Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: 50 vlerësime për veçoritë ose specifikat e kombit tonë

| E shtune, 28.11.2020, 09:55 PM |


Rekapitullim

50  vlerësime, të dala nga teksti serial i përfunduar, që kanë të bëjnë, direkt ose indirekt, me veçoritë ose specifikat  e kombit tonë

Nga Reshat Nexhipi

1. Nuk  ka komb, të cilin, të huajt, e konsiderojnë për më të vjetër në botë, sii yni. Shkencëtari italian Gjusepe Catapango, fjala vjen, shkruan: Atlantinda, sa dy kontinente të sotëm,  e zhdukur para 12.000 vitesh ,,ishte tokë e  stërgjy shërve të shqiptarëve,,.

2. Poashtu, ska  gjuhë në botë e cila vlerësohet aqë tepër, si e jona. Akademiku francez, Maurico Druon, konstaton: Fjala e parë pellazge e para 12.000 viteve, mund të deshifrohet vetëm përmes gjuhës shqipe.

3. Gjuha shqipe është e vetmja në botë, përmes të cilës, janë krijuar disa emra të 12 perëndive dhe të herojve të Trojës (Zevs=zë, Afrodita= afron dita, Akili=qiell etj)-dëshmi që perënditë ,,greke,, dhe Lufta e Trojës, janë vepra të racës tonë.

4. Nuk ka  popull, nga gjuha e të cilit, të jenë krijuar emrat  e shteteve  të huaja, si e jona: Algjeria=gjiri i artë, Argjentina=argjend, Besarabia=besë,Hungaria=hunjë,Malta=mjaltëSerbia=sherbetor,=Kroacia=krye,Maqedonia=emadhe etj.

5. Nuk ka gjuhë,  me të  cilën   janë krijuar emrat  e disa kryeqyteteve, si e jona. Athina=e thëna, Bukureshti=i bukur është, Lisboni=bën lisa, Moska=mushkë, Parisi=ipari, Roma= rrumbullak, Shkupi=shqip, etj.

6. Ska   popull, nga gjiri i të cilit, të kenë dalë disa ,,baballarë,, të kombeve të tjerë, si i yni: Garibaldi i Italisë, Vashingtoni i Sh.B.A-ve, Napoleoni i Francës dhe Qemal Ataturku i Turqisë.

7. Rrallë gjen popull, me  femra të shquara, si të racës tonë: Afërdita-perëndeshë, Kleopatra dhe Teuta-mbretëresha, e para ,,Mis  i botës,,   kurse ,,kapak,, i tëra femrave të globit, në këtë dhe në ,,botën,, tjetër, pa diskutim,  është dhe mbetet, kush tjetër, pos Gonxhe Bojaxhiut.

8. Nuk ka komb në botë  që t’i ketë dhënë Amerikës 1 nobelist, 2 artistë të Holivudit, po aqë kosmonautë, 1 kryetar të CIAS, 1 të Shout botror: ,,Kush do bëhet milioner,, etj..

9. Rrallë ka rast, nga gjiri i një populli të kenë dalë njerëz që kanë çliruar popuj të huaj, si shqiptarët: Algjerinë, Amerikën, Egjiptin, Italinë, Tunizin dhe Turqinë. Edhe Greqia, pa shqiptarët, kurrë nuk do çlirohej dot, sidomos pa Ali pashë Tepelenën, për të cilin thuhet se pa të, edhe sikur të fillonte kryengrigritja, do shuhej që në djep.

10. Ska, ose rrallë ka shtet të ketë fituar nga njerës të gjakut tjetër vepra kryesore, si Greqia dhe Turqia, nga shqiptarët. Greqia: Pavarësinë e kishës nga ajo e Stambollit, dhe bashkimin e 7 ishujve, Turqia : Gjysmë Hënën dhe Himnin kombëtar, mos flasim për qindra objekte të famshme, të ngritura nga arkitektë tanë.

11. Nuk ka popull më trim, më i guximshëm dhe më patriot, se i yni. Themistokli Gërmenji, fjala vjen,  para pushkatimit, kërkoi të vështjellë trupin me flamurin e Skenderbeut,  Vasil Laçi, kërkoi krër, për të rregulluar flokët, kurse,  një moshatar shqiptar, para litarit, ka thënë : Kjo, për mua, nuk është gjë, në krahasim me   mysafirin që e përcolli pa drekë, sepse nuk kisha  çfarë t’i  jap për të ngrënë.

12. Rrallë ndodh që një profesor, para studentëve,   Kafkat sllave, t’i përbuzë, duke i treguar me majën e këmbës, kurse të  shqiptarëve, t’i përkëdhelë,  siç  vepronte shkencëtari sllav  Virhov.

13. Nuk ka mbret në moshën 90-vjeçare të ketë luftuar hipur në kalë, siç ishte rasti me mbretin ynë Bardhyl (Yll i Bardhë) themelues i  Manastirit të vjetër.

14. Rrallë gjen shembull që,  populli me status të pakicës, të ketë nxjerrë dy nobelistë, kurse populli shumicë asnjë (duke përfshirë edhe shtetin amë) siç është rasti me  shqiptarët e Maqedonisë.

15. Shqiptarët  janë të vetmit  në botë që kanë shpëtuar nga vdekja 20.000 ushtarë italianë, dhe  mijra hebrejë, përfshirë edhe Ajnshtajnin.

16. Ska,  burrë  shteti, të ketë  mbrojtur  një kontinent  të tërë-Europën  dhe Italinë, si dhe emrin Maqedoni,  siç është rasti me Skenderbenë.

17. Nuk ka popull me  tolerancë fetare, siç është rasti me bashkëatdhetarët tanë të asaj ane të kufirit artificial. Lidhur me këtë, ka të bëjë edhe dy  shënimet në vijim:

18. Ska  njeri  në botë që gjatë shpalljes për mbret, të ketë mbajtur në dorë, Kuranin dhe Biblinë, siç ishte rasti me Ahmet Zogun.

19. Nuk ka njeri në botë, t’i takojë një feje  dhe të adhurojë aqë tepër fenë tjetër, si Gjergj Fishta, i cili, edhepse katolik, gjatë festave  myslimane, renditte llamba dritëse nga një objekt katolik gjer de xhamia, edhepse distanca nuk ishte aq e vogël.

20. Ska ndodhur  që, një njeri, për të ruajtur sekretin, e një shteti, pra, dhe fjalën e dhënë-besën,  të mbytë vaporë, bashkë me të edhe veten, siç ishte rasti me Gjinin.

21. Rallë, për të mos thënë, ska njeri që të ketë flijuar veten dhe familjen, për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, siç është rasti me Adem Jasharin.

22. Nuk  mund të gjeç popull,  nga gjiri i të cilit, të kenë dalë  trima, si te yni, siç janë: Millosh Kopili, Mic Sokoli, Oso Kuka, Patrona Halili, që largoi sulltanë nga froni, Haki Taha, Shote Galica, Tahir Meha, Mustafa Limanhoxha, nga ana e Kërçovës, i cili ka vrarë ,,kasapin“ më të madh të shqiptarëve Mihailin e Brodit, etj. Për  Skenderbenë dhe Adem Jasharin, mos flasim.

23. Ska  rast që të digjen shtëpitë e një komuniteti, pa asnjë faj të pronarëve, të tyre, siç ndodhi me shtëpitë e shqiptarëve të Manastirit, më 2001, duke përfshirë edhe të autorit të këtij teksti.

24. Rrallë gjen femër, pjesëmarrëse në mbledhje të rëndësishme, si Parashqeva Qiriaze, në Konferencën e Paqes në Paris, 1919, e vetme femër në të dhe ku fliste në disa gjuhë të botës, me çka habiti të pranishmit.

25. Rrallë gjen femër në botë që në moshën 15  vjeçare të ketë përkthyer në gjermanisht “Iliadën” e Homerit, si  Elena Gjika e jonë.

26. Ska artist i cili  rolin e një drame ta ketë interpretuar 1.200 herë, si  Aleksandër Mojsiu.

27. Rrallë  ka popull, me fjalë të urta popullore,  si i yni. Në Korçë, fjala vjen, thuhet: Po të lavi, të levi  dhe bishtin ta krevi, hap sytë se të gënjevi.Shkodra: Me pas bisht, ta presin, nëse se ke, ta ngjeshin.

Kosova: Arnauti, arnaut, në vend të bukës ble barut. Fanoli, ka thënë:Nuk është me rëndësi çfarë mban në kokë, por çke në të.

28. Rrallë ka burrë shteti që të vendosë aqë  rregull dhe qetsi, si Ali pashë Tepelena, në kohën e të cilit ,,Shqera dhe ujku, mund të qendronin afër njëri tjetrit,, thuhet në biografinë e tij.

29. Ska ndodhur që  një njeri analfabet, të jetë bërë mbret, siç është rasti me Justinin ilir, nga Shkupi.

30. Rrallë ka burrë shteti, i cili është vlerësuar aqë tepër nga të huajt, si heroi ynë kombëtar. J.Falmajer, fjala vjen, konstaton:  Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”.

31. Nuk ka popull, me njerës, nga emri i të cilëve janë krijuar emrat e shteteve, si i yni. Italia mban emrin e Italit,  Franca, të Frankos,  Britania, të  Britit, kurse  Europa, mban emër personal të një femre ilire, të katër emra personale të stërgjyshëve tanë.

32. Nuk ka  popull, të jetë  i pranishëm në  ndonjë vend të  huaj  si shqiptarët në  Gjenevë, ku, ,,çdo i treti flet shqip,,thuhet si  anekdotë.

33. Ska popull më proamerikan se shqiptarët, konstatojnë, veç të tjerëve, gazeta prestigjioze ,,The Nev York Times, si dhe   deputeti amerikan Eliot Engel. Vizita e  Bushit në Shqipëri, në kohën e Sali Berishës, e dëshmoi fare qartë proamerikanizmin.

34. Rrallë gjen komb me mesazhe  kombëtare, patriotike, si i yni. Ja, vetëm disa prej tyre :

Gjerasim Qiriazi: “Përçarësve të kombit u takon litari”,

Gjergj Qiriazi: Ta ruajmë besën se atë se ka popull tjetër në botë.

Parashqeva Qiriazi: “Nuk duhet të dhimbet shpirti dhe koka, kur është në pyetje kombi dhe fytyra”.

Baba Meleqi: Vdekja për Mëmëdhenë, trimit nuk ia tremb dot synë, stërgjyshërit  tanë atje ku qenë, është tërë vendi ynë. Shkodra, thënie popullore: Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdek, por ka le.

Shqiptari vetëm njëherë duhet të bjerë në gjunjë: Kur puth Flamurë e Skenderbeut.

35. Nuk ka rast që  për një të huaj, të mbahet zi më tepër se në vendin e tij, siç ndodhi me Stalinin, për të cilin në Shqipëri, me urdhërin e diktatorit, u mbajtën 11 ditë zi, më tepër se në Rusi!!.

36. Nuk ka ndodhur kurrë që, 4-5 veta, të luftojnë  gjatë tërë natës  me një ushtri dhe polici të armatosur gjer në dhëmbë, siç ishte rasti me kaçakët e fshatit Ostrec të Manastirit, dhe forcave serbe, në  vendin ,,Kazak çeshma,, të qytetit, më 1924.

37. Rrallë, shumë rrallë, ka rast që adoleshentë të kenë treguar guxim dhe trimëri të madhe, siç ndodhi me 15 vjeçarin zogist, Abaz Kupi, i cili vrau turkofilin që deshte Flamurin e Skenderbeut të zavendësonte me të turkut, kurse Sulltana Qafa, nga ana e Kërçovës, afërisht i të njëjtës moshë, luftoi si heroinë kundër xhandarëve serbë.

38. Kur jemi te Flamuri, duhet mos harrojmë Ahmet Zherkën,  gjakovar, i cili, në mes të Njujorkut, vrau   Rusin,  kur e pa që po griste Flamurin kuq e zi, të   heroit tonë kombëtar.

39. Nuk ka  artist, të ketë  krijuar mozaik, i punuar   me gozhda dhe me 300.000 brusha, siç është ai i  Saimir Stratit, kushtuar Leonardo da Vinçit,, prandaj dhe emri i tij tashmë është në Librin e Gjinishit,,.

40. Rrallë ndodh që një konsull të  zësh për pallto  dhe ta nxjerish përjashta, siç bëri Nikolla Naço me atë grek, i cili kishte thënë se ortodoksët janë grekë, ose, Kalosh Zajazi, i cili  i hyri zyrtarit të lartë në zyrë dhe e vrau, sepse ishte tallur me sharvallet e S’ëmës.

41. Nuk ka ndodhur që konsuli të shpëtojë një fëmijë hebre duke e fshehur në karocën zyrtare të tij, siç ishte rasti me konsulin shqiptar në Manastir.

42. Nuk ka rast që avokati të pranojë të mbrojë një njeri të rrezikshëm për pushtetin, siç ishte shqiptari De Moro Xhaferi, i cili, i vetëdishëm për pasojat, nuk hezitoi dot kërkesën e Gjorgji Dimitrovit, për ta mbrojtur  në gjyqin hitlerian.

43. Rrallë gjen deklarata, ose vlerësime  të larta nga të huaj për një popull si i yni. Ja, vetëm disa prej tyre, sipas alfabetit:

Ami Bue:,,Shqiptarët janë raca më e bukur në botë,,.

Bajroni: Shqiptarët  Janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, mënyra e ecjes teatrale dhe krenare  e tyre vjen edhe nga bruca ose guna që e mbajnë në një krah.  Dy djemtë e Ali Pashë Tepelenës, “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri gjer më sot.

Eriksoni, misionar i dalluar: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, japin jetën për fjalën e  dhënë...janë intelegjentë, fisnikë, mikëpritës  të pa shoq,,.

Montier, komandantfrancez: “Shqiptarët janë popull i mrekullueshëm....më vjen keq që nuk jam shqiptar”.

Pukëveli, konsull i Francës: Gratë  toske, për nga bukuiria, mund të  krahasohen  me   perëndeshat të lashtësisë.

Timotheos: “Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.

Vacllav Haveri: ,,Unë, gjithashtu, e ndjej veten shqiptar,,

Vilsoni, kryetari i Amerikës, në Konferencën e Paqes, 1919, në Paris:  ,,Unë do kem vetëm një votë dhe atë do ta përdor në emër të Sahqipërisë,,.

44. Nuk kam lexuar   që,  një popull,   të ketë derdhur aqë tepër gjak në vend të huaj, si  i yni. Vetëm në betejën e Çalldiranit, 1514, kundër iranijanëve muhamdenë shiitë, fjala vjen, janë vrarë mëse 20.000 shqiptarë, në Al Safra të Arabisë, gjatë një beteje të v.1811, ishin vrarë 5.000 shqiptarë, duke mbrojtur Arabinë dhe popujt e saj nga sulmet e të huajve, Çanakale,1915, në  mbrojtje të Turqisë, numri i të vrarëve është alarmant etj.

45. Nuk  ka shtet me gjuhë të pa pranuar sa duhet, të jetë kundër zyrtarizimit të një gjuhe më të vjetër në botë dhe e pranuar nga tërë  vendet e globit, siç është gjuha shqipe në Maqedoni!!

46. Nuk ka rast që, një njeri, të ketë më tepër besim  te  i huaji, sesa te bashkëatdhetarët e vet, siç është rasti  me Dame Gruevin e vitit 1903 dhe Stiv Naumovin  e viteve të LNÇ-së, të cilët  dokumentet sekrete, të partive të tyre, ua tregonin vetëm shqiptarëve. Lidhur me këtë, kemi  fjalën popullore: Shqiptari veten e jep, shokun se jep. Shqiptari, kryen e pren, besën se then.

47. Nuk ka  vend në botë,  në çdo qytet të tij, një rrugë të mbajë emër të një popullit tjetër, siç është rasti me Dalmacinë, ku çdo qytet mban emrin ,,Rruga ilire,, kuptohet në gjuhën kroate, kurse disa fshatra, quhen katund, një fushë e quhet  Kosovë, nëpër të cilën kalon lumi Kosovnica.

48. Nuk besoj të ketë njeri që të operojë syrin, pa narkozë, si Sali Butka, nga frika se mos, në gjumë e sipër, zbulon  çetën  e tij, kurse kur mori lajmin për vrasjen e të birit-Ganiut, për të mos e demoralizuar çetën, në vend që të qante, këndoi një këngë të mallëngjyeshme, me çka habiti të pranishmit, prandaj dhe emri i tij ka mbetur i pa vdekshëm në histori, i njohur edhe si ,,Legjendë e Kolonjës dhe Shqipërisë së Jugut,,

49. Rrallë ka rast që  një akademik i shquar, për interesa personale, të  mbajë sekret kombësinë e vet, siç është rasti me  ak. Mateja Matevskin, në Maqedoni, i cili, tani, në moshë të thyer, si kreu tëra qëllimet, nxorri në shesh origjinën shqiptare. Tregova  këtë fakt, për të thënë, se në kohën e komunizmit, siç thuhet në një tekst të internetit, citoj ,,Që të bëhej shqiptari akademik, duhej të heqë dorë nga kombësia, ose të bëhet vegël e pushtetit: udbash,, përfundon citati, gjë, që, sipas meje, nuk duhet generalizuar

(Rasti kërkon të dal nga modestia dhe të  them se, sikur unë, të vepronja në atë mënyrë, nuk do isha me status ,,Tepëricë teknologjike,, 20 vjet me rradhë, nga ana e Universitetit të Manastirit, edhepse  me dy tituj shkencor, por do isha rekror, jo se isha më i miri, por, kuptohet pse. Nuk pendohem, edhepse tre deka  jetoj me  penzion prej 2-300 euro në muaj, por me fëtyrë të pastër si rrallë kush).

50. Për të hyrë përsëri në temë, po përfundoj me   konstatimin tejet interesant    studijuesit anglez Man: ,,Gjuha shqipe  rrjedh nga ajo e Jafetit (Biri i Nuhit, ose Nuhut,,!!!. (Shenjat janë të mijat, kuprohet pse).

Edhe ca shënime të tjera, të cilat, në mënyrë direkte ose indirekte, kanë të bëjnë me veçantitë ose karakteristikat e kombit tonë.

(Sipas rendit alfabetik)

Albanica e Berovës, Maqedoni, për nga bukuria, gjegjësisht figuracioni gjeografik, njihet si ,,Parajs i vërtetë,, por, për shkak të emrit, ka mbetur e pa reklamuar!!

Ana Bolena. Babaj i kësaj shqiptare,për të shpëtuar jetën e familjes nga osmanët, shkon  në Angli, duke punuar si diplomat te mbreti Henrih VIII, kurse e bija, Ana, shërbente në pallatin mbretëror.

Ana Bolena... Mbreti kishte shumë kandidate, por këtë shqiptare, e çmoi më tepër, përveç  bukurisë së rrallë, edhe për moralin e fortë, gjë të cilin e kishte  kuptuar kur, lidhur me propozimin e tij që e dashuron,  ishte përgjigjur ,,Gruja jote po, dashnore jo,,.(Zenepe Dibra, Fjalori enciklopedik..73)

Angjelina Komnena, motër e  Donikës, bashkëshortes së Skenderbeut,  ishte shpallur  për shenjtore.

Apoloni ,,Mis i botës,, Emri i tij ka të bëjë me fjalët shqipe a-po-loni  për shkak se, veç tjerash, luante tepër gjatë këngës dhe  gjatë gjuajtjes me shigjeta, shkruajnë Xhorxh F. Wiliams, Mathieu Aref dhe Dimitar Kamarda.

Apoloni, Aristei dhe Asklepi, djemt e tij. I  pari, për të parën herë  i ka mësuar njerëzit si të kujdesen për bletët, kurse  për të  dytin Dhimitër  Pilika, në librin “Pellazgët...”, f.274, shkruan se i “shërronte njerëzit, madje edhe duke i “ringjallur,,.

Arabia dhe 4 vëllezërit shqiptarë. Këta janë: Urunxhiu, Haerudini, Isaku dhe Iljazi, të shek. 16, të cilët kanë shpëtuar mjaft arabë të dëbuar nga brigjet spanjole në brigjet e Algjerisë dhe Tunizisë. Një kohë,  kanë qeverisur me Algjerinë.

Arabia. Ahmet Arnauti, i shekullit 17, ndërtues i  një kompleks urbanistik objektesh për nevojat e haxhilerëve në Arabi. Disa nga këto objekte egzistojnë edhe sot-thuhet në një shkrim të internetit.

Arabia. Ajshe Arnauti. Poeteshë e shquar në botën arabe, e arsimuar edhe në Paris, kurse disa nga poezitë e saja të përkthyerra në anglisht janë prezentuar në Antologjinë e botuar në Njujork të Amerikës..

Arabia. Ibrahim Kavalla.  Ky, djalë i Mehmet Ali Pashës, i  kishte vënë vetes për detyrë të formonte një shtet të përbashkët kombëtar arab, që do të thotë ngiste rrugën e profetit Muhamed-thuhet në literaturën historike.

Arabia Saudite, Geraldina e Zogut dhe princi  Fajzal. Ishin miq  të ngushtë, thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet se kjo miqësi ishte edhe një ndër shkaqet që ambasadori  i këtij shteti në Holandë, mbrojti pavarësinë e Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Për këtë, shkak kaqenë ndoshta edhe shënimi në vijim?

Arabia Saudite. Mustafa Pasha,  me origjinë shqiptare,  nga  qyteti Arafat, deri te Meka,  ka shpënë ujin, vepër kjo shumë e madhe për atë kohë-thuhet në një tekst të internetit, sepse,     mungesa e   ujit, kishte shkakëtuar smunddje dhe vdekje masovike në atë region.

Arbania e Vogël, e krijuar në vitet 1923-1924, si Zonë e lirë  në krahinën e Drenicës, Kosovë, jashtë kontrollit të qeverisë serbe, e cila,  e friksuar nga përshkallimi i kryengritjes së filluar, u pajtua përkohësish me situatën e krijuar.

Arianët, ,,stërgjyshë,, të shqiptarëve!.  Sipas Aristidh Kolës, fjala arian ka të bëjë me  fjalën shqipe arë, tokë e punueshme,  kurse në publikimin  Enkridion Genikis (Genveis),  i botuar në v. 1849 në Athinë, thuhet se  shqiptarët janë pasardhës të racës ariane.  (artikull te ,,Fakti,, 23. 4. 2007)

Atanas Anesti, ortodoks shqiptar nga Manastiri, ka qenë profesor i shkrimtarit të njohur maqedonas-Kuzman Shapkarevit dhe bashkëshortes të tij, vajzë e Dimitar Milladinovit nga Struga.

Azem Luzha. Këtë  person nga Drenica, e kishin likuiduar njerëzit e OZN-ës, për shkak se kishte shkuar në Beograd në kuadër të një delegacioni të shqiptarëve të Kosovës, për të diskutuar me Titon rreth fatit të Kosovës.

Azem Luzha... Jo vetëm ai por edhe gjysma e atyre delegatëve (nëntë prej tyre) që kishin marrë pjesë në takimin me Titon, ishin likuiduar në mënyrë fare sekrete nga njerëzit e OZN-ës.

Badeni. Në ilixhat e këtij vendi,  disa muaj me rradhë, gjatë viteve 1875-1876, jetoi Naim Frashëri.

Bexhet Pacolli. Në revistën mujore “Albanica”, nr.62, f.17, qëndron shkrimi me titull “Shqiptari që po ndërton një kryeqytet” dhe se jo vetëm se ka hedhur themelet e kryeqytetit të ri të Kazakistanit, por edhe për faktin se ende pas 10 vjetësh, po ndërton me sukses objekte arkitektonike unikale, të cilat për nga madhështia, stili e bukuria janë të vetmet në të gjithë Azinë Qëndrore”.

Borjarët e të Krushevës, janë  themeluesët e parë të fabrikës së armëve në Maqedoni, si edhe të topeve legjendare prej qershie,  megjithatë, origjinën e tyre shqiptare, asnjë nuk e npërmend, gjëqë vlen edhe për kreatorin e betejës legjendare të atij qyteti, edhe pse pa këto vepra Republika e Krushevës, me kohë do ishte haruar, kurse emri i Kryengritjes së  Ilindenit,  do ishte zbehur. Kalimthi të them se për këtë që sapo theksova, përveç autorit të këtij teksti dhe doktor Ilmi Veliut, pothuajse asnjë historian tepër, nuk  shkruan!

Braisfoldi, 1903, Manastir. Ky shkencëtar  anglez, pas shuarrjes së Kryengritjes të v. 1903, kishte erdhur në Manastir   për të ndarë ndihma popullatës. Në lidhje me këtë ai njofton se  konsujt e të tjerë, për kryerjen e kësaj detyre kishin rekomanduar pothuajse vetëm shqiptarë, sepse vetëm tek ta kishin besim të plotë-shkruan Mita Frashëri.

Bukureshti, Ateneu Rumun. Për ngritjen e këtij objekti, ndër më të bukurit në Bukuresht  ka kontribuar multimilioneri shqiptar Vangjel Zhapa, gjë që vlen edhe për fillimin e Lojrave olimpike, të mbetura shekuj me rradhë në heshtje, objektit madhështor para Athinës etj. .

Bukuresht, Piaça Amzi. Në këtë ndërtesë, më 1892 ishte vendosur shkolla Normale shqipe, rumune, ku kanë mësuar Dervish Hima, Shahin Kolonja, Mihal Grameno, Asdreni etj. Meritat më të mëdha për këtë shkollë ka patur Nikolla Naço.

Bukureshti, Sfeti Vineri. Në këto varre të Shën Premtes të qytetit në fjalë, më 1913, qe varrosur apostuli i shqiptarizmit Nikolla Naço, kurse më 1974 edhe Asdreni-shkruan Baki Ymeri.

Bullgaria, Eskiarnautllari. Ky fshat, pranë Varnës, me emër të rrënjës shqipe, në fillim të shek.XIX, ishte banuar vetëm me shqiptarë, gjë që vlen edhe  për disa fshatra të tjera, si Kuprishtica, Mandrica,  Peshteri etj.

Bullgaria, Zagora. Emri i parë i Arbanasit të sotëm në Bullgari. Quhet kështu, për  shkak se, sipas disa shënimeve, banorët e tij ishin me preardhje nga lokacioni Zagora, afër Gjirokastrës. Më 1519, në Fermanin e sulltanit, ky fshat turqisht u quajt Arnautku, përkatësisht sllavisht, Sello Arbanasi.

Bumova balliste. Qerim Lita, në një shkrim të “Faktit” më 8 shkurt 2006, veç tjerash, citon mendimin e përfaqësuesëve të  regjimit komunist se  ky fshat kufitar i Maqedonisë me Shqipërinë, me 35 shtëpi,  që shtrihet pranë Drinit, gjatë okupacionit ka qënë në anën e ballistëve dhe se atje   ka patur  një major ballist dhe disa nënoficerë.

Ciceroni. Dhimitër Pilika, shkruan se ky  orator i shquar, kishte preardhje nga një fis ilir, kurse dr.Aleksandar Stipçeviq  thotë se Ciceroni ka jetuar në Durrës. Shprehja e tij e njohur, ishte: Historia  është mësuesja e jetës.

Debresh i Krushevës, 1948,  ka patur 1146 shqiptarë,  pas pesë vitesh vetëm 5!!!.Raste të tillëa, ose të ngjajshme ka plot në Maqedoni.

Dervish Iljazi. Ky, në vendin  e quajtur Kulmak të Tomorrit, themeloi  Teqenë bektashiane, për të cilën kënga popullore, thotë:’’Korriku njëzet e tetë, mbi Tomorr një flakë ndriti,Dervish Iljaz i vërtetë, në Kulmak teqenë ngriti’’

Dervish Iljazi... Foltoren e ngriti më 1916  dhe   vit për vit, duke filluar  më 20 të gushtit, nga çdo anë e Shqipërisë filloi një peligranazh i popullsisë shqiptare, të vijnë e të shikojnë Altarin e shenjtë të Abaz Aliut në Çukën e Tomorrit, një orë e  gjysmë  afër Teqesë në fjalë, ku është varrosur edhe themeluesi i saj. Shkolla e f.Verzhezhë e Skraparit mban emrin ,,Shkolla Dervish Iljazi’’.

Dibra, Angjel Oboçki, ka shkatëruar shtëpinë ku është mbajtur Kongresi i vitit 1909, Xhamia e Re, e vetmja në Ballkan me arkitekturën e saj, pastaj kullën e Mojsiut, varret italiane, etj..

Dibranët në Turqi. Mitat Frashëri, shkruan:,,Pjesa më e madhe  e furxhinjve (prodhues dhe shitës bukësh) në Stamboll dhe në qytetet e tjera të Turqisë, janë shqiptarë nga Dibra.. Dyqanet e vogla  ku shiten limonada, akullore,verë e ëmbël si dhe ëmbëlsira  me qumësht (oriz me qumësht, me mish të bardhë pule, etj), shitësat ambulantë të pijes së fermentuar që quhet bozë, akullorja, gështenjat, sheqerkat, salepi, janë me otigjinë  nga Dibra dhe Prizreni,,.

Dibranët në Vllahi. Mitat Frashëri,  njofton: ,,Ata të Dibrës janë shpërndarë në të gjithë fshatrat dhe qytetet e Vllahisë për të  ushtruar tregtinë e vogël. Në dyqanet e tyre  ata shesin artikuj ushqimorë, kinkalerina, e madje edhe pëlhura pambuku e leshi. Një deputet rumun më thoshte  kohët e fundit se këta shqiptarë  luajnë në Vllahi  të njëjtën rol  që luajnë çifutët në Moldavi, duke akaparuar gjithë tregtinë e vogël, mes tjerash edhe atë të gjësë së gjallë e të lëkurave e leshit,,.

Dimitër Basta, i pari që futi bandë muzikore në ushtrinë e Austrisë-shkruan Mitat Frashëri.

Dubrovnik, 1945, helmimi. Kasam Kasami shkruan: ,,Për të humbur gjurmët, menjëherë pas lëshimit të gazit helmues, objektit ku ishin vendosur shqiptarët e helmuar, iu vu zjarri, gjoja se kjo ndodhi rastësisht... të rrezikuarit në vend që të rrinin shtrirë, të ecnin barkas me ndonjë leckë në hundë, u ngritën në këmbë, demoluan derën, dritaret dhe çatinë...

Dubrovnik...Tymi duke u ngritur lartë i la të vdekur në çati, dritare e të kamarosur në derë... çetnikët me yll partizanësh të Shkupit e të Dubrovnikut, si “specialistë” për helmimin e shqiptarëve, do të shihen edhe në Goricë të Triestës, ku prej helmeve do të gjejnë vdekjen rreth 4000 shqiptarë të tjerë..,,.

Goce Dellçevi,  i cili, aktualisht, është  mollë sherri midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sipas një shkrimit të Sterio Spases, qe pajtuar me Themistokli Gërmenjin, pronarin e hotelit ,,Liria,, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit,

Goce Dellçevi... për të pranuar vendimet e Lidhjes së Prizrenit, pra, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, kurse Themistokliu, kishte dhënë fjalën që shqiptarët do ndihmojnë kryengritësit, sidomos me armë, gjë që edhe ndodhi, por, ajo që premtoi Goce Dellçevi, nuk u realizua, ndoshta edhe për shkak të vrasjes të tij, pas këtij takimi!!!.

Gjergj Basta (Basha). Ishte kryetar i gjithë ushtrisë të imperatorit Rudolf  II i Austrisë nga v. 1599 e gjer në v. 1605.

Heraklea e Manastirit. Edhepse lokaliteti historik me këtë emër, është më atraktiv për turistët e huaj, të cilët, e pasurojnë dhe afirmojnë emrin e qytetit, nuk përmendet fare Bardhyli, si themelues, duke e zavendësuar me Filipin e Dytë!! Apelet e mia, për

ngritjen e përmendores të tij në Manastir, përfunduan në veshët e shurdhmemecëve, ashtu siç ndodhi edhe lidhur me  iniciativën ime për Mitat Frashërin dhe Gjergj Fishtën, para objektit të Kongresit të Alfabetit.

Hoxhollët e Dibrës. Gjatë vitit  1770, me këtë qytet filloi të sundojë familja turko-shqiptare e lartpërmendur,e cila prej sulltanit mori fermanin si sundimtare e Rekës dhe Dibrës së Epërme këshu që prej atëherë e gjer në v.1913, dy Dibrat paraqiten në një territor të përbashkët.

Ismail Pasha. M-r Ruzhdi Lata, shkruan se personi në fjalë, babaj i Fuad Dibrës, mbuloi një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve  që kishte Kongresi i Parë i Alfabetit të Manastirit, si dhe siguroi lokalin e përshtatshëm  për mbajtjen e kongresit.

Ismail Pasha...Thuhet gjithashtu se  Ismail Pasha, për themelimin e klubit  ,,Bashkimi,, në Stamboll, pat dhënë kontribut vullnetar  prej 1.000 lirash ari (flori) dhe qe anëtar i rregullt i atij klubi.

Karl Gega, arkitekt që fitoi famë me tunelin e mrekullueshëm që lidh Austrinë me disa shtete të tjerë.

Konstantini i Madh. Edhepse, ky perandor me famë botrore, ka shpëtuar nga zhdukja një fe të tërë,  e përhapur në tërë botën,  origjinën e tij ilire, asnjë nuk e përmend, edhepse filozofia e kësaj feje, si çdo fe tjetër, duhet të jetë objektive.

Marta, shqiptare, nënë e Car Dushanit, e varrosur në Shkup, ku nuk i dihet varri. Sikur të ishte sllave, kushedi se çfarë përmendore do t’i  kishin ngritur në qendrën e Shkupit,pranë të birit.

Nijazibe Resnja. Sarajet e tij në Resnjë. edhepse janë unikate në botë, emri i pronarit, për shkak se është shqiptar, nuk qendron fare para objektit, kurse apelet e mia, kanë përfunduar në veshët e shurdhmemecëve shqipfolës.

Stamboll. Në këtë qytet, ka më tepër shqiptarë se në Tiranë.

Stambolli, me dy emra me elemente iliro-shqiptare: Bizant=buzë dhe  Konstantinopol,  emri i  Konstantinit  të Madh, me origjinë ilire.

Vashingtoni. Biografi i tij, ka premtuar se do shkruajë libër me titull ,,Nipi i Kosovës, ka çliruar  Amerikën nga Anglia,,

Velezi i Maqedonisë. Në fillim quhej  Bylazora, nga shqipja-bylezik, formë byleziku, ashtu siç është edhe sot e kësaj dite.

Vollteri, ka thënë “Sikur Skënderbeu ta mbronte Stambollin, turqit kurrë nuk do mundnin të hynin në të”.

Xhejm Berisha i Kosovës, pilot, me avion privat, ka shetitur tërë botën.

Zoica Malkova, shqiptare nga Krusheva, është autore e mjaft tregimeve të Kuzman Shapkarevit të lartpërmendur, i cili i dëgjonte prej saj.

Rezime e shkurtë

Origjina, gjuha, besa, mikëpritja, guximi trimëria-solidariteti dhe sakrifica për të huajt, etj., janë veçanti ose karakteristika, që e dallojnë kombin tonë nga popujt e tjerë.

Ps. Kam gati një libër voluminoz në dorëshkrim me titull ,,Fragmente të nxjerra nga shkrimet e mia të  publikuara 6 dekada me rradhë, nga vitet si student, gjer më sot, në moshën 80 e ca vjeçare,,.Për ta botuar si libër, nuk kam mundësi, prandaj, jam në dilemë, a të veproj si me  serialin e gjertanishëm, ose, ta lë me kaq, sepse, kam fituar përshtypjen, që, njerëzve  nuk u intereson historia dhe çështjet  kombëtare, gjë, të cilën, veç tjerave, e dëshmon edhe fakti që,  artikulli kushtuar Anton Çetës, i cili shpëtoi vdekjen e qindra e më tepër shqiptarëve, fitoi vetëm 4 vota ,,like,, si dhe mbajtja e   manifestimit    112 vjetorit,  atje ku  nuk i takon, që do të thotë se  Manastiri dhe manastirasit, të cilëve ua dogjën shtëpitë dhe të cilët kanë  sakrifikuar për  mbajtjen gjallë të objektit të Kongresit, janë lënë në mëshirën e Zotit, ose më saktë,  në duartë  e   gligorovistëve, të cilët vendosin ku dhe si do mbahet manifestimi, kush do marrë pjesë në të, etj. Ka një fjalë banale, por me plot kuptim ,,Kush pordhi,  kush mori groshin,,.U lumtë qeveritarëve tanë për tolerancën e  veprimeve të tilla!  anikombëtare,,!!!

Sidoqoftë, falenderoj udhëheqësinë e këtij portali, për  publikimin  dhe respektin e  shkrimeve  të mija, duke i  vendosur ato     vende përkatëse, kështu që,  mund të  vijë, siç thotë kënga ,,devri,, t’iu hynë në punë brezave që vinë, ku ta dish? U falenderohem edhe autorëve të komenteve rreth shkrimeve të mia publicistike, kushtuar lexuesëve të rëndomtë, prandaj dhe me stil të përshtatshëm për ta, si dhe, u falenderohem atyre, të cilët më kanë përgëzuar përmes telefonatave etj.

Përndryshe, dërgova  dy fotot, sepse kanë lidhje  me  pasusin e fundit, lidhur me manastirasit dhe me  nr.23.Shtëpia e  jonë e diegur ka lidhje, sepse aty, u krijua Dega e partisë të   parë shqiptare, e Manastirit, në praninë e kryetarit Nevzat Halilit dhe anëtarëve të kryesisë. Autori i këtij teksti, u caktua kryetar i degës, prandaj dhe veç tjerash,,fitoi,,  500 faqe dosje komuniste dhe   statusin ,,Tepëricës teknologjike,, që zgjati 20 vite, deri në pensionimin të parakohshëm.

Përdhëndetje dhe urime Ditën e Pavarësisë.