Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: Keni, por s'keni!

| E marte, 24.11.2020, 08:11 PM |


Edison Ypi:

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona.

Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni.

Keni biznese, por taksa nuk paguani.

Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni.

Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë.

Keni fantazi, por e përdorni për dallavere.

Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni.

Keni njerëz të ndershëm, por pak.

Keni njerëz të famshëm, por jo të dashur.

Keni territor të vogël, por fajin e keni vetë.

Keni fëmijë, por nuk i edukoni.

Keni besë, por nuk e mbani.

Keni lot, por s'dini t'i thani.

Keni fat, por nuk dini ta përdorni.

Keni Histori, por nuk e njihni.

Keni gjeografi, por nuk e shetisni.

Keni kisha dhe xhamia, por nuk besoni.

Keni zemër, por thjesht pompë.

Keni mendje, por nuk e ndizni.

Keni kohë, por e vrisni.

Keni gjuhë, por për të shpifur.

Keni qef të martoheni, por pendoheni.

Keni qurra, por nuk i fshini.

Keni shkolla, por nuk mësoni.

Keni brisk, por nuk e rruni.

Keni shëndet, por jeni të ngathët.

Keni sëmundje, por nuk doni t'i shëroni.

Keni punë, por përtoni t'i bëni.

Keni ligje, por s'i zbatoni.

Keni qiell, por s'e shihni.

Keni krahë, por s'fluturoni.