E premte, 29.03.2024, 04:50 AM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Do të vij

E marte, 24.11.2020, 06:27 PM


Neki Lulaj

DO TË VIJ

Do të vij

Kur  yjet ia falin flladin natës së ëmbël

Avulli i gurishtës  stanin e  merr ne gji

Klekat  nga era qetë-qetë i nanurisin hënës

E ti   ëndërron  takimin me një djalë të ri.

Do të vij

Te gurra e drurit pranë lugut

Kur uji akull currilin kurrë s’e ndal

Do pres agimin që e zbardhëllon tokën

E ti  të vish me bucelë ujë me marrë

Do të vijë

Ti syskifterja në mëngjesin me vesë

Eja ecim  zabelit mes fierit të njomë

Leqeve këmbësorës së vjetër malit tatëpjetë

E lumturia të na rritet  sa ngjitet lart një shqiponjë.

Do të vij

Qetësinë kësaj dite le t`ia prishin puthjet tona

Spërkatur nga poleni polar i yjeve të dashurisë

Nën këmishën vajzërore  fshehur dy  mollëkuqet

Ti je për mua kaçurrelja e përjetësisë

NE SHPIRT

Unë kam

Fjalë shumë

Të fërguara

Në Cërit e gjalpit.

E si  me cërit në zemër

Për të gjitha

Fjalët e pambaruara.

Për fjalët

Që shkaktojnë sokëllimë

E nuk i thashë kurrë.

Unë belbani

I mëhallës

NJË BOTË TJETËR

Diçka nga brenda ma thyen heshtjen

Shpesh me vend e rrallë pa vend.

Po me djeg si meduza prek ndërgjegjjen

Vallë kjo botë e madhe pse po hesht?

Bota  çuditërisht është  para kolapsi

Nga një virus qe e krijoi njeriu vetë

Nuk e kërkon askush se i kujt është faji

Për  shekullin e  21-një është mëkat i vërtetë.

Thellë në shpirt me gërricin shpezët me  kakarisje

Si i agjësonin të gjalla  pa gjyq e pa faj.

U hap fjalë-rrufeja se gripi sulmon të reja shtigje

Digjeshin në furra i groposnin si në një varr.

Shpërtheu lajmi si vullkani më vonë.

Se u përhap  gripi-tërbimi i shtazëve, i rrallë

Mbyteshin shtazët gropoheshin në gropë

U harrua  shpejt e  një lajm i ri vjen prapë.

Nuk kuptohet kjo  botë e civilizuar

Corona virusi  19  tronditës po bën kerdi

Ku e ka burimin  adresën ky  ferr i pambaruar

Vetëm në emrin djallit  “njeri”.

ÇAMJA  JONË

Pullaz e tavan e patëm qiellin

E yllësia dritë hije lëshon.

Fluturojnë engjëjt prekin Universin

Fjala urtake e dashurisë  na bashkon.

Do ta gatuajmë bashkë e ta tjerrim kujtesën

Mëkatet  t’i groposim

Në moçalin e patave

në batak t’i zhdukim harresën.

S’e dua padijen e kryeneçësisë së shekullit plak.

Çuditërisht në stinën e zogjve

Zogjtë nuk cicëruan në pranverë mbi dritare

Bulkthi  kishte zënë pusi

E heshtja e  shurdhëroi sheshin, e mira çame

Diçka më  rrëshqiti mollëzave në faqe.

Akullnaja e ngrohtë shkrihet në shpirtin qelibar.

Për ty po dënes, o çamja ime verdhake

Shekulli po ikën e unë të vij nga  pas.

Po flej e zgjohem unë, biri yt  te pragu.

Ne Paramithi gjumin e bëj jak.

O do të vij,

o do të vij të kulla e te oxhaku

Unë nuk jam bonjak i lindur në Sokak

PSE

Askush nuk e pranon fajin

As mëkatin.

Edhe pse me dashje a pa dashje vjen.

Gjatë rrugëtimit brumin  jetës ja merr

Ti përkund

djepin e vetmisë që sikut të  çmend.

Monopatin

ia mbylle vetes me mëri

Thirrjet biblike ishin për ty zhurmë e mbërthyer.

Zgërdhiheshe nga mëria me neveri..

Si pasqyra me qelqin e thyer.

Ditët e  shtëngatave vijnë e ikin

Të sjellin

muzgun e zemrës me urrejtjen farmak

Si ti feksin ëndërrat e trishtuara

Kur ecën  vetmia  mbi kënetën moçal?

Universi e feks  terr nate dhe dritën në agim.

Kjo botë e krijuar jep e merrr.

Mbi  shkumën  katran e leshterikë ,

Bota sharmin e mashtrimeve s`ta pëlqen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora