Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Kisha Serbe dhe Sulltan Sulejmani

| E shtune, 21.11.2020, 06:07 PM |


Kisha Serbe dhe Sulltan Sulejmani

Nga Blerim Latifi

Irinej, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, para vdekjes, paska lënë amanet që serbët ta ruajnë mitin e Kosovës. Të gjithë paraardhësit e tij kanë vepruar njëjtë. Ky amanet i tyre lidhet shumë me ringritjen e Kishës Autoqefale Serbe.Ja historia: Është viti 1557. Në krye të Perandorisë Osmane është Sulltan Sulejmani. Kryevezir i tij është një serb, Mehmet Pashë Sokoloviçi. Nën ndikimin e tij, Sulltani merr vendim që të ringrihet Kisha Autoqefale Serbe, me seli në Pejë, dhe në krye të saj vendoset vëllau i Sokoloviçit.Po me ndihmën e Sulltanit Kisha Ortdokse Serbe bëri të mundur që të gjithë serbët e Ballkanit të futeshin nën autoritetin e saj. Ky unitet spiritual, më pas u shndërrua në projektin nacionalist serb.Kështu, gradualisht, nisi sajimi i mitit serb mbi Kosovën, themelues dhe rojtar i të cilit është Kisha Serbe, e cila pa Sulltan Sulejmanin dhe Sokoloviçin nuk do të mund të bëhej kurrë një organizatë e fuqishme në historinë e Ballkanit.