E hene, 30.11.2020, 04:05 AM (GMT)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona (2)

E shtune, 21.11.2020, 05:20 PM


Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si  e jona (2)

Vazhdimi i fundit i artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.

Nga Reshat Nexhipi

Disa shënime të tjera, të rralla, lidhur me historinë tonë, me përmbajtje të  ndryshme   dhe  sipas  rendit alfabetik

A. Milladinov: Emri i Strugës del nga ilirishtja.

Afganistan, kuaj me nga një bri. Kjo thuhet në një legjendë, e shënuar nga Marko Polo, sipas të cilës,  kali i njohur i Lekës së Madh-Bukefali (nga shqipja=i bukur) deri sa mbushi 14 vjet, ishte me një bri, prandaj dhe aty, u gjendën kuaj të tillë.

Afrika,  Azia dhe Europa, me elemente  të racës tonë: Emrat e dy kontinenteve  të parë, janë puro  shqipe- frikë dhe i zi, kurse i treti: emër personal ilir.

Ajnshtajni, fizicient gjerman me origjinë çifute,i shpëtuar nga Ahmet Zogu.

Albania, në Kaukazi Lindor. Ky emër i tillë, është krijuar mijra vite më parë, nga njerëzit e erdhur nga  Alba e Italisë, të quajtur Albanë.

Albanica e Berovës. Vend në Maqedoninë lindore,i njohur  si “parajs i vërtetë”, ose “Mekë turistike,,  por, për shkak të  emrit, ka mbetur ipa reklamuar!! Aleksandria, emri. Sipas Mathieu Aref, emri  i këtij qyteti, ka te bëjë me fjalen shqipe ëndër, gjë që, vlen edhe për Lekën e Madh,   themeluesin e tij.

Aleksandria, ndërtimi, sipas traditës ilire: Me urdhërin e  Lekës së Madh,  vijat e murreve, ku do ngrihej  qyteti,  u  shënuan  me thërrime buke. Në atë moment, një grup shpendësh, zbritën në atë vend, Aleksandria...gjë që ishte shenjë që aty do të jetojnë shumë njerëz, prandaj dhe  u ngrit  qyteti i cili mban emerin e themeluesit.

Algjerinë, Amerikën, Egjiptin,  Italinë, Tunisin, dhe Turqinë, i kanë çliruar shqiptarët. Edhe Greqia, pa shqiptarët, nuk do çlirohej dot kurrë.

Algjeria. Emri i këtij vendi, i çliruar nga  4 vëllezër shqiptarë, ka të bëjë  me fjalët  shqipe  gjiri i artë, gjë që vlen edhe për Argjentinën=argjend, Besarabinë=besë,Hungarinë=hunjë,Bizantinë(Stambolli i sotëm)=buzë, Maltën=mjaltë, Serbinë= sherbetor, Kroacinë=krye,Dalmacinë=dele,Dardane

lë=dardhë, Maqedoninë=e madhe, etj.

Ami Bue, shkencëtar francez:,,Shqiptarët janë ndoshta raca më e bukur  e Turqisë,,.

Angjel Oboçki, shkatërues i vlerave kombëatare shqiptare.  Veç tjerash, e ka shkatëruar shtëpinë ku është mbajtur Kongresi i Dibrës, 1909, Xhaminë e re, e vetmja në Ballkan me arkitekturën e saj, kullën e Mojsiut, varret italiane, si dhe objekte të tjera në Dibër.

Angjelina Komnena, e shpallur për shenjtore, ishte, motër e  Donikës, bashkëshortes së Skenderbeut.

Anselmo Lorekio. Më 1887, shkruante: ,,Trojet e Maqedonisë  dhe të Thesalisë janë shqiptare,,.

Athina.  Para rreth 180 vjet, ka qenë fshat i shqiptarëve, të cilit, e kanë shëndruar në qytet, prandaj, Robert D’Angely, në veprën e vet “Enigma”, f. 205 thekson se “Athina është vend shqiptar”.

Austerlic, 1805. Në këtë betejë, të Çekosllovakisë,  Napoleoni, me origjinë shqiptare, përmes topave, shkriu akullin e liqenit, ku futi ushtrinë e armikut  dhe mbyti   20.000 ushtarë  rusë dhe anglezë.

Austria ilire. Sipas disa shënimeve,  fjala  Austri,  ka të bëjë me fiset ilire-istrët ose histrët, prej të cilëve ka dalë   mbiemri i  të famshmes femër me origjinë shqiptare-Elena Gjikës-Dora d, Istria. ?

Baba Tomorr, mal i shenjtë i perëndive.

Bajroni: Shqiptarët  Janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, Për dy djemtë e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri gjer më sot

Bajroni: Mënyra e ecjes teatrale dhe krenare e shqiptarëve vjen edhe nga bruca ose guna që e mbajnë në një krah.

Bitolla. Emri i këtij qyteti, të cilit ne shqiptarët i themi Manastir, ka të bëjë me fjalën shqipe i butë, gjë që dëshmohet edhe me faktin që ky qytet në kohën e vjetër quhej Butelion.Para kësaj,Herakle, themeluar nga mbreti B  ardhyl (Ylli i Bardhë).

Çikago. Profesori boshnjak,Besim Spahiç, thotë se 6  kryebashkiakë të të këtij qyteti, ishin ose janë me origjinë shqiptare.

Dalmacia-“Zemër e tokës Ilire” Këtë e shkruan Aleksandër Stipçeviç dhe shton se disa fshatra  të Dalmacisë quhen katund, në të gjitha qytetet, nga një rrugë mban emrin ,,Rruga ilire,  kurse një fushë e Dalmacisë, quhet  Kosovë, nëpër të cilën kalon lumi Kosovnica.

Danubi. Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”, f. 67, shkruan se këtë lumë grekët e quanin Istros, që ka të bëjë me fjalën shqipe i shtrirë, i madh.

Debreshti  i Krushevës. Dr.Mustafa Ibrahimi, shkruan se sipas regjistrimit të v.1948, ky fshat kishte 1146 shqiptarë, kurse,  pas 5 vjet,  më 1953- ,,mbetën,, vetëm 5! Fshatra me raste të tilla kishte plot  në Maqedoni.

Dekani: Populli shqiptar është i shëndoshë, i durueshëm, i gjallë, me dinjitet dhe mjaft i ditur”.

Desovë. Emri i këtij fshati në Maqedoni, ka të bëjë me fjalën shqipe dash, sipas emrit të fiseve ilire-Dasaretëvet.

Dibra, Qermanica. Publicisti Rexhep Torte, shkruan:  ,,Në Kuvendin e Qermanicës,  për një kohë  fare të shkurtë  janë falur 10.000 gjaqe”.

Dragori. Emri i këtij lumi në Manastir, ka të bëjë me fjalën shqipe=dragua, gjë që vlen edhe për Lumin e Zi të këtij qyteti, që ka fituar emrin nga gjaku i rreth 7000 ushtarëve ilirë të vrarë, Vardarin=i bardhë, Drinin e Strugës=dryni, çelsi, Struma=i shtrirë, etj. Për Danubin fola më sipër.

Eliot Engel. Deputet amerikan: Nuk kam takuar asnjë popull tjetër në botë që të jetë aq pro-amerikan sa shqiptarët”.

Eriksoni, misionar i dalluar: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, japin jetën për fjalën e dhënë...janë intelegjentë, fisnikë, mikëpritës,,.  (Dr.Mustafa Ibrahimi, Emigracioni shqiptarë nga Maqedonia në Çikago..f. 24)

Evropën dhe Italinë, nga okupimi osman, i shpëtoi Skenderbeu, ashtu siç shpëtoi edhe emrin Maqedoni i cili pas vdekjes së emnakut të tij-Lekës, shteti i madh fitoi emra të ndryshëm, nvarësisht nga okupatprët.

Filelfo. Humanist i shek. XV: Skënderbeu me ushtarët e tij, ishin të vetmit që kishin prapsur turqit në Ballkan.

Filip Majzer, shkencëtar francez: Beteja e Kosovës, 1389, u zhvillua në “trevat e Albanisë”.

Flamuri shqiptar-,,më i vjetër në botë,, konstaon Elena Kocaqi, kurse   Mathieu Aref, shton se ai simbolizon  gegët e Veriut dhe toskët  e Jugut, kurse ngjyra e kuqe gjakun e derdhur nga shqiptrët për mbrojtjen e atdheut.

Gaius Planius (Plini Plaku), historian romak: Ilirët kanë krijuar të parin alfabet të cilin e përfituan  romakët.

Greqia. Mathieu Aref, te Mikenët=Pellazgët, f.56, konstaton se emri i këtij shteti ka të bëjë me fjalën shqipe grua, Robert D’Angely, shkruan: “E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip” kurse Lamartini dhe ca të tjerë, thonë: Greqia duhet të cilësohet si Shqipëri”. Medi Frashëri:Gjaku i ri shqiptar, rilindi Greqinë e Re”.

Gjenevë,, çdo i treti flet shqip,,. Mirvete Sadiku, në Faktin e 15 shtatorit, 2008, thotë se ,,Shqiptarët e tregojnë si anekdotë: Kur të zbresësh në Gjenevë, personit të tretë që do shikosh  mund  ti flasësh shqip,,.

Gjusepe Catapango, shkencëtar i shquar italian: Atlantinda, sa dy kontinente të sotëm,  e cila është e zhdukur para 12.000 vjetësh ,,ishte tokë e  stërgjyshëve të shqiptarëve të  sotëm,,.

Hektor S. Lenington:,,Maqedonia perëndimore është e shqiptarëve (Globi, 24. 3. 2009, f. 34)

Heraklea. Ivan Mikuliq, për ministrin e    Kulturës nga Manastiri.            Kur ky arkeolog i shquar, ministrit në fjalë i kishte thënë që Heraklenë e kanë themeluar ilirët,  ja ka ndërprerë bisedën, pra, s’ka dashur ta dëgjojë, edhepse ai zyrtarisht kish shkuar për të hulumtuar-thuhet në “Faktin” e 30 marsit, 2007.

Hylli dhe Hëna, simbol i myslimanëve,vepër e një shqiptari në Turqi, gjë që vlen edhe për Himnin e Turqisë të Re. Pra, dy vepra madhore, të njerëzve të gjakut tonë, gjë që vlen,   edhe me dy veprat për Greqinë: fitorja e  pavarësisë së kishës greke dhe bashkimi i 7  ishujve  të shtetit në fjalë.

Italia, mban emrin e Italit, Franca të Frankos,  Britania të Britit, të tre ilirë.

J.Falmajer:“Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”.

Josif Bageri, në Stamboll, takim  me Naim Frashërin. Pati rast të shihet me të kur Naimi ishte i sëmurë nga se edhe vdiq  më 1900-tën. Në gazetën ,,Shqypeja e Shypenis,, 23.1.1910,

Josif Bageri... shkruan se edhe pse ishte par vdekjes, na fliste për çështjen kombëtare  që ta kemi si amanet etj. Josifi shkruai edhe një poezi  plot me dhimbje  me rastin e vdekjes së Naimit.

Justini, më këmbë nga Shkupi në Stamboll. Ishte dai i Justinianit I i shekullit të VI nga Shkupi, pra me origjinë ilire. Nga Shkupi, në Stamboll,,  ka shkuar për të siguruar kafshatën e gojës. Atje u tregua aq i aftë në luftë sa që u bë komandant i shquar dhe në fund perandor, mbret, edhe pse ishte analfabet.

Justini…Kështu që kur duhej të shkruante emrin në ndonjë dokument zyrtar, sipas shkencëtarit Ogust Baji, i vinin përpara një copë dërrasë me vija të cilat zavendësonin shkronjat e emrit të tij. Justini e ndihmoi të nipin-Justinianin që të bëhet perandor pas ti.

Kanuni: gjaku lahet me gjak.

Korçë, fjalë popullore edukative: Po të lavi, të levi  dhe bishtin ta krevi, hap sytë se të gënjevi.

Man,studiues i njohur anglez: “Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.

Montier,komandant francez: “Shqiptarët janë popull i mrekullueshëm...më vjen keq që nuk jam shqiptar.

Ohri. Njihet edhe me emrin Lihnida,  në kuptim: lindi,  aludim nda shkronjave, të sjella nga Kadmi ilir para disa mijë vitesh nga Fenikia.

Pukëveli, konsull i Francës: Gratë  toske, për nga bukuiria, mund të  krahasohen  me   perëndeshat të lashtësisë (Aristidh P. Kola,Arvanitët..Tiranë, 2008.f. 245)

Rozheri (1922): Shqiptarët trajtojnë mikpritjen si një rit të shenjtë. Ata nuk dinë si ta falenderojnë mikun që e ka nderuar duke kaluar pragun e shtëpisë së tyre”.

Lidhur me këtë, thuhet se  një shqiptar  i  moshuar para  litarit, kishte thënë se kjo për të nuk ishte asgjë, përpara asaj kur kishte përcjellë mysafirin pa drekë, se nuk kishte bukë.

Seignabos, profesor i shquar: “Shqiptarët janë raca më superiore në Ballkan...Në të arrdhmen ata do të luajnë në këtë vënd rolin që luajnë skocezët në Angli”

Seneshali i Madh. Gjeneral  nga Normandia: Sllavët, janë të pamëshirshëm në luftë, vrasin këdo që arrijnë...kurse  shqiptarët sillen njerëzisht ndaj robërve të zënë...,,

Spartaku, udhëheqës i kryengritjes së v.74-71, p.e. kundë pushtetit romak, për të përmirësuar pozitën e gladijatorëve,kishte origjinë ilire.

Shkodra, thënie popullore: Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdek, por ka le.

Tetovë,1944, Monopoli.. Në Flakën e 22 tetorit 2003, autor i  këtij seriali, ka shkruar: ,,Një dëshmitar kujtohet: Rrinim në katin e parë dhe çdo ditë ndëgjonim britma dhe piskëllima të njerëzve tanë që ishin në katin mbi ne.

Tetovë… Pas britmave, fillonin të binin pika gjaku, së pari nga pak, e pastaj më tepër në të çarrat e tavanit.” Gjaku ishte i shqiptarëve të therrur e të vrarë....

Tetovë…Nga qelia tjetër, që ishte në bodrum, dëgjohej piskëllima e një shqiptari, i cili e luste kasapin e zi që t’i hiqte një plumb ose t’ia priste kokën. Kasapi i zi e mbaronte cigaren mbi barkun e shqiptarit të rrëzuar si kurban, me thikën që ia kishte ngulur në fyt…”

Timotheos: “Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.

,,The Nev York Times:,,Shqipëria  është vendi  më proamerikan në Evropë e ndoshta në botë, është një vend ku Bushi është më i sigurtë se sa në SHBA,, (Koha,10 qershor, 2008)

Vacsllav Haveli. Në një shkrim botuar në ga zetën “Le Monde”, ka theksuar: “Unë gjithashtu e ndjej veten shqiptar”.

Zdunjë e Gostivarit,1913,ushtria serbe dogji për së gjalli 37 gra dhe fëmijë.

Ca shënime të tjera, nga kultura e përgjithshme, sipas rendit alfabetik

Agadir. Kyqytet i Marokos, më 1960, u shkatërua fare nga tërmetet, cuname-erra të forta.

Ajhmani. në krye të Gestaposë, shpikësi  i teorisë për  vrasjen e 6 milionëve hebrejve, 4 milionë prej të cilëve ishin zhdukur në Aushfic të Polonisë.

Ajhmani... Më 1960 u zbulua në Amerikën Latine dhe u dërgua në Izrael ku u dënua me varrje në litar.

Al Kapone, gangster i njohur në Çikago,  udhëheqës i bandave kriminale në shitjen ilegale të alkokolit, e cila ishte ndaluar në atë shtet në v.1920. Më 1930, e futën  në burg. Mbaron jetën në v. 1947.

Alaskën, Amerika para rreth 120 vjet, nga Rusia e bleu për 7 milionë dollarë.  Aty, së shpejti,   zbulohet floriri.

Albert Kami. Shkrimtar francez, vdes në një aksident automobilistik,1960,

Aldo Moro. Kryeministër i Italisë, i vrarë nga Garda e kuqe, i hedhur në kantën e plerave,

Aleksandar Obrenoviq. Mbret serb i martuar me një rrugacake, prandaj, në shenjë revolti, i kishin  vrarë dhe hedhur nga dritaret.

Alkatraz. Burgu më i sigurtë në botë, në një ishull të  të Kalifornisë.

Amelia Dyer, brenda rreth  36 viteve, ka vrarë  400 foshnja-thuhet në një tekst të gazetës  Lajm, 12.1.2015.

Ameriko Vespuçi, hodhi poshtë mendimin e Kristoforkolumbit që Amerika e sotme, ishte India, por vend i ri,  prandaj, ky kontinent, fitoi emrin e tij.

Ana Frank, hebre  e re, e njohur me  ditarin  e saj. Vdiq në kampin e për qendri mit, bashkë me motrën e vet.

Arturo Toskanini. Italian, një nga  dirigjentët orkestralë më të përmendur të shek.20.

Astronautë të njohur:Nikolla Koperniku, Galileo Galilei, Isak Njutoni, Albert Ajnshtajni,  etj.

Athinë, figura të shquara: Herodoti-,,Baba i historisë,, Eratosteni ,,Baba i gjeografisë,, Pitagora ,,Baba i matematikës,, Hipokrati ,,Baba i mjekësisë,,.

Athina,filozofë: Aristoteli, Platoni dhe Sokrati.

Aushfic, Poloni..Në këtë kamp, u gjetën 7 ton flokë dhe 45 mijë këpucë, ebrejsh.

Bartolomej-Nata e Bartolomeit.  Brenda një nate,  1572, ishin therë  3.000 hugenotëve nga ana e katolikëve në Paris.

Bedevizma, sekt i themeluar nga  Ahmed Bedeviu,  i cili, 40 ditë, pa lëvizur,pa ngrënë e pa pirë, shikonte  Djellin!!.

Benazir Buto, kryeministre e parë femër e një shteti islamik modern-Pakistanit,1993-96. E dënuar me 5 vjet burg për korupcion (vjedhje).

Benito Musolini, (Duçe=udhëheqës) Ky diktator i Italinë fashiste, sipas Shpëtim Pollozhanit,  ishte dënuar me vdekje me varrje  për këmbe.

Betoveni (Ludvig Van Betoven). Kompozitor me famë-gjerman, ishte surdhër dhe  mbeti i pamartuar. Para se të kompozonte fuste kokën në ujë.

Big Ben, sahat i famshëm, i  vendosur në kullën e pallatit parlamentar të Britanisë së Madhe.

Bin Ladeni, inxhinier, ekonomist,  njihet si  kreu i  talibanëve. (Fakti,18 gusht,2010)

Buda. Dhëmbi i këtij themeluesit të religionit që mban emrin e tij-budizëm,  rreth 2600 vjet, ruhet në një  kuti të veçantë.

Çaj Luni, kinez, para rreth 2100 vjet zbuloi letrën. Duke mos duruar dot  thashethëmet e xhelozëve, veshi robat më të bukura dhe u helmua.

Çegevara. Revolucioner i shquar  nga Argjentina, heroi i Amerikës Jugore, i vrarë  në v.1967 në Bolivi.

Çerçili. Kryeministër  anglez, ka bërë i pari hapjen e dy gishtrinjëve, në formën v, që  do të thotë fitore, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çernobili,Ukrainë, Rusi, 26 prill, 1986. Shpërtheu bomba më e madhe bërthamore e cila shkakëtoi dëme të pallogaritshme në njerës.

Dante Aligerin, Mocartin, Bajronin, Njutonin, Zhan Zhak Rusonin, kundërshtarët e tyre,  i kanë konsiderruar, për të çmendur, thuhbet në një tekst të internetit kushtuar kurioziteteve.

Diogeni, filozof, ditën kërkonte me fener njerës aludim ndaj të pasurve, vetë jetonte në një bure të thjeshtë.

Drakula. Princ rumun i shek. 15, brenda  rreth 10 viteve, ka shkakëtuar   mbi  50.000 vrasje.

Edisoni, zbulues i  rymës elektrike, vetëm 3 muaj shkollë,  mësuesët e  quanin budall.

Ernesto Sabato. Shkrimtar i shquar argjentinas, me nënë shqiptare e cila kishte lindur 11 djem, ky ishte i parafundit.

Estonia. Më 1989, nga Rusia komuniste,  u çlirua, populli u gëzua, prandaj, sinxhir njerëzish, 644 km. të gjatë, kishin  bërë, habitën  botën e tërë.

Ezopi. Meqënëse i zbuloi gënjeshtrat  e priftinjëve grekë,  të cilët pasuroheshin në Delfi, këta të fundit, që ta kompromitojnë, i vendosën në torbën e tij një gotë të artë, duke e akuzuar pastaj si vjedhaçar dhe duke e hedhur në një shkëmb.

Fidel Kastro Udhëheqësi  komunist i Kubës, të cilin autorja serbe Dragosllava Koprivica, në librin e saj, e nxjerr me origjinë serbe ( Koha e Re, 18.e. 2011)

Filozofi:Një mëndje-asnjë mendje, dy mendje-gjysmë mendje, tri me-ndje-një mendje

Filozofi: Sot, për nesër, do jetë dje. Dje, për nesër, do të jetë  pardje.  Pardje për  sot  ishte pasnesër.

Finlanda, ka 187.888 liqenë.

Gagarin (Julij Gagarin). Astronaut rus,  njeriu i parë në kozmos, në anijen kozmike Vostok I, duke fluturuar rreth tokës  për 89 minuta.

Gandi (Mahatma Gandi). Themelues i  shtetit bashkëkohor të Indisë, i fali jetën e atentatorit para vdekjes nga plaga e marrë prej tij, prandaj fitoi  epitetin Mahatma që do të thotë shpirtmadh, i vrarë  nga  Naturam Gotse, më 1948.

Hazret Aliu, nipi i Muhamedit dhe  i vetmi fëmi që ka lindur në objektin e Qabesë.

Indira Gandi. Kryeministre e Indisë,1966-1977 dhe 1980-1984. e vrarë nga truproja e saj Siku.

Joanka  Orleanka, heroinë, shenjtore  franceze e Luftës 100 vjeçare, shekullit.15. kundër anglezëve, të cilët e gjykuan dhe e dogjën në një tufë me dru,

Juda, tradhëtoi  Jezu Krishtin për 30 monedha.         Ai u pendua dhe kërkoi ta kthejë argjendin e marrë, por kundërshtarët e Krishtit nuk ia falën.

Karposhi. Udhëjeqës i dalluar   kryengritjes antiosmane  të v.1689, ishte vlleh me kombësi, kurse ushtria e tij, sipas  disa shënimeve, ishte e përbërë prej vllehëve dhe shqiptarëve.Turqit e futën në hu dhe e hodhë nga ura e gurit në Vardar.

Katerina Cilka, sllave,  bashkëshortja e patriotit tonë-Gligor Cilkës,  humbi jetën e rrëzuar në shkallët e  podrumi të burgut komunist, në Shqipëri, më 1952

Kju-klus-klan. Organizatë terrorfiste raciste amerikane kundër  barazisë midis të bardhëve dhe të zinjëve, kundër çlirimit të robëve etj.

Konfuçie, filozof, kines,  themelues i fesë që mban emrin e tij,  para rreth 2500 vitesh,ka thënë: ,,Njeriu i mirë, nuk është asnjëherë vetë,, dhe ,,Asnjëherë mos ua bëj të tjerëve atë që nuk do të ta bëjnë ty,,  Lamanshi, 563 i gjatë,  240 m. i gjerë. Tunelli që lidh Francën dhe Anglinë-50 km.

Luna 16. Raketë ruse, e  cila  në v. 1970, pa ekipazh, solli në Tokë ekzemplarë nga sipërfaqja e Hënës.

Mao Ce Tungu,komunist kines,kundërdhtar i Çang Kaj Shekut, kapitalist.

Marselezë. Himni francez kënduar nga ushtarët dhe populli gjatë Revolucionit të vitit 1789.

Martin  Luteri, murg gjerman,  i cili në v.1517 e fillon reformacionin: kërkesa për reforma ose ndryshime të reja në kishën katolike.

Martin Luter Kingu,  I Riu. Luftëtar për të drejtat e njeriut,  i vrarë në Memfis, të shtetit Tenesi, në v.1968.

Misisipi, lumë në Amerikën Veriore, më i gjatë në botë.

Mjalti, mund t qendrojë pa prishur 3.000 vjet, thuhet në një tekst të internetit.

Mandela (Nelson Mandela) Udhëheqës për të drejtat e zezakëve në Afrikën e Jugut, i dënuar në v. 1964 me burgim të përjetshëm, por i liruar më 1994, para, pas 30 vjet,

Matia Gubecin, udhëheqësin e kryengritjes fshatare në Kroaci 1573, e dogjën me saç.

Molosia, shtet amerikan me himnin shqiptar-thuhet në revistën Arena 3. 4.2010 dhe shtohet se  president i  këtëj shteti  me  11 banorë, ka vetëm dy djem, gruan, dy mace, tre qenë dhe një kalë dhe se  shteti në fjalë është ndër i pari në botë që ka njohur Kosovën

Monako. Shtet, monarki-mbretëri  kushtetuese, me një sipërfaqe vetëm  prej  rreth 2 km. dhe me 32.000 banorë.

Murtaja, e njohur edhe si vdekja e zezë, arin në Evropë në v.1347. Nga  kjo epidemi e tmerrshme, vetëm për 4 vjet ka vdekur një e katërta e popullsisë së përgjithshme të Evropës, ose 25 milionë njerëz, para, 3 herë më tepër se numri  i ushtarëve të rënë në Luftën e Parë Botërore.

Napoleon Bonaparta.Në gazetën Koha, 11.11. 2010, qendron shkrimi me titull ,,Bonaparti kishte frikë nga macet,, dhe se ato i shkakëtonin të  dridhura deri në kockë,gjë që, sipas kësaj gazete, vlen  pothuajse edhe për Hitlerin, Duçe Musolinin dhe  Jul Cezarin e Romës.

Neroni, perandor romak, i cili, sipas disa shënimeve të pa sigurta, i vuri zjarrë Romës, për t i akuzuar për këtë krishterët,  të cilët ua hidhte luanëve që t i hanë. Senati e dënoi me vdekje por ai vrau veten. Thuhet gjithashtu  se ka vrarë  nënën, gruan dhe mësuesin e vet-Senekën.

Nikolla Koperniku, poljak, Diellin e vendos në qendër të gjithësisë.

Nil Amstrong. Amerikan, njeriu i parë  që ka zbritur në Hënë, në v.1969.

Notr Dam. Emri i katedralës në Paris.

Oliver Kromvell. Udhëheqës  i shquar ushtarak i shek. 17,  i cili inspirroi demokracinë parlametare në Angli. Ishte kundërshtar  i monarhisë, prandaj dhe  e refuzoi kurorën  mbretërore.

Orson Vels, regjisor dhe aktor  i famhëm   amerikan i shek.20, regjisor i fillmit Qytetari Kejn, etj

Pleqtë, krim i paparë. Mijra vite më parë, në disa vende, ekzistonte zakoni, sipas të cilit, në një vend të caktuar, i shpinin njerëzit e moshuar të pa aftë për punë dhe në mënyrë ,,solemne,,

Pleqtë...i hidhnin në një  gropë të  thellë, kurse viktimat, ishin bindur me kohë se shkojnë në parajs dhe do fillojnë jetën si të rinj,etj.- thuhet në një tekst të internetit.

Paganini (Nikolo),  virtuozi më i madh në violinë në shekullin e 19 dhe violinisti më i shpejtë në botë.

Parnasi ,,qendër“ e botës.

Perl Harbur,1941. Këtu e fillon luftën Japonia kundër forcave amerikane. Mbi 1000 vetë u vranë vetëm për disa sekonda.

Perl Harbur...Nga nafta e derdhur  nga anijet  digjej deti dhe njerëzit. Kjo detyroi Amerikën të hyjë në luftë.

Pugaçov, udhëheqës kozak i kryengritjes së madhe  fshatare në Rusi.

Rajt,vëllezër, bënë fluturimin e parë,

Robert Mugabe.President i Zimbaves,  diktatori më i tmershëm-thuhet në gazetën Koha e Re, 7-8 dhjetor. 2010.

Roza Luksemburg, hebreje-poloneze, një ndër themelueset e Partisë Komuniste në Poloni, e vrarë në v. 1919.

Ruzvellti (Frenklin Ruzvellt), president i Amerikës, i cili në v.1932 përmes politikës ,,Nju Dill,, i dha fund krizës së madhe ekonomike, e filluar në v.1929.

Sadati (Anver El Sadat), president i Egjiptit, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen e parë të paqes  me Izraelin, prandaj edhe, veç shkaqeve të tjera, e vranë  fundametalistët  myslimanë, më 1981.

Sara Bernard, franceze, artiste e shquar, e dashura e përjetshme e Zhan Pol Sartrit.

Serb dhe sllavë. Këto dy fjalë kanë kuptimin sherbetor dhe skllav-rob.

Sllovenia,Histra dhe Lubinji. Ante Rubeça, shkencëtar slloven, në një rast ka deklaruar se banorë të parë të vendeve në fjalë, kanë qënë ilirët dhe se prej tyre ,,kemi marrë kulturën,,. (dr.Ibrahim Krosi).

Sputnik,1.Satelit i parë  kozmik në botë, lëshuar nga ana e Rusisë, më 1957. Në orbitë qëndroi deri në v.1958, kur u dogj në atmosferën e Tokës.

Shengen. 26 mars 1995-Pakti i Shengenit, që do të thotë eliminim e kufijve.

Terme  të rralla: Klandestinë=udhëtarë ilegalë, të fshehur, kolovar=buri te familja e gruas, kolporter=shitës i gazetave në rrugë, Kolumbar=ata që nxjerin të rrezikuarit nga uji. Marker=stiloja që bën ngjyrë të dukshme etj.

Titaniku,1912.Kjo anie më e madhe transoqeanike  për udhëtarë u fundos më 15 prill,të vitit në fjalë, pas përplasjes në një kullnajë, me çrast  u mbytën 1513 njerëz, disa nga të cilit ishin edhe nga Dibra, thuhet në një tekst të internetit.

Tunguzia. Krahinë në Sibir, simbol i largësisë dhe vendit të panjohur, tokë e egërt.

Theodora, gruaja  e  Justinijanit ilir.  Ishte një grua që mendonte vetëm për bukurinë e saj. Ajo kishte frikë se pas vdekjes do ta hanin gjarpërinjtë, prandaj la amanet të varroset me arkivol plumbi mbi derën e kishës.

Theodora Dhe, vërtet, ashtu ndodhi. “Gjarpërinjtë hapën dy vrima mbi derën e kishës dhe e hëngrën trupin e saj. Këto vrima ndodhen dhe sot në derën kryesore të “Shën Sofijes” në Stamboll”,thuhet në biografinë e saj.

UNMIK=forca të kombeve të bashkuara. Mision Administrativ i Përkohshëm në Kosovë.

Ylber. Meteor në trajtë të harkut e me të shtatë ngjyrat e spektrit që shkaktohet nga thyerja dhe reflektimi i rrezevet të Diellit në pikat e ujit të reve.

Vili Brant, lider e partisë social demokratike  gjermane, kryeministër etj. i cili i përmirësoi marrëdhëniet me Gjermaninë lindore dhe popujt e tjerë komuniste, prandaj dhe u bë nobelist për paqe.Vdiq në moshën 89 vjeçare,1992.

Votergejt, 1972. Përgjime nga ana e PD, prandaj  Riçard Niksoni, hoqi dorë nga pozita e kryetarit të saj.

Xhejms Kuk, detar, ka mbrirë në Zelandën e Re dhe Australi.

Xhejms Vati,  anglez, përsosi makinën e avullit,1769.

Xhingis-Kan, themelues i mbretërisë mongole në shek.12.Gjatë një fushate  në Kinë, gjen vdekjen. Duke e kthyer trupin e tij në vendlindje,  përcjellësit vrisnin çdo njeri që u delte përpara,kurse në varrim,për nder të tij,vranë 40 robëresha të bukura të veshura me tesha me gurë të çmuar dhe 40 kuaj.

Xhon Kenedi, kryetar i Amerikës, i vrarë në v. 1963 në Dallas,Teksas (vendi më i pasur me naftë).

Xhordano Bruno. Filozof italian i shek. 16, ithtar i i Kopernikut  për rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Si kundërshtar i kishës, ishte dënuar me vdekje dhe ishte djegur në një shesh të Romës.

Zhan Zhak Ruso, filozof dhe politikan francez i shek. 18, kundërshtar i monarkisë-mbretërisë  dhe kundër privilegjeve të kishës. ,,Njeriu  lindet i lirë, por ngado është në zinxhirë,,- ka thënë   ai.

Ps.

Dy fjalë, rreth artikullit të prof. dr. Avziut, lidhur me gjuhën shqipe.

Nuk jam albanolog, prandaj, nuk do bëj ndonjë elaborim të artikullit, për të cilin, gjer në këtë moment, kanë mbrirë 500 vota maksimale, duke përfshirë edhe timen, gjë që, çdo autor, do t’ua kishte zili dhe do t’i bëhej  zemra mal. ,,Për të mos rënë në sy,, siç thonë  këte nga Prespa, artikulli, kuptohet dhe autori, nuk hezitova të anashkaloj një mangësi, për të mos thënë anomali, pa pretenduar se e kam  tamam. Këtë, ua lë lexuesëve, që ta gjykojnë.

A vallë nuk do ishte më i kompletuar dhe më me peshë artikulli, sikur, një pjesë e 500 e kusur votuesëve, të përfitonte  rastin dhe  të aktualizonte  çështjen e zyrtarizimit të gjuhës  shqipe, realizimin ose mosrealizimin sa duhet të  Marrëveshjes së Ohrit, lidhur me këtë  çështje, etj., e pse jo, ndonjë nga gjithë këta votuesë, mos përfitonte rastin dhe të citonte deklaratat e disa shkencëtarëve me famë botrore,  të cilët, gjuhën shqipe, e kanë vendosur në piedestalin më të lartë të historisë, gjegjësisht, e konsiderojnë më të vjetër në botë, kurse ne, në Maqedoni, (përveç autorit të këtij teksti, ndoshta dhe ndonjë tjetri?) pothuajse, nuk i përmendim  fare  këta njerëz!!.Fjala popullore thotë ,,Kurrë nuk është vonë,, prandaj dhe shpresoj që apeli im, mos përfundojë në veshët e shurdhmemecëve, sepse, mund të ndodhë që, ndonjë keqbërës ,,oponent,, i autorit të nderuar, t’i ,,shpallë,, votat ,,fals,, dhe të kërkojë numërimin e tyre,  si puna e Trampit në  Sh.B.A. (shaka).

Në numrin e ardhshëm, evidentohet Rezimeja e tërë tekstit serial, kushtuar atyre që për shkaqe të ndryshme, nuk kanë mundur t’a  përcjellin     ose, e kanë përcjellë pjesërisht, përciptazi.

Përshëndetje nga Manastiri dhe  urime Ditën e Kongresit të Alfabetit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora