E merkure, 27.01.2021, 04:35 PM (GMT)

Kryeshkrim

Gjon Keka: 28 Nëntori 1443 ditë e Lirisë dhe rikthimit te rrënjët europiane të Arbërisë

E premte, 27.11.2020, 10:11 PM


28 Nëntori 1443 ditë e Lirisë dhe rikthimit te rrënjët europiane të Arbërisë

Nga Gjon Keka

Synimet për të arritur deri te liria e popullit arbëror nga pushtimi otoman, Gjergj Kastrioti i kishte fshehur me mençuri; dhe kështu ai kishte vetëm një mendim, një ide, një projekt historik natyror në  vetvete: si ta shihte tokën e tij amtare të lirë, me identitet europian, si dhe për ta rifituar pavarësinë e vendit.

Ardhja e tij në Krujë në nëntor 1443, në kështjellën atërore, si dhe shndërrimi i saj në një kështjellë të diplomacisë, të artit luftarak e të politikës vizionare tregon me saktësi se si mendimi i tij, projekti historik natyror dhe vizioni i tij për ta parë atdheun e tij të lirë, të pavarur dhe me identitet europian, vetëm sa kishin filluar të materializohej, pra të bëhej realitet. Me të mbërritur në atdheun e tij, Gjergj Kastrioti menjëherë i zhveshi rrobat e pushtuesit, i flaku ato, duke mos mbajtur në trup e në shpirt asnjë gjurmë të tyre; pastaj u rikthye te rrënjët e tij.Rikthimi i tij te rrënjët e tij përbënte kthesën më të madhe shpirtërore të tij, sepse atij që në vegjëli ia kishin ndaluar ta shfaqte identitetin e brendshëm – gjatë kohës kur ishte peng në perandorinë otomane – por në brendi të shpirtit mbante vulën e identitetit të tij kombëtar Arbëror europian. Shfaqja e elementeve të identitetit kombëtar arbëror pas kthimit të tij dhe, njëkohësisht rëndësia që ai u dha simboleve të gjenit, po kështu edhe fiseve e shpirtit kombëtar, tregojnë njëherazi edhe marrëdhënien e tij shpirtërore të pashkëputur dhe gjithë qenien e tij me rrënjët e atësisë dhe të vlerave sublime të kombit.

Ngritja e flamurit përbënte edhe një simbolikë të madhe: atë të ringjalljes, të dritës, të lirisë dhe të ripërtëritjes së kombit arbëror. Gjithashtu, këtë ditë Gjergj Kastrioti e shihte si ditë të shënuar në kalendarin e shenjtë të kombit të tij. Nga kjo kuptojmë se ai, jo vetëm që është një mbrojtës i së vërtetës së kombit tonë dhe i drejtësisë së tij historike , por është edhe një orakull i saj. Kështu më 28.Nëntor 1443 së bashku me tre moshatarë të tij dhe në prani të popullit të tij ,ai kishte ngritur flamurin e fitore, lirisë e identitetit mbi kështjellë, duke e deklaruar kështu shtetin e Arbërit të lirë, të pavarur dhe sovran, si dhe me identitet europian. Shqiponja, gjithashtu për Gjergj Kastriotin ishte edhe një simbol i mbretërimit, i frymëzimit, i përkushtimit qenësor të kombit dhe qeverisë së tij. Skeptri i shqiponjës apo ai që sjell frymën e ligjeve në vend përbënte për të një epokë të re të vendosjes së rendit dhe të ligjit, si dhe të funksionalizimit të plotë të shtetit mbretërore arbëror europian të asaj kohe, të ecjes së tij fuqishëm me kohën dhe orën e familjes së kontinetit europian. Mund të thuhet se, po në këtë kohë, ai kishte vendos tanimë edhe ambasadorët e tij në Hungari, në Raguzë, në Vatikan dhe në vendet e tjera europiane. Po ashtu, në kuadër të gjithë kësaj, duhet përmendur edhe se Gjergj Kastrioti hartoi një dekret për gjithë vendin e Epirit. Dekreti i Gjergj Kastriotit ishte shpallur që në kështjellën e Krujës, më 5 dhjetor 1443, siç vijon:

1) Armatosjen e menjëhershme të arbërorëve sipas moshës së pjekurisë dhe aftësisë

2) Themelimi i Armatës dhe i Kuvendit Arbëror

3)Rikthimi i gjithë kombit arbëror te rrënjët e tij

4) Emancipimi dhe themelimi i institucioneve vitale të Kombit

5) Zhvillimi i kulturës, arsimit dhe shkencës së kombit

6) Një kushtetutë kombëtare, përgjatë linjës së Kushtetutave të kombeve mbretërore europiane të asaj kohe

7) Zgjedhja e një princi apo mbreti të urtë dhe vizionar, sipas vullnetit të popullit

8) Tregtia e lirë me të gjitha kombet europiane dhe me fqinjët

9) Parimet e autoritetit në familje e në shoqëri, traditat, doket etj.

10) Politika dhe diplomacia  aktive

11) Parimet ligjore të pasurisë publike

12) Formimi i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora