E hene, 30.11.2020, 05:25 AM (GMT)

Aktualitet

Shefqet Dibrani: Vdiq Ing. Nazmi Peci

E enjte, 19.11.2020, 06:37 PM


LAJM MORTOR

VDIQ ING. NAZMI PECI (28.10.1953 – 18.11.2020)

Nga Shefqet Dibrani

Mbrëmë rreth orës 23 :00, ka ndërruar jetë veprimtari shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Zvicër, inxhinieri Nazmi Peci. I ndjeri ishte njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër dhe njëherit nënkryetar shumëvjeçar i kësaj Dege. Nazmi Peci, ka qenë kryetar i I-rë i Fondit të Trepërqindshit, dhe vazhdimisht ka pasur funksione me rëndësi, në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi Kosova.

Vlenë të theksohet se Ing. Nazmi Peci, ishte i burgosur politik dhe njëri nga 215, intelektualët shqiptarë që iu nënshtruar izolimit dhe dhunës serbe. Para se të emigroj në Zvicër, ka punuar Inxhinier dhe ka pasur poste drejtuese në Kombinatin Xehtaro Metalurgjik "TREPÇA" në Mitrovicë. Pas emigrmit në Zvicër, që nga viti 1990, ai iu përkushtua veprimtarive politike dhe  ishte ndër personalitetet më të shquara të diasporës dhe një veprimtar i zellshëm dhe i dashur për të gjithë.

Paraqitja e fundit publike e Nazmi Pecit, ishte më 18 nëntor 2018, në një aktivitet kulturor, ndërsa pak kohë më vonë, më 12 janar 2019, nga një sëmudje e rëndë u detyrua të heq dorë nga jeta publike për t’iu kthyer familjes. Që nga atëherë Ing. Nazmi Peci, ka lënguar duke u mbyllur në rrethin familjar, larg rrethit dhe shoqërisë.

Siç mësojmë nga familja e tij, Nazmi Peci, nuk e fitoi betejën me pandeminë Cowid 19.  Së shpejti ai do të kthehet për të fundit herë në Kosovë dhe do të varroset në vendlindjen e tij në Mitrovicë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

“Labëria” shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK Njoftim nga Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët Tona” i shkruan Presidentit Ilir Meta për Kufirin detar Ramush Haradinaj: I tronditur me sulmet terroriste në Francë Nebil Çika në Ora News: Po mashtrohet me zhvarrosjen e të zhdukurve në burgun e Burrelit Demaj, Bajraktari, Rexhepi: Deklaratë për opinion Mehmetali Rexhepi: Shuhet bamirësi - dritëson bamirësia Ramush Haradinaj: Kujtojmë martirizimin e familjes Deliu Ramush Haradinaj: Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington Ramush Haradinaj: Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes Prend Buzhala: Shkoi në përjetësi Bashor Gegë Buzhala Dekleratë për media e ish-luftëtarve të Batalionit "Atlantiku" Ngacmonte meshkuj të mitur, shkarkohet hoxha shqiptar i një xhamie në Gjermani Gjekë Gjonaj: Rikthehet koronavirusi në Malësi Rrjeti i Mërgimtarëve: Apel drejtuar BE-së Klajd Kapinova: Afrikano amerikani Jamaal Bowman mundi socialistin veteran Rep. Eliot Engel Liga e Arumunëve të Shqipërisë: Komunikatë për shtyp Kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë së dytë në fshat, Gjykata e Lipjanit ngre padi kundër 12 qytetarëve! Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1885, ka arritur Statuja e Lirisë në limanin e New York-ut! Gjekë Gjonaj: Humbëm Prof. Dr. Simë Dobrecin

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora