E enjte, 25.04.2024, 08:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Edhe njëherë për “avazet” e fyejve të Gramshit

E diele, 22.11.2020, 12:00 PM


Edhe njëherë për “avazet” e fyejve të Gramshit

Nga Shyqyri Fejzo

Ndërsa poezia është muzikë në fjalë, muzika është poezi e përkryer në tinguj. Të dyja mund të krahasohen me një salcë të mrekullueshme gjelle,ku guzhinierët e atyre salcave e mbyllën jetën të vobegtë. Do ndalnim në dy krijues karizmatikë shqiptarë për të vërtetuar këtë që pohuam më lart. Për poetin e madh Jeronim Derada i cili i dha shumë vendit, por vdiq i varfër dhe këngëtarin e krijuesin popullor Neco Muka, i cili dihet se ka qënë një person shetitës dhe autor dhe ekzektutues i disa këngëve të pa vdekëshme, si  “Vajza e valave”, “Moj nepërka pika-pika” “Hyri prilli c’shkriu bora…” e të tjera. Poezia dhe muzika janë shumë të lidhura midis tyre por kanë dhe vecori që i dallojnë. Ndërsa poezia na hap dritaren e shpirtit të shikojmë dhe kuptojmë se sa e bukur është natyra.Ajo na sjell prapë tani në shpirt freskinë e foshnjërisë, dashurinë e rinisë; ajo na ringjall pasqyrat e kohës së shkuar duke na injektuar në venat e moshuara enthuziazmin që ndriti pranverat tona, plot zjarr nëpër deje, edhe kur jemi plakur; na bje në sy vizjonet profetike të besës, që ndihmon të ecim përpara me gjithëse mbështetemi në bastun, që është furka që mban skeletin tonë në këmbë, na bën t’a ndjejmë që egzistojmë me shqisë e me mendje. Poezia ka object ta parë shqisën e të parit (syve) dhe object të dorës dytë veshin, kur poezia recitohet. Krahasuar me muzikën, duhet pranuar se muzika ka më tepër avantazhe cilësore në krahasim me poezinë. Për të “pjellë” muzikën e cila është gjuha e përbotëshme qytetëronjëse poezia duhet të jetë e mundëshme të ngjitet në pentagram. Për ndryshe nuk do të kishte ekzistuar muzika me të gjitha “bijat” e bukura të saj, si kënga, opera, symfonia, concert etj. Poezia është nëna e muzikës, mbasi mban në shpirt dhe në mendje metrin, rrymën, rithmin. Por, deri këtu,mbasi më tej gjinitë e muzikës e kanë kaluar “adoleshencën” dhe janë të pa varura në jetën e tyre. Megjithë se veshi, organi ynë i dëgjimit shkencërisht rrok afërsisht 13 përqind të sinjleve, ka privilegjin e madh të shijojë, muzikën, të ndjejë ritmin, tingullin, timbrin, linjën muzikore të cdo gjinie. Muzika ngazëllon shpirtrat, ndryshon gjendjen shpirtërore është gjuhë e përbotëshme,ekuptueshme,domethënese.

Ndalëm një moment në disa aspekte teorike të këtij problemi me shpresën  se do të kuptohemi më mirë lidhur me disa mendime që do të japim më poshtë, nxitur dhe nga një shkrim i bukur e dinjitoz i zotit Xhevit Dyrmyshi, me titull: ”Dashuri e shprehur me fyej”.Për popullsinë e Gramsshit, nisur nga lashtësia, fyelli ka qënë dhe mbetet një instrument sa i thjeshtë aq dhe interesant e magjik. Mjeshtrit që përdornin këtë instrument theksonin se me fyell ekzekutohen plot 17  avaze. Ai ka shoqëruar zhvillimin e shoqërisë njerzore duke kapur bukur gëzimet, harenë, romantikën e njerëzve si dhe hidhërimet që shpreheshin nëpërmjet tij. Ai instrument ka shoqëruar mënyrën e prodhimit të shoqërisë, ku jeta e lidhur ngushtë me blegtorinë dominonte pothuajse në të gjitha drejtimet. Aty shprehej gëzimi i punës, i stinëve, vecanrisht pranverës, dashurisë njerzore. Fyelli ka nxjerrë dhe sot jep një muzikë qiellore. Fyelli ka histori shumë shekullore. Në një poezi të shkruar para ca vitesh e kam nisur me strofën:

Fyelltari i Gramshit.

“Avaze”mori nga fauni i lashtë me gunë

Dhe erërat që aty fryjnë vazhdimisht

Ti mësonte të gjitha iu desh shumë punë

Zotëroi shumë melodi e avaze,sigurisht

Shtatëmbëdhjetë avaze njihen nga fyelltarët vyrtiozë për këtë instrument fantastic. Njëri më imirë se tjetri. Një avaz përshkruan natyrën malet e larta që bien thikë mbi kodrina e livadhe të buta, të cilat cdo stinë stolisen me lule gjithë ngjyrëshe. Imitojnë zhurmën e lumejve e përrenjve alpinë që zbresin me vërtik nga malet. Nuk mund mos imitohen këmborët e zilet e bagëtisë, blegërimat e qingjave e kecave. Për bariun romantic është dhe takimi i mikeshës së tij që i sjell ushqimin, frutat e stinës dhe dashurinë e saj. Jeta ka peripecitë e veta. Ka shumë arsye që ka ndërruar jetë një djalë i ri. E qajnë me ligje të afërmit. E aty më shumë ndihet e mallëngjen të tjerët zëri i motrës. Mallëngjen dhe fyelltarin i cili gjithë natën atje në stan ka provuar të imitojë vajtimin e motrës për vëllanë. Të nesërmen melodia që sjell mall pushton majat e maleve dhe derdhet në fshat valë-valë, si zëri e vajtimi i motrës së njeriut që ndërroi jetë. Njerzit e dëgjojnë dhe nuk pyesin, se e dinë se për cilin bie fyelli. Në se do të vazhdonim të zbërthenim avazet në këtë shkrim, do të zgjateshim shumë.

Në çdo vrimë të fyellit gishtat zenë

Vuajtjet, gëzimet, gjakun e plagëve

Shpirti i derdhur në tinguj perlë

Çel hareshëm kuptimin e fjalëve

Në këtë shkrim do ndaleshim  në tjetër problem. Melodia e fyellit, nga natyra e vetë instrumentit ka qënë e vetmuaar. Fyelltari i binte fyellit të tij, dhe në atë teritor kullote ose mali rrallë kishte fyelltarë të tjerë. Kullotat kanë qënë me kufij. Por nuk mungonin rastet kur bashkoheshin dy fyelltarë. Kuptohet, njëri solist e tjetri që mbante ison, melodia dilte më e mirë, më e pëlqyer. Për Gramshin dhe instrumentin e fyellit, ishte fat imadh që në rreth erdhi i emruar Alajdin Topciu. Ai ishte një muzikolog cilësor dhe me një studim të thelluar, u ndal dhe u ngul tek fyelli. Ai, për këtë problem ka pasur qartësi mendimi dhe besim të plotë, por nuk do të mjaftonte vetëm qartësia e mendimit pa këmbënguljen stoike të tij. Ai, këmbënguljen e vendosi që në prodhimin e instrumentit nga fyelltarë vyrtiozë të Gramshit, si Shaban Kola në Kabash, Neim Sharku, Shaqir Sinani në Tërvol, Shahin Hasa në Shënepremte e të tjerë. Ëndrra e tij ishte se si ti bashkonte këto instrumenta,me cfarë vegla të tjera muziokre ti shoqëronte. E që të bëhej kjo, nuk ishte pak. Është fakt që nuk ka pasur përpara Alajdinit një tentativë të tillë. Mungonte absolutisht modeli i këtij lloji. Me një punë të madhe stoike ai ja doli me sukses. Kurorëzimi ishte festivali i Gjirokatrës. Nuk po ndalem të theksoj vlerësimet e specialistëve të muzikës për  kompleksin që paraqiti rrethi i Gramshit me Alajdinin në krye në Gjirokastër. Për atë është folur e shkruar gjatë. Ka shkruar bukur e bërë analizë të thellë poeti gramshiot Luan Mema, studiuesi Xhevit Dyrmyshi e të tjerë. Por,më duket se duhet ndalur me këmbëngulje në atë që kompleksi i fyejve të Gramshit e meriton të jetë në UNESKO si pasuri e pa tjetërsueshme e rrethit të Gramshit. Muziokologu Alajdin Topciu meriton plotësisht dekoratën e lartë të Kuvendit Popullor, “Mjeshtër i Madh”. Mendoj se më shumë do ju bëhej nder këtyre dekoratave se sa personave që kanë dhënë për këto arritje të larta. Midis te tjerave, mendoj se ky problem ka vend të bëhet object i punës së Bashkisë së Gramshit dhe i Shoqatës Kulturore Atdhetare të Gramshit. “Ai që kërkon, gjen, por ai që këmbëngul, gjen dhe merr” mëson mencuria popullore Gramshiote.

Hamburg, Tetor 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora