E shtune, 20.04.2024, 05:16 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Pykë shelgu

E enjte, 26.11.2020, 09:09 PM


PYKË shelgu

NGA KALOSH ÇELIKU

Kurrë, nuk vëndosa unaza në gisht

As fejese. Dhe, as martese në kishë.

Amani, mos ta them: Edhe, në xhami

Edhe pse, si student në Prishtinë

Pesë gishtat e dorës i pata plot me unaza:

Gjarpër, Dy plumba, Simbol Vdekje, Zemër

Dhe, tri bira plumbi:kokë, sheshirin e zi .

Gunën e zezë deri në fund të këmbëve

Shallin e zi, lidhur keq nyje përfyti.

Zingjirë argjëndi përqafe e duar:

Hajmalinë e Baba Shehut Llagjeve

Qafëprëqafe me atë të Sknëderbeut

Shqiponjën dykrenre të argjentë.

Engjëllin Grua para. Dy tjerat përkrahu.

Që, më prinin nateditë  në Luftë për Liri.

Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë

Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:

Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe.

Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.

Vitet kanë ikur aq larg. Ika, edhe Unë

Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.

Sot, jam ende gjallë mes dy pusive:

Lirisë Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.

Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi

Matanë pragut: Tinëz, ende në “Liri”:

Tri Nuse m’i shtinë, Sot: në Koçi

Brez pas brezi, pas porte vënë pusi.

Edhe, Unë e mora  nuse Xhadinë…

Jo, rastësisht e nisa këtë shkrim për Nesër me vargjet e mia ne stilin e një poezie satirike të Spiro Çomorës. Autorit të komedisë „Karnevalet e Korçës“. Trungu i lisit, kur i thotë pykës plot “dashuri”: Inati, nuk më vjen nga sëpata që është nga hekuri, po nga pyka që është pjesë e trungut tim nga druri i Lisit.

Shqiptarët nëpër shekuj i kanë pasur pykat e tyre të një trungu nga gjaku, që armiqtë shekullor me qytë të sëpatës ia kanë rrasur sa më thellë në trup e zemër, i kanë çarë copë-copë mes tokës e qiellit. Populli thotë: „pyka, nxjerrë pykën“.

Fatkeqësisht, popullit shqiptar pak veta përpiqen t’ia nxjerrin pykën, po pyka i bën vend pykës tjetër për t’i hyrë sa më thellë në palcë. Edhe sot si dje, përçudi u lindi pas porte një PYKË shelgu. Vetëm se, kësaj radhe jo një pykë nga lisi ose hekuri, po një PYKË shelgu në emër të „vëllazërim - bashkimit“ të shoqatave joqeveritare nën një çati si „Lëvizje politike - patriotike“. Dorën në zemër, shoqëria shqiptare gjithmonë ka hapsirë për të gjitha veprimet për ndryshime politike. E sidomos në kohën e sotshme demokratike, kur secili ka të drejtë të thirret në shprehjen e lirisë të fjalës dhe mendimit politik “Ndryshe”. Ama, jo qorrazi bythekrye si miza në qumësht, ose të rreshtohen si delet e nënkryeme qafërjepura pas Dashit me një brirë të thyer pa herdhe, t’u prijë lëndinave demokratike për në gojë të Ujkut.

Themeluesit e kësaj „Lëvizje“ (Pyka) dihen nga populli shqiptar me emër e mbiemër, kalorës të arratisur që deri më sot nuk zunë vend në asnjë Parti Politike Shqiptare. Ose, siç thotë Fishta i Madh te satira antologjike, Gomari i Babatasit“:

„Ani kush pra, me i pri kombit

Ju do pyka bijtë prej llomit

Që „Shqiptarë“ vedit thoni.

Jo pse ju Shqipninë doni.

Jo pse ju ndo’ send kuptoni

Shka asht Atdheu e shka është Lirija.

Shka asht Vllaznija e Parasija

Përpraimi e Qytetnia.

Por, veç pse ende der më sot

Një tyran s’po e gjeni dot.

Nën këmbë t’cilit ju me u shtrue.

Se un ma tash jam regjë me jue.

E jau njof shpirtin der m’palc:

Pleh i ndytë, me u bartun m’shkale

E me u qitë jashta Shqipnije.

Dudumët, që i shëtitën të gjitha Partitë Politike dhe fondacionet qeveritare e “humanitare“ duke rrëmbyer me të dyja duart mjete materiale e poste politike: Drejtorë, zv/drejtorë, kryetarë të shoqatave „joqeveritare“, anëtarë të komisioneve, këshilltarë e hoxhallarë të xhamive. Syrin, përsëri e kanë të urët, pak siç duket i kishin këto shpërblime për „flijime artistike“, burrat e botës, fesë dhe kombit meritojnë më tepër si „dëshmorë“ lufte. Hapi i tyre „shpëtimtar“: njerëz të sotshëm me tru të moçëm (F. P.). Pse, të mos themelojnë edhe një „Lëvizje Politike Qytetare Muslimane - shqiptare“?! Nesër, njëzëri sipas veprimit të disa shoqatave „joqeveritare“ ta shpallin veten edhe si Parti Politike “muslimane” në mes të Shqipërisë Etnike. Shkupin ta mbushin me flamuj partiak fetar turko-arab gjatë fushatës parazgjedhore për pushtet.

Formimi i lëvizjes për bashkimin e shoqatave dhe tradhtia e disa shoqatave brenda “lëvizjes“ i ndiqte prapa si Ismail Qemalin historia?! Duartrokitje, „patriotë“ bythëgrisur të kombit: ide e vjetër muslimane-komuniste me veprime të sotshëme tekenefese neokomuniste: „Një tokë, një kokë“.

Vallë, po si do të kemi veprime e mendime për ndryshime politike me këto „patriotë“ të vonuar në prehërin e „vëllezërve“ të Njerkës?! E patëm dikur një Parti Komuniste, çka na duhet tashti një tjetër Neokomuniste?! Edhe, shqiptarët ia „panë“ mjaftë hajrin asaj pjelle mushke si popull demokratik në Ballkan, që nga koha e Fan Nolit, malli i mori ta provojnë edhe këtë melezen Neokomuniste. Turren me të katra, e fusin kokën në thesin me arna: Shoqata Islame e “joqeveritare shqiptare”. Kokë më kokë bashkë: Kunguj Stambolli, speca, patate, domate, qepë e banane. Thirrje u bëjnë „çafirëve“ t’u kërkojnë „hallallëk“ myslimanëve për „zullumin“. E ngrejnë zërin kundër „njerëzve negativ dhe të djegur te “muslimanët”, që i japin një notë negative lëvizjes“. Edhe, e vajtojnë „Lëvizjen“ (PYKËN e shelgut), për „tradhtinë“, që ia bënë „çafirët“ pas shpine duke ua përmendur „Ditën e Gjykimit“...

Trurin e tyre të sëmurë me çallmë turku në kokë, nateditë nuk e merr gjumi me kokën në xhami e bythën te partitë politike dhe në polici. Tregtinë në emër të popullit shqiptar e kanë në shpirt e gjak brez pas brezi.

Moti përpiqen të na e ulin çmimin e pazarit politik, shesin sa më lirë te „vëllazërit“ e Njerkës, në “Bit-Pazar” të Shkupit Historik. Herë pas here i sheh nëpër organizime kulturore e sofra partiake si dele të nënkryeme. Krah për krahu në „protesta qytetare“ me fjalime demagogjike përpara Qeverisë për lirinë e shtypit. Debate televizive me vetëveten para kamerave televizive. Organizatorë të fshehtë të protestave politike me petk fetar në Shkup. Përditë manipulojnë rininë dhe popullin shqiptar, që nesër ta shesin shumë lirë, mos them pa pare te Partia Neokomuniste për një karrige, për një post partiak në Qeveri, për një emërim imami në xhami.

Dudumët, që sot nuk i do edhe vetë Zoti. Trusakatë që nuk e dinë çka është pyka. Llojet e pykave: pykë druri dhe pykë hekuri. Ose, PYKË shelgu. Kohën e fundit si „ideologë politik-fetar“ na e zbuluan edhe një lloj pyke: PYKË shelgu. Funksionin që luajnë ato në jetën e përditshme të malësorit. Në mes të ditës para syve të popullit shqiptar themelojnë „Lëvizje“ qytetare me pagëzim humuristiko-satirik „PYKA“. Haptas, vjedhin pa vend dhe arsye simbolin e një poezie satirike të Spiro Çomorës. Ose, titullin e një reviste humoristike - satirike „Pyka“ që dilte herë pas here në Strugë. Pavetëdije, dalin në sipërfaqe si pyka teknefese shelgu myslimane-shqiptare.

Nënçmojnë këtë popull duke menduar se ende hanë bar livadheve, mund ta kullosësh edhe në të ardhmen me thirrjen e „ezanit“ nga minaret e xhamive turko-arabe mes livadheve shqiptare.

Trungut tij të Rrapit plot plagë, rrasësh me qytë të Sëpatës Neokomuniste  - “muslimane” të „vëllezërve“ Njerkës edhe pykën e drurit të shelgut. Përçash  pikë e pesë popullin shqiptar edhe në Ditën e Sotshme. Edhe atë, me „PYKË shelgu“ të një trungu, gjaku e me qytën e Sëpatës Neokomuniste, që na i polli Xhadia me dimia natën këto kopila e na i la ditën pas porte.

Falë Zotit, Unë them: Natyrës, janë pyka shelgu. Nuk janë pyka hekuri. Aqmëpak pyka lisi. Përndryshe, do të na merrnin më qafë si popull demokratik shqiptar në mes të Ballkanit, jo sot, po edhe Nesër…



(Vota: 41 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora