| E shtune, 21.11.2020, 01:57 PM |
Lamtumire Gjete Dode Prenga!
Nga
Nebil Çika
Me
pikellim te thelle morem vesh se sot u nda nga jeta bashkevuajtesi e
bashkeluftetari yne Gjete Dod Prenga! Nje nder perfaqesuesit me dinjitoz te
Shoqates Antikomuniste te Perndjekurve Politik te Shqiperise.
Geta
vujti pa meshire persekutimiin komunist qe ne filimet e diktatures pushkatohet,
pa gjyq, ne Koder Rreshen ne prezence te dhjetera bashkeqytetareve te tij,
babai i Gjetes, Dod Preng Nikoll Gega! Këtu, filloi kalvari per te qe vazhdoi
per 45 vjet per Gjeten dhe familjaret e tij.
Pas
vrasjes se te atit Dod Preng Nikolles, familja e tij mbeti me dy antarë, Mara,
32 vjeçe nena e Gjete dhe Gjeta 11 vjeç, ju sekuestrua pasuria dhe u trajtuan
ne menyre cnjerezore si "armik i partise".
Pas
renies se diktatures ne 1991 Gjeta dhe shume te tjere te perndjekur
antikomuniste, krijuan degen e Shoqates Antikomuniste e te Permdjekurve
Politike Mirdite duke u bere Kryetar i saj per Bashkine Rreshen si dhe anetar i
Keshilit Kombetar te Shoqates.
Ai
ka nje kontribut te cmuar ne evidentimin e te gjithe te pushkatuarve, ish te
burgosurit politik, te internuarit e Rrethit Mirdite. Ishte dhe mbeti nje
antikomunist i pa perkulur deri ne fund te jetes.
Ne
emrin tim dhe te te perndjekurve politike antikomuniste iu shpreh ngushellimet
e sinqerta familjarve dhe miqeve. Ne jemi prane tyre ne kete cast te veshtire
per te gjithe ne.
Krenar
qe ishe njeri nga ne!
Zoti
te paste ne Parajse miku yne i shtrenjte!