Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjergj Kastrioti në mesin e Friedrich III, Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm

| E merkure, 18.11.2020, 08:18 PM |


Gjergj Kastrioti në mesin e Friedrich III, Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm

Nga Gjon Keka

Në veprën e tij „Biografitë e ushtarëve të shquar të katër shekujve të fundit(1856)“ autori dhe gjenerali John Mitchell, e rendit Gjergj Kastriotin në mesin e Friedrich III ,Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm.Është me vend të theksohet këtu se ky autor i referohet Gjergj Kastriotit edhe si heroi i tij, duke nënvizuar shpesh "heroi ynë..." brenda veprës në fjalë.

Këtu si më poshtë ai e përshkruan heroin tonë të pavdekshëm dhe të Europës Gjergj Kastriotin me këto fjalë si vijon:

„…me çfarë aftësie, çfarë fuqie të lartë bindëse dhe gjeniale si një burrështeti, ai arriti ta bashkonte dhe t’i largonte mosmarrëveshjet në vendin e tij;dhe duke ditur gjendjen e shoqërisë në atë periudhë ai arriti me ushtrinë e tij të aftë në terren të luftoi kundër fuqisë dhe trupave të shumta ushtarake të armikut në atë kohë. Nga u morën mjetet? si u kryen veprimet? dhe cili ishte sistemi i taktikave i ndjekur me kaq sukses? janë këto disa nga pikat mbi të cilat kemi pak njohuri.

Skica e gjerë e fakteve, fitoret e shumta të arritura, mbrojtja e tij e gjatë e tokës së tij amtare kundër armikut të tij ,nuk mund të bëheshin po të mos kishte aftësinë e një ushtari eminent, e një gjeniu ,e një burrshteti,sepse këto në fakt ishin të domosdoshme për kryerjen e këtyre veprimeve fisnike…

I bukur si personalitet, dhe i pajisur me forcë të jashtëzakonshme e fat të mirë, Skënderbeu shfaqet para nesh si ushtari më i përsosur i epokës së tij. I pakrahasueshëm në luftime të vetme...sa ishte i guximshëm, po aq ishte edhe bujar,por edhe i ashpër për shkak të disciplinës që kërkonte ashpërsi. Sa ishte si peng në jetën e hershme, ai fitoi admirimin e shumë armiqve të tij; dhe kur ai shpëtoi, nuk e fshehu veten, por iu rikthye dhe e mori Mbretërinë e tij dhe bashkë me popullin korri fitoret. Liria e shkurtër e Shqipërisë u zhduk me vdekjen e tij...“