Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adriana Fishta Bejko: Së bashku mundemi

| E merkure, 18.11.2020, 06:58 PM |


Së bashku mundemi

Nga Dr. Adriana Fishta Bejko

Sa kënaqësi kur fëmijët tanë bëhen më të mire se ne dhe dinë të na trainojnë me shumë profesionalizëm shembullor.

Kjo ishte ndjenja që ndanë anëtarët e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporën në trainimin e fundit për përdorimin e Platformës Digitale Google Meet për të bërë mësimin në shkollat shqip të mundshëm në këto kohë pandemie.  E veçanta? Trainuesja e talentuar ishte Dr. Valbona Zylo-Watkins, vajza e mençur dhe patriote, shkencëtarja në fushën e mësimdhënies së Gjuhës Spanjolle, bija fisnike e e familjes së nderuar Zylo që jetojnë në Staten Island, USA. Dr. Valbona e larguar nga Shqipëria që kur ishte gjimnaziste, e drejtoi trainimin në një Gjuhë Shqipe të "kristaltë" dhe me një nivel shkencor brilant. Mirënjohje pafund prindërve Kozeta dhe Qemal Zylo që janë modeli i edukimit patriotik të fëmijëve dhe mbesave të tyre në Diasporë.

Dr. Zylo-Watkins është Drejtore Akademike e Shkollës Shqipe "Albalife", Ambasador i Kombit.  Faleminderit për kontributin tuaj në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit tonë, Valbona.

Së bashku mundemi!

17 Nëntor, 2020

Kanada