E enjte, 25.04.2024, 05:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Premtimi për t'u takuar asnjëherë

E enjte, 19.11.2020, 08:10 PM


PREMTIMI PËR T’U TAKUAR ASNJËHERË

/Disa letërkëmbime me poetin e madh Adem Zaplluzha/

Nga Dedë Preqi

U njoftuam rastësisht në portalin Zemrashqiptare, edhe pse i kisha lexuar më herët poezitë e poetit Zaplluzha, nuk njiheshim përsonalisht, por filluam ta njohim njëri-tjetrin përmes komenteve dhe letrave komunikuese, duke i premtuar njëri-tjetrit, se një ditë do shihemi dhe do pimë kafe në Kosovë, Ademi në Prishtinë e unë në Zvicërr, për deri sa premtimi zgjati aq kohë, sa për tu takuar asnjëherë.

Disa letërkëmbime me poetin e madh Adem Zaplluzha

Tetor,2014 Prishtinë. I nderuarD!

Të falenderoj sinqerisht që pranuat të jeni redaktor i librit tim të radhës «Yjët e ngrira të kujtesës», më besoni ndjehëm i gëzuar, ju falenderoj o, burrë nga zemra, dhashtë zoti që ta kthej me të mirë, nëse me asgjë tjetër, mundeni lirisht të jeni musafir i imi një ditë, sepse edhe ne në Kosovë, kemi bukë e kripë dhe pak zemër për miqtë e shtëpisë. Ma dërgoni adresën të ua dërgoj librin me prozë poetike « Fjetëm njëqind shekuj» .

I dashtun D, në fillim kam menduar se jeni nga Shqipëria, sepse sipas shkrimeve do kisha një dyshim, por sidoqoftë jemi vellezër të një gjaku. Kërkova në kugëll, që të shoh biografinë tënde, por pak haber kam me kompjuterin, sepse di vetëm të shkruaj, duke e dhunuar kompjuterin gjithëditën … Jam një gjimnazist i përjashtuar nga Prizereni, i vitëve 63, pastaj në vitët e 80-ta, diplomova në Akademinë Pedagogjike, sikur udhëheqësit tanë që po diplomojnë sot, nuk kam pasë fat dhe as kushte të shkollohem dhe jam ky, që jam. Me respekt A.Zaplluzha.

19 tetor 2014 Prishtinë, Përshëndetje Dedë!  Jane orët e vona të natës, afër 24, dhe vendosa për të shkruar dhe për t’u falenderuar si vëllaut. Keni kryer një punë të shkëlqyer, unë jam shumë i kënaqur me vlerësimin tënd shumë njerëzor e real. Të falenderoj që nuk mi ke rritur brinat, sikur disa që më kanë lavdëruar pa masë, nuk jam ai qëi duron lavdimimet e tepruara. Burimi i shpirtit tënd në këtë reqension të librit është i mrekullueshëm. Jam në mbledhje e sipër të të gjitha reqensioneve tjera, jo unë por Xhevahir Cirongu, dhe del dikund 450 faqe, dhe jam në pritje e sipër, që ti gjejë edhe dy redaktor dhe burra të fjalës. Jam mirënjohës sot e mot, me respekt Ademi.

21 tetor 2014, Luzern CH. I dashtun Adem !

Mos më falenderoni për asgjë, unë e kam bërë atë që më ka takuar, ndoshta nuk kam mundur ta bëjë gjithë atë që ju emeritoni. Ju e meritoni edhe më shumë dhe dua të shtoj, Ju dhe gjithë Ademat e Kosovës, jeni damarët më të frytshëm të këtij kombi. Gjitha të mirat e zemrës Dedë Preqi.

31 tetor 2014 Prishtinë. Përshëndetje i nderuar Dedë!

Mos thuani se Zaplluzha të ka harruar, miqtë e mirë nuk harrohen kurrë. Kam qenë shumë i zënë, po sa e përfundova librin e 123-të, «Përtej portave të mbyllura», që ka dalë një libër me shumë vlera kombëtare dhe poetike, ndoshta këtu po e rrumbullaksojë karierën time me këtë libër. Jam lodhur, por çfarë të bëjë me kokëfortësinë time…Dua të pushojë pak, nëse mundem! Mos harro kur të vini në Kosovë, do pimë kafe «farmak», dhe do ta lexoj një poezi shumë interesante nga «Zëri i Amerikës», të cilën e kam dëgjuar nga Gërgo Zlatoper, në kohët e hershme.Përqafime vellezërore Adem Zaplluzha.

01 Nëntor 2014 Luzern CH.  Shumë i dashtun bac Ademi!

Nuk e kam menduar se më ke harruar, por shumë herë të sjelli nëpër mend, duke e komentuar edhe poezinë tënde. Disa herë flas me miqtë e mi, të cilët më janë rralluar, dhe me kushëririn tim Ndrecën në Prishtinë, se penda e poetit Zaplluzha, një ditë do jetë rekordenë librin eGenisit.Më shkruani këto ditë se e keni në dorë dhe në përfundim librin e fundit, dhe e përsëritët se do të jetë libri i fundit, unë si në shaka, por edhe me seroizitet tu drejtova, mos thuaj asnjëherë se do jetë libri i fundit, por libri i radhës dhe mos e lësho atë pendë të praruar deri në damarin e fundit. Besoj se do të shihemi shumë shpejtë dhe do të pimë kafe në Prishtinë. Ju uroj gjitha të mirat D.Preqi-Luzern Ch.

25 Nëntor 2014 Prishtinë. I nderuar Dedë!

Kam një lutje për një arsye, deri në janar të këtij viti, miqtë e mi Xhevahir Cirangu dhe Bedri Neziri, po e botojnë një libër për mua, dhe shkrimi i juaj i dytë të jetë në librin «Dritaret e vërbëta», me ç’rast dëshiroj që ju të bëhëni redaktor i radhës, do më nderoni pa masë. Së pari dhashtë Hyji të jeni mirë, fjalët e juaja më japin vullnet dhe forcë. Pranoni përshëndetjet e bacit Adem, besoj se të ka pëlqyer libri me tregime poetike. Përshëndetje vellëzërore A.Zaplluzha.

28 Nëntor 2014 Prishtinë. Ah, miku i im Dedë!

Urime festa e Flamurit. Më vjen keç, por prej shqiptarëve po nëpërkëbët sot çdo gjë edhe fytyra po na nxihet. Kurrë të mos na shterrojnë urimet tona, nga zemra Ademi.Më fal se potë shkruaj me germa të mëdha shtypi, sepse më janë shterrur llampat e syrit dhe nuk po shoh mirë. Jo që jam vetëm i kënaqur me shkrimin tënd, por po mësoj prej teje se kush jam dhe sa vlerë kam si njeri dhe si poet. Të falenderoj që të kam mik dhe që ekziston, me respekt Ademi.

17 januar 2015 Luzern,ch. I dashtun bac Ademi!

Më vjen mirë që keni vullnet e mendje të shëndoshë dhe të shkruani me aq hov dhe energji, të cilën e keni edhe dhunti nga zoti, prandaj ua kam zili, jo nga xhelozia, por nga krenaria, sepse kam një mik të tillë. Ju falenderoj për librat që i keni përgaditë si dhuratë për mua, por mos hargjoni lek të mi dërgoni me postë se do e gjejmë kohën dhe do të takohemi në Kosovë. I kuptoj kushtet e juaja në atdhe, por edhe kjo bukë që po e hamë në gurbet shpeshherë po na mbetët në fyt. Libri i juaj i 128-të, me radhë po më xhelozon dhe po më gëzon, dhashtë zoti, që mendja e shëndoshë të jetë burim i pashterrshëm në qenjën tënde njerëzore dhe poetike.  Përqafime vellëzërore Deda.

18 januar 2015 Prishtinë. O, Dedë i dashtun !

Fjalët e tua dhe komentet i ngjajnë «martinës», ku përherë e gjenë të mbushur dhe të gatshme që të zbrazët, me ç’rast po më jepni inspirim dhe vullnet krijues. Ndoshta javën tjetër më dalin nga shtypi 13 libra të reja. Ju kërkoj falje, nëse po gaboj në drejtshkrim, sepse nuk po shoh mirë, bashkëshortja  e ime disa herë po mi korigjon gabimet. Një mik i imi nga bankat e gjimnazit Martin Lekaj, nga Prizereni, më thoshte, mos e falendero mikun shpesh, apo mos e falendero shumë, sepse e ofendon, prandaj edhe unë nuk dua të falenderoj më shumë. Unë kam vendosur të angazhoj përsëri për librat e radhës, për një redaktur dhe parathënje ashtu sikur ia ke zanat, shkrimet e juaja më bëjnë krenar. Me respekt Ademi.

28.02.2015 Prishtinë. Përshëndetje Dedë!

E kam ditur që e pranon iniciativen time pa fjalë, mu për këtë edhe të afrova tekstin e radhës. Besoj se deri me 15 mars, nëse të premton koha mund ta kryeni, porty të pres edhe të jap kohë më shumë. Ah, Dedë i nderuar, më presin edhe 11 libra të tjera për ti botuar në këtë vit, por çfarë të bëjë, kur nuk kam lek. Shqiptarët e sponsorizojnë lakuriqësinë, e jo artin e mirëfilltë dhe poezinë. Sa po e përfundova librin e 136-të, dhe librin tjetër po sa e fillova. Në gazetën kombëtare Bota Sot, e lexova një vështrim rreth librit tim që ju keni shkruar, e kam një kopje dhe do ta merrni kur të takohemi. Hyji ju bekoftë me nipin ,mbesëndhe gjithë familjen, dhashtë zoti që të mirat të reshin në familjen tënde. Përqafime Ademi.

06.korrik 2015 Prishtinë. I dashtun Dedë!

Dëshiroj të jeni mirë. Po e vërej se ti nuk ke kohë dhe më ke treguar se nuk jeni mirë me shëndet edhe nga aksidenti që e keni pasë, por të lutem thuaj ndonjë familiari të vijë te unë në Prishtinë, dhe ti merr librat që i kam destinuar për ty, sepse pleqve nuk i dihet koha, sot janë e nesër dalin në udhëtim… Ia dërgova këtë poezi Zemrasshqiptare, me dëshirën time që ta botojnë.Nuk do të mund askush me e prishë tolerancën tonë fetare, ne së pari jemi shqiptarë e më pas sëcili le të varët për këmbët e veta. Para disa vitëve në shpirtin tim më lindi kjo poezi, që tregon tolerancën tonëndër fetare, i thëm kështu edhe mikut tim Prend Buzhala!

Unë po e marr kryqin

Ti merre gjysmëhënën,

Atdheu edhe ashtu

Na takon të gjithëve,

Ju të tjerët

Merrëni edhe Zotin,

Ama mua

Mos ma prekni atdheun. A. Zaplluzha.

Kaluan ditët, kaluan vitët dhe me mikun tim nuk u takuam asnjëherë dhe … unë në Zvicërr e miku im Zaplluzha në Prishtinë, i cili deri në damarin e fundit nuk e ndali pendën e tij të praruar, duke hyrë jo vetëm në librin e Genisit, por duke e pasuruar mozaikun e Letërsisë Shqipe me 200 libra, ndoshta si askush tjetër. Poeti A.Zapluzha, në vëllimet e veta poetike pothuajse shkrihet në gjitha fushat e jetës, duke na dhënë një shpirt që rrjedh nga një poet i madh, i cili përherë do të tingëllon në fushën e Letërsisë tonë shqiptare.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora