E marte, 26.01.2021, 11:41 AM (GMT)

Faleminderit

Anton Berisha: Lavdi jetës dhe veprës madhore të intelektualit, patriotit e humanistit, Xhemal Mustafa

E hene, 23.11.2020, 07:12 PM


Anton Berisha:

Xhemal Mustafën, ndonëse në vite, në raste e takoja në aktivitetet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, thënë në gjuhën popullore, “për së rrafshi” e kam takuar në vitin 1997, kur i dorëzuam presidentit Rugova, “Çeta e Profetëve 2” të Bogdanit.

Së bashku me Fehmi Aganin dhe Xhemalin, atëbotë bâm një bisedë që do t’mé mbetet gjithmonë në kujtim pikërisht për arsye të thellësisë dhe dimensionit human.

Ishte kohë e vështirë por edhe krenare në nivelin intelektual të përballjes ndaj së keqës.

Vrasja e Xhemalit dhe e patriotëve të shumtë pas luftës më kujton pater Anton Harapin, kur n’prag të pushkatimit iu tha komunistave në sy: “...ju thirreni n’atdhe e s’jeni tjetër gja vetëm dorë e zgjatur e t’huajve, e qì përdorni cdo mjet terroristik e vllavrasës me arritë qëllimet e juaja të doktrinës për me sundue.”

Tash që dokumentet kanë provue se vrasja e Harapit ishte bërë me urdhër të Beogradit, 20 vjetë nga

vrasja e Xhemalit dhe bashkëveprimtarëve të tjerë, eshte koha qe drejtesia te thote fjalen e vet per te zbardhur ne plotëni edhe urdhedhenesit edhe kryesit.

Kjo eshte detyre shteterore, kombetare dhe njerezore ndaj të gjithëve që pabesisht dhe padrejtësisht u bëmë cak i presioneve, sulmeve e pritave të pabesa.

Ështe edhe domosdoshmëri që liria të merr kuptimin e vet dhe shoqeria te mos bashkejetoje me pjesen e erret te saj qe ka emrin krim.

Lavdi jetës dhe veprës madhore të intelektualit, patriotit e humanistit, siç e tha njerëzishëm Shkëmb Manaj, - Xhemës tonë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora