E enjte, 28.03.2024, 11:24 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Intervistë me violinisten Albana Leka

E merkure, 25.11.2020, 06:26 PM


Intervistë me violinisten Albana Leka: -Të preferuarit e mi në muzikën klasike janë Kim Kashkashian dhe Gérard Caussé

Një artist duhet vlerësohet shumë shpirtërisht dhe materialisht

- Arti nuk vlerësohet sa duhet tek ne

- Në TOB koncertet dhe shfaqjet (opera, balete të ndryshme), kanë  madhështinë e tyre

Nga Albert Z. ZHOLI

Ka një paraqitje të veçantë që tërheq vëmendjen e kujtdo në rrugë. Krenare, e dashuruar me librin, me karakter të fortë, gjithmonë e sheh në kërkim të të rejave në profesion. E lidhur qysh në fëmijëri me violinën ajo tashmë në repertorin e saj ka me qindra pjesë në formacione të ndryshme okestrale ku veçohen ato me formacionn e TOB dhe ‘Top Channel’.

-Si lindi dëshira për të marë në duar violinën, kush ishte shtysa, apo kush ju zbuloi si talent?

-Ishin prindërit e mi, që më shtynë për të studiuar violinë, se në moshën 6-vjeçare s'ia kisha idenë se ç'më pëlqente.

-Kush ishte dita e parë që morët në duar dhe luajtët një pjesë me violinë,çfarë pjese luajtët?

-Njihesh njëherë me instrumentin, më pas vendosen duart në hark

dhe në violinë, që ne e quajmë impostim. Kur bashkohen të dyja bashkë, atëherë mund të luash në instrument. Pjesa ime e parë, ka qenë koncerti për violinë "Rieding".

-Kush kanë qenë mësuesit tuaj. Si ju kanë ndihmuar ata në këtë rrugëtim kaq specific?

-Deri në klasë të 8-të, kam studiuar violinë me mësues Ardian Canin, më pas në shkollë të mesme kalova në instrumentin e violës (pak më e madhe se violina si format dhe me tingull ndryshe nga ajo) dhe kam studiuar me mësuese Jeta Leka....Këto vite i kam mbaruar në shkollën e muzikës "Onufri" në Elbasan. Ndërsa studimet e larta i kam kryer me profesor Arjan Paço në Akademinë e Arteve të Bukura.

(gjej rastin t'i përshëndes të tre).

-Cili ka qenë koncerti juaj i parë, me cilin formacion orkstral muzikor dhe ku është zhvilluar?

-Koncertet kanë qenë të shumta, por ai që dua të veçoj është

koncerti ku mora pjesë si soliste, me kolegen time Ariola Garo pjesë e orkestrës së "RTSh", me të cilën interpretuam "Simfonia Concertante" Mozart, në bashkëpunim me formacionin e kësaj orkestre.

-Keni qenë pjesë e formacionit orkestral të  ‘Top Channel’,si u bëtë pjesë e tij, me konkurs apo me lidhje miqësore?

-Ishte rastësi...mora vesh që kërkohej një violinist për këtë formacion, kontaktova me shokun tim të klasës, kitaristin Arian Gjici, (pjesë e atij formacioni) dhe kështu u bëra dhe unë pjesë e tij.

-Çfarë solli te ju formacioni orkestral i ‘Top Channel’?

-Ishte një risi...ndryshe nga ajo ç'kisha luajtur deri atëherë...nga muzika klasike hyra në

botën e muzikës moderne, luanim instrumentale të ndryshme, muzikë të lehtë, shoqëronim këngë të ndryshme etj....

-Tashmë pjesë e formacionit orkestral të TKOB, një formacion me histori të madhe si ndiheni?Kush është e veçanta e këtij formacioni?

-Në fakt kam qenë pjesë e dy formacioneve njëkohësisht si në TKOB ashtu dhe në ‘Top Channel’. E veçanta është se, ndihesh mirë profesionalisht, e realizuar, e plotësuar,që të kanë vlejtur të gjithë vitet e mundit dhe sakrificës. Koncertet dhe shfaqjet (opera, balete të ndryshme), me madhështinë e tyre, të bëjnë të ndjehesh profesioniste e vërtetë.

-A është e vështirë sot të jetosh me këtë instrument magjik në kushtet e vendit tonë?

-Të them të drejtën po..sepse arti nuk vlerësohet sa duhet tek

ne, ndërkohë që, një artist duhet vlerësohet shumë shpirtërisht dhe materialisht.

-Aktualisht në botë a janë të preferuara femrat në orkestrat me famë apo meshkujt?

-S'mendoj se janë më të preferuarat, sepse kur je profesionist, si femër si mashkull vlerësohesh, nëse ke vërtetë vlera.

-Cilët janë idhujt tuaj në këtë instrument?

-Të preferuarit e mi në muzikën klasike janë: Kim

Kashkashian dhe Gérard Caussé...ndërsa në muzikën moderne: David Garret, Ara Malikian dhe Lakatos , (i veçantë përsa i përket muzikës cigane), një nga të preferuarat e mia.

-Sa angazhim kërkon në ditë violina?

-Të arrish të bëhesh profesionist, kërkon shumë mund dhe djersë (përveç

talentit, që është pjesë e rëndësishme) dhe duhen minimalisht 3-4 orë studim në ditë. Kjo është një nga arsyet që ne kemi qenë të privuar përsa i përket argëtimit nga moshatarët tanë..(Ata luanin, ne studionim violinë )...

-Je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?

-Nuk jam penduar asnjëherë që kam zgjedhur këtë profesion, pasi unë dhe violina jemi 1 (një).Ajo do më shoqërojë deri në fund të jetès, sepse është një nga dashuritë më të mëdha për mua.

-Kur je ndjerë më keq në këtë rrugëtim?

-S'di të jem ndjerë keq ndonjëherë. Vetëm momente të bukura kam

pasur, sepse kur diçka e bën me pasion, përkushtim dhe dashuri,...je e realizuar shpirtërisht dhe profesionalisht..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora