E merkure, 27.01.2021, 03:29 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Ditëlindja e Shqipërisë

E enjte, 26.11.2020, 07:13 PM


28 Nëntorët  -DITËLINDJA E SHQIPËRISË

Lindja e Shqipes e lashte ne histori,

Dikur e kan pas thirr Pellazgi-Iliri,

Shekujt e lartesuan burrneshe Arberi,

Me 28 Nentore e pagezuan me Flamur,

Me gjakun e Lirise,nje komb ,Shqiperi.

Luftëra shekullore gjithnjë fitimtare,

për paqe e liri kombi është rinuar,

botën në shekuj me bijtë e ka ndriçuar,

për vete trup e gjymtyrë i sakatuar.

S’ka në botë komb kaq të copëtuar,

kur jemi një gjak, një gjuhë flasim,

feja e shqiptarit është shqiptaria,

kushtrimi të zgjon, atdheu do bashkim.

Kombi - gjallesë që s’vdes,

në trojet ku ka lind’, ai do të ecë,

kombi njeh vetëm ringjallje pa kufi,

Sa jeta e tokës ke moshën, Shqipëri.

Erdhi dita e mirëpritur, dasmë ka çdo shtëpi,

si vello nusesh vallëzojnë flamujt kuq e zi,

Luftetaret dasmorë prijne heronjte kombetare,

me Skenderbeu ne krye ne Kruje, e Prizeren ,

Fitimtaret  mbërrijnë në Vlorë e Tirane,

shekuj pritëm për këtë dasëm, o shqiptarë.

Në 28 Nëntorët Shqipëria bën histori,

Ditëlindjen festojmë me këngë himn,

Liri-bashkimin, gëzuar për jetë Shqipëri!

@ Luan Kalana-Florida SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora