E premte, 19.04.2024, 01:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Novatorizmi në poezi i grave të fuqishme

E diele, 22.11.2020, 07:04 PM


NOVATORIZMI NË POEZI I GRAVE TË FUQISHME

(Marina Mijakovska: OQEANI I GRAVE, botoi Lidhja e Shkrimtareve Shqiptar - Shkup, 2020)

NGA KALOSH ?ELIKU

Poezia është shprehje e artizmit poetik, lojë fjalësh, burimisht që kanë qëllim magjik, është thirrje hyjnore, arrin në qiell dhe hedh fuqinë e vet dhe bëhet e fuqishme duke pasur edhe shpirtin e tyre, Hyut Nuk është ajo e përshkrimeve, përkushtimeve prijësve të partisë, parullave të thata patetike.

Rreth nesh çdo gjë është poezi: toka, qielli, dita, nata, lindja, vdekja, ringjallja, rrugët, era, zogjtë, lumi, deti, oqeani… Vetëm, duhet një sy i mprehtë për t’i hedhur në letër emocionet, idetë dhe imagjinata duhet shkrirë në indin poetik me mjeshtri të jashtëzakonshme.

Dhe, novatorizmi që sjell në këtë libër (përzgjedhje të poezive) Marina Mijakovska, të rikënduara në gjuhën shqipe nga Asdreni ?eliku, i ka rrënjët te poezia botërore e grave të fuqishme poete, që e ka tejkaluar moti pjesa më e guximshme e poezisë,  lirika e dashurisë.  Dhe, jo rastësisht Safo, Virgjinia Vulf, Ana Ahmatova, Maria Cvetajeva, Fransua Sagan etj. arritën majat e maleve të shenjtë me vargje, nga ku edhe fluturuan në Qiell përtej mjegullave në përqafim të Diellit dhe Hënës, ku këngëtari popullor i lutet malit: Ulu mal, të dalë hëna!.

Poezia është lëruar dhe zhvilluar brenda kufijve politik, por ajo nuk njeh kufinj. Hap shtigje dhe dhiare, merr malet. Në këtë rast te Marina, edhe oqeanet. Dhe, për çudi, përderisa nëpër botë ajo është lëruar përkrah poezisë patriotike edhe poezia e dashurisë. Realitet, që do të thotë se, një popull e manifeston atë që nuk e ka, i mungon me vite, liria. Risi në poezi, sot është kombinimi i dashurisë me patriotizmin. Poetët që e lërojnë këtë lloj poezie numërohen në gishta. Megjithatë, kjo është poezia e dashurisë, ironisë, sarkazmës dhe protestës artistike.

Motivet e poezisë erotike te ky libër janë të njohura: besnikëria, tradhtia, ndarjet, xhelozia, malli, sëmundja nga dashuria, mirëpo edhe ëmbëlsia nga dashuria dhe bukuria e trupit të zhveshur lakuriq. Është interesante se në rolin e subjektit lirik paraqitet në këto poezi, njësoj shpeshëherë gruaja sikur edhe mashkulli. Për më tepër, mes këtyre faqeve është e përbashkët tema: Jeta pas vdekjes. Ringjallja. Dhe, raporti midis jetës dhe vdekjes. Edhe pse, në kohën e sotme ende vazhdon të shkruhet poezia patriotike, ku gjakohet pas lirisë dhe luftohet robëria.

Poezia e Marinës në gjirin e vet e ka edhe tipin e poezisë profetike. Zakonisht, këtë lloj të poezisë e kanë shkruar poetë-profetë, që letërsia botërore i ka pasur edhe para kohës së Romantizmit. Stili i poetes është i përsosur, nuk vajton për të kaluarën, po për të Sotmen dhe të Nesërmen. Vargu i kësaj poezie e lufton hipokrizinë, koprracinë dhe grykësinë. Një spektër më i gjerë objektesh paraqitet në poezinë erotike, e cila dallohet fare lehtë nga poezia patriotike. Kështu që mjeshtëria e poetes shprehet me kërkimin e forcave të reja, përsosjen e figurave ekzistuese dhe të proçeseve stilistike duke lejuar shtimin dhe zhvillimin e temave.

Poezia e këtij libri e  ka gjakun dhe shpirtin, që i ecin nëpër damarë. Një përzierje të së resë: dashurisë me patriotizmin. Gjuha e thjeshtë dhe me stilin e qartë, po të thellë është përsosur me imagjinatën e pasur dhe gjuhën e stolisur. E çon zërin te poezia “Oqeani i Grave f. 12:

Një britmë e çmendur, egërsisht

nga ky trup femre

refuzon të heshtë.

(Oqeani i grave, f. 13)

Dhe, për mua si poet, poezi e fuqishme është ajo që i qarkullon nëpër damarë gjak dhe shpirt si dallgët e lumit, i ka rrënjët në poezinë popullore. Dhe, i japin gji Tri Zana të maleve. Fuqi për luftë si Mujit dhe Halilit.

Ikja nga parullat e thata, patetika patriotike është risi e plotë në poezinë e poetes, sikur është ruajtja dhe ndikimi i poezisë popullore. Poezia e mirë duhet të ketë edhe filozofinë jetësore plot figura poetike. Poetja hedhë farën në tokë pjellore, ashtu si bujku me hebet në krah drithin në ara, kështu që frutat e pjekur, poezitë i lulëzojnë në libër, Oqeani i grave.

Armë e fuqishme është edhe lirika satirike, ku poetja përqesh momente njerëzore, politikën me prijësit e tyre, madje edhe vetë fatin e një populli në udhëkryq:

Flas me të lëngshmen brenda meje.

Ku të fshihem?

Jam një arkivol i dëshirave të zjarrta!?

As më pak

As më shumë

UNË!

Qesh me heshtjen.

Rapsodi nxitjesh.

(Femërore, f. 13)

Origjinaliteti i poetes, fatkeqësisht ende është në kundërshtim me dukuritë imorale dhe idetë e kohës të Pandemisë, në të cilën jeton brenda kufijve politik.

Poezia e Marina Mijakoska sa vjen e më shumë demokratizohet dhe misticizmi depërton në palcë. Dashurinë ndaj lirisë e paraqet me shprehje plot figura dhe me gjuhën erotike të lirikës së dashurisë. E zhvesh nga trupi këmishën patetike dhe parullat e thata dhe i vesh rrobat e Nusërisë në “Shtëpinë pa çati”:

Kush është shtëpia ime?

Unë jam bimë pa rrënjë!

Unë jam shtëpi pa çati

Unë jam

E pastrehë,

E pavetësuar dhe E paemër.

E pakohë dhe E pahapësirë

kallam!

(Demoni i pastrehuar, f. 15)

Në poezinë e saj, nganjëherë është shumë vështirë të dallohet deri ku shkon alegoria e ku fillon shfaqja realiste. Vetë gjuha artistike, gjuhë e poezisë ka disa veçori të saj poetike, e përshtatshme në paraqitjen e dy - tre dykuptimësive të vargut. Megjithatë, në këtë poezi ekziston edhe një rrezik stereotipash, sepse ajo bazohet në disa tema të përsëritura: dashuria, vera, bukuria. Që, poetja e ka tejkaluar me sukses dhe pasuruar me Oqenin e grave:

Unë jam shenjë!

E pambaruar-E pacaktuar-E paparashikueshme.

Lëviz ndërmjet shenjave në hapësirë.

E thelloj mendimin!

E mbjell domethënien time:

Unë jam Ti

Ti je Unë.

Unë jam Gjithçka dhe Kudo!

(Nomad, f. 16)

Inspirimi i poetes është i sinqertë dhe i thellë duke u shërbyer me shprehje të larta poetike. Formën e një vargu mes legjendave, porosish dhe alegorish:

Atje poshtë

në zemër të shpellës

gjeta një Hije

të kuqe

të një hardhuce kokëzbuluar

dhe

të një kanguri të ngordhur.

Vdekja nuk më tremb!

(Nuskë, f. 46)

Tendencë kjo, për të krijuar një rrymë të re letrare me shumë vazhdues dhe përkrahës. Poetja  rebele është e gatshme të rroket fytas edhe me Zonjën Vdekje. Ringjalljen. Lindjen. Robërinë. Lirinë. Shkurt, ballafaqohet me misteriozen: dashurinë qiellore dhe tokësore.

E di se, rrezik për poetët e talentuar me dhunti nga Zoti, janë poetët e rrejshëm të oborreve të partive politike. Poetë pa talent, po të shkathët t’u vihen pas partive politike në pushtet, si dhelpra pas herdheve të dashit, me shpresë se mos i bien udhës. Poetë të këtillë vetëm për një përdorim, letërsia botërore ka me bollëk, sa kanë të hanë edhe qentë endacak të rrugëve.

Herët a vonë, këta poetë do të dështojnë në poezi si zvarranik parahistorik. Rrugën do t’ia lëshojnë poetit - profet, lirikut me mendime të thella dhe me talent të madh vrojtues, kur është fjala për situatat e përgjithshme njerëzore, i cili ka qëndruar, në të vërtetë, mjaft indiferent kur është fjala për ngjarjet politike të kohës së tij.

Vargu i saj luftarak, përjeton një lulëzim të ri në poezinë lirike. I lëshon paragjykimet, maxhen, burgun shtëpiak… Urrejtjen e hudh në përrua… Robërinë... Shkolla është shtegu i saj drejtë Lirisë… Universiteti… Biblioteka… E nxjerrë vargun nga brezi:

Qiriu

i hedh fjalët e filtruara.

Skena ime është fleta e bardhë!

Kjo penë noton nëpër lumenj

me

Valë

të zeza.

Stërpik

natyra e turbulluar

femërore!

(Letër femre, f. 23)

Poete me shpirt krenarë dhe e vetëdijshme në paraqitjen e realitetit shoqëror, kështu që për këtë poete rebele jeta e varur nga partitë politike është e huaj. Tentim ky, Dje i sistemit komunist, Sot Neokomunist, që tërë jetën e shoqërisë ta ketë nën kontrollë. Hap i gabuar ideologjik me të cilin dështoi në parashikime. Tashti e kanë radhën partitë politike “demokratike” Nekomuniste. Shkaku, se: Poetët bëhen edhe më të fuqishëm. Stili i tyre është sakrificë, ndjeshmëri e poetit dhe sinqeriteti. Përsëri do të vdesë dhe ringjallet, por kurrë nuk do t’u bie duarve dhe këndojë “fitoreve” dhe arritjeve të tyre demagogjike:

Mjak a mban mend?

Këngën e pikëllimit nga vajtimi i tyre?

Në zërat e tyre të ndezshëm mban mend

këngën me vesë nëpër këmbët e zbathura

dëgjohet në Radikë.

Kush tani e shkel qafën

e  Galiçnikut të zhveshur

me lule mali!?

(Mjakët, f. 72)

Shkëputja e poetes nga format klasike poetike nuk qe proces i lehtë, me vete mori edhe viktima. Nuk është punë e lehtë t’u ikësh ndikimeve nga letërsia botërore.

Poezia moderne sot ka një rrezik nga poetët e oborrit të partive politike “demokratike”. Fatkeqësisht, falë Zotit, në përgjithësi janë poetë të dobët dhe pa talent. Megjithatë, poezia e ardhmërisë do të jetë poezia e verës dhe e dashurisë, që alegorikisht do të paraqesë dashurinë hyjnore dhe dehjen e mistikëve...

Ardhmëria e poezisë erotike, qëndron në traditën e poezisë popullore, duke u pasuruar me rrugë të reja, për të hipur në Olimp. Atdheun e Perëndive. Malin, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora