E enjte, 25.02.2021, 05:55 AM (GMT)

Mendime

Agron Tufa: Palloshët e historisë

E merkure, 25.11.2020, 07:21 PM


PALLOSHËT E HISTORISË

Nga Agron Tufa

Publikimi i dokumentave që vërtetojnë se Gramoz Ruçi dhe Nasho Jorgaqi kanë qenë spiunë të Sigurimit të shtetit, me pseudonimet përkatëse "Cigarja" dhe "Dragoi" e ka përvëluar për koklash krejt armatën trashëgimtare të enverizmit. Nuk po gjejnë derman, as ngushëllim. Pse? Sepse enveristëve iu rrëzua njëherë e mirë Miti që ata kishin ngritur, se gjoja bashkpunëtorë të Sigurimit kishte vetën nga klasa e të persekutuarve. Por dalja e këtyre dy karabushave të mëdhenj lakuriq në skenë ua rrokullisi pa mëshirë këtë skenar demagogjik.

Meqë zeherosja nuk u kalon lehtë dhe as kanë kurajo të përballen, ndërsejnë ca kone të nervozuara dhe më sulmojnë me polemika qesharake e false, që ua shkruajn po vetë, siç qe kjo e fundit kundër meje me titull "Kodoshët e historisë".

Dy prej tyre (një kone që angulliu gjatë dhe një pallosh inert i gjoja shkencave historike) i botoi gazeta e Sigurimit të shtetit "Nata". Për të parën nuk ia vlen të barabis logjikë, por një këshillë po ia jap në distancë: përpara se të më ofendosh në mbrojtje të "Dragoit", do të ishte më mirë të bëje një test gjenetik, për të kuptuar përkatësinë tënde. Atëherë krejt entuziazmi yt do të degradojë në gogësimë.

Për hyzmeqarin e dytë, Palloshin e historisë (jo në kuptimin erotik, por të idiomës "pallosh groshe"), kam fare pak për të thënë: Midis plehërave zakonisht është e panevojshme të vendoset hirerarki. Por meqë pleh më të dekompozuar komunist se ti nuk mund të fermentojë natyra, rendi yt në hierarki është lëngu i plehut që qarkullon në të gjitha shtresat, i përgatitur me ekskrimentet e familjes së Enver Hoxhës. Kur flet ti për kombin e atdhetarizmin gjithë njerëzimi i drejtë, që e do pa bujë atdheun dhe kulturën e vet, ka rrezik të kallet në ethet tropikale. Ti pallosh i historisë (ish nëndrejtor i Institutit të Historisë), pa pasë lidhje me atë shkencë, bashkë me palloshët e tjerë si vetja jote, nuk keni shans me krahasue ikonat e artit e atdhedashurisë Koliqin dhe Camajn me një BP të rrangut të lartë të Sigurimit. Sa për krahasimin kulturor mes tyre, vetë kjo ide të çon të vjella të paprera. Aristokratët e kulturës nuk barabiten me një skamnor të gërbulur që ka rrëmuar gjithë jetës ta gjejë lëndën ushqyese për krijimtari bash në kadavrat e Sigurimit të shtetit dhe KQ të PPSH! Prandaj mbaji për vete nën jastëk "Qyqet" e Jorgaqi-Dragoit dhe ngrysi muzgjet duke urryer Amerikën imperialiste, të cilën e ke sharë e pështyrë gjithë jetën, e tash po e lëpin i zeherosur.

Lavdi Zotit që askush nuk ua var më. Brezat e rinj studentorë e akademikë janë Fshirësja gjigande e ndohtit tuaj në fytyrën e historisë sonë!

Thjesht ju, palloshë, keni vdekur dhe unë po jua kujtoj këtë, megjithëse të gjithë e dinë, se enveristëve huqi u vazhdon dhe pas vdekjes.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora