E enjte, 28.03.2024, 11:24 AM (GMT)

Kulturë

Lefter Duraj: Kush eshte mbreti?

E diele, 29.11.2020, 06:23 PM


Kush eshte mbreti?

Fabula nga Lefter Duraj

Gjyqi ne pyll

Nje gjyq bene kafshet e pyllit ujkut dhe cakallit

Se dem te madh kishin bere kopese fshatarit!

Te kemi kujdes, - u tha, nga zemerimi i fshatit,

Se shume nga ne e kane pesuar prej ketij inati!

S'kaluan ca dite dhe dhelpra ne kotec beri kerdine,

Dhe gjithe fshati me arme e cifte aty sapo mbine!

Sapo i degjuan krismat ne pyll te gjithe vrapuan,

Te tmerruara kafshet, kush mundi i shpetuan..!

Sa ra qetesia u mblodhen te gjitha aty perseri,

Dhe nisen kafshet te benin nje gjyq te ri!

Ndersa dhelpra kokeulur s'fliste asnje fjale,

Denimin ajo priste se nga fjala u kishte dale!

Shume kafshe rane dakort, por kishte edhe jo,

Keshtu i shpetoi denimit dhelpra se fati e do!

Shpejte harroi dhelpra se mend s'kishte nxene,

Heret shkoi te koteci, por carku e kishte zene!

Ujku dhe cakalli dolen te shohin njehere kopene,

Por, sapo iu afruan dy krisma hovin atyre ua prene!

Xixa u dolen nga syte dhe deshen te vraponin,

Por, nga plaget e ciftes te dy te shtrire po lengonin.

Mosha dhe rakia

Ne mengjes heret u cua, te trubullt e kishte koken,

U cudite, se kishte kohe, qe se kishte pare goten!

Nje enderr te keqen pa ne gjume dhe i visheshin syte,

Se kishte per here te pare, por ishte ky rast i dyte!

Te doktorri shkoi qe te bente kete here nje vizite,

Ai e porositi, qe dritaren te mos e hapte perdite!

Ne shtepi kur u kthye  e gjeti te mbyllur dritaren,

Por, te koka e krevatit shishja e rakise qe bosh fare!

Kripa mbi plage

Dy shok shpesh debatonin se kus e kishte qenin me te mire,

Perdite ky zakon, thelle u kishte hyre mes tyre kjo cmire!

Shokun tjeter pyeten, qe ne ate moment u ndodh aty:

Plages s'po i hedh kripe, - tha, te mire i keni qente te dy...!

Miu dhe elefanti

Miu i mburrej elefantit se nuk arrinte ta shihte ate ne toke,

Dhe i kujtonte me rradhe se sa gjallesa te tilla kishte ne bote!

Elefanti ecte rende rende dhe s'degjonte fare se c'fliste miu,

Me fecke goditi trungun e molle dhe qindra kokrra mbuluan te ziun!

Kush eshte mbreti

Dreri dhe miu po kullosnin anes nja kanali,

Dreri sapo degjoi ulerimen e nje luani!

Erdhi mbreti, - tha, dhe ashtu i tmerruar,

Ia dha vrapit dhe miun e la te vetmuar!

Dhe diten tjeter, perseri ata aty bashke,

Miu sapo pa macen, u fut ne nje tufe kashte!

U habit dreri se i vetem aty ai mbeti,

Kush valle, - tha, eshte ketu mbreti?!

Se kafshet e pyllit luanin njohin per mbret!

Cdo gje qe i duhet merre, per te tjere s'pyet!

Miu vec per macen, s'do te dije per tjeter,

Se per te eshte macja mbret mbi mbreter!

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, fund-nentori 2020-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora