E enjte, 28.03.2024, 10:33 PM (GMT)

Kulturë

Artan Shabani: Piktura e tij e mërguar!

E enjte, 20.11.2008, 01:17 PM


Artan Shabani
Nga Dhurata Hamzai

 

Artan Shabanit i ka mjaftuar vetëm një dekadë për t’u admiruar ekskluzivisht me veprat e tij nëpër galeritë ndërkombëtare. Pavarësisht viteve që ka nisur të pikturonte ka qenë kjo dekadë koha e duhur ku ai ka derdhur pareshtur energjinë, talentin, zgjuarësinë, pasionin, elegancën, të cilat sot kanë lënë shijen e një suksesi të paimagjinueshëm që është shenjuar me çeljen e ekspozitave në Itali, në Francë, në Principate të Monakos, në Spanjë dhe kohët e fundit një tjetër ekspozitë në Stamboll. Artani është ende i ri dhe sillet energjik, i papërtuar, sfidant. Artistin nuk e sheh kurrë të lodhur ose të dëshpëruar. Në portretin e tij gjen atë lirinë e gëzimit të jetës, dhe shumë etje për të zbuluar të bukurën, mandej për ta krijuar atë. Ai duket se është i shenjuar që në krye të herës të ketë talent e të shkëlqejë e ta shkëlqejë edhe tablonë. Gjithçka brenda tij është në lëvizje. Artisti nuk gjen dot prehje prej pasionit, ideve, vajtje-ardhjeve nga Shqipëria në Itali ku banon prej vitesh e anasjelltas. Po kështu ndodh edhe me pikturat e tij. Ato nuk gjejnë dot prehje prej ngjarjeve që lidhen me to, janë lëvizjet që transmetojnë së pari, janë ekspozitat, janë koleksionet, janë galeritë. Kaq aq shumë jetë piktorike në këto lëvizje dhe kjo mban firmën Artan Shabani. Veprat e tij për më shumë se një dekadë udhëtojnë kudo, ndërsa mësojmë se shumë të tjera i kanë “ikur duarsh” për të banuar në shtëpitë e adhuruesve të pikturës. Jo rrallë herë pikturat e tij janë blerë nga koleksionistë të njohur e disa të tjera janë në shtëpitë e njerëzve të famshëm. Piktorit shqiptar Artan Shabani i janë blerë vepra nga politikani Romano Prodi, apo aktori i shquar Franco Nero, e deri nga familjet miliardere italiane siç është familja Agnelli që ka blerë disa vepra të tij. Megjithatë pak flet për gjithë këto arritje, kupton në bisedat me të se ai beson se arti dhe artistët kanë lidhje me të ardhmen dhe e quan fisnike çdo punë që bëhet me art dhe për artin. Ai është njëkohësisht edhe themeluesi i një galerie shumë prestigjioze në Vlorë, e quajtur “Promenade Gallery”, e ngritur larg metropolit, Tiranës, por që ka një vizion interesant, së cilës i duhet për të pasur sukeses shija dhe intuita e hollë e tij. Është nga ata artistë që kanë shumë vizione në kokë, të cilat duke ndjekur nga afër bienalet, panairet, muzeumet e ndryshme, studiot e artistëve, jetët e artit arrin t’i bëjë sfidë brutalitetit të jetës së përditshme. Nuk është nga ata tipa që mbyllen në botën ose studion e tyre, atij i pëlqen bashkëpunimi me artistët me grupe grupe artistësh, riskon, rrezikon, por pas kësaj një gjë e mirë lë shenjë. Nganjëherë të duket sikur ai me brezin e tij kërkojnë të bëjnë epokë, sepse Artan Shabani beson se çdo epokë lulëzon nëpërmjet artit dhe mbyllet me mbarimin e tij. Me këtë stimë lëvizjeje dhe energjie në karakter ai është nga ata piktorë që kërkon jo vetëm stilizime, ngjizje, por edhe krisje në art. Tematika e veprave të tij pareshtur ndryshon. Arti i tij vjen nëpërmjet një transparence dhe ngjyrave shijuese. Nuk nguron të trajtojë gjthçka. Ka raste që edhe tema historike zë një vend jo të vogël, por megjithatë ajo serviret me misticizmin që zbret përmes frymës së njeriut, individit. Hera- herës Artan Shabani rreket të bëjë skulptura dhe instalacione. Pra është gjithmonë në kërkim të gjuhës eksperimentale në pikturë dhe të befason jo rrallë kur mjeshtërisht të pikturuara personazhet e jetës, portretet humane i qasen telajos si metamofoza që ruajnë një vual misteri. Para pikturës së Artan Shabanit të ndodh të ndihesh një spektator që shokohesh nga befasia e prekjes me sy, provokohesh nga joshja e “të ngrënit me sy” të llojit të ngjyrës e të çdo detaji që e zhbiron në zemër të telajos e kështu nis reflekton në bisedat imagjinare me artistin. Kjo jetë në pikturë dhe në shpirtin e Artan Shabanit e ka bërë atë të famshëm sot jo vetëm në Itali, mërguar prej vitesh, por në shumë e shumë vende e ngjarje të artit, të cilat do të na i rrëfejë në intervistën për gazetën “TemA”.

 

Zoti Artan, ajo që dimë për ju është fakti që jeni një piktor shumë i njohur, e tashmë ju jeni bërë me veprat tuaja nje"vizitor" jo vetëm i galerive në Shqipëri, Ballkan e Europë, por edhe në vende te tjera. Janë mbresëlënëse sukseset e tua, me çeljen ekspozitave në Itali,France, Principate te Monakos, Spanje, dhe kohet e fundit nje tjeter ekspozite ne Stamboll.

 

Falemnderit per vleresimin. Me vjen mire qe karriera ime si piktor vleresohet ne vendin tim, ne te cilin jam paraqitur si artist shume here me pak se gjetke. Eshte e vertete qe gjate udhes se karrieres sime si artist, karriere kjo e cila eshte zhvilluar kryesisht jashte Shqiperise, kam pasur fatin e madh te vleresohem dhe çmohem nga nje numer i madh koleksionistesh, profesionistesh dhe dashamires se artit te cilet kane besuar tek arti im dhe vazhdojne te me qendrojne besnike. Pra, çelesi i suksesit, nese do t'i referoheshim si sukses, eshte vazhdimesia e kesaj dashurie per punen time, gje te cilen e çmoj me shume se gjithçka tjeter.

 

Cilat jane mardheniet e tua me kritiken e piktures, me koleksionistet dhe galerite e artit ne vende te ndryshme te botes ?

 

Siç dhe e thashe me lart, kam pasur fatin qe marredheniet e mia me kritiken dhe profesionistet e artit, por edhe me koleksionistet dhe artedashesit e piktures, t'i kem te shkelqyera. Kjo marredhenie eshte ndertuar mbi baza te forta besimi dhe korrektese reciproke dhe eshte kjo arsyeja kryesore e jetegjatesise sime si artist. Eshte shume e rendesishme, bile do te thosha kapitale te mos zhgenjesh askend ne > rreth njezet vjet karriere. Historite dhe marredheniet e bukura jane ato qe i rezistojne kohes, te shkurtrat zakonisht klasifikohen si  gabime gjate udhes.

 

Ju jeni njëkohësisht edhe themeluesi i një galerie shumë prestigjioze në Vlorë, Promenade Gallery, e ngritur larg metropolit, Tiranës, por që ka një vizion interesant dhe anëtarë artistë shqiptarë e të huaj. A mund të na tregoni se e kujt ishte ideja e ngritjes së kësaj galerie në qytetin tuaj të lindjes dhe si funksionon ajo aktualisht.

 

Falenderoj per vlresimin e galerise. Ideja per te hapur nje galerie bashkohore ka qene nje ide fikse prej shume vitesh. Qyteti i Vlores kohet e fundit e ka pasuruar atmosferen artistike dhe kjo me bindi ende me shume qe te investoja pikerisht ne kete qytet. Ne gjykimin tim Vlora eshte nje qytet me potencial te jashtezakonshem, fale bukurise dhe pozicionit te saj gjeografik, por fale edhe historise se saj te pasur. E kam permendur gjithnje qe te investosh ne art eshte nje kundershtim i "pershtatjes me rutinen" qe here here ndodh ne brutalitetin e jetes se perditshme. Sigurisht investimi ne art eshte ende nje nocion elitar i cili mbetet ende i lokalizuar tek nje shtrese sociale e privilegjuar. Por, nderkaq, arti ne vetvete eshte demoktatik dhe mundeson komunikim te lire me kedo. Nderkaq, themelimi i nje galerie eshte diçka qe ndoshta ne aparence duket i lehte, por ne fakt ajo çka lipset per nje ndermarrje te tille eshte mbi te gjitha intuita dhe nje vizion artistik, te cilet kultivohen duke investuar ne njohje dhe duke ndjekur nga afer aktivitete si, bienale, panaire, muzeume te ndryshme, studiot e artistave etj.

 

Çfarë rëndësie ka për ju një ekspozitë në Turqi. A ka ndryshim ekspozimi juaj në këtë shtet nga shtetet e tjera të botës ose të Europës?

 

Rendesi te jashtezakonshme,si gjithe ekspozitat e tjera. Per sa me takon, çdo ekspozite eshte e rendesishme per vete faktin se eshte ballafaqim, nje forme pra komunikimi me publikun. Ekspozita ime ne kryeqendren artistke te Stambollit, Beyoglu, dhe pikerisht ne Galerine Mavi Kum, eshte ballafaqimi im i pare me publikun kozmopolit te ketij qyteti perrallor, publik ky i cili ka nje sofistikim shekullor per nga pikpamja artistike, fenomen ky me se natyral duke pasur parasysh rendesine kapitale te ketij qyteti gjate gjithe koherave. Pra, paraqitja per here te pare ne kete qytet realisht nje sprove artistike. Pregatitja e kesaj eskpozite kerkoi rreth nje vit pune serioze dhe suksesi i saj u arrit fale bashkepunimit me nje nga profesionistet me te respektuara te artit pamor qe une njoh, me te cilen kam pasur rastin te bashkepunoj disa here.

 

Me cilin nga ciklet krijuese do të prezantoheni dhe mbi çfarë vizioni janë krijuar veprat e ekspozitës së Stambollit?

 

Per kete ekspozite te pare ne Stamboll u pa e arsyeshme qe te paraqitej nje pjese e ciklit tim " Homo Balkanicus", por jo vetem. Perzgjedhja e puneve eshte bere mbi bazen e idese se kuratores se eskpozites, « Foreigners, ma non troppo - Te huaj, por jo shume », ide e cila, duke u nisur nga nje loje fjalesh me terminologji muzikore, e merr si te mireqene faktin se publiku stambulliot eshte i familjarizuar me shqiptaret dhe Shqiperine, te cilet edhe pse nuk jane vendali, mbeten gjithsesi jo edhe aq te huaj per nje vend si Turqia dhe kjo fale lidhjeve tona shekullore te mirenjohura.

 

Jetoni prej vitesh në Itali dhe jeni një djalë modern në koncepte dhe mënyrën e jetesës, ndërsa në pjesën më të madhe të veprave tuaja, skena e artit është larg realitetit ku jetoni. Jo rrallë herë shfaqet një regres nostalgjik, tepër nostalgjik në mendim e shije. E kam fjalën për ciklin njeriu i Ballkanit, ose « Homo Balkanicus » që e  titulloni ju. A mund të na thoni cili është receptimi i kësaj gjendjeje piktorike që ju shfaqni në pikturë me ngjyrë të bardhë?

 

Ekziston në pikturen time te viteve te fundit një fill lidhës që është "Homo Balkanikus". Pikerisht gjate ketij cikli kam perdorur jo rralle monokromatine, e mbajtur zakonisht me te bardhe, me sfumatura graduale te grise deri ne te zeze ,referime dhe trajta të qarta dhe mjaft thelbësore të karakterit te shqiptarit ne gjykimin tim si artist.

 

« Njeriu i Ballkanit » brenda vetes përmban një energji të madhe vitale shume te spikatur. Jetojmë në një kohë që ka për qëllim homogjenizimin e njeriut, dhe për aq sa mundem kerkoj të nxjerr ne pah veçantine e kultures nga e cila vij. Kjo eshte esenciale per nje artist, veçoria qe ai perfaqeson. « Njeriu i Ballkanit » është një studim piktural, nuk eshte thjesht nje pranim i tendencave te modes ne art, por si nje rezultat i njesise pesonale.

 

Gjatë rrugës suaj në art, kur dhe ku janë shfaqur kthesat e fuqishme, më tepër në stil, në ngjyrë, në koncepte, apo në tematikën e pikturës?

 

Do te thoja ne koncept dhe ne tematike. Ndersa stili kultivohet me ngadale dhe sigurisht eshte pjesa artizanale ajo qe i jep karakter dhe veçanti. Koncepti dhe tematika jane pjeset e evolucionit ideor dhe shpirteror ne kohe dhe hapesire dhe nuk mundem t'i ndaj kaq lehte ne kategori. Kthesat e mia nuk kane qene te fuqishme pra, evolucioni im ka qene i natyrshem ne raport me idene dhe gjendjen time shpirterore ne nje vend dhe kohe te caktuar, te ndikuar nga vete personaliteti im.

 

Per konceptin ne art kane shkruar shume filozofe e kritike. Besoj se eshte me e vendit qe t'u lihet atyre te flasin per kete fenomen qe i kalon kufijte e te prekshmes.

 

Cilat janë marrëdhëniet e tua me ngjyrat. Cilat dashuroni më tepër dhe në cilat forma shfaqen ato?

 

E kam te pamundur te diskriminoj ngjyrat. Raporti im me ngjyrat eshte vital sepse une komunikoj me to. Nuk mundem t'i ndaj ne ngjyra pak te preferuara, pak te dashura, apo te shemtuara. Ngjyrat per mua jane si germat, te duhen te gjitha per te thene ate qe deshiron te komunikosh. Edhe ato ngjyra qe ne pamje te pare shfaqen si jo shume te joshese, jane ngjyra qe ne je moment te caktuar te ndihmojne per te perçuar nje emocion. Pra, t'i diskriminosh, nuk me duket e vendit.

 

Cila nga ngjyrat që ti përdor është ngjyra e filozofisë tënde, ngjyra e mendimit mbi jetën dhe mbi botën?

 

Kur behet fjale per ngjyrat e filozofise te mendimit tim, jetes dhe botes ne teresi mund t'ju them se ngjyrat jane nga me te larmishmet, ndoshta shpesh here edhe ato nuk mjaftojne per te shprehur gjthçka. Ne kete rast te veçanten e krijon detaji i cili karakterizon kompozimin e formes me ngjyren.

 

Do te thoja qe e veçanta ne pikturen time eshte shqiptariteti im, identiteti dhe mitologjia shqiptare, te cilet ne aparence ngjasojne disi me ato ballkaniko-heleniste, por ne te njejten kohe jane shume te ndryshme dhe unikale. Kerkoj tek e veçanta e filozofise sime komunikimin dhe ndjesine e vlerave te menduara, te deshiruara, qe nje veper te reflektoje si eshte formuar kultura dhe ideja per artin. Arti ka kerkuar gjithnje te shprehe ne imazhe raportin kozmik dhe absolut, duke ndertuar idealisht nje qender dhe kjo eshte e mundur kur arti eshte i sinqerte.

 

Cila nga ngjyrat që ti përdor është ngjyra e dashurisë dhe cila është ngjyra e erosit?

 

Do te thoja ngjyra velature, mbasi ka nje trasparence e cila komunikon me ndjeshem dhe me delikatese. Ndersa per rastin e dyte do te thoja gama e ngrohte e te kuqes ne vishnje te thelle, por do te shtoja qe çdo artist ka menyren e vet te ndjesise se ngjyres dhe ndjenjes. Si artist mbetem gjithnje ne kerkim dhe ne eksperimentimin e ngjyres dhe teknikave te ndryshme,kjo krijon nje pasuri te eksperiences dhe gradualisht zhvillimin e personalitetit artistik.

 

Pak ditë më parë në Galerinë Kombëtare të Arteve ju bletë punën e një artisti tjetër, të Leka Tasos, ishte tabloja "Pijetari". Çfarë ju tërhoqi në kaq shumë në veprën e një artisti, me një stil te ndryshem nga juaji?

 

Puna e Tasos me pelqeu dhe deshirova ta kisha pjese te koleksionit tim se bashku me nje mori punesh artistesh te tjere. Shpresoj qe te mos e jete kjo e vetmja pune nga artisti ne fjale. Mendoj se artiset duhet te krijojne natyrshem nje koleksion nga pune te kolegeve ashtu siç dhe ka qene gjithone sepse nuk ashte aspak e jashtezakonshme qe artistet te bljene ose shkembejne pune me njeri tjetrin.

 

Kur një artist, ose piktor blen një vepër tuajën, si silleni me të në marrëdhënie me çmimin real që ka vepra dhe si ndiheni në këtë rast.

 

Jam padyshim tolerant persa i perket marredhenies se vleres se punes kur behet fjale per kolege. Vleresimi, xhesti dhe deshira per te pasur pune ne koleksionet e kolegeve jane me te rendesishem se sa vlera materiale. Ky eshte fenomen me se i natyrshem.

 

Cilat janë relacionet që mbani me Shqiprinë, me institucionet e saj të kulturës, ndërkohë që rruga e gjatë e karrierrës suaj është "shkruar" në Itali?

 

Duke jetuar jashte Shqiperise i kam hasur rendom stereotipet tona institucionale me te cilat ndeshemi dhe që ne mentalitetin e tyre e inkuadrojne artin tonë ne sektorin e kulturave margjianle. Mund te them se realiteti institucional shqiptar per sa i perket kultures eshte i veshur nga nje vello e opake prekonceptesh, mungese dinamizmi dhe vizioni. Institucionet e kultures dhe ato te diplomacise kulturore duhet te dinamizohen, te kerkojne dhe sigurisht te jene pararoje ne ndertimin e imazhit i cili eshte ne levizje permanente. Sigurisht qe kjo ne rradhe te pare do te thote qe perparsi duhet t'i jepet trajnimit te personelit te punesuar ne institucione kulturore dhe keta punonjes me intuite e ide te qarta duhet te punojne per te trajtuar imazhin e artit dhe kultures shqiptare.

 

Nderkaq, nga Shqiperia kane dale jo vetem artiste por edhe profesioniste ne fushen e artit te cilet e kane ndertuar karrieren e tyre jashte realitetit shqiptar dhe eshte per te ardhur keq qe gjithe ky asenal qe perben pasuri per Shqiperine nuk kanalizohet per te potencuar kulturen dhe artin shqiptar ne rrang institucional shteteror.

 

Kete do ta quaja militantizem artistik dhe per kete lloj militantizmi kane shkruar dhe kritike arti si Stefano Zecchi, Vittorio Zgarbi, etj, Pra, nuk eshte fenomen i panjohur, perkundrazi eshte nje fenomen i cili eshte i domosdoshem dhe me se i natyrshem.

 

Afërsisht sa vepra kanë blerë italianët me firmën e piktorit shqiptar Artan Shabani?

 

Eshte e veshtire te njoh numrin ekzakt te puneve te cilat gjate viteve jane shperndare ne koleksione te ndryshme, por do te thoja qe eshte me e rendesishme per artistin jo numri i puneve, por prestigji i vendeve ku ato ndodhen te ekspozuara.

 

A keni dëshirë të kujtoni hapat e parë në karrirrën tuaj, si nisi fama juaj, cila vepër ose cili nga ciklet piktorike u bë shkak?

 

Fillimet nuk jane te lehta dhe hapat e pare ne karrieren artistike jane si ato te nje femije i cili kerkon te mbaje ekulibrin dhe kur rrezohet kerkon te mbahet e te vazhdoje te eci me kembet e tij. Fama eshte fjale e madhe. Ajo arrin pa kuptuar, por eshte e veshtire ta mbash ate, pasi arritja e fames nuk eshte finalitet. Eshte emri i mire i artistit qe i rreziston koherave çmimi i vertete i fames dhe i vlerave te tij. Piktore qe kane qene inkurajues dhe qe une kam mesuar prej tyre jane Xhorxhi Fore Tralo i cili me dashuri dhe durim me mesoi hapat e para ne pikture, me vone kane qene dhe artistet si Jonuzi, Dine, Sassu.

 

Meqë ra fjala, a mund të na thoni se a cikle piktorike, zhanre apo zeje të artit keni nxjerrë në dritë deri më sot?

 

Ciklet kane qene te ndryshme ne periudha te ndryshme. Por po veçoj ketu ciklin "mediterraneo" me peisazhe mesdhetare nga Spanja, Italia, Franca, Malta, Shqiperia, Greqia e Portugalia. Cikle te tjera kane trajtuar seri me figura nga kulturat afrikane apo nje cikel me teme muzikore. Cikli i fundit eshte "Homo Albanicus" me serine Monokromakia.

 

Cili person apo galeri mban sot pikturën tuaj më të mirë?

 

Nje nga punet me te mira nga cikli « mediterraneo » gjendet ne koleksionin permanent te Pohjanman Muzeumit ne Finlande. Nga cikli muzikaliteti ne pikture, nje pune shume e spikatur gjendet ne koleksionin privat te familjes Aimer Mecenates.

 

Punet e ciklit « Homo Albanicus » dhe « Homo Balcanicus » ndodhen ne vende te ndryshme dhe eshte e vshtire qe te them kush ka punen me te mire. Mund te permend qe nje pune e rendesishme eshte ne koleksionin privat te familjes se kontit Durazzo ne Monte Karlo. Nderkaq, do te deshiroja qe me e mira te ishte ne nje muzeum shqiptar.

 

Cili person apo galeri mban sot pikturën tuaj më të keqe?

 

Sigurisht qe ne se kam te tilla, qendrojne tek une dhe nuk dalin....

 

Cili person apo galeri mban sot pikturën më të dashur, që s´do të donit kurrë ta shisnit?

 

Sigurisht qe kete pune e mbaj e dhe nuk e shes....

 

A keni riblerë ndonjë nga pikturat e shitura kohë më parë?

 

Kam blere disa dhe jam teper i interesuar te riblej te gjitha punet e viteve te liceut. Jane peisazhe nga Narta, nga Uji i Ftohte, natyra te qeta e portrete modelesh. Kushdo qe i ka keto pune mund te me kontaktoje per te trajtuar çmimin tek kjo adrese. info@thepromenadegallery.org

 

Çfarë të bën më shumë emocional në jetë? E reja, gjithçka e re eshte interesante dhe emocionuese; nje pikture e re, nje peisazh i ri, nje qytet ende i pashkelur.

 

Kur bëhesh më shumë deklamativ ose patetik?

 

Une jam artist dhe si i tille nuk mund te mos jem patetik dhe deklamativ. Potencimi i gjendjes ndihmon te komunikosh nje ide ose nje emocion. Nuk njoh artiste qe u mungon patetizmi. Vuajme te gjithe nga kjo semundje.

 

Kur bëhesh më shumë melankolik?

 

Kur largohem nga Shqiperia dhe kur perfundoj nje ekspozite.

 

Çfarë është një grua për ty në pikturë dhe cfarë është një grua për ty në jetë?

 

Ne pikture eshte nje muze frymezuese. Ne jete eshte si ne pikture, por me e nderlikuar.

 

Kur ju udhëtoni me ekspozita në vende të ndryshme të botës, sa të pranishëm janë gruaja dhe djali juaj i vogël. A janë ata pashmangëshmërisht të lidhur ose të varuar nga karriera jote?

 

Do te thoja qe ne te shumten e rasteve jane te pranishem, kjo sipas distances dhe munesive. Femijet e vegjel te kushtezojne sidomos ne levizje, por bej ç'mos qe te jene prezente dhe sigurisht qe jane te lidhur sepse jetojne me ritmin tim.

 

Vizitoni: www.thepromenadegallery.org



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora