E premte, 29.03.2024, 07:45 AM (GMT)

Kulturë

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Fjalori Frazeologjik Anglisht -Shqip i frazeologut Prof. Dr. Eshref Ymeri u botua në Gjermani

E marte, 24.11.2020, 06:47 PM


Fjalori Frazeologjik Anglisht -Shqip i frazeologut Prof. Dr. Eshref Ymeri u botua në Gjermani

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Dje në internet rastësisht lexova një lajm të bukur, për një gjuhëtar dhe studiues të veçantë, i cili më gëzoi.

Në Gjermani sapo është botuar Fjalori Frazeologjik anglisht-shqip i Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymerit. Ndaj nuk munda të heshtja, pasi heshtja është anashkalim, përjashtim, harresë e qëllimshme, ndaj veprave të tilla dhe autorëve, ndaj lihen në heshtje, madje shpërfillen si të pavlerta. Fjalori u botua nga ShB..Globe në dy vëllime (I & II).

Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. Dihet se vendi ynë i vogël që nuk është në gjendje të mbrojë shkencërisht  identitetin kombëtar (Lashtësinë e Gjuhës Shqipe dhe Autoktoninë e shqiptarëve), si mund të jetë në gjendje të reklamojë, të botojë apo ta vlerësojë këtë studiues, frazeologun e shquar Eshref Ymeri? Theksoj se, Akademik Ymeri, i vetëm, pa bashkëautor, me një punë këmbëngulse, studimore dhjetra vjeçare i ka dhuruar fondit të artë të Kulturës Kombëtare tre fjalorë-frazeologjik (3): Italisht -shqip-Rusisht shqip, dhe anglisht -shqip, si dhe dy libra studimor për përkthimin, botuar në një hark kohor të shkurtër, duke pasuruar gjuhën shqipe me mijëra shprehje frazeologjike që përbëjnë një thesar të çmuar leksikor të gjuhës sonë.

Pse është kaq e pasur gjuha jonë, ndaj dhe pellazgjishtja , gjuha e të parëve tanë, paraardhësve Iliro-Trakas-Shqiptarë është ajo gjuhë e fillimit të gjuhëve në kontinentin plakë, e cila ka të njëjtat vlera si dhe pellazgët që njihen si shtetformuesit e kombeve të Evropës.

E dini pse ndodh kjo? Sepse Eshref Ymeri është autor  shumëdimensional apo shumëplanësh,i cili si studiues, përkthyes,  publicist apo frazeolog, nuk i përket Realizmit Socialist. Ai ka një Portret, Individualitet dhe Personalitet ndryshe, pasi këndvështrimi i tij mbështetet në relitetin real të kombit dhe situatave politike në rajon e më gjerë.

Shqipëria e vogël që ka furnizuar botën me bijtë e saj të kulifikuar në fusha të ndryshme, në çdo periudhë historike edhe sot ka mjaft njerëz të shquar. Po për fatin tonë të keq, ne jemi të mirët e botës dhe të ligjtë e vetes. Ashtu si kemi lënë në harresë historinë,  kemi harruar elitat, të cilat i kami, por i mohojmë, i fundosim, i baltosim derisa  i mbulon pluhuri i harresës.Kurse bota nuk i ka njerëzit e shquar, i krijon dhe i ngre në piedestal duke i vënë në panteonin e kombit. Pavarësisht se ç’ kombësi kanë, ç’ngjyrë janë, ç’gjuhë flasin apo ç’besim kanë , gjithsesi  i nderojnë dhe i përjetësojnë për vlerat që i kanë dhënë kombit të tyre.

Çfarë kanë bërë Akademia e Shkencave, Ministria e Kulturës dhe e Arsimit për Personaliete të tilla si Eshref Ymeri, që dijet, studimet, gjuhët e huaja dhe kulturën e gjerë,i përdori në dobi të kulturës kombëtare, si dhe të unitetit dhe identitetit  kombëtar.

Të vjen të ndohtë kur dëgjon se “X” Paçavure, Gënjeshtar, Sajues  apo Mashtruses të historisë së kombit marrin tituj të lartë deri te “Nder i Kombit” dhe nuk e zë me gojë askush punë e pallogaritur të Prof Eshrefit.  Për çfarë meritash vallë marrin një vlerësim maksimal? Çfarë kanë bërë për atdheun?! Ballafaqoni punën e cilitdo dhe vini pikat mbi “i”. Jo kështu, jo nuk mund të bëhet ! Nuk mund të jepen dekoratat me fushata. Nderimet dhe vlerësimet i takojnë ati personaiteti që ka derdhur djersë, mund dhe dije...jo ta marrë ai /ajo që ngre flamurin nga fryn era e politikës...

Iu lutem institucioneve shtetërore  të hedhin sytë nga njerëz me potencial si Prof.Dr.Eshref Ymeri, që ka dhënë dhe po jep shumë dhe nuk ka marrë asgjë...

Çudi e madhe!  Puna voluminoze dhe e nivelit të lartë shkencor e Eruditit Eshref Ymeri i ra në sy një shtëpie Botuese në Gjermani dhe nuk i bije në sy Institutit të Gjuhësisë, Akademisë së Shkencave,Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulurës në Tiranë. Këto fjalor me mbi 2500 shprehje frazeologjike secili, që u vijnë në ndihmë gjithë Katedrave, shkollave të mesme dhe të nivelit akademik, përkthyesëve, shkimtarëve dhe kulturëdashësve.

Botimi i Fjalorit Frazeologjik Anglisht -Shqip në Gjermani është një vlerësim i merituar i punës madhore të Prof.Eshref Ymerit!

Urime Pofesor Eshrefi! Rrugë të ndritur Fjaloit Frazeologjik Anglisht- Shqip dhe urojmë që t’u hapet rruga botimit të veprave tuaja të vyera!

Fitim-Vilhelme &familja Haxhiraj

Vlorë, 24.11.2020

Kopertina e Fjalorit botuar në Sh.B. Globe Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora