Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Për gjuhë e flamur - Gëzuar!

| E shtune, 28.11.2020, 09:02 PM |


PËR GJUHË E FLAMUR: GËZUAR!

Nga Xhemal Ahmeti

Unë për fatin tim të mirë i përkoj njërës nga gjeneratat që u dënuam, burgosëm për gjuhë, flamur dhe për të drejtën e të qenurit shqiptar. Sot pas dekadave e pyes veten: e bëmë nga dashuria ndaj vlerave tona apo nga urrejtja ndaj tjerëve. E para do të jetë ngase frikoheshim mos i humbim dhe i mbronim nga ata që donin t'i zhdukin. Unë i lutem natyrës që edhe 7 herë po të inkarnohesha si ujk, mace, shqipe, njeri apo çfardolloj specie tjetër, të ma jepte përherë të njejtën mundësi: të humbja veten botës apo nëntokës duke mbrojtur gjuhën e nënës sime, flamurin që na e kanë ruajtur që nga Gjergj Kastrioti dhe kulturën e bukur tê të parëve të mi.

Amanetin më fisnik e kemi gjuhën shqipe dhe flamurin e bukur kuq e zi!