E premte, 29.03.2024, 03:30 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Çfarë degjenerimi kulturor dhe estetik

E diele, 29.11.2020, 06:27 PM


Çfarë degjenerimi kulturor dhe estetik

Nga Ndue Ukaj

Skulptura është arti i krijimit të shtatoreve, busteve, përmendoreve, kurse këto vepra të dy figurave tona historike, të vendosura dje në Prizren, janë krejt e kundërta e artit dhe nuk u shërebjnë qëllimeve për çka janë vendosë aty.

Këto punime, nuk shprehin kurrfarë bukurie estetike dhe rrjedhimisht nuk e fisnikërojnë qytetin e as s'e ndihmojnë qytetërmin.

Këto punime, pa shije, pa bukuri, me një kompozicion krejt të deformuar, shprehin gjendjen e mjerë psikologjike të shoqërisë sonë të katandisur keq në amulli dhe mjegull mendore.

T'i shikosh këto pseudo vepra artistike, nuk mund të mos pësherëtish thellë nga trishtimi. Sepse, këto vepra të shëmtura, mjerisht bëhen burim i deformimit dhe shëmtimti të shijeve estetike për breznitë e reja.

Ngarendja m' i mbushë sheshet dhe rrugët me shëmti të tilla estetike, duhet të ndalet. Përmendoret, shtatoter, bustet, duhet të jenë shprehje e bukurisë dhe njerëzit kur të kalojnë pranë tyre duhet të ndjehen të kënaqur, të joshur, pra të pasurohen shpritërisht dhe estetikisht.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora