E marte, 23.04.2024, 09:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (3)

E shtune, 21.11.2020, 06:57 PM


Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (3)

NGA DR. NUHI VESELAJ

III. PAS L2B NË SHQIPËRI, ALLAPARTIZANÇE, ME STIMULIMIN E STANDARDIT MBI BAZË TË TOSKËRISHTES U BË RRËZIMI

I GEGNISHTES DHE ZHDUKJA E PASKAJORES

Nuk asht kulturë me prishë atë që e ndërtuen shekujt!  (A. Z. Pllumi)

Sihyrje

Pas LDB Shqipëria sapo e çliruar me forcat e veta partizane të udhëhequra nga Partia komuniste, kishte shumë halle siç ka çdo vend i dalë nga lufta. Po kjo përveç shembjes ekonomike, skamjes së trashëguar, deri edhe në mungesë buke, kishte edhe probleme të rregullimit politiko-shoqëror.

Meqë fuqitë e mëdha fitimtare Perëndimore kundër nazo-fashizmit Shqipërinë e lanë në sferën e interesit Lindor, atëherë pushtetarët e rinj vazhduan dhe ntrashën raportet ideopolitike e ekonomike me jugosllavët prej nga morën mësime për themelimin e shtetit monist dhe së andejmi po nga ndikimi jugosllavo-rus morën përvojën si mbahet e ushtrohet pushteti i shtetit monist komunist. Dhe ky ishte një fat shumë i rëndë për klasën kulturo-intelektuale të vendit, elitë kjo e shkolluar në botën perëndimore, ngase e kishin vështirë të pranonin atë ndikim që përfaqësonte krejt tjetër sistem ideologjik e organizimit arsimo-kulturore shoqëror kombëtar. Sidoqoftë, meqë në këtë fazë ndikimi kulturo-politik jugosllavo-rus nuk mund të frenohej dot, shumë prej tyre pësuan, por në një mënyrë, në atë drejtim, pësoi edhe kultura shqiptare. Ndër të tjera pësoi cilësia e mësimdhënies në shkolla si edhe kultura gjuhësore. Pushtetarët e rinj udhëheqës ushtarak e partiash ktyesisht nga zona jugore (toskë) morën tagrin në dorë edhe për politikën e standardit gjuhësor. Kështu, që në fillim me fuqi pushteti allapartizançe bën të ndryshojë baza e standardit ose e gjuhës zyrtare, që ishte kryesisht mbi bazë gegnishte, tani u kanalizua dhe dhe filloi së praktikuari zyrtarishtja mbi bazë të toskërishtes. Me fjalë të tjera me veprime allapartizançe përzier me ca trashëgimi allashqiptarçe si ajo”mëhypethypa” u rrëzua gegnishtja dhe po ashtu, duke mos e njohur autonoma kuptimore dhe roli i saj historik e aktual në shqipen globale fatkeqësisht u plandos në pus pa fund paskajorja e  mirëfilltë.

Sidoqoftë, sapo e cekëm fjalë-termin veprime allapartizançe, që nënkuptom një varg veprimesh si veprime allashqiptarçe që karakterizohen me një ndjenjë vetëkënaqësie e guximi që jep ndonjë fitore rasti. Në 6ë vërtetë  këso veprime  te entuziazmit fillestar pothuajse u bënë të zakonshme gjatë tërë periudhës së monizmit, prandaj në këtë krye e pamë të arsyeshme që këtë çështje në kontekst me standardin e shqipes tasqarojmë në dy pika, që po i shprehim në formë pyetjesh:

së pari, me çfarë kuptimi përdoret fjalë termi “veprime allapartizançe”  në këtë  punim dhe së dyti, si është vepruar allapartizançe jo pa sukses me tismbulojen e standardit të rinj ndaj  gegnishtes dhe konkretisht ndaj pjesore-paskajores së përjashtuar.

I. Ç’ kuptojmë me  fjalë-termin “veprime alaparzançe” në këtë punim?

Me fjalëtermin allapartizançe apo me sintagmën “veprime allapartizançe” ndaj standardit dhe në përgjithësi në këtë punim kuptohet një mënyrë veprimi ”jo gjithnjë e rregullt dhe e organizuar medologjikisht me rreptësi e akribi shkencore, po me metoda e forma të rastit, duke i zëvendësuar disa nga vlerat morale, edukative, arsimore e shkencore me arsye a direktiva të sajuara politikisht ad hoc, sipas platformës ose interesave partiako-shtetërore të ngutshme që ndërlidheshin me udhëheqësit e sistemit socialist të partizanisë, të cilët pas fitores në frontin e luftës nuk i lëshonin kallashët nga dora, duke e pasur si parim luftën e klasave si doktrinë q[rrjedhojë kishte me çdo kusht mos me lëshue nga dora kapjen dhe ruajtjen e pushtetit. Dhe kështu në Shqipëri u formua shteti monist që mbështetej disiplinisht nga fronti i gjerë i cili quhej Fronti  popullor, që ishte në shërbim të Partisë, e cila faktikisht si pushtet propagandisht zotohej për ardhmerinë e lumtur masave punonjëse, të klasës punëtore e fshatare dhe në veçanti të rinisë revolucionare, e cila me Partinë po e merrte fatin në duartë e veta, nën ndriçimin e rrugës me mësimet e marksizëm-leninizmit.

Pra kështu me këtë entuziazëm  filluann e vazhduan së zbatuari edhe  veprime allapartizançe, veprime këto që zbatoheshin me direktiva partiake që kishin vlerë mbase edhe më tepër se ligjet e shtetit dhe ato të përgjithshme humanitare universale.

Sidoqoftë, në këtë punim nuk kuptojmë as gjithçka të keqe as gjithçka të mirë, ngase në monizëm, veç asaj që servohej si e mirë, s’kishe çfarë të zgjidhej tjetër. Ç’është e vërteta, me veprime të tilla, edhe pse me direktiva allapartizançe, me shumë mund e sakrifica mbinjerëzore në ato fille pas çlirimit, edhe pse brenda kampit socialist, u sigurua njëfarë sovraniteti i shtetit me kufij të garantuar, madje ndërkohë për mbijetesë u ndërmorën dhe vërtet u kryen vepra të mëdha. U bënë pyllëzime masive. U fitua tokë buke nga tharja e kënetave. U ndërtuan hidrocentrale. U pjesë vendbanimesh në fshatra e qytete. U rregulluan skele e baza detare ushtarake e tregtare etj.. U bë ngritje edhe në pikëpamje kulturo-arsimore, u shrrënjos analfabetizmi, u hapen shkolla të larta e universitete etj. Me një fjalë Shqipria u bë shtet si ca shtete të tjera. Prandaj, themi se nuk duhet konsideruar se çdo vepër e kryer allapartizançe ishte e dëmshme kombëtarisht. Duhet ditur se në ato rrethana pa disiplinë të çelniktë, pa organizim të fortë politiko-ushtarako-shtetëror dhe pa ndihmë ekpertësh nga brenda dhe jashtë nuk mund të sanohej vendi nga pasojat e anarkisë primitive para e gjatë luftës. Edhe pse më e madhe ishte propaganda se puna e fitimi, megjithatë pati përparime me interes shtetëror, kombëtar e ndërkombëtar.

Por gjithsesi gjatë asaj periudhe krahas veprimeve allapartizançe pozitive, u bënë edhe disa veprime jo bash të mira. Kështu, në vend që të shfrytëzoheshin resurset e shumta në të mirë të ngritjes së natyrshme kulturore dhe të arritjes së mirëqenies jetësore-ekonomike me konkurrencë lojale, me bashkim vullnetar forcash për e me fitime materiale e etiko-morale etj., u bënë edhe gabime aq të rënda në veprime allapaertizançe, si rrjedhojë e të cilave ende shpirtërisht e ekonomikisht po vuan popullata shqiptare, siç ishte ndërkohë lufta kundër lirisë së fjalës e fesë dhe shuarja e pronës private me kolektivizime të dhunshme, me kooperativa politike fshatare etj.

Madje një veprim i tillë i dëmshëm allapartizançe në vijë të kulturës gjuhësore ndodhi, pikërisht me përmbysjen ose rrëzimin e standardit gegnisht të ”gjuhës së pavarësisë” në vend të përpunimit e përplotësimit të saj me prurje të reja e përvetësim vlerash nga dialekti tjetër - tosknishtja, pasi pothuaj në atë kohë gegnishtja ose elbasanishtja me disa përmirësime kishte arritur të funksiononte si gjuhë zyrtare (letrare) kombëtare. Në këtë kontekst ne e quajmë lajthitje të rëndë në veçanti jo aq pse u bë rrëzimi i gegnishtes me marrëveshje në ndonjë pikë, po pse u bë asfiksimi ose hedhja në pus pa fund të paskajores së mirëfilltë, e cila që nga lashtësia, si formë ndërlidhëse themelore e sistemit gjuhësor foljor e emëror ishte shtyllë kurrizore që më parë dhe ndërkohë ishte në shërbim të dy koineve të njohura të shqipes: gege e toske.

Nuk dimë këtë rast sa u shfrytëzua ai kriteri i thjeshtëzimit i praktikuar jomirë nga Komisia Letrare e  Shkodrës, e cila nuk e mori parasysh ose e la atëherë në gjysmë trajtimin e sistemin foljor, sidomos pjesën e shumëndryshuar nga rotacizmi, nën ndikimin e greqishtes apo edhe bullgarishtes më vonë (sa i përket paskajores me pjesore të shkurtë), por tashti, është e vërtetë se me urdhër të natyrës allapartizançe të ministrit të propagandës, natyrisht me shenjimin e lejuar politik më parë si direktivë nga kreu parti-shtet, u ndalua gegnishtja me paskajore, pjesorja e shkurtë gegnisht e toskërisht (punue/punua)  e në vend të saj u instalua toskërishtja vetëm me pjesore të zgjeruar punuar, deri atëherë variant i lirë pordorimi, por jo i përshpallur zyrtarisht si trajtë e vetme përfaqësuese.

Ç’ëshë e drejta, asokohe në Shqipëri ekzistonte atmosferë e tillë, sa që nuk ishte i mundshëm as ndonjë reagim spontan, sepse ministri tjetër pasues, (si drejtues i departamentit shkencor) tërhiqte vërejtjen se askush nuk mund të jetë kundër derektivave  të partisë. Megjithatë, meqenëse gegnishtja ishte lis i madh, rrëzimi tij me një të rëne sopate a prerje skalperi alapartizançe nuk shkoi si në vaj, prandaj nga pushteti u caktuan edhe ekspertë gjuhësorë që do ta lehtësonin punën që në mënyrë më normale të  kryhej një zbatim të tillë. Sidoqoftë, si rrjedhojë, e të rameve të tilla sopate fillimisht u shitua përnjëmend vetëm paskajorja  e mirëfilltë, zemberleku i kodit zyrtar deri atëherë në fuqi, formë a mënyrë kjo, e cila për nga vlera mund të krahasohet me shtyllë a palcë korrizore të atij organizmi gjuhësor – standardit të shqipes mbi bazë të gegnishtes.

Për mendimin tim pra i vetmi lëshim i madh gjuhësor allapartizançe i bërë në fillim ishte qëndrimi ndaj paskajores, e cila nuk është dashur të preket si shenjë dialekti, madje për mendimin tim ka mundur mundësi që ndërkohë të rehabilitohet po allapartizançe, por ngjau e keqja atëherë si sot se pikërisht për paskajoren e gjuhës shqipe rreth vlerave të saj mungonte dija,u krahasuar se paskajoret e zhdukura të gjuhëve të huaja, apo jo! Dhe si rrjedhojë, prandajarbitrarisht mbeti jashtë standardit dhe ende fatkeqësisht qëndron, por shpresojmë vetëm edhe për shumë  pak kohë.

b) Rreth hapërimit po allapartizançe të standardit të rinj dhe tismbulojat

ndaj gegnishtes, konkretisht ndaj pjesore-paskajores së përjashtuar

Sido që të këtë qenë, mirë e jo bash mirë, keq e jo bash keq, krejt kjo periudhë rreth rrëzimit të gegnishtes me paskajore me+pjesore dhe fuqizimit jo pa sukses të standardit të ri mbi bazë të toskrishtes pjesore-paskajore të mirëfilltë, do të trajtohet në vijim, sipas këtyre dhjetë pikave:

së pari, përpjekje e pasukseshme për shpëtimin e gegnishtes pa paskajore në dy ortografitë e Tiranës 1948 dhe 1951;

së dyti, përpjekje e natyshme, por pa kompetencë ndërkoenizuese, për shpëtimin e paskajores në Ortografinë (gegnisht) të Prishtinës 1952;

së treti, është mjaft me interes prania e paskajores së mirëfilltë në sqarim zërash në FGJSH 1954;

së katërti, rreth pranisë së pjesores gege pa paskajore në Ortografinë e Tiranës 1956;

së pesti, rreth pranisë enorme të paskajores në Ortografinë e Prishtinës 1957;

së gjashti, paskajorja edhe pse në numër të reduktuar kishte prani të kosiderueshme në  Ortografinë e Prishtinës 1973;

së shtati, Oho-ja politike në Kosovë, jehu i Projektit të drejtshkrimit të Tiranës 1967 dhe Konsulta gjuhësore e Prtishinës 1968,

së teti,  Kongresi i Drejtshkrimit1972 me Rezolutën e miratuar, sforcimi i standardit  mbi bazë të toskërishtes dhe shpallja e njësimit të gjuhës letrare kombëtare shqipe pa paskajore;

së nënti, pjesore-paskajorja dhe zgjedhimi i foljeve të shqipes në ballafaqim përkim-ndryshim pjesoresh gegnisht-tosknisht para dhe pas viteve 1968/1972 dhe sfidimi i sotëm

së dhjeti, rritje e autoritetit të kodit të Kongresit të Drejtshkrimit 1972 me  kompletimin e shtyllave kryesore profesionale përforcuese të standardit suksese të shqipes letrare kombëtare pa paskajore.

Të ndjekim tashti trajtimin e fakteve me radhë sipas pikave të sapocekura.

1) Përpjekje e pasukseshme për shpëtimin e gegnishtes,

në dy ortografitë e Tiranës 1948 dhe 1951

Pra rrëzimi i ish standardit mbi bazë të gegrishtes ose të gjuhës zyrtare të pavarësisë, më 1945-1947 në Shqipëri, ku mori goditje fatale paskajorja e mirëfilltë me +pjesore, dhe nuk u mëkëmb më, vërtet ishte dëm i bërë në mënyrë alapartizançe pa u pleqnue fare paraprakisht nga ndonjë organizëm profesional, por meqë çështja e dialektit të gegrishtes ishte problem shumë i madh, qeveritarët e panë të nevojshme që taktikisht ta vënin nën kontroll situatën. Kështu, më 1947, dy vjet pas rrëzimit alapartizançe të gegnishtes, ngarkuan gjuhëtarët e njohur, konkretisht: profesorët e autoritetshëm: Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej e Kostaq Cipo, që ishin bartës e kontribues të suksesshëm të mbarëvajtjes edhe të elbasanishtes, gjuhës së pavarësisë ose të ish standardit zyrtar të gjuhë letrare mbi bazë të gegnishtes (1917-1945), por që tashti vullnetarisht me direktiva duheshin ta përpunonin standardin e ri, mbi bazë toskërishte, duke e krahasuar nën hije me të përparshmin.

Dhe kështu ata si u zbutën filluan punën sipas angazhimit të marrë me direktivë që t’i siguronin pushtet-shtetit të ri një gjuhë zyrtare të re mbi bazë toskërishte. Meqë ata me dhjeta vite e kishin dhe ende kishin në përdorim gegnishten letrare, lidhur me ndonjë rezistencë të fshehur të tyre nuk dimë, por dimë se në Fjalorin serbokroatisht–shqip 1947, edhe pse trajtat e fjalëve të gegnishtes ende shënoheshin kryesisht si sinonime ndaj atyre të  toskërishtes, nuk del i shënuar asnjë shenjë-sqarim me paskajore. Pikërisht këtë gjendje pa paskajore me pjesore të shkurtë me përparësi trajtash të toskërishtes ndaj gegnishtes e ndeshim edhe në Ortografinë e parë pas Çlirimit,  shkruar gegnisht nga A. Xhuvani (1948), ku veç trajtë-foljes me qenë janë shënuar në një paragraf  këto 6 paskajore: me fsha, me ba, me vra,  me rra, me me, me hy(!) - theksi hundor i zanoreve të fjalëve të tilla sipas rregullit në toskërishten tash zyrtare, zëvendësohej me –Ë. Ndërkaq në përpunimin e kësaj ortografie më 1951 nga i njëjti Komision, por tani shkruar toskërisht nga Kostaq Cipo, shënohen vetëm këto dy paskajore: me fsha, me ba.

Kështu ishte demokracia socialiste, Xhuvani si elbasanas me dorë të vet shkroi gegnishten letrare pa paskajore, dmth, ishte bindur që me vullnet të pranonte përmbysjen e normës standarde mbi bazë të gegnishtes elbasanase, të cilën mbi 30 vjet e kishte përpunuar, rekomanduar e zbatuar, apo jo?! Ndërkaq, Kostaq Cipo, po elbasanas, me vullnet e dëshirë tash i avancuar kryetar Komisioni, shkroi vetëm në toskërisht. Kështu në këto dy Ortografi të gjuhës zyrtare shqipe vazhdonte të mos shënohej fare paskajorja, madje që nga ortografia e K. Cipos e në vijimsi as gegnishtja letrare.

Sidoqoftë, kjo ortografi e Cipos ose kodi i saj toskërisht në vitin 1952, do të arsyetohej shkencërisht në dy Tubime të organizuara nga Shoqata  e Shkrimtarëve të Shqipërisë, ku ishin të ftuar edhe gjuhëtarët hartues të asaj ortografie. Kjo bëhej, nga organizmat zyrtarë, për t’u dhënë tubimeve të tilla gjoja legjitimim demokratik shkencor. Natyrisht, pasi toskërishtja tashmë dilte e favorizuar, i vetmi që tentoi së paku ta nxirrte nga pusi i hedhur paskajoren e mirëfilltë, ishte elbasanasi Dhimitër Shuteriqi, i cili jo në emër të gegnishtes (ishshqipes zyrtare), por në emër të gjuhës propagandistike të kreut të Partisë, i cili gjatë Luftës dhe e kishte përdorur në gjuhën e shkrimit.  Po, sidoqoftë, as ky tentim i Shuteriqit nuk pati kurrfarë suksesi, pra, si duket, jo me fajin e kreut të Partisë, ngase ai e përdori paskajoren e mirëfilltë gjatë tërë jetës së tij, por nga poltronët gjuhëtarë e intelektualë miopë dhe alapartiashët përgjegjës pa njohuri standardologjie, të cilët e shfrytëzuan po kriterin e thjeshtësisë rreth synimit të një gjuhe zyrtare, tash mbi bazë të tosknishtes, në të cilën, si veçori e dialektit tjetër të rrëzuar. nuk bënte pjesë paskajorja e mirëfilltë.

2) Përpjekje të natyrshme për ruajtjen dhe kultivimin e paskajores

së mirëfilltë në Ortografinë e Prishtinës 1952

Të shohim tashti çfarë ndodhi me paskajoren në standardin e shqiptarëve gegërishtfolës në Kosovë (Jugosllavi), ku pas L2B, vazhdonte të respektohej standardi zyrtar i mbetur nga shqipja e pavarësisë që nga vitet 1941-1945 mbi bazë të gegnishtes. Kështu në  Ortografinë e vitit 1952 të Prishtinës dalin  të shënuara këto 19 paskajore:

me vu re, me përgjithësue, me bashkëpunue, me  shti,  me ringjallë, me trajtue, me përdorë,  me krijue,, me mbajtë,  me pasë,  me botue, me çfratësue,   duhet me i botue; me i prishë,  me i marrë, me shfrytëzue, për me u përdorë, kanë me pasë, me lëvrue,  me lëshue,

Siç po shihet në të gjithë shembujt respektohej trajta e shkurtë e pjesores së paskajores, e  formëzuar në KL të Shkodrës.

3) Raste të paskajores së mirëfilltë në FGJSH 1954

Fjalorin e gjuhës shqipe  1954, për befasi ndeshim në diçka të papritur. Në këtë Fjalor, pra, befason për të mirë fakti se hartuesit a dy ortografive të para, siç ishin gjuhëtarët tanë të njohur si K. Cipo, E. Çabej, A. Xhuvani, të cilën së andejmi e anashkaluan paskajoren, tani si hartues apo udhëzues të këtij Fjalori drejtuar po nga K. Cipo, edhe pse konstatonin qartë se gjuha zyrtare tashmë ishte toskërishtja pa paskajore,  këta si shkencëtarë të vërtetë siç ishin dhe që njihnin punë, mbase edhe me padjallëzinë e M. Domit, A, Krajnit dhe të gego-gramatikanit O. Muderizi, guximtarisht gjetën mënyrë që në tekstin sqarues të zërave, të fusnin jo vetëm afro 40 raste pjesoresh të shkurta gege. Ndërsa te folja  pres (me pre) ndeshim të dy pjesoret, të shkurtën gege   pre (me pre) edhe atë të toskërishtes prerë, te shembujt e mëposhtëm ndeshim vetëm pjesoren e shkurtë të gegnishtes:

pri (prij me pri, jo prirë), përnjekë (përndjek me përndjekë, jo përndjekur) tronditë (trondis me tronditë jo tronditur), rrëshqitë (rrëshqis me rrëshqitë jo rrëshqitur), dvetë (dves me dvetë  jo dvetur), ndjehë (ndjeh me ndjehë,  jo ndjehur) etj.

Ndërkaq, gjatë formulimeve të sqarimeve brenda zërave  ndeshim  përafërsisht nja 20 shprehje e idioma me paskajoren e mirëfillt: me+pjesore e shkurtë, si:

s’asht punë me luejtë,  merr me dalë po s’mundet; me u rrekëllye,  me hjekë,  mos me shkue, mos m’u shue nga faqja e dheut,  me i kapë majat, me u qepë,  me u bë lamë, me mëshi nga faqja dheut.etj.

Vërtet një guxim i tillë flet në atë regjim për shpirtin, mendjen dhe bindjen e formimin shkencor të tyre, ngase nuk ka qenë lehtë të veprohej asokohe ashtu kundër direktivës, kur pjesorja e shkurtë gege dhe paskajorja e mirëflltë ishin dëbuar nga standardi i shqipes nga ata kallasha-zyrtarë që kolliteshin edhe tani si autoritete. Me sa dimë ky edhe ishte rasti i fundit që në një tekst të tillë, fjalor normativ, të botuar në Shqipri të zinin vend shprehje gege me paskajore të mirëfilltë, apo jo?

4) Prania e pjesores së shkurtë (gege) pa paskajore

në Ortografinë e Tiranës 1956

Edhe Ortografisa e re e Tiranës 1956 si dy ortografitë e para 1948 dhe 1951 i jepte përparësi standardit mbi bazë të toskërishtes, por në njëfarë mënyre lihej liri sa për t’u kuptuar se gjoja  mund të përdorej edhe dialekti i gegnishtes, duke lejuar në ortografi edhe ndonjë trajtë gege, por jo paskajore. Kështu ndodhi edhe në Ortigrafinë e viti 1956. Sido që të ketë qenë, ndërsa për dikë në Shqipri mund të ishte mashtrim politik, për standardologët e Prishtinës ishte legjitimim i dialektit gegë.

Pikërisht për këtë arsye e pamë  të mbëhishme të rikujtojmë disa rregulla drejtshrimore nga kjo ortografi që ndërlidhen me gegnishten:

1) Në një  fjali thuhet se në gegërisht do të ruhet kudo i plotë  në shkrim  togu zanor  UE,  që del  kryesisht paralel ndaj atij –UA  të toskërishtes (standardit zyrtar), si:

a) tek emrat: ftua /ftue, muaj /muej, grua/grue, krua/krue; kallxues (ndaj kallëzues), pastaj veçan: besues, sulmues, zbatues etj.;

b) tek mbiemrat (vetëm gegnisht): i durueshëm,  i kuptueshëm, i rrëmbyeshëm; i liruet, i squet, i shëmtuet, i shuet;

c) përemra e raste të tjera, shembuj paralelë: tosknisht / gegnisht: ne/na, tënd/tand, tim/tem, time/teme juaji/jueji; vetes/vehtes, të tyre/të tyne;

ç) te folja e raste lidhur me to, si ballafaqimi –UA/-UE: shkruaj / shkruej, ndërkaq  ndeshim shembuj paralelë të pjesoreve, që toskërisht marrin fundore –UR, po që në gegnisht si në përdorim alternativ: –Ë ose -UN, si lidhur - lidhë a lidhun, ndërsa tipi tjetër që në toskërisht po në pjesore përfundojnë me -R ose –RË, në gegnisht pjesorja ka mbaresë zero, si p.sh.: rrëfej rrëfyer/rrëfye, shpërblej shpërblyer/shpërblye,  punoj punuar (pa paralelen gege punuem)/punue (pa paralelen toske punua), shkruaj shkruar/ shkrue (pa paralelen toske shkrua), lyej lyer lye;  laj larë/la, fshij fshirë fshi, fryj fryrë fry, blej blerë/ ble; pastaj janë shënuar barasvlerës të  tjerë:  hyra/hyna, ngrira/ngrina, të lidhë/të lidhi, të flasë/ të flasi, laje e lajshe, lanin e lajshin; urdhërore folë- fol,  ikë –ik;, keni –kini, jeni –jini;  punote! –punonte; baj, me ba (bë), ndaj baj (bar), me bajtë, me qenë se a meqenëse; ardhkam, shkelkam.

d) shembuj të tjerë: duke/tue; shumësi  nj-j: kalamanjt; - kalamajt , thonjtë - thojt, mullinj – mullij; shoqëror/shoqnor, etër/etën, etërit/etnit, djathërat / djathënat; fushë e gjerë/fushë e gjanë a fush’ e gjanë etj.

Për secilin element edhe sot mund të diskutohet, por këtu tani nuk është vendi. Tashti mund të them vetëm kaq se vetëm emrat dhe mbienrat e tipit besues dhe i besueshëm që kanë mbetur në përdorim në standardin e sotëm, të gjitha elementet e tjera ishin mashtrim ndaj gegnishtes ose sipas asaj që thonë: më ka çue nana sa me la gojën, sepse të gjitha rastet paralele pothuaj ishin në shuarje e sipër ose ishin shuar tashmë apo ishin shkrirë si paralele ndaj standardit të ri tosknisht në Shqipëri. E thamë se gegizmat e tillë ishin veprim demagogjik, ngase në atë kohë në Shqipri, pothuaj, asgjë nuk botohej në gegnishte. Sidoqoftë, për mendimin tim ajo që i ka munguar dhe i mungonte kodit të formëzuar gjuhësor në Shqipri, pra edhe kësaj ortografie, ishte mungesa e paskajores së mirëfillë, sepse pa të, pra pa paskajore të mirëlltë në standard pjesorja e gegnishtes nuk ka forcë konkurruese ndaj pjesores së letrarishtes së sotme (toskrishtes). Madje, pa paskajoren e mirëfilltë edhe vetë shqipja globale nuk mund të quhet plotësisht gjuhë e natyrshme shqipe. Si duket kjo mangësi ishte vërejtur nga standardologët e Prishtinës, tek të cilët kjo paskajore me ca vlera do të shënohej konsiderueshëm në dy ortografitë pasuese të tyre.

5) Paskajorja në Ortografinë e Prishtinës 1957

Viti 1956, kur në Tiranë u botua Ortografia e re e sapocekur, për shqiptarët në Jugosllavi ishte një ndër vitet më fatzeza, sepse kundër tyre, popullsisë shqiptare, ishte organizuar aksioni famkeq “mbledhja e armëve”, kurse qëllimi ishte: dhunë, represalje kundër asaj popullate për shpënguljen ose ligshtimin e tyre në çdo pikëpamje dhe në aspektin kulturo-gjuhësor. Pikërisht tashti depërton në Prishtinë ortografia e sapocekur e Tiranës me pjesoren gege, por pa paskajore dhe kështu gjoja ndihmonte standardin e shqipes këndej. Por e thamë se intelektualët tanë e dinin se pa paskajore s’mund të mendohej standardi i shqipes.  Atëherë standardologët e Prishtinës, pra një vit më vonë më 1957, ndoshta paksa në shenjë reaksioni kundër Ortografisë gjysmake pa paskajore të Tiranës, pasi ndryshe nuk kishin mundësi reagimi, në Ortografinë e vet të sapohartuar, tekst 3-4 faqesh,  futën në përdorim si model drejtshkrimi afro 50 raste të paskajores së mirëfilltë, si:

me thjeshtue,  për me mbrojtë, me rekomandue, me ba, me pra, me u thi, duhet me u shkrue (2 herë), duhet me mujtë, me ra (3 herë), me pru (3 hetë), me ardhë (3 herë),  me dijtë(3 herë), me shkrue, me shque, me shlye, me shtye, me shkoqë, duhet me u parakujdesë, me shtrue, me shitë, me gjetë,  me lagë, me prishë,  me ndie,  me mbërrijtë, me mësue,  me mbërri, me arrijtë, me ndigjue, me ndëgjue, me mbështetë, me pështetë, me parafytyruem, me parafytyrue.

Dhe i gjith ky numër enorm  i paskajoreve me +pjesore të shkurtër u nënkuptua nga dikush vërtet  si njëfarë proteste  për mungesën e paskajores në ortografinë e Tiranës 1956. Edhe pse nga Tiranë nuk u hetua farë reagimi,  këndej nga ne, po. Mbase dikush nuk mund ta duronte një dallim kaq të madh ortografie në raport Tiranë-Prishtinë, prandaj, si rrjedhojë në Prishtinë, u formua një komision i ri për hartimin e një ortografie të re të gjuhës shqipe, ku edhe pjesore-paskajorja do të sillej në kufij më të arsyeshëm.

6) Ortografia e re e Prishtinës 1963 dhe paskajorja numerikisht e reduktuar

Kështu më 1963 Komisioni i ri, me në krye prof. Idriz Ajetin, ofroi Ortografinë e re të  gjuhës shqipe të hartuar me material të përzgjedhur e të përpunuar. Në këtë ortografi të re (Beograd 1964). shihej ndikimi edhe metodologjia e Ortografisë së Tiranës 1956. Ndonëse nga pala e Tiranës as që bëhej orvatje për me nxjerrë nga pusi pa fund paskajoren me+pjesore, këndej megjithatë u ruajt ajo paskajore edhe në këtë ortografi, edhe pse në numër më të kufizuar shembujsh, ku i ndeshim të shënuara këto 13 paskajore:

me ba, me bajtë,  me marrë,  me nxjerrë,  me ardhë, me dijtë,  me pi,  me pre, me pritë, me mbjellë, me mjelë,  me ikë, me ecë.

Mund të themi se në këtë ortografi, edhe pse ishte reduktuar numri dhe se mungonin pikërisht shembuj të paskajores së mirëfilltë nga tipi i foljeve më *O, megjithatë në një pjesë të një pike te “mbiemnat”, pa cekur paskajore, bëhet njëfarë përplotësimi, ku thuhet: “mbiemnat që vijnë nga pjesoret  e shkurtueme(!)  me –UE do të sosin me –t: lirue i liruet,  sque – i squet,  shëmtue – i shëmtuet,  kullue – i kulluet etj.  Jo vetëm për këtë rast, ku vihet në pah togu zanor –UE, karakteristikë e gegnishtes, por në ortografitë e Prishtinës e quajmë pozitiv edhe faktin tjetër, ku tërhiqet vërejtje rreth përkimit e dallimit në mes të foljeve në raste homoformash, si:  me  ra /me pru, me pre/me pritë, me ba (të bajë)/  me bajtë (të bajë).

Sidoqoftë, ky tekst pasqyronte mjaft mirë, natyrën e gegnishtes në atë fazë zhvillimi, duke mbështetur ortografinë e standardit të gjuhës shqipe mbi bazë të gegnishtes.

7) Oho-ja politike e parajehut të Projektit të drejtshkrimit të Tiranës 1967

dhe Konsulta e gjuhësore e Prishtinës 1968

Ndërkohë, derisa te ne respektohej ortografia e Prishtinës, në Tiranë u publikua  ortografia tjetër të radhës – Projekt 1967, këndej te ne ndodhi një ohojë politike që kushtëzoi dhe mundësoi admirimin ndaj atij projekti, prandaj për oho-jehonën dhe efektin e veçantë që pati aso kohe në Prishtinë kjo ortografi e radhës që vinte nga Tirana, do të bëjmë fjalë tash në dy nëntituj: së pari,  parajehu në Prishtinë i këtij Projekti dhe së dyti, Konsulta gjuhësore e Prishtinës, ku do të  miratohet me aklamacion (si një për një) përmbajtja e atij Projekti.

a) Parajehu në Prishtinë i Rregullave të drejtshkrimit (projekt), Tiranë  1967

Si duket standardologëve të Tiranës, nuk u binte në sy shqetësimi nga Kosova as nga diaspora për mungesën e paskajores së mirëfilltë në standard dhe kjo u pa katërcipërisht, se po në atë dhjetëvjetësh, konkretrisht më 1967 në Tiranë u botuan Rregullat e drejtshkrimit në gjuhë në shqipe (Projekt), ku përsëri nuk shënohej asnjë paskajore, madje elementet e toskërishtes pa ato gege ishin përforcuar. Sido që të ketë qenë gjendja në Shqipëri, këtej, falenderuar një ohoje politike të krijuar në Prishtinë pas Plenumit të Brioneve 1966 (Jugosllavi), këto rregulla të reja u pritën mirë, mbase edhe nga ndonjëri që ende nuk i kishte pasur në dorë, por duke pasur besueshmëri të plotë te standardologët e Tiranës, të cilët, siç mendohej nga ne,  përveç kritereve shkencore do të kishin parasysh edhe interesin e përgjithshëm kombëtar, andaj gjithçka që servohej së andejmi ishte joshëse dhe konsiderohej si detyrë që duhej zbatuar edhe prej nesh.

Këtë që e thamë, kemi vërejtur se pa kaluar as disa muaj, nga botimi i atij Projektt të Rregullave në Tiranë, profesori ynë i nderuar Idriz Ajeti, mbase edhe ky ende pa i shfletuar mirë apo pa i studiuar në thellësi ato Rregulla në grup me shokë, i entuzuazmuar për njëfarë lirie të shprehjes që fituan shqiptarët aso kohe këndej nga rrëzimi i Rankoviçit, në gazetën Zani i rinisë të Prishtinës nr. 11/67, publikisht shprehej kështu:

Gjuha letrare që asht në përdorim në Shqipni nuk asht tosknishte, por e njomun me gegnishte, çka përputhet me evoluimin e vet gjuhës dhe e pasunon atë, prandaj me atë gjuhë mundemi me fillue menjëherë ngapak me ndonjë emision përkrye radios etj.

Kështu, siç do të shohim, kjo ishte parapërgatitje për pranimin e gjuhës letrare symbyllazi, me besim ose tue ua lënë zgjidhjen si në besë burrash kanuni Tiranës, atje ku dughet të pleqnohej drejt jo vetëm çështja  e gegnishtes, por veçmas edhe mungesa e  paskajores. Mirëpo, pikërisht kur është çështja te paskajorja, siç do të shohim, ajo e mirëfillta nuk do t‘i rikthehet standardit, por aq më keq i shtrohej asfiksimit apo zhdukjes propagandisht. Gjithsesi ishte e kundërta e asaj që e pati shprehur  prof. Idrizi që me paskajore  “mundemi me fillue”. Kështu edhe me këtë Ortografi nuk do të sakrifikohet, vetëm kjo paskajore e profesorit tonë por edhe mbi 90 shembuj të tillë përfaqësues nga Komisia Letrare e Shkodrës që i ishin lancuar si shembuj model, madje po aq e më tepër do të sakrifikoheshin nga ortografitë e gramatikat e Prishtinës, të miratuara e të vendosura me bekimin e profesor Idrizit dhe të profesorëve të tjerë si dhe të mija e miliona paskajoresh nga shkrime gegësh e të tjerë, pa përmemdur numrin e tyre të pa fund e pa plafon nga gjuha e folur e popullit tonë.

b) Konsulta gjuhësore e Prishtinës 1968 në shërbim të tëhuajsimit

alapartizançe të normës së gegnishtes me paskajore

Në të vërtetë, meqë në Shqipëri assesi nuk donin të rehabilitonin vlera të gegnishten, kuptohet aq më hiç paskajoren e mirëfilltë, madje as atë të shkurtë të toskëzuar. Ky sakrifikim i paskajores së mirëfilltë arsyetohej me interesin jetik ekzistencial kombëtar të shqiptarëve kudo, brenda dhe  jashtë Shqiprisë-Nanë, se shqiptarëve momentalisht u nevojitej njësimi i gjuhës standarde, që konsiderohej si hallka e parë e bashkimit kombëtar, se sa hapja e ndonjë diskutimi rreth standardologjisë së gjuhës sonë. Kështu, atëherë situata oho-politike diktoi që një vit pas botimit të Projektit të kësaj ortografie, këndej në Prishtinë më 1968 të organizohet një Konsultë gjuhësore, ku pas propozim-referatit të prof. Idriz Ajeti, i cili tashti nuk kënaqej me "ngapak”, në përputhje me sloganin “Një komb një gjuhë letrare” të përkrahur edhe nga studentë e studiues, por edhe nga disa aktivistë politikanë vendës, Prishtina ia servoi vullnetarisht vetvetes, pa kurrfarë rezerve normën e Projektit të Tiranës, standardin mbi bazë të toskërishtes, me të cilën mbase nuk dihej mirë se gegnishtja tëhuajsohej, gati plotësisht, ndërsa paskajorja shpallej e zhdukur totalisht. Kështu, me thënë të drejtën, në Konsultën gjuhësore të Prishtinës ai njëzim u pranua alapartizançe, mbase me shpresë për dikënd, që edhe kjo çështje si edhe të tjera në raportin toskrisht/gegnisht do të zgjidheshin më lehtë me bashkëpjesëmarrjen e të dyja palëve Tiranë – Prishtinë, duke e pasur për mbështetje një gjuhë letrare të unifikuar, apo jo?!

Së këtejmi, është e vërtetë, siç tregoi koha se edhe Konsulta e Prishtinës, edhe pse atdhetarisht në parim ishte admiruese, shikuar nga një aspekt tjetër, kur pala tiranase paraqitej tejet toskërishtfile, gjykuar nga rrethanat e sotme, duke pasur për bazë kriteret shkencore pa emocione sociolinguistike, vendimi i Prishtinës ishte vendim i nxituar, i marrë, si u tha, gati-gati alapartizançe, apo jo?!

Sidoqoftë, vendimi nga Konsulta e Prishtinës, si thuhet, e kishte befasuar parinë politiko-shtetërore të Shqipërisë, po njëherazi e kishte këndellur që të mendonte se nga shqiptarët sidomos nga Kosova, mund të fitonte politikisht, mbase edhe atdhetarisht, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë politik të jashtëm, pikërisht edhe nëpëmjet faktit që vetë prishtinasit, duke mbështetur politikën kulturo-gjuhësore të Tiranës ndihmonin rritjen e prestigjit të Tiranës edhe në këtë pikë. Së këndejmi, si rrjedhojë e këtij vendimi të Prishtinës, ku në të vërtetë, u pranua standardi gjuhësor i Tiranës, cili filloi së zbatuari përmenjëhershmërisht, shoqëruar me një propagandë të organizuar mirë. Kështu rezultatet fryheshin e zmadhoheshin, ndërsa defektet fshiheshin.

Sido që të ketë qenë, pas 5 vitesh edhe me votën e paraditur të prishtinasve në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë (1972) kodi në shqyrtim pa paskajore, do të shpallet standard unik i gjuhës kombëtare shqipe.

Ç’është e vërteta, meqë fillimisht para e pas konsultës nuk pati mençuri konstruktive që të bëhej një marrëveshje mirëkuptimi, në mënyrë që së paku të bëhej ndonjë plotësim i Rregullave ku ndërkohë mund të përfshiheshin disa vlera të saktësuara nga ortografitë e Prishtinë, siç ishte çështja e paskajores, atëherë ai vendim i nënshkrim-përbashkimit gjuhësor pa paskajore, duke shfrytëzuar frymën e Kongresit, për këtë pikë doli shumë i dëmshëm me rrjedhoja, të cilat duke pasur parasysh autoritetet institucionale kulturo-shtetërore gjuhësore të atëhersshme, për mendimin  tim, ka qenë më lehtë të zgjidhej edhe ky problem se sot, zgjidhje kjo që po zvarritet për mungesë autoriteti, siç ekzistonin atbotë, por nuk u zgjidh ky problem, sespe mungonin studimet e nevojshme dhe kërkesat këmbëmgulëse siç po veprohet sot.

8) Kongresi e Drejtshkrimit 1972  dhe Rezoluta për shpalljen e standardit unik të gjuhës shqipe mbi bazë të toskërishtes si standard kombëtar

Nga veprimet alapartizançe pas LDB në Shqipëri dhe nga Konsulta gjuhësore  e Prishtinës 1968 gegnishtja mbeti e rrëzuar, ndërsa paskajorja e mirëfilltë e zhdukur, si e paqenë, prandaj në Kongresin e Drejtshkrimit 1972 vetëm sa u konformua një gjendje e tillë.  Në të vërtetë, nga referati i prof. A. Kostallarit, pse ndodhi kështu rreth paskajores së mirëfilltë, përgjegjësia binte mbi gegësrtandardologët, të cilët e diskutuan e diskutuan por nuk e argumentuan bindshëm kthimin e saj në standard, ndërkaq, nga reagimi i prof. Spiro Floqit në Konkres , kuptojmë pak më troç rreth qëndrimit zyrtar  ndaj paskajores. Ky, duke kërkuar që lidhëzja  meqenëse duhej shkruar bashkë, arsyetonte me faktin se po të shënohej me pjesët veç e veç do të  asociaciononte formën me qenë të paskajores(!), e cila, sipas tij,  ishte gjykuar  më parë si e huaj për standardin. Po këtë mendim e shpreh edhe delegati(gegeërishtfol[s) nga Shkupi, Sefedin Sulejmani, i cili insistonte që paskajores assesi nuk duhet lënë asnjë gjurmë, pra as si lidhëz meqenëse!?

Po në këto rrethana prof. Idriz Ajeti, duke qenë aktiv në Konsultën e Prishtinës për pranimin dhe zbatimin e atij Projekti, dhe njëherazi, duke qenë kryesues i delagatëve të Prishtinës edhe si një pjesëmarrës i privilegjuar në Kongresin e Drejtshskrimit, aspak nuk u tregua i zhgënjyer, pse nuk i doli gjuha letrare e Shqipnisë, ashtu siç e pati paramenduar të njomun me gegënishte, por aq më keq do të gëlltiste jo vetëm rrëzimin e gegnishtes, por edhe zhdukjen e paskajores së mirëfilltë me të cilën kishillonte se mundemi me fillue, mbase me shpresë që e mbante mbyllur se kolegët gjithandej nga Tirana do të mund të rregullonin ndërkohë diçka edhe lidhur me paskajoren, apo jo?! Jo vetëm ai, por edhe të tjerët, atëbotë askush nuk gjeti rast të qante hallin e paskajores dhe për mangësitë e tjera që nuk ishin të përfshira në standardin e tillë të quajtur gjithëkombëtar. Në të vërtetë, profesorët e Prishtinës dukej se tashmë ishin pajtuar me normën ideale të ofruar të gatshme nga Tirana. Dhe kështu të lehtësuar nga përgjegjësia u mbetej vetëm të zbatuarit e atij kodi sa më sukseshëm në të gjitha poret e jetës, andaj edhe nëse dikush ua përmedte ndodnjë mungesë, siç ishte edhe mungesa e paskajores, nuk donin ta dëgjonin, sepse sipas tyre ishte arritur njëzimi e stabilizimi i një gjuhe standarde për të gjithë shqiptarët, kurse një paskajore e mbetur jashtë, si fjalë mahalle, nuk çonte kurrfarë peshe, apo jo?!

Pra, po del e vërtetë se paskajoren nuk e përjashtoi Kongresi, ngase ishte e përjashtua dhjetra vite  më para, duke mos u përshirë në asnjërën nga ortografitë e Tiranësn, as në Projektin e Kongresit, andaj në aso rrethanash këmbëngulja për rikthimin e saj  ishte diçka jo vetëm kundër protokollit, por edhe jashtë të mundshmes.  Kështu paskajorja duke mos pasur sinonim paralele në tosknishten mbet pa zëvenmdësim  edhe në zgjedhim foljesh.

9) Paskajorja dhe zgjedhimi i foljeve të shqipes, në ballafaqim përkim/ndryshimi gegnisht/toskërisht para dhe pas viteve 1968-1972 deri te sfidimi i sotëm

Kur, në një konferencë shkencore, më 1992, kam pas dëgjuar nga prof. Mehmet Çeliku se në kodin e ri mbi bazë toskërisht për shkaqe subjektive është përjashtuar nga standardi komplet sistemi foljor i gegërishtes e më të edhe paskajorja, nuk kam dashtë me besue, se një punë të tillë mund ta kishin bërë adhuruesit tanë politikë e shkencorë nga Nanë-Shqipnia, të cilët i paramendonim të pagabueshëm politikisht e shkencërisht. Nuk dyshpnim në  konstruktivitetin e tyreë, madje, duke marrë parasysh mundësitë, edhe  atdhetarisht i konsideronim të përkryer. Më shkonte mendja si ishte e mundur me ndodhë një subjektivizëm i tillë në Shqipri, ku popullata gegnishtfolëse ishte e lirë, por të gjithë, në radhë të parë studiuesit, të cilët, siç mendonim ne, për hir të interesit të përgjithshëm kombëtar, kishin pranuar vullnetarisht me respektue standardin mbi bazë të toskërishtes, ashtu siç bëmë edhe ne që vullnetshëm e pimë atë pilulë më 1968, ngase besonim, siç na servohej se drejtshkrimi si një vepër e arrirë e dijes dhe politikës parimore ishte plotësisht në vijë të drejtë me kauzën  kombëtare, apo jo?

Sido që të ketë qenë, për ta kuptuar më mirë përmbajtjen e këtij nëntitulli  “Paskajorja  dhe zgjedhimi i foljeve të shqipes në ballafaqim përkim-ndryshimi gegnisht/toskrisht para dhe pas vitetev  1968-1972 deri te sfidimi i sotëm”,  si mësues gjuhe deri në vitin 1971, kur m’u mor ditari për herë të shtatë dhe të fundit, kujtoj transformimin e zgjedhimit të foljeve, dhe konkretisht këtu tash fill do të mjaftohem me ofrimin e zgjedhimit të një foljeje si shembull, sepse qëllimi është sa për t’u kuptuar ideja se çfarë flijoi vullnetarisht në zgjedhim kodi gegnisht për t’u shkrirë në kodin tosknisht për hir të zgjedhimit të njëzuar, kurse sot pa kurrfarë sakrifikimi dikush nga ana e kodfituesit nuk e toleron paskajoren, sepse qenka vetëm gege!!!

Mirëpo, duke lënë vend për shpimje deri në këndellje, meqë edhe çështja e gjedhimit të foljeve në gramatikat tona paraqitet me probleme, ne përzgjodhëm procedurën e zgjedhimit të zbatuar nga z. Zijadin Munishi, profesor fakulteti, sipas veprës: “Zgjedhimi i foljeve, SHB “Libri shkollor, Prishtinë 1998 dhe sipas asaj skeme po e zgjedhojmë foljen me punue.

(1) Zgjedhimi i foljes  me punue (punoj, punova, punuar (punue)

Format veprore e joveprore

I. Mënyra dëftore

1) Koha e tashme

Punoj  /punohet    / pa ndryshime kodi gegnisht /tosknisht

2) E tashme e caktuar

Jam duke (u) punuar  - jam tue (u) punue, / ndryshimi  -UAR /- UE  16  raste

3) E kryer

Kam (jam) punuar  -Kam (jam)  punue,     / -UAR/-UE  16 raste;

4) e pakryer

punoja/  punohej - punoja  (punojsha!)   punohej   /- pa ndryshim kodi

5) e pakryer e caktuar

Isha duke (u) punuar - Isha tue (u) punue  /- ndryshimi  -UAR- UE  16 raste

6) më se e kryer

Kisha (isha) punuar  - kisha (isha) punue  /-  ndryshimi –UAR/-UE 16 raste

7) e kyera e thjeshtë

Punova,  u punova        / - pa ndryshim kodi gegenisht/tosknisht vetëm  njëjësi  3 vetat e para

veprore dhe 2 joveprore , ndërsa  - plus veta III njëjëj joveprore  u punue/ u punua dhe rastet e shumësit 4, UA/-UE gjithsej 10 raste .

8) e kryer e tejshkuar

pata  (qeshë) punuar    / -pata  (qeshë) punue  - ndryshimi  –UAR/-UE 16 raste

9) E ardhme

do të punoj (punohet)   /- pa ndryshim kodi gegnisht/tosknisht

10) e ardhme II

Kam për të (për t’u) punuar -kam  për të (për t’u)  punue  /-ndryshimi –UAR/-UE  16 raste

(kam me punue)

11) e ardhme e përparme

Do të kem (jem)  punuar -   do të kem (jem) punue   /- ndryshimi –UAR/-UE 16 raste

12) e ardhme e së shkuarës

do të punoja (punohesha)   - do të punoja ( do të punojsha)  /- pa ndryshim kodi

13) e ardhme e së shkuarës II

kisha për të (për t’u) punuar  - kisha për të (për t’u) punue   /-ndryshimi –UAR/-UE 16 raste

(kisha me punue);

14) e ardhme  e përparme e së shkuarës

do të kisha (do të isha)  punuar – do të kisha (isha)  punue / - ndryshimi   -UAR/-UE 16 raste                  (do të kisha me punue!)

II. Mënyra habitore

1) E tashme

(u) punua-kam  -(u) punue-kam  /- ndryshimi  –UA /-UE  16 raste

2) e kryer

paskam (qenkam)  punuar  -paskam (qenkam)  punue  /- ndryshimi -UAR/-UE 16 raste

3) e pakryer

(u) punua-kësha   -(u)  punue-kësha  - ndryshimi  –UA/-UE,  /-16 raste

4) Më se e kryer

Paskësha (qenkësha) punuar – paskësha  (qenkësha) punue  / – ndryshimi  -UAR/-UE, 16 raste.

III. Mënyra lidhore

1) e tashme

të  punoj   (të punohet)              /- pa ndryshim kodi gegnisht/tosknisht

2) e kryer

të kem (të jem)  punuar – të kem (të jem) punue   /– ndryshimi –UAR/-UE, 16 raste

3) e pakryer

të punoja (të punoheshin)  -   të punoja (të punojsha) të punohesha  /- pa ndryshim

4) më se e kryer

të kisha (të isha) punuar  -të kisha (të isha) punue  /- ndryshimi –UAR/-UE, 16 raste

IV. Mënyra lidhore-habitore

1) e tashme

(t’u) të punua-kam – (t’u) të punue-kam – ndryshimi  -UA/-UE,  16 raste

2) e kryer

të paskam (të qenkam) punuar  - të paskam (të qenkam) punue   /- ndryshimi–UAR/ -UE, 16 raste

3)  më se e kryera

të paskësha (të qenkësha) punuar - të paskësha (të qankësha) punue /– ndryshimi  -UAR/-UE, 16 raste.

V. Mënyra kushtore

1) E tashme

Do të punoja (do të punohesha)  /- pa ndryshim kodi gegnisht / tosknisht, 16 raste

2) tashme II

Kisha për të (t’u)  punuar  - kisha për të (t’u) punue    /-  ndryshimi -UAR/-UE , 16 raste

(kisha me  punue)

3) e kryer

Do të kisha (isha) punuar - do të kisha (isha) punue, /- ndryshimi –UAR/-UE, 16 raste

VI. Mënyra dëshirore

1) e tashme

punofsha            // u punoftë           /-  pa ndyshim kodi gegnisht/tosknisht

2) e kryer

Paça (qofsha) punuar – paça (qofsha) punue  /– ndryshimi –UAR/-UE, 16 raste.

VII. Mënyra urdhërore

(/- pa ndryshime kodi)

Pa trajta të shkurta

Ti puno (punohu)

Ju punoni (punohuni)

Me trajta të shkurta të prapavendosura

Punomë punomni

Punoma punomani,

Punomi  punopomini

Punoje punojeni:

Punoja punojani,

Punona punonani

Punoji punojini

Punoju punojuni

Punojua punojuani.

Sido që të ketë qenë për të kuptuar më mirë këtë proces transformimi nga normëzimi mbi bazë gegnishte në atë tosknishte, mbështetur, përveç në pasqyrzën e mësipërme po shprehemi  me ndonjë konstatim më poshtë.

(2) Tri konstatime të veçanta

Ndërkaq ne për hir destinimi të temës, duke pasur parasysh të dhënat nga procesi i zgjedhimit,  fare shkurt do të përqëndrohemi vetëm në tri konstatime të veçanta. Në të vërtetë, rreth përkim-ndyshimit në raportin gegnishte (kodi i mëparshëm) ndaj tosknishtes ose standardit (kodi i tashëm) lidhur me zgjedhimin e foljes me punue,  po spikasim këto tri çështje në formë pyetjesh:

E para, në krahasim me burime të tjera ka apo jo, gjëra të paqarta lidhur me kohët e shënuara pa ndryshim kodi gegenisht/tosknisht?!

E dyta, si  shpjegohet shpërndërrimi i pjesoreve të gegnishtes apo shuarja e prapashtesë-fundores së pjesores gege –UE në -UAR dhe -UA të toskërishtes për hir të unifikimit të standardit? dhe

E treta, si sqaeim shtesë, pse mbeti jashtë, pa u mbulua apo pse nuk u bë absorbimi i konceptit të paskajores së mirëfilltë në standardin e ri mbi bazë të toskrishtes?

Për qartësi të pyetje-konstatimeve të veçanta, po përpiqemi me u përgjegjë tash fill.

a. Rreth kohëve foljore pa ndryshim kodi në raportin gegnisht –tosknisht

Si shihet nga pasqyrëza e zgjedhimit, pa ndryshim kodi në raportin gegnishte/tosknishte dalin  9 kohë, 5 kohë të mënyrës dëftore: e tashmja, e pakryera, e kryer e thjeshtë (pjesërisht), e ardhmja  dhe e ardhmja e së shkuarës, dy të lidhores: e tashmja dhe e pakryera, po ashtu dy nga e tashmja e kushtores  dhe e tashmja e dëshirores si dhe e tërë urdhërorja me trajta të shkurta dhe me trajta të shkurta të prapavendosura.

Dhe ky përkim  konsiderohet fat, ngase tregon lidhshmërinë e fortë, gjatë shekujve, mes dy koineve të shqipes.

Së këtejmi, dihet se në këtë kontekst kishte, siç ka edhe sot edhe gjëra të diskutueshme, jo vetëm lidhur me tërësinë e kohëve, por edhe lidhur me ndryshime trajtash brenda vetave, qoftë të njëjësit, qoftë të shumësit. Mjafton të kujtojmë disa raste të paevidentuara ose të anashkaluara nga të folmet e trevave të caktuara të gegnishtes, para- e pas Rilindjes, të shënuara edhe në ortografitë e mëparshme, apo të përdorura nga shkrimtarë të njohur ose që edhe i ndeshim  në pëdorim e sipër në të folme të caktuara.

Gjithsesi edhe kjo çështje sfidon, jo për të krijuar farë problemi, por për të njohur të vërtetën, ngase duke njohur të vërtetën më lehtë arrihen kompromise, por njëherazi edhe më mirë bëhet sforcimi i kodit të përbashkët ndërdialektor.

b. Si arsyetohet nënshtrimi i plotë e pjesores gege

gjatë zgjedhimit të foljeve në standardin e ri

S’do mend  se te ne  deri në vitin 1968 zgjedhimi i kohëve analitike të foljeve bëhej me pjesoren e shkurtë të gegnishtes, kodifikim i kryer atavikisht dhe i rekomanduar fillimisht nga Komisia letrare e Shkodrës 1917 dhe e zbatuar në vijimsi. Ndërsa që nga viti 1968  përforcuar edhe  më 1972 e teknej me miratimin e standardit mbi bazë të tosknishtes u bë shpërndryshimi me pjesoren e  tosknishtes standarde.Themi u bë shpërndryshimi i trajtës së pjesores së shkurtë gege  në pjesore të standardit, ngase ajo, përkundër një propagande, nuk u zhduk, sepse ajo në dialektin gegë jashtë standardit, pothuaj normalisht vazhdoi me u përdorë.

Sidoqoftë, siç dëshmon shembulli (me punue) nga pasqyrëza jonë vetëm në zgjedhimin e një folje, konkretisht te foljes me punue pjesorja e shkurtë e gegnishtes më–UE fundore (jo paskajorja) në 228 raste (veta) u shpërndërrua në pjesore me –UAR fundore të toskërishtes. Madje po ashtu pjesorja gege me  –UE në 58 raste u konvertua në pjesoren -UA të toskrishtes tek e kryera e thjeshtë (pjesërisht), tek e tashmja dhe e pakryera e habitores si dhe tek e tashmja e lidhore-habitores. Sidoqoftë, kjo shifer 286 (228+58) që tregon këtë shpërndryshim të pjesores gege gjatë zgjedhimit të një folje nuk është numër i vogël, por shikuar nga interesi i përgjithshëm nuk duhet vlerësuar si shifër alarmante, meqë ky flijim i pjesores, po përsëris: jo i paskajores, ia vlente të bëhej vullnetshëm edhe në procesin e zgjedhimit për hir të njëzimi të shqipes së përbashkë. Së këndejmi, pyesim, vallë,  gjatë periudhës së Pavarësisë ishte bërë ndonjë sakrifikim i tillë vullnetshëm nga toskët ndaj normësnë fuqi, apo jo? Mesa kemi parë në disa shkrime të asaj periudhe, edhe pse ishte në fuqi kodi me pjesore të shkurtë, toskët pikërisht në zgjedhimin e foljes në kohët analitike përdornin lirisht pjesoren e zgjeruar me fundore-prapashtesat përkatëse –UR, -RË, -R, përkatësisht me –UA/R fundore, por edhe –UA krahas atyre të normuarave me –Ë apo –UE ose zero fundore të gegnishtes, por kur në Shqipri nga vitit 1945 u parapëlqyen si të vetme trajtat e pjesores së toskërishtes, atëherë u përforcua direktivisht vetëm përdorimi i tyre në gjuhën e shkrimit zyrtar, madje në vend të –UA-së,  u përforcua  fundorja –UAR e pjesores së zgjeruar, të cilës tashmë i mungonte në standardin gegë paraleleja –UEM.

Vërtet, nuk dimë, ndodhi për mungesë koncepti apo me qëllim diferencimi pse në Shqipëri në vitet e pas LDB  në versionin toskërisht ne procesin e zgjedhimit të trajtave analitike nuk u përzgjodh trajta  e shkurtë e pjesores së toskërishtes me -UA fundore: punua (kam punua me punua), pasi edhe ajo ishte në përdorim e sipër, krahas asaj me –UAR: punuar (kam punuar me punuar!) e cila do të ndihmonte që shumë më lehtë të bëhej bile edhe më harmonishëm shpërndërrimi nga masa që e kishte në përdorim trajtën–UE: punue (kam punue, me punue)/ ndaj punua (kam punua, me punua). Madje nuk dimë se si gjatë kësaj periudhe afro 30 vjeçare 1945-1968, andej nga Shqipëria, ishin pranuar nga gegërishtfolësit trajtat e tilla të toskërishtes. Supozojmë se nga nevoja, bindja apo pse kishin ndonjë motiv tjetër, shpërndryshimi i tillë ishte përqafuar vullnetshëm, si te ne në Kosovë, që u bë vetëm për motive atdhetarie, dmth. për hir të njëzimit të shqipes letrare zyrtare kombëtare, apo jo?

Ndërkaq, gjithashtu nuk dimë sa përqind fillimisht e kishim atë vullnet, te ne, ku bëja pjesë edhe unë, e sa të tjerë ishin argatë, sipas asaj se duhej pranuar vetëm pse ashtu u thuhej nga eprorët. Me fjalë të tjera, lidhur me shifren 286 që kemi të bëjmë me shpërndryshimin e trajtës -UE, në –UAR si dhe –UA vetëm te një folje,  edhe sot mendoj se aspak. nuk ishte veprim i gabuar. Kështu themi kur kemi parasysh faktin se për njëzim të shqipes standarde, ne, disa që kishim vuajtur burgjet e Tito-Rankovqit, ishim parapërgatitur për sakrifikime edhe më të mëdha, kurse flijimi gjuhësor i një pjesoreje ishte sakrifikim i lehtë. Fundi i fundit me mendue me krye e jo me sy, nuk zhdukej pjesorja e shqipes, ngase edhe e reja ishte e shqipes, madje edhe e vjetra  mbetej në ligjërimin e lirë në masë, edhe pse pa prestigj. Gjithsesi me mendue edhe më hollë zhdukej , më drejt, ndryshohej jo krejt pjesorja, po vetëm një fundore e saj dhe zëvendësohej po me një barasvlerëse paralele më markante po e shqipes që e kishte edhe epitetin prestigjioz: pjesore  letrare zyrtare dhe aq më tepër kombëtare.

c. Ku qëndron shkaku pse në standardin mbi bazë të toskërishtes

nuk u bë absorbimi i koncepteve të paskajores së mirëfilltë?

Ç’është e vërteta, siç u shprehëm në dy konstatimet e mësipërme, edhe pse gegnishten përgjithësisht e shihnim paksa të anashkaluar dhe pjesoren tonë të shpërndërruar, ne për hir të njëzimit të gjuhës letrare, assesi nuk u shprehem as nuk shprehemi kundër zgjidhjes së arritur që na vinte nga Shqipria, madje fillimisht  as që  na shkonte mendja për keq pse paskajorja e mirëfilltë ishte aminue me qëllim zhdukjeje, për të cilën për funksionet e saj ndërkohë filluam të interesoheshim. Thuhej, që atë si të panevojshme nuk e paska qasur standardi, edhe pse konceptet

e saj nuk dilnin të mbuluara kënaqshëm, atëherë pyesnim, siç pyesim edhe sot: pse paskajorja me konceptet e saj nuk u zëvendësua sikurse pjesorja me një trajtë tjetër? Pse standardi i ri nuk mundi të absorbonte trajtën e paskajoren së mirëfilltë?

Lidhur me këtë, para se të paraqitim dy-tri fakte konkrete, mbase për të parën herë, para lexuesit a ndonjë studiuesit sjell një ide-konstatim shumë interesant, për të cilin kërkoj ndihmë-mbështetje. Siç e kemi cekur edhe më parë që po vërtetohet edhe këtu, pa u zgjerua rreth barasvlerësisë si paskajores së dytë,  vetes së dytë njëjës të lidhores, vetës së parë të njëjësit të dëftores etj. etj., këtu po përqëndrohem vetëm te shembujt konkretë shtesë që na u imponuan gjatë skemës së mësipërme gjatë procesit të zgjedhimit. Atje vërehet shpërndryshimi i pjesores së shkurtër të gegnishtes me pjesoren paralele të toskërishtes, qoftë të zgjeruar në 228 raste, qoftë të shkurtër në 58 raste, u bë plotësisht në mënyrë normale, ndërsa koncepti ose funksioni i paskajores së mirëfilltë, në toskërishte nuk kishte baravlerësi adekuatë, qoftë në procesin e përfaqësimit, qoftë në atë   përshkallëzimit kuptimor sinonimik.  Së këtejmi këto dy dukuri po i trajtojmë tash fill:

1) Rreth konceptit të foljes si formë përfaqësuese

Ne si edhe para vitit 1968,  në Pasqyrzë, foljen kon krete e prezantuam me paskajore, me fjalët: Po japim zgjedhimin e foljes me punue, por vunë nën kllapa: (punoj, punova, punuar/punue).Me thënë të drejtën, edhe pse mjaftonte prezantimi vetëm me paskajore me punue, ne për hir te respektit të standardit të sotëm bëmë plotësimin me tri trajtat plotësuese: punoj, punova, punuar, të shënuara nga autori  i veprës:“Zgjedhimi i foljeve, madje pranë trajtës punuar shtuam paralelen gege punue.

Pra ky është ai koincepti i pambuluar si përfaqësim për mungesë të paskajores në standardin e sotëm, andaj autorit i janë dashur, t’i përdorë 3 elemente formash në vend të paskajores joekzistuese në standard, apo jo!? Dhe që të tria këto: e tashmja veta e parë e njëjësit të dëftore punoj, edhe pse thuhet se është ngarkuar si trajtë e mjaftueshme përfaqësuese, as për së afërmi nuk mund ta mbulojë vendin e paskajores së formës me+pjesore të paskajores që e kishte standardi mbi bazë të gegnishtes. Madje as trajta punova, veta e parë e aoristit të dëftores dhe as vet pjesorja e toskërzuar punuar, e cila kishte barasvlerësi të plotë vetëm me pjesoren e skaduar të gegnishtes punuem/punuen dhe tashti ka rivale trajtën punue. Kështu as të tria bashkë nuk mund të shërbejnë si trajta përfaqësuese të foljes, në krahasim me nocionin e plotë që e shprehte më parë dhe që e shpreh edhe sot trajta e paskajoressë pavarur  me punue, apo jo?! Së këndejmi kuptohet se standardit të sotëm i mungon pikërisht njësia apo trajta që momentalisht do të zinte vendin e përfaqësimit të plotë, të cilin mund ta quajmë: vend të zbrazët, që ka mbetur qysh kur paskajoprja është nxjerrë jashtë standardit të shqipes. Me fjalë të sistemit foljor të shqipes i mungon pikërisht paskajorja e mirëfilltë e gjuhës shqipe e ajo është me +pjesore e shkurtë.

Ndonëse për konceptin e plotë përfaqësues të paskajores nuk u tha e tëra siç do të sqarohet në tjetër vend, këtu nuk po zgjatemi më shumë, pasi besojmë se u kuptua se ku  qëndron arsyeja që ne manipuluam me trajtën e vërtetë përfaqësuese të foljes në gjuhën shqipe, konkretisht me paskajoren e foljes me punue dhe nën ombrellën kuptimore të saj, futëm trajtat: punoj, punova, punuar (punue). Me fjalë të tjera, tërë bota e di, por duhet ta dinë edhe disa standardistë tanë se  se standardit të sotëm i mungon njësia barasvlerëse e zëvendësimit të paskajores  së mirëfilltë.

Le të gjykohet pra sa praktik del përfaqësimi i foljes me trajtën e paskajores së mirëfilltë të gjuhës shqipe,e cila i mungon standardit të sotëm, apo jo?!

2) Rreth konceptit të përshkallëzimit kuptimor sinonomik me paskajore

Për të kuptuar më mirë  se çfarë kuptojmë me përshkallëzim kuptimor sinonimik të paskajores së mirëfilltë, tani do të përpiqemi ta sqarojmë.  Nga  Pasqyrëza e librit “Zgjedhimi i foljeve” të autorit  Munishi, nxorëm katër raste duke i shënuar në trajtën e paskajores, ashtu siç i kishim në përdorim normal para vitit 1968, të cilat, për hir qartësimi mbështetur tek pasqyrëza po i marrim nga kohët analitike  dhe po risjellim së bashku si tresh sinonimik përkatës toskërisht gegnisht:

Nga mënyra dëftore:

1. E ardhme II: t. kam  për të punuar –g. kam për të punue. /g. Kam me punue.

2. E ardhme së shkuarës: t. kisha për të punuar – g. kisha për të punue. /g. Kisha  me punue.

Nga mënyra kushtore:

1, E ardhme II: t.  kisha për të punuar –g.  kisha për të punue. /g. Kisha me punue.

2, E kryer: t. do të kisha punuar  -g. do të kisha punue, / g. Do të kisha me punue

S’do mend se trajtat e shkrifta të gegnishtes ndaj atyre të tosknishtes (letrarishtes) historikisht qëndronin siç qëndrojnë edhe sot jashtë standardit si barasvlerës të plotë sinonimik, ndërsa ka prestigj në standardi vetëm trajta e toskërishes. Ndërkaq rastet me paskajore shprehin sinonimi të përshkallëzuar kuptimore, me nuancime përforcimi në krahasim me dy trajtat toskërisht e gegenisht, andaj, themi se shprehjet me paskajore mbesin si koncepte të pambuluara në standardin e sotëm dhe nuk kanë konkurrencë apo u mungon konkurrenca barasvlerëse nga mjetet e  letrarishtes së sotme toskërishtja,ashtu si edhe nga gegnishtja.

Në të vërtetë, ne sapo theksuam këta dy argumenta si përgjigje pse nuk u absorbua koncepti i paskajores së mirëfilltë me mjetet e standardit të sotëm, pa përmendur argumeta të tjerë, të cilët bashkë me këto, mjerisht mbase edhe për mungesë koncepti nuk janë vlerësuar, pothuaj fare, nga studiuesit tanë të deritashëm, dhe nga një mangësi e tillë është dëmtuar dhe mbetet e dëmtuar pikërisht natyrshmëria semantike logjike e gjuhës shqipe dhe e vetë standardit të sotëm , andaj lidhur me këtë po japim në vijim edhe tri sqarime shtesë:

3) Sqarim shtesë 1

Për të kuptuar edhe më mirë këtë që e ekspozuam pak më lart po paraqitim dy skema të vogla,

E para një grupi shembujsh prej tri foljesh siç i ndeshnim para periudhës së pavarësisë  në të dy dialektet dhe si rrjedhojët si ndeshet trajta  e paskajores së sotme  dhe

E dyta,  po i paraqitim shembuj paralelizmash gegnisht/tosknisht që nga viti 1879 deri më 1972.

a) Skema rreth ballfaqimit të disa trajtë-foljeve  gegnisht – tosknishst, para

periudhës së pavarësisë dhe propozim-zgjidhjet e sotme

Skema përbëhet  prej katër rubrikash:

1) Numri rendor

2) Trajtat gegnisht

3) Trajtat tosknisht

4) propozim-zgjidhja e sotme

_______________________________________________________

Nr. r.         Gegnisht                                              Tosknisht             Propozim-zgjidhja.

1) me ba, me bam, me bamun, me banën   t. me bënë, me bërë,                    me bë

2) me ra,  me ramun,  me ranën                  t. me rarë, me ranë, me rënë        me ra!

3) me punue,  me punuem, me punuen       t. me punuarë, me punuar,           me punue

Pa hyrë në hollësi të tjera, siç po shihet në gegnisht paskajorja ka dy pjesore, të shkurtën  dhe të zgjeruarën, propozim-zgjidhja e sotme e paskajores bëhet vetëm me+pjesore të shkurtë: me bë, me ra, me punue.

Së këndejmi sipas kësaj skeme vërtetohet se paskajorja e mirëfilltë tashmë del e specifikuar me pjesoren e shkurtë: me ba (me bë), me ra, me nda, me punue, ndërsa paskajorja e toskërishtes si dhe ajo me zgjerim e gegnishtes (të ngushtuara si pjesore), siç është argumentuar  në pëpara,  mbeten paralele aktive vetëm tek mbiemrat prejpjesorë dhe asnjanësit e paranyjëzuar.

b) Skema me shembuj të paskajores së mirëfilltë në raport

paralelizmash me paskajoren e dytë

Skema përbëhet nga 6 rubrika:

1)      Numri rendor

2)      Gegnisht 1879

3)      Tosknisht 1879

4)      Në Radhue fjalësh 1917

5)      Ortografia e Prishtinës 1952

6)       Ortografitë e Tiranës  1948 -1973

__________________________________________________________

Nr. r.  gegnisht 1979     tosknisht  1879     /në Radhue 1017  / Prishtinë 1952  1            Tirana 1948/ 1973

1        2                               3                4                               5                                             6

a)  me  punuem           me punuar/  me punue     për  me punue /për të punue             për të punuar

b) me bamë a me ba  - me bërë   -   me ba, me bamë- për me ba /për të ba)                 për të bërë

c) me përdorun  -       me përdorur/  me përdorë  -       për me përdorë /për të përdorë për të përdorur

ç) me ram,                 me rarë         me ra                   për me ra / për të ra                   për të rënë

Sqarim shtesë 2

Siç po shihet nga skema  më 1879 ndeshim paskajoren  gege, me punuem paralel me atë toske me punuar me fundore-prapashtesë karakteristike mbiemërorësh. Ndërkohë, në Rradhue 1917 del e sforcuar si trajtë përfaqësuese strukturore paskajorja e mirëfilltë me +pjesore e shkurtë me punue ndërsa në toskërishte del e sforcuar vetëm pjesorja e zgjeruar punuar e identifikuar si  ashtuquajtur si trajtë paralele e paskajore e dytë e shfaqur në trajtën për të punuar, e cila në gegnishte identifikohej në trajtën paralele për të punue me  dallim vetëm në pjesore të shkurtë ndaj asaj të zgjeruar të toskërishtes dhe njëherazi plus e sforcuar vetëm në dy mënyra, dëftore koha  e së ardhmes II dhe  dhe të ardhmes së shkuar, ndërsa  në mënyrën kushtore  për kohën e ardhme dhe atë të kryer me kuptim sinonimik të përshkallëlzuar, trajta këto që më 1945/48 kur u plandos paskajorja e mirëfilltë me punue pushuan së vepruari në shqipen standarde zyrtare të Tiranës.

Në të vërtetë, si kod i normëzuar zyrtar del e proklamua vetëm trajta për të punuar (që për mendimin tim më natyrshëm mund të dilte atëherë për të punua(!), sepse në të folmet gege si paralele barasvlerëse ndaj asaj toske të standardizuar mbeti vetëm trajta për të punue, ndërsa koncepti i varianti për me punue mbeti i zbrazët. Gjithsesi kur paskajoret e toskëzuara si  paralele me variantet e gegrishtes u hoqën nga përdorimi, ato si duket u hoqën atëherë kur u hoqen edhe trajtat e zgjeruara të gegnishtes, pra atëherë kur u bë specifikimi i paskajores vetëm me trajtën e pjesores së shkurtë. Së këndejmi përdorimi paskajores së mirëfilltë me+pjesore e shkurtë, me punue  në ish standardin vepronte pa konkurrencën e trajtës së toskërishtes me punua. Kjo ishte arsyeja  që kur u përjashtua nga standardi i ri (toskërisht) paskajorja e mirëfilltë vendi i saj  në gjuhën globale shqipe mbeti i zbrazët. Andaj, me plot të drejtë sot kërkohet riintegrimi i saj ose rikthimi i saj në vendin e vet që ka mbetur i zbrazët, gjë që shihet qartë nga sistemi gjuhësor (foljor  e emëror) i shqipes së natyrshme globale. Por me këqyrë hollë e hollë dhe në thellësi  te pjesorja e shkurtë e paskajores ka hise të plotë trashëgimie edhe toskërishtja, sepse prejradhja e saj e përbashkët me gegenishten që nga lashtësia, nuk mund të mohohet dot, apo jo?!

Sqarim shtesë 3

Të vazhdojmë më tutje. Ndërkaq ndërkohë trajta e toskërishtes punuar konkretisht si paskajore e dytë për të punuar me hir e me pahir mbizozotëroi si trajtë zyrtare ndaj trajtës gege për të punue. Mirëpo lidhur me këtë edhe një gjë duhet ditur, sidomos tashti që ridoli sheshit çështja e rikthimit të paskajores së mirëfilltë në standard, që nuk mund të frenohet dot, prandaj duhet pasur të qartë se kjo paskajore e mirëfilltë as fare nuk ka se si të prekë në sistemin e zgjedhimit të foljeve, andaj ajo mbetet, siç u tha, jo në zgjedhim, po si atrajtë përfaqësuese pa konkurrencë e rikthyer në vendin e zbrazët, që pati mbetur që nga anshakalimi i saj nga standardi, madje as trajta për me punue nuk rrezikon konceptin aktual të trajtës për të punuar, ngase ajo potencialisht ka destinim pëshkallëzimi kuptimor sinonimik ndaj të dyja trajtave paralele  për të punue dhe për të punuar. Në të vërtetë, një siprirje e tillë në shpërthim e sipër që po përftohet në të folmen e Tiranës e gjithandej, ku po dëgjohet gjithnjë e më shpesh edhe në masmedia trajta për të punue nuk vjen aspak nga ndikimi i paskajores, por është rezultat i një atmosfere liberalizuese nga rikthimi i trajtës përkatëse popullore, e cila vullnetarisht për hir të njëzimit të standardit më përpara i qe nënshtruar trajtës së standardit për të punuar, apo jo:! Ndërkaq vetëm nëse kërkohet përshkallëzim sinonimik, vetëm atëherë pa konkurrencë mund të ofrohet trajta për me punue.

Me fjalë të tjera mund të përfundojmë se paskajorja e mirëfilltë me punue madje trajtat analitike, si: për me punue, kam me punue, kisha me punue, pata me punue që momentalisht qëndrojnë jashtë por potencialisht ofrojnë mundësi përshkallëzimi kuptimor, duke mundësuar kështu menjëhershmërisht nga nevoja integrimin e paskajores së mirëfilltë në standard për të mbuluar kështu konceptet gjysmë të zbrazura ose të zbrazura. Kjo, në të vërtetë, është mënyrë që ndihmon të  ecet më tej drejt të të shprehurit më cilësor të natyrës paksa më abstrakte në kuadër të shqipes së natyrshme globale. Kjo është rrugë e zhvillimit, jes dhe e rritjes së prestigjit të kodit të shqipes së natyrshme.

Pra këtu qëndro problemi që lypset kuptuar e shfrytëzuarnë të mirë të gjuhës së natyrshme shqipe dhe standardit të saj, apo jo?!

10) Rreth suksesshmërisë formale pompoze të standardit mbi bazë të toskërishtes

pas kompletimit me  shtyllatkryesore profesionale si mjete konkretizimi

U tha edhe më sipër se ishte e vërtetë se fillimisht, fill pas Çlirimit 1945, ish standardi mbi bazë të gegrishtes u përmbys allapartizançe, por gegnishtja me standardin e vet ishte lis i madh që nuk mund të rrëzohej me një të sjellme sopate e me një të prerë skalperi, andaj kjo u vërejt edhe nga organet e pushtetit monist, i cili pa humbur shumë kohë më 1947 ngarkoi gjuhëtarët më të njohur vendas të asaj kohe, profesorët Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej dhe Kostaq Cipo që ta konstatonin dhe ta kanalizonin këtë çështje standardi, duke vepruar në atë mënyrë që kjo zgjidhje mos të dukej aq shpluet si veprim allapartizançe. Dhe vërtet, treshi studiues me tërë dijen dhe forcën e vet intelektuale u përpoqën sa ishte e mundur që pa dalë jashtë kornizave të direktivave, këtë çështje ta kthenin në binarë që të dukej si ecje normale, natyrisht ata edhe  vepruan ashtu siç e kërkonin kushtet e reja, interesat e zhvillimit shtetëror aso kohe.  Përmendëm më sipër se nga këta studiues çështja e standardit u kthye në tryezë trajtimi, ku duhej pasur sadokudo parasysh edhe vlerat karakteristike të gegnishtes, ndonëse tani qëndronin jo krahas të dy koinetë, po toskërishtja ngrohej me rreze dielli të standardit gjuhësor zyrtar shtetëror, ndërsa gegnishtja apo  ish-standardi mbeti nën hije të saj. Si duket, nga ajo përplasje fillimishte e ish standardit më së keqi e kishte pësuar paskajorja e mirëfilltë, e cila si vlerë e veçantë nga komisioni nuk u tentua të nxirej nga pusi i hedhur fillimisht allapartizançe. Kështu themi sepse siç dëshmon fakti në Fjalorin serbisht shqip 1947, i hartuar edhe me konsultimin e kësaj treshe gjuhëtarësh (në veçanti me  prof. E. Çabej), si dhe në dy ortografitë ajo e Xhuvanit (1948) e shkruar gegnisht dhe ajo e Cipos (1951) tosknisht, nuk ishte përfshirë fare asnjë trajtë apo shprehje e natyrshme me paskajore. Tashti, kur toskërishtja po ntrashej, gjithsesi kodi i Komisië Letrare 1917 me paskajore i fuqizuar gjatë Pavarësisë varfërohej dhe faktikisht u plandos keqas, ngase në Shqipëri nuk përfillej dot.

Kur është fjala te paskajorja e mirëfilltë, edhe pse ajo qendronte jashtë ortografive, të Xhuvanit e Cipos, vlerat e saj ishin të pranishme në sistemin gjuhësor global të popullatës shqipfolëse, ngase ishte e ngulitur thellë tek masa gegnishtfolëse si dhe respektuesit e ish standardit, dhe të vetë studiuesit përkatës. Këtë të vërtetë  që sapo e cekëm  po e ilutrojmë me faktin se Prof, K. Cipo, jashtë protokollit guximtarisht lejoi të përfshihen si tekst sqarues  mbi 20 raste të paskajores në FGJSH 1954 që u hartua nën drejtimin e tij.  Prof. E. Çabej vetëm në një punim shkencor të përfunduar ndërkohë si dëshmi në mbi 40 raste e ka përdorur paskajoren e mirëfilltë. Ndërkaq prof. A, Xhuvani tërë veprimtarisë së tij të më pastajme vazhdoi ta përdorte gegnishten me paskajoren e mirëfilltë në shkrimet e tij.

Por ç’është vërteta, të thuash se dy ortografitë e para të hartuar të pas Çlirimit nga Xhuvani 1948 dhe ajo e Cipos 1951 që ishin pa paskajore si dhe 2 ortografitë e tjera të Tiranës 1956 dhe 1967 të thuash se ishin gatitur vetëm me veprime allaparttizançe, do të bëhej mëkat shumë i madh, i pafalshëm, por megjithatë në to mungonte paskajorja. Madje po të krahasohen me ortografinë e Komisisë 1917, shihet dallim i madh përmbajtësor e metodologjik. Është krejt tjetër gjë pse bëhen vërejtje që në këto ortografi standardi i shqipes globale paraqitet me mungesë të paskajores. Për këtë mangësi kemi folur e shkruar më parë dhe në këtë punim.

Sido që të ketë qenë, përkundër asaj që thamë atani ssesi nuk duhet mohuar suksesi i standardit të rinj sidomos para  e pas Kongresit 1972.

Ky sukses  pas Kongresit të Drejtshkrimit u vazhdua me veprimtari konsoliduese teorike e praktike, me ç’rast suksesin atij standardi ia mundësuan pikërisht shtyllat mbështetëse të libërtuara: Drejtshkrimi i gjuhës shqipe 1973, Fjalorit drejtshkrimor, Gjuha letrare shqipe për të gjithë, Gramatika e Akademisë; Fjalori i gjuhës së sotme shqipe 1980 si dhe punime shkencore pro rezultateve të atij Kongresi shfaqur në Tiranë e Prishtinë, gjithsesi në organizime konferencash e simpoziuesh shkencore, Kështu standardi  dhe pas atij Kongresi arriti jo vetëm të përforcojë cilësinë e përdorimit në Shqipri e Kosovë (Jugosllavi), po arriti ta zgjerojë gamën e përdorimit jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por pothuaj në të gjithë diasporen shqiptare, duke qenë konkurrent si gjuhë e konsoliduar letrare (standarde) në arënën ndërkombëtare. Ai sukses assesi nuk bën të mohohet, edhe pse ndërkohë pësoi kritika. Dhe vërtet nga analizat dalin vlerësime, jo vetëm pro por edhe kundër, me vend e pavend, por për mendimin tonë me vend si më krryesore janë vetëm ato analiza që kërkojnë përmirësime e përplotësim kodi, por jo assesi ato që kërkojnë përmbysjen nga themeli të këtij standardi.

Përmbyllje

Në këtë krye mjaft voluminoz me titull “Pas LDB në Shqipëri allapartizançe, me stimulimin e standardit mbi bazë  të toskërishtes u bë rrëzimi i gegnishtes letrare dhe zhdukja e paskajores së mirëfilltë, që në sihyrje u sqarua me çfarë kuptimi përdoret sitermi veprime allapartizançe,  që nënkupton veprime jo  sipas rregullit, por të nxituara sipas direktivave parti-shtet,  ngase vërtet zëvendsimi i kodit gjuhësor të Komisisë gjuhësore të Shkodrës me standardin mbi bazë toskërishte, u bë pa parapërgatitje dhe pa ndonjë parastudim serioz. Me veprime të tilla u rrëzua norma mbi bazë të dialektit gegë dhe u bë zhdukja ose e hedhja e paskajores së mirëfilltë në pus pa fund. Një veprim i tillë allapartizançe  u jetësua në 5 ortografi të hartuara gjatë monizmit në Tiranë (1948, 1951, 1956, 1967 dhe 1973). Ndërkaq në Prishtinë, ku u vazhdua sadopak trashëgimia e kodi të gegenishtes me paskajore   (elbasanishshtja në qendër) u hartuan tri ortografi me paskajore, mirëpo për hir të unifikimit të shqipes zyrtare në 1968, në Konsultën gjuhësore të Prishtinës u pranua Projekti i Drejtshktimit të shqipes pa paskajore, hartuar një vit më patë në Tiranë.

Për të treguar realitetin në raportin tosknishte gegnishte në këtë krye  u zgjedhua  folja me punue, dhe nga ky krahasim doli rezultati se në 285 raste pjesorja e shkurtë e gegnishtes iu nënshtrua pjesores standarde të toskrishtes, ndërsa paskajorja nuk kishte kurrfarë pranie në zgjedhim, mirëpo sipas realitetit, meqë toskërishtes i mungonin mjetet për mbulimin e fushës semantike të paskajores së mirëfilltë, nga trajtimi ynë doli se në letrarishten e sotme mbesin të pambuluara veç rasteve të tjera edhe këto dy nënfusha semantike: 1) koncepti i përfaqësimit të foljes dhe 2) koncepti i përshkallëzimit të kuptimit sinonimik me anë të paskajores. Për këtë në punim u paraqiten disa prova ilustruese.

Sido që të ketë qenë, duke u ndihmuar me flijimet vullnetare të pjesores së gegërishtes u arrit një gjuhe e përbashkët standarde e gjuhës shqipe. Megjithatë kjo gjuhë e përbashkët standarde nuk ka mundur të shpëtojë pa të meta, dhe ndër to si vend më të rëndësishëm, të pakompezueshëm zë  mungesa  e paskajores së mirëfilltë, me rikthimin e së cilës në standard  pritet të evitohet kjo e metë kryesore. Pyesim çfarë zemra të ndonjë standardisti  toskë  prekka  dhe e lënduaka rikthimi i trajës  me punue, ku standardi detyron secilin me përdorë  emrin punues dhe mbiemrin i punueshëm  si prejpjesorë që kanë lindur nga kjo paskajore, apo jo?! Pse dikush s’mund ta tolerojë rikthimin e paskajore, ndërsa dikush ka toleruar aq shumë deri afro 300 nënshtrime të pjesores vetëm  zgjedhimin e një foljeje, vetëm e vet[, për respektimin e standardit t[ njësuar të tëshqipes/?! Kjo do të thotë tolerancë me vetëdije, apo jo ?!

Sidoqoftë, në punim theksohet se me rikthimin e paskajores së mirëfilltë në standard gjuha zyrtare përplotëson vetvetveten funksionin e saj standard, sepse me plotësimin e këtij vendi të zbrazët ndër të tjera fiton shumë ngritje cilësore, si në procesin e përfaqësimit, ashtu edhe në procesin e përshkallzimit kuptimor sinonimik si dhe dhe të aspekte të tjera.

Kështu dhe vetëm kështu me paskajoren në standard shqipja e sotme letrare, si në aspektin e brendshëm kombëtar si dhe në atë ndërkombëtar do të ketë barabarësi meritore ndaj gjuhëve të zhvilluara të Europës e botës. Kështu dhe vetëm kështu duke pranuar ta ketë dhe ta kultivojë në gjirin e vet paskajoren e mirëfilltë, me siguri do ta rrisë fushën e sukseshmërisë edhe  botën e brendshme shqiptare dhe do ta sigurojë shkencërisht tipizimin e duhur në shkencën europiane e botërore.

Sidoqoftë, po përsërism ky standard kryesisht mbi bazë të toskrishtes, përkundër propagandimit si unikal i përbashkët kombëtar, edhe pse i kompletuar edhe formalisht me shtyllat kryesore mështetëse si drejtshkrimi, gramatika e fjalori, megjithatë nuk është i përkryer, ngase  gjithnjë e më shumë ka nevojë për përmirësim shëndeti, dhe këtë do ta arrijë duke i pranuar e kultivuar në gjirin e vet pikërisht prurjet nga ish standardi, përkatësisht gegenishtja, siç është edhe paskajorja e mirëfilltë me +pjesore e shkurtë, prandaj përkrahja e paskajores si feniks i ringjallur është kërkesë e ligjshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora