| E diele, 22.11.2020, 07:19 PM |
Trau i Edi Rames ne Kalimash ose kufiri i perbuzjes ndaj verioreve
Nga
Rexhep Shahu
Dikur
njerzit i quante cecene, maloke muti, shpellare, pastaj barbare, pastaj
vandale, pastaj kafshe te kopshtit zoologjik, pastaj zaptues. Gjithmone e ka
ndare e percare popullin ne popull socialist e demokrat, ne popull progresist e
regresist.
Gjithmone
ka hypur ne shpinen e njerit vella per ta share a vrare vellain tjeter.
Kur
ju thoshte cecene, gjysma e banoreve, vellezer e kusherij ishin krah Rames,
ishin me te dhe e duartrokisnin.
Gjysma
tjeter ishin perballe tij e urryer prej tij.
Sa
here gjysma e urryer prej tij rritej sado pak ose i rritej zemerimi, Rames i
lageshin pantallonat nga frika dhe i mekej zeri, i pakesohej oksigjeni. Si ne
rastin pas protestes ne Kalimash qe Rama dridhej si thuper ne uje ne ekrane.
Rama
ka fituar gjithmone sepse ka fituar gjysma jone kunder gjysmes tone dhe ai si
Enveri dikur din te vere gjysmen kunder gjysmes, din te joshe sherbetoret dhe
ti beje mercenare.
Gjysma
jone qe ndjehet ne kale, qe ndjehet shaluar me entuziazem hidhet kunder gjysmes
tone kembesore.
Rastet
jane te pafundme, rastet e tradhetise e te percarjes tone, percarje neper te
cilen Rama nderton autostrada urrjetje.
Keto
dy dekada e me shume eshte nder pergojuesit e urrejtesit me te medhej kunder
malokeve, ceceneve, barbareve, zaptuesve qe jane mbi Tirane apo mbi Shkumbin.
Pasi
eshte shpike dhe Shqiperia e mesme si term ne vitet 1970 nga Enveri, e ka me te
lehte tani Rama ne tri Shqiperi te mbjelle urrjetje e perbuzje, te shaloje
njeren e te kamzhikoje tjetren sipas interesit te tij.
Na
Kalimash te Kukesit ku ndahet Shqiperia me Shqiperine eshte vendosur trau apo
kufiri ku duhet te ndaloje cdo makine dhe te paguaje takse per te shkuar ne
Kukes e pertej ne Prizren a Prishtine dhe takse per te ardhe ne Tirane e pertej
saj ne Durres, Vlore etj. Askush në Shqipëri nuk paguan taksë qeverie për të
hyrë në Tiranë, për të ardhe në Tiranë të qeveria a të spitali a të deti në
plazh, përveç kuksianeve, hasjaneve e tropojaneve dhe gjysmës së shqiptarëve që
janë në Kosovë. Nga gjithë rajonet e vendit qeveria Berisha ka ndërtuar udhë e
autostrada, por askush nuk paguan për të ardhe në Tiranë, as vlonjatet, as
korçarët, as durrsakët, as shkodranët, por vetëm kuksianet, tropojanet e
hasjanet për shkakun e vetëm se i urren Edi Rama kryeministri i radhës një nga
aksidentet me tragjike të shqiptarëve. Trau i ndarjes, urrejtjes e përbuzjes
ndaj kuksianeve në Kalimash do te mbetet kufi urrjetje e ndarje perjete mes
shqiptareve ai tra, jo per sasine e eurove qe duhet te paguajne njerzit po per
vendin ku eshte vendose. Parate mund te vileshin kudo, ne cdo vend mund te
vendosej ai tra, por jo te perjashtonte nga Shqiperia administrative tre rrethe
te vendit, Kukesin, Hasin e Tropojen qe i japin Shqiperise me shume se gjithe
rrethet e tjera se bashku, i japin energjine elektrike dhe mineralet, jo
domatet.
Ne
vitin 2018 ne Kalimash te Kukesit, 105 vjet pas caktimit e vendosjes se kufijve
te Shqiperise, Edi Rama vuri kufij te rij, e pakesoi Shqiperine, vuri kufi
urrjetje e perbuzje mes shqiptareve ne Kalimash, duke perjashtue prefektueren e
Kukesit.
Askush
nuk ka qene e nuk eshte kunder takses per te mbledhe fonde per mirembajtje
udhesh, te cilen shqiptaret e paguajne dy here legalisht, e kjo eshte e treta
here e dhunshme.
Une
nuk kam hallin e takses kunder vandaleve e barbareve, kunder ceceneve e
malokeve te mutit, kunder zaptuesve, kunder banoreve te kopshtit zoologjik, por
kam hallin se ky kufi, ky tra urrejtje e ndau Shqiperine, mbolli urrejtje nga
nje pjese kunder shumices dhe nga shumica kunder nje pjese. Dhe tronditem se
Rama ka ende perkrahes atje ne qarkun Kukes, ka perca vellain me vella per pune
partie e pushteti.
Po
te jete kryeministri me dy pare mend e kupton se ky eshte tra ndares, tra e
kufi urrejtje dhe nuk shihet thjeshte si tra takse.
Kuksianet,
hasjanet e tropojanet qe jetojne jashte trevave te tyre shajne e mallkojne
vendin e tyre sa here duan te shkojne andej Kalimashit e te vijne kendej
Kalimashit per nje hall apo qejf.
Banoret
e tjere te vendit e urrejne tani Kukesin, Hasin, Tropojen e gjithe cfare ka
pertej Kalimashit nese duan te shkojne andej e te kthejne. E urrejne se edhe i
ka pase mesuar partia e Enveri ta urrejne zonen verilindore qe e mban te
prapambetur Shqiperine edhe pse ajo zone ia jep Shqiperise energjine elektrike
dhe mineralet dhe me pasurite e saj do te ishte me e mire se Zvicra, por e
urrjene tani se duhet te paguajne 10 euro takse shtese kur taksen e udhes e
paguajne ne karburant dhe kur paguajne letrat e makinave.
Askush
asnje banor i asnje zone te vendit qe jeton ne Tirane apo qytetet kryesore nuk
i paguan takse shtetit te vet per te shkuar ne shtepi e ne vendlindje pervec
kuksianeve, hasjaneve e tropojaneve. Kjo eshte nje arritje e shkelqyer e
perbuzjes dhe urrejtjes se kryeministrit Rama kunder njerzve te Kukesit, Hasit
e Tropojes.
Nuk
eshte ceshtja se u fiken apo u shuan apo u varferuan njerzit nga ajo pagese
takse urrjetje e qeverise kunder nje zone te caktuar, por ceshtja eshte te
diskriminimi, te perbuzja ndaj kesaj zone, te perbuzja dhe urrejtja qeveritare
ndaj Kosoves.
Rama
po te ishte vetem pak me i mencur do ti shpetonte kesaj urrejtje, po ta vinte
taksen ne Fushe Kruje apo ne Milot apo ne dogane ne Morin. Them kot i mencur se
ai eshte i mencur per vete, por po te ishte vetem pak patriot dhe te kujdesesj
per shqiptaret pak me shume dhe per kojshite e endrrat e veta prej lideri
rajonal pak me pak, do ta vendoste traun ne Morine, ne dogane.Natyrisht qe do
te shtohej masa e atyre qe e urrjene por nuk do te perbuzej vetem nje zone qe
eshte perbuze historikisht nga e majta shqiptare qe kur eshte themeluar partia
komuniste e Shqiperise prej Dushanit e Miladinit, te cilet e percollen ne
Tirane urrejtjen serbe kunder zones qe ka perjashtuar me tra e kufi ndares Edi
Rama.
Ai
tra i vendosur ne Kalimash, ai kufi ndares, perjashtues per Kukesin, Hasin e
Tropojen, ai kufi qe u thote banoreve te ketyre rajoneve se ju jeni jo pjese e
shtetit shqiptar por jeni prefekture e Kosoves dhe duhet te trajtoheni pa
dashuri, si Kosova ose me aq dashuri shtirane sa trajton shteti shqiptar, (jo
populli) Kosoven, ai tra urrjetje u shnjua ne mendjen e cdo banori, u shenua si
goditje e rrufese se urrejtjes ndaj atyre rajoneve qe nuk kane qene mike te se
majtes se Tiranes..
Ai
tra, kufi urrjetje kunder kuksianeve, hasjaneve, tropojaneve eshte deshmia me e
qarte e urrjetjes se Edi Rames kunder tyre e shkruar ne toke ne udhe me germa
te medha betoni e celiku, e shkruar ne syte e mendjes se secilit, ne
ndergjegjen e secilit.
Edhe
keto germa urrejtje Rama i shkroi sepse i percau njerzit atje dhe i vuri
gjysmen kunder gjysmes, sherbetoret i beri mercenare.
Kjo
u vu re nje dite ne Kukes ku Rama si trim u shpreh per banoret qe protestuan
kunder tij se jane te kopshtit zologjik.
Vellezerit,
apo kusherijte, apo baballatret a bijte e atyre qe protestonin ecnin drej
salles krah per krah me Ramen. Hyne ne sallen e pallatit te kultures bashke me
Ramen, bene mbledhje bashke me Ramen dhe askush nuk u ngrit, nuk u afrua ta
peshtynte ne fytyre e ti thoshte ne fytyre, ne ate fytyren qe e ka si te ndonje
banori real te kopshtit zologjik, se kafshe je vete, askush nuk e peshtyu per
ti treguar se me fyve vellain, me shave vellain, me poshterove femijet, rinine.
Askush nga drejtuesit socialiste te Kukesit, qe bejne be e rrufe se i duan
kuksianet nuk u ngrit se paku te ikte nga mbledhja me Ramen, ta perbuzte me
fjale Ramen. Jo! Servilizmi ndaj Rames, ndaj pushtetit, ndaj kryeministrit,
doli me i forte se dashuria per kursherijte, per te afermit, per njerzit e
gjakut e te fisit.
Rama
ka arrite qe te percaje njerzit dhe ndaj qendroi ne mbledhje ne Kukes edhe pse
u tha njerezve qe protestonin, te dale nga kopshti zologjik. Kudo kurdo
protestohet ndaj kryeministrit por nuk ka kudo kryeministra qe urrejne e
percajne e perbuzin si Rama.
E
drejte dhe e dinjitetshme do te ishte qe Rama te lidhej me ndonje kerpesh ne podiumin
e salles se madhe te pallatit te kultures ne Kukes dhe socialistet e pranishem
ne mbledhje me te ta detyronin te lehte ose te pelliste atje ne tribune per te
argetuar banoret e kopshtit zologjik qe ia mbushen sallen.