E enjte, 28.03.2024, 07:53 PM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Vuajtja si instrument politik

E shtune, 21.11.2020, 11:18 AM


VUAJTJA SI INSTRUMENT POLITIK

Nga Xhemal Ahmeti

«Pas vujatjeve dhe humbjeve njerëzit bëhen më të urtë [mençur]», kështu filozofonte Benjamin Franklin. I vetmi faktor që mund ta bllokojë këtë proces është ai instrumentalizimit partitopolitik nga bartësi i tyre - ai i humbjeve dhe vuajtjeve s'mund të bëhet i urtë [në kuptimin filozofik të fjalës] nëse i redukton ato në mjet politik në favor të një partie brenda shoqërisë!

Kështu për arsye se nuk është urti ta përçash një shoqëri me vuajtjet dhe humbjet personale, urti është t'i unifikosh në favor të një empatie ndaj gjithë atyre [pa dallim partie, feje e kulture] që vuajnë dhe kanë humbur.

Politizimi i vujatjeve personale është çështje e komplikuar. I lejueshëm [moralisht në rregull] është një politizim i tillë nëse kërkohet drejtësi nga shkaktuesi i tyre [duke kërkuar dëmshpërblim ose rehabilitim nga ai] për ato ose nëse ato janë në favor të interesit të përgjithshëm [në këtë rast të atyre që kanë vuajtur njejtë e nuk u ndodhë drejtësi nga dëmtuesi]. Politizimi i tyre mirëpo brenda konkurrencës partiake, respektivisht në favor të një partie kundër një tjetre i bie si kontrabandim me vuajtjen, veten dhe vujatjet e njëjta të të tjerëve; për vota, primat politik e të llojit. Aksionet e llojit [për shkak të ndjeshmërisë së lartë] në fillim janë përfituese për akterët e instrumentalizimit të vuajtjeve personale, për më gjatë mirëpo i vujaturi, akteri zhveshet nga fuqia e përfaqësimit të vuajtësve të tjerë dhe kauzave të përgjithshme, ngase opinioni e vulos si instrument të njërës nga partitë. Me një fjalë, në plan afatgjatë vuajtësi/a nuk kalon më mirë se ai që përdhunon ato, vuajtjet e tjerëve, për çështje të partisë tjetër politike.

Romain Roland kishte të drejtë: E keqja më e madhe e kësaj bote nuk është fuqia e të keqëve [si mohuesit e dhimbjes dhe vuajtjes së tjerëve], por dobësia e të mirëve [respektivisht atyre që besojnë të bëjnë mirë duke mbrojtur vuajtjen kolektive në favor të X apo Y partisë].



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora