E enjte, 18.04.2024, 10:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Një libër si sitë e demokraturës allashqiptare

E shtune, 21.11.2020, 08:48 AM


NJË LIBËR SI SITË E DEMOKRATURËS ALLASHQIPTARE

Për librin ”Kur po shkriheshin akujt” të Kamber Farukut

NGA MEVLUD BUCI

Në librin e tij, Kamber Faruku shkruan për njerëz dhe ngjarje si një dedikim simbolikpër ta; ai ua kushton  këtë libër nipërve dhe mbesave tëtij, kjo në hyrje.

Faruku e ndan librin në pjesë;në pjesën e parë”shënime dollapi”ai pasqyron ngjarje dhe prova të atyre njerëzve që vihen në krye të punëve, që i futen më këmbë detit të politikës.

Kamber Faruku është intelektual, vizionar e misionar, mjeshtër përshkrimesh dhe selitje faktesh, në punën etij të gjatë sipublicist ai është përballur me dukuri burokratike të kohës, duke mbajtur gjithnjë anën e së drejtës.

Prandaj, në këtë hyrje domethënëse të librit ai shprehet:”Isha një intelektual provincial, megjithatë ndjeja se do të ndodhnin përmbysje të mëdha;sot, pas tridhjetë vitesh , e shfletova bllokun dhe po mendohesha nëse ia vlen  apo jo t`i ruaj ende ato shënime të shkruara me stilograf kinez, apo t`i hedh”

Në shkrimet e tij zotëron mprehtësia dhe maturia për t`i thënë faktet sakte.Ndonëse asokohe nuk përfilleshin kritikat e vërteta, sepse ekzistonte koncepti se “ulej”partia, se nuk kritikoheshin ataqë ishin në krye, gazetari Kamber Faruku vepronte me lirinë e fjalës së tij, e cila herë herë I kalonte caqet e lejueshme.Fjalae tij ishte një peshore e rrallë e vlerave dhe e antivlerave, një dëshmi e së vërtetës sesi duhet kuptuar demkracia  e jo demokratura.

“Unë, -shkruan autori-jetoja në Dibër, në kufi me hasmin e përjetshëm, Serbinë, por edhe me një hasëm të brendshëm, mizor, komunizmin”…

Koha e monizmit  demonstroi sesi uzurpohet një popull, sesi ajo vetquhej “Bahçe e Evropës”, kurse, në tëvërtetë , krahasur me të, shqiptarët jetonin një realitet grotesk.

At Gjergj Fishta ka thënë:”Kur e mëson se është i pabesë, qite nagantin dhe bjeri kresë!”Pra, kur u kuptua se kush ishte diktatura komuniste , pse duhet me i ndenj  besnimk të pabesit?Pra, ne që patëm besuar, me luftën e klasave edhe në parti, sido që ishim të vendosur për  të vërtetën , për kulturën vlerat dhe traditat, sërish ekzistonte veprimikainian , dantesk, i njollave në biografi.Nuk çmohej lufta edëshmorëve tërënë për liri, por tradhtia e “dajave qëndrestarë që i lartësoi demokracia, nuk çmohej e drejta, por vëzhgimi i sigurimsave që ishin besnikë të partisë e nganjëherë dilnin mbi partinë.

Libri është dëshmi esë vërtetësse ç`ka ndodhur në periudhën e kalimit nga diktatura në demokraci;autori përvijon ndryshimet, ngjarjet, faktet, kohën e trazirave, prijësit, por edhe pse u shkrinë akujt, ujërat e turbullta nuk u kthjelluan.

Vetë titulli i librit të Farukut është një diagnose e qartë që tregon ndodhitë dhe bëmat e tyre në kapërcellin midis dy sistemeve, ku eksperimentimet me jetën e këtij populli ende s`kanë mbaruar dhe psikologjia enveriste ende vijon.

Autori fikson ngjarjet, datat me kujdes, për hirtë së vërtetës ato i pasqyron me besnikëri dhe largpamësi, duke mos harruar asgjë  dhe këtu përvijohet koha, njerëzit në pjesën ndarëse midis dy botëve.Prandaj, ai është i vetmi gazetar që në këtë periudhë të rëndësishme të shndrrimit epokal tha:Në opozitë, por si vëllezër.

Këto mesazhe nuk u kuptuan dhe vijojnë të mos kuptohen, kur sot shpifja është ngritur në sistem dhe është bërë e modës.Nga akuzat që vërshojnë në lojën hidh e prit, shohim se askush nuk dënohet dhe akuzat kthehen në disa shashka bombastike e demagogjike.

Drejtësia luhet pa arbitër, guximi qytetar kërkon mbrojtës të sinqertë dhe ligjorë, fiton katrahura dhe e padrejta, një mishmash i vërtetë, një rrumpallhone politike mediatike, një kaos i rendit dhe i vlerëssimit mbi kritere humane.

Njeriu në të vërtetë beson , vlerëson , guxon , por ai nuk duhet të jetë fletar mulliri dhe të vërtitet si fluger.

Te shkrimet e datave6 prill 1990, 8 prill , e diel11 prille plot tëtjera, shpërfaqen dukuri, ngjarje e koncepte realiste, filozofike, e mbitë gjitha argumentohet  demokracia.Në përshkrimet e Farukut lexuesi meson mbi demokracinë, si flet e vërteta, e drejta, mirësia.

Si një publist i thekur, ai stigmatizon ato fenomene negative që e kanë shoqëruar tranzicionine stërzgjatur shqiptar.Episodet, figurat, dialogjet, flasin përnjë punë të kujdesshme në renditjen e tyre dhe për shpirtin demkrat të Farukut, që buron nga Muhuri i Dibrës.

Dialogjet, retorikat, shprehjet filozofike, pasqyrojnë rolin e individit në shoqëri, atje ku i beson populli.

-A ka politikë pa ekonomi?

-Po ka në Shqipëri , dhe kjo e ka bërë këtë vend të dale fare.

--Kjo?...

-Jo, preket kushtetuta

-As ajo?

-Parimet…

-Po ajo tjetra?

-Forcat e veta…

-Do t`i a bëjmë

-E di partia…(Fq68).

Libri i Farukut është dëshmi e së vërtetës, një udhërrëfim, një mësim për të vërtetën, një memorie e kohës dhe një dëshmi tronditëse e dramave të shndrrimeve me dhimbje e shpesh të kapura në ngërç institucional.Një libër realist, kritik dhe afirmues i vlerave të qenësishme të përmbytura nga llumi i kohës që kërkojnë të shndrisin, pavarësisht vështirësive.

Ky libër mbetet testament drejtësi dhe thjeshtësie, dhe një sitë e hollë, ku ai i bën skanerin dy periudhave të rëndësishme , duke na pasyruar kohërat përmes përvojës së vet si gazetar i shquar, publicist i rangut tës hkëlqyer, e njëherit me vëzhgimet e veta sjell dëshmi tronditëse.

Vetë titulli është domethëmës dhe intrigues, njëtitull që flet, dhe me simbolikën  e tij  të tërheq.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora