E enjte, 28.03.2024, 09:59 PM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Përpjekjet e Gjin Gazullit për t’i vënë themelet e një biblioteke, 1465

E hene, 23.11.2020, 07:44 PM


Përpjekjet e Gjin Gazullit (Johannis Gazoli), për t’i vënë themelet e një biblioteke publike në Raguzë në vitin 1465!

Nga Jahja Drançolli

Gazulli, më 31 janar 1430 do të gradohet për doktor të arteve të lira në njërin ndër universitetet më të njohura të kohës, Universitetin e Padovës (Gymnasium Patavinum). Të dhënat relevante të kohës dëshmojnë se Gazulli kishte një bibliotekë të pasur me fonde të llojllojshme. Dorëshkrimet dhe librat ai i kishte sjellë në Raguzë nga Italia. Së këtejmi dihet se Gazulli kishte lënë një arkë librash në bazilikën e Shën Gjystës (Basilica di S. Giustina) në Padova. Sa ishte interesuar Gazulli për bibliotekën e vet, njoftime mbrelënëse ofron testamenti i tij (Testamentum venerabilis magistri Johannis Gazoli artium doctoris et astronomi preclarissimi), që mban datën e 19 shkurtit 1465, ku përveç tjerash bëhet fjalë edhe për bibliotekën e tij, të cilën ia lë “Katedralës së Raguzës [...] i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Librin e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë [...].” Me këtë legatë Gazulli ka bërë përpjekje që t’i vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila konsiderohet si e para në qytetet!

Burimi: Gjin Gazulli, astronom dhe diplomat i shekullit XV, Prishtinë, Rilindja, 1984, 48-56, 101-102.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora