihet si një pjesëmarrës aktiv në to.
Shpjegimi në fund të faqeve i dative
historike, toponimeve, emërtimi i kafshve, etj, tregon se zoti Viron është një
njohës dhe shfletues i literaturës, ku gjenden informacione që tek brezi i ri përcillen
të sakta dhe të mbështetura në argumente.
Nga këto burime, nëpërmjet një tuneli, merret
uji që përdoret për hidrocentralin e Lanabregasit, i cili furnizon qytetin e
Tiranës me ujë të pijshëm. Viron Kona zgjedh një gjuhë me një fjalor të pasur
shkencor të kuptueshëm, që i ndihmon fëmijët të rrisin kulturën dhe të njohin
mirë vlerat e vendit të tyre, me qëllim që të jenë të ndërgjegjësuar që ta
ruajnë të pastër gjuhën shqipe dhe mjedisin.
Përdorimi i fjalive të shkurtra dhe i
pasurisë frazeologjike që përdor shkrimtari tregojnë për shkallën e lartë të
intelektit që zotëron. Tregimet rrjedhin natyrshëm dhe, “herë-herë me
bubullima” që shoqërohen nga një “stuhi e lehtë”, që shprehin mendimin e një
populli të qytetruar, duke vendosur një komunikim të frytshëm me lexuesin. Në
tregimet shfaqen natyrshëm gëzimi në sytë e fëmijve kur njihen me moshatarët e
fshatit Guri i Bardhë dhe qytezës së Bulqizës, ku spikat gjallëria dhe humori i
shëndetshëm dhe del në pah zhvillimi intelektuial i fëmijëve shqiptar, të cilët
po ecin me hapin e kohës dhe të sigurt drejt botës moderne.
Në përfundim të shënimeve që hodha në letër
mbas leximit të librit; “Një udhëtim i çuditshëm”, të shkruara nga shkrimtari
mirënjohur Viron Kona, i këtij njeriu etalon në jetën e tij familjare dhe shoqërore,
i pa përtuar dhe shumë i respektuar në shoqëri nga ata që e njohin nga afër, i
urojë që pena e tij të mos rresht për asnjë çast, që t’i japi lexuesit krijime
sa më të mira.
-Per ZemraShqiptare,
fillim-dhjetori 2020-