E hene, 30.11.2020, 03:57 AM (GMT)

Komente

Edison Ypi: Dasma ime

E shtune, 21.11.2020, 02:51 PM


Dasma ime

Nga Edison Ypi

-Që thua ti, në katundin tim kurrë nuk ka ndodhur gjë më interesante se dasma ime. Pas pesë vitesh që erdha nga emigracioni ku fitova ca çika lek, vendosa të martohem. Pyet këtu e këtje, ja vura syrin për shoqe të jetës një perrie në katundin tjetër. Fola me babanë e vajzës. Bëra përgatitjet. Erdhi dita e dasmës. U nisën krushqit për të marrë nusen. Kur arritën mbetën me goj hapur; Gjysëm ore para mbërritjes së krushqëve, nusja ishte zhdukur. Ishte rrëmbyer me dikend që e dashuronte fshehtas prej kohësh. U llaftarisa. Dasma ime paskish qënë një ëndërr. "Shoqja e jetës" doli tradhëtare. Jeta skëterrë. Çfarë gabimesh kisha bërë që dasma mu avullua ?  Ku s'më vajti mendja. Ndoshta duhej të kisha bërë më tepër kujdes me perrinë, ta kisha puthur, përkëdhelur, shoqëruar, sajdisur. Por nuk mund ta zgjasja me teorira. Rrethanat dramatike kërkonin zgjidhje të shpejtë. Mblodha veten. I them babait të tradhëtares; Ç'më bëre o i uruar ? Vajzën e desha, dasëm përgatita, ku të mbytem unë tani ? Mos u shqetso, tha babai i besëprerës. Ajo që iku, iku. Tani, që unë të mos luaj mendsh, dasma jote të mos prishet dhe jeta jote të mos nxihet, propozoj këtë zgjidhje për të dalë nga situata. Kam dy çupa të tjera. Merre për grua njërën prej tyre. Cilën të duash prej të dyjave. Hajt u trashëgofsh. Mora kokën mes grushtave. Thashë me vete; Ç'thotë ky vjehërr monstër ? Le nusja dhe dasma, po jetës time si i bëhet ? Problemi duhet parë me seriozitet, me thellësi, me gjakftohtësi. Po ta prish këtë dasëm, mendova, do më ikin dëm përgatitjet, do më duhet të lodhem të gjej një tjetër nuse dhe të bëj një tjetër dasëm. Por mbase gjëndja nuk është aq dramatike. I them vjehrrit shejtanbudalla; Dëgjo o vjehërr, Femrat janë bërë të gjitha njëlloj. Zere se mu ça goma e makinës në mes të rrugës dhe do ta zëvendësoj. Vish nuse cilën të duash nga dy çupat. Le të vazhdojë dasma ime dhe të kërrcasë ahengu që për qime desh u prish. Ashtu u bë. Mora për grua njërën nga dy çupat e vjehrrit. Një surrat nallane që s'shihet me sy, edhe lugatin e tremb. Kështu mbaroi dasma ime. Kujdes me dasmën tënde.

-Un nuk do martohem.

-Pse ?

-Sepse para dasmës tënde katastrofike preferoj dasmën time inekzistente.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora