E hene, 30.11.2020, 04:18 AM (GMT)

Komente

Nebil Çika: Lamtumire Gjete Dode Prenga!

E shtune, 21.11.2020, 12:57 PM


Lamtumire Gjete Dode Prenga!

Nga Nebil Çika

Me pikellim te thelle morem vesh se sot u nda nga jeta bashkevuajtesi e bashkeluftetari yne Gjete Dod Prenga! Nje nder perfaqesuesit me dinjitoz te Shoqates Antikomuniste te Perndjekurve Politik te Shqiperise.

Geta vujti pa meshire persekutimiin komunist qe ne filimet e diktatures pushkatohet, pa gjyq, ne Koder Rreshen ne prezence te dhjetera bashkeqytetareve te tij, babai i Gjetes, Dod Preng Nikoll Gega! Këtu, filloi kalvari per te qe vazhdoi per 45 vjet per Gjeten dhe familjaret e tij.

Pas vrasjes se te atit Dod Preng Nikolles, familja e tij mbeti me dy antarë, Mara, 32 vjeçe nena e Gjete dhe Gjeta 11 vjeç, ju sekuestrua pasuria dhe u trajtuan ne menyre cnjerezore si "armik i partise".

Pas renies se diktatures ne 1991 Gjeta dhe shume te tjere te perndjekur antikomuniste, krijuan degen e Shoqates Antikomuniste e te Permdjekurve Politike Mirdite duke u bere Kryetar i saj per Bashkine Rreshen si dhe anetar i Keshilit Kombetar te Shoqates.

Ai ka nje kontribut te cmuar ne evidentimin e te gjithe te pushkatuarve, ish te burgosurit politik, te internuarit e Rrethit Mirdite. Ishte dhe mbeti nje antikomunist i pa perkulur deri ne fund te jetes.

Ne emrin tim dhe te te perndjekurve politike antikomuniste iu shpreh ngushellimet e sinqerta familjarve dhe miqeve. Ne jemi prane tyre ne kete cast te veshtire per te gjithe ne.

Krenar qe ishe njeri nga ne!

Zoti te paste ne Parajse miku yne i shtrenjte!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora