E enjte, 25.04.2024, 02:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Muzika, Folklori, Ikonografia, Muzeumet dhe Kinematografia

E merkure, 04.07.2007, 11:20 PM


Muzika

Muzika ne Shqiperi ka lindur qe ne antikitet. Deshmite e para te krijmtarise muzikore shfaqen tek iliret, te cilet e zhvilluan muziken ne te gjitha drejtimet qe njohu koha. Ajo qe e lidhur me vallen, fjalen dhe lojen instrumentale dhe ka pasur nje larmi ritmesh e instrumentesh, mjaft prej te cilave kane vazhdimesi deri ne folklorin e sotem shqiptar. Tematika e kengeve ilirie trajtonte luften, vdekjen punen, dasmen, dashurine etj.

Mrika eshte opera e pare shqiptare, e kompozuar nga Prenk Jakova. Premiera e saj eshte dhene ne vitin 1958 nga artistet amatore te Shtepise se Kultures, ne Shkoder, nen drejtimin e kompozitorit Prenke Jakova.

Subjekti i vepres i pershtatet filozofise se kohes, ku nje vajze e re, Mrika, denon paragjykimet dhe zakonet prapanike. Vepra, e shkruar sipas tipit te operas klasike me numra muzikore te mbyllur dallohet per nje gjuhe harmonike dhe te thjeshte, ku orkestra eshte perdorur ne funksion shoqerimi.Halili dhe Hajria eshte baleti i pare shqiptar me tri akte, i cili hodhi bazat per krijimin e nje tradite kombetare ne balet.Libreti eshte mbeshtetur ne dramen me te njejtin emer te Kol Jakoves, ndersa koreograf i saj eshte Panajot Kanaci, me muzike te Tish Daija. Eshte vene ne skene ne vitin 1963. Subjekti pasqyron qendresen e malesoreve kunder shtypjes otomane ne Shqiperie shek XVIII.Festivali i Kenges se lehte shqiptare ne Radio Televizion eshte veprimtari kombetare e pervitshme e cila ka filluar te zhvillohet ne vitin 1962. Ka per qellim te nxise krijimtarine muzikore ne Shqiperi.Festivali Folklorik i Gjirokastres. Manifestim kombetar i artit popullore qe perfshin kenget, vallet melodite, veglat muzikore dhe veshjet popullore. Festivali i pare eshte zhvilluar ne vitin 1968 dhe zhvillohet nje here ne kater vjet. Ne kete aktivitet jane perfaqesuar edhe grupe folklorike nga arbereshet e Italise dhe shqiptareve jashte atdheut.

Folklori

Gjergj Elez Alia eshte heroi i nje prej krijimeve me te bukura te epikes heroike legjendare shqiptare. Pergjithson artistikisht qendresen kunder synimeve pushtuese te te huajve, sakrifikicen me te larte per lirine e atdheut, per dinjitetin familjar dhe vetjak. Te gjitha keto e bejne kengen per Gjergj Elez Aline nje prej kulmeve te poezise Folklorike. Paralele te saj gjenden ne popuj te tjere te Ballkanit, nderkohe qe emri i Gjergj Elez Alise ndeshet edhe ne nje rapsodi boshnjake.

Ikonografia

Konstandin Shpataraku, piktor kishtar i shekullit te XVIII, per te cilin studiuesit mendojne se eshte nga krahina e Shpatit te Elbasanit. Ne veprat e tij, te cilat gjenden ne Muzeun Kombetar te Artit Mesjetar ne qytetin e Korces, vihet re prirja per trajtimin e figurave me elemente te dukshem jetesore, me veshje te kohes, me kompozim te natyrshem si dhe vizatim te shkathet e plote levizje. Ikona me e hershme, e realizuar prej tij, eshte e vitit 1736. Eshte realizues i mjaft ikonave ne kishen e manastirit te Ardenices, te Cikalleshit, afer Kavajes, te Shen Pjetrit ne Vithkuq, te Shen Prokopit ne Pogradec etj.Nder me te njohurat eshte ikona me titull "Shen Gjon Vladimiri".Figura qendrore e Vladimirit rrethohet me 12 skena. Midis tyre paraqitet figura e Karl Topise qe tregon kishen ne sfond.

Onufri piktor nga Berati i shek te XVI. Eshte nje nder themeluesit e piktures shqiptare, i njohur edhe ne Ballkan. Ai krijoi nje tradite te vecante ne fushen e piktures murore dhe te ikones, por coi me tej edhe arritjet e artit paleolog te trasheguara nga shekujt XIII-XV, duke zbutur kanonin bizantin dhe duke pershtatur pikturen kishtare me jeten e gjalle dhe ambientin real.

Onufri ka pikturuar ne kishat e Beratit, Shpatit te Elbasanit, ne Maqedoni e Greqi. Veprat e tij kane karakter te kushtezuar mesjetar si nga tema ashtu dhe nga trajtimi.

Onufer Qiprijoti, piktor i shek te XVI. Eshte formuar si piktor, sipas te dhenave historike ne atelien e Onufrit te madh.Ai eshte piktori i pare i cili ne afreske dhe ikona nenshkruante emrin si dhe piktori qe perdori ornamentiken, dekorin me reliev, nderkohe qe strukturat e kompozimeve jane me precize. Lidhur me origjinen e tij studiuesit kane menduar se ai eshte nga Qipro e Greqise, por sipas kontaktimeve me Muzeun e Antikitetit ne Greqi, tregojne se asnje pikture e tij nuk ndodhet ne kete muze.Si kryeveper e tij konsiderohen pikturat e mureve te kishes se fshatit Goranxi ne rrethin e Gjirokastres.

Muzeumet

Muzeu Arkeologjik Kombetar ne Tirane e ka zanafillen ne vitin 1948 me emertimin Muzeu Etnograik-Arkeologjik. Me zgjerimin e kerkimeve dhe studimeve ne vitin '76 u kthye plotesisht ne muze arkeologjik.

Aktualisht, eshte qendra ku paqyrohet pjesa me e madhe e pasurise arkeologjike ne vend.Muzeu numeron rreth 18 mije objekte te cilat i takojne periudhave te ndryshme historike, nderkohe qe ne tri pavionet e tij jane ekspozuar mbi 2000 objekte ku perfshihen skulptura dhe deri tek objete te imta, te cilat i takojne epokes se gurit deri ne pushtimin turk.

Nje pjese e objeteve nuk ekspozohen per shkak te mungeses se ambienteve ndersa pjesa tjeter ka vlera te vogla ekspozimi.

Kinematografia

Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.

 "Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

"Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korces ne vitin 1925."Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.

"Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora