E shtune, 20.04.2024, 04:53 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Promovimi i librit të autorit Beqir Cikaqi edhe në Itali

E enjte, 20.11.2008, 11:05 AM


Autori(i pari), Arsim Berisha (i dyti nga e majta) - ne mesin e pjesemarresve
Libri"Atdheu vendi më i bukur" i tuboi shqiptarët e të gjitha trevave 

 

Në një nga sallat e bukura të Bar Pizzeri PRISHTINA, që menaxhohet nga Rexhep Bashota (i cili vjen këtu nga Klina), u organizua promovimi i këtijë libri, autor i se cilës është Beqir Cikaqi, i cili jeton, punon dhe vepron ne këtë lokalitet italian. Dihet se autori promovimin e parë të këtij libri e ka bër në vendlindje në fund të gushtit, por dëshira e tij dhe e shumë shqiptareve të tjerë që jetojnë  këtu, ishte që të organizohet një pasëdite letrare,  edhe në diasporë, në vendin dhe në mesin e njerezve ku autori e ka gjetur frymzimin për ta shkruar këtë libër. Libër i cili u mirëprit nga te gjitha gjeneratat (kuptohet që patën rast t'a ken në dorë. Duhet theksuar se ditën kur u organizua, më 1 nëntor, ishte dite e shtune dhe njëkohësisht edhe dite pushimi-feste këtu në Itali, prandaj nuk mungoi interesimi, ku disa nga ta kaluan  me  dhjetëra kilometra (nga Bassano, Vizenca, etj)  per të marrë pjesë në këtë pasëdite, që sikur u shprehen të pranishmit, ishte e vetmja e kësaj forme deri më tash, që kur egziston migracioni shqiptar në provincen eTrevisos.Gjithashtu duhet të ceket se pjesemarrës, ishin nga të gjitha trevat etnike shqiptare, në mesin e të cilëve  mesues, historian, aktor e regjisor të njohur e të dëshmuar qe tani jetojnë (këtu) në emigracion. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe z.Arsim Berisha, më i merituari në organizimin mërgates shqiptare në Itali, para dhe sidomos gjatë kohës së luftës së fundit të Kosovës.

  Salla ku u organizua ishte e stërmbushur, në hyrje pjesëmarrësit kishin nga një libër gratis prej autori, ndërsa në një kënd ishte vendosur nje tavolin, me dy libra te autorit, kjo tavolin  shërbeu  edhe si ndihmesë për moderim.

Ndersa prapa tavolinës në vendin e dukshem (për të gjithë), në mur,qëndronin shkronjat që formojnë emrin ATDHEU! Me domethenjen e së cilës shkronjë, e hapi kete pasedite letrare, nxënësja e shkollës shqipe të MP nga Bassano del Grappa, Edona Thaqi, e cila tashmë është e dëshmuar në interpretime dhe recitime të bukura.Moderator i kësaj veprimtarie ishte Refki Tafaj, arsimtar gjuhe.Z. Tafaj, kishte zgjedhur fjalet më të mira për ti përshendetur të pranishmit dhe për autorin. Ai ndër të tjera ne fillim tha:"vetë  pjesëmarrja kaq e madhe e juaja, na hijeshon këtë promovim, ndersa debati rreth librit, do të n'a e madheshtojë edhe ma shumë këtë pasëdite letrare, e para deri më tash këtu në Treviso, por, pasi u "thye akulli" nuk do të dëshironim të jet e vetëme,..."Pastaj ai, shkurtimisht, para te pranishmeve e paraqiti një biografi të shkurt te autorit, njëherësh veprimtar  i dalluar që kur është në Itali. Dhe, vazhdoi, perderisa autori i librit Beqir Cikaqi , është prezent këtu, redaktorja Alma Papamihali, jeton në Gjermani, dhe  nuk ka patur mundësi të marr pjesë, mos prania e recensentes znj. Merita Kastrati, është pak befasuese, ndonëse kontributi i sajë që ka dhënë për këtë libër është i pa zëvëndësueshëm. Kështu parathenjen e recensores do t'a paraqesë Endrita Molla", kështu   vazhdoi me pikat e moderimit z. Tafaj. Përndryshe, zonjusha Endrita Molla këtu në Itali vjen nga Durrësi, është autore e dy librave, dhe fituese e disa konkurseve letrare, jeton me gjith familje ne Castelfranco të Trevisos.

 

Refki Tafaj-moderator
Pas durrsakes Endrita Molla, tubimin e përshëndeti Avdi Beqiri, kryetar

I shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, ku autori është edhe mësues i sh.sh. që vepron në kuadër të kësaj shoqate.Z. Avdi Beqiri, ndër të tjera tha:”uroj mësuesin, që njëkohësisht është edhe autori i këtijë libri, me një vlerë të madhe për realitetin  dhe aktualitetin tonë këtu në diasporë ”.Ndërsa përshëndetjën e dërguar me postë elektronike nga redaktorja e librit Alma Papamihali, e lexoi  moderatori i kësaj pasdite kulturore.

   Pjesë nga libri , interpretoi Blerinë Gallopeni, e cila para të pranishmëve në mënyrë artistike e paraqiti monologun “Fotografia e nënës”, që ngjalli emocione te të pranishmit.Mandej , z.Tafaj të pranishmeve iu apeloi që t’I dërgojn fëmijët në shkollen shqipe në punktin më të afërt,  me këtë rastë iu kujtojë  të pranishmëve , se Blerina, ka lind këtu në Treviso,e ka mësuar gjuhen vendore, din edhe anglisht e gjermanish, komunikon edhe spanisht, por ka vijuar edhe shkollen shqipe te MP, ku perveq që shkruan, flet rrjedhshëm shqip,edhe interpreton e aktron bukur shqip.

    Më pastaj , nxënësi i shkollës shqipe në Montebelluno, Bardh Tafaj kendoi  këngën:

“O sa shumë jam i gëzuar” me tekst të Beqir Cikaqi (autor i librit) e muzik të Miftar Rracit,

çka nga të pranishmit muarr duartrokitje, si per interpretim te Bardhit, ashtu edhe për tekst e muzik të komponuar.

    Në debat që në vazhdim u zhvillua rreth librit, u paraqit, historiani nga Dibra, Bashkim Bekteshi, I cili nder të tjera tha:“vet emri i librit, fotografia në kopërtinë (foto nga Atdheu) dhe grupi i nxënësve te shkollës shqipe të MP që mbajnë shkronjat, japin për të kuptuar se çfarë ka në mbrendinë e vet ky libër. Autorit dhe kolegun tim Cikaqi e përgëzojë për këtë libër dhe i uroj që sa ma shpejt t’a nxjerr librin tjetër”.

   I pranishëm  në këtë manifestim ishte edhe Edmond Budina, ish aktor i teatrit të Tiranës, regjisor i disa filmave, etj. Debati i tijë tërhoqi vërtet vemendjen e të pranishmeve. Zoti Budina, u shpreh:“pasi u paraqitën përfaqësues nga Kosova, nga Maqedonia, po paraqitem edhe unë, nga Shqipëria...E përgëzojë Beqën për këtë libër, që kam pasur fatin e kam lexuar pra se të vijmë në këtë tubim, dhe më ka pëlqyer shumë, se si ka ditur të i fut fëmijët në botën e tyre, e sidomos  fabula e cila për herë të parë përdoret te një autor shqiptar në diasporë, të cilit do t’i sygjeroja që mos të ndalet me fabula, sepse do te jetë më i vëmendshëm për fëmijë, sikurse kam qenë edhe unë kur gjyshi im më tregonte perralla e fabula kur isha i vogël...E falemenderojë Beqën edhe që n’a tuboi këtu në PRISHTINA (aludoi në restorantin e Bar Prishtinës) dhe dëshiroj që këso tubime të kemi sa ma shpejt, me të njejtin autor ose edhe me ndonjë tjetër, e pse jo, në një restorant që do të quhej TIRANA ...“Ishte kënaqësi t’a dëgjosh aktorin,  debati i tij i gjasonte  një aktrimi, i cili i adresoi vërejtjet sidomos te shqiptaret nga Shqipëria që shumë pak i kushtojn kujdes të folurit e gjuhës amtare me fëmijët e tyre.

    Në debat u paraqiten edhe Ragip Thaqi, Shefqet Shala, etj. duke e përgëzuar autorin për këtë libër, por edhe duke e falemenderuar për kontributin e dhenë në shkollën shqipe të MP, si dhe për informimin e aktiviteteve të mërgatës shqiptare në këtë lokalitet.Ndërsa në fund, ish nxënësja e shkollës shqipe në Bassano, Ujvesa Brahimaj  e perfundoi këtë debat, duke e përgëzuar mësuesin, dhe shprehu kënaqësin se ka pasur fat të jetë nxënësë  e një mësuesi qe ka publikuar edhe libër.

Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti vet autori, i cili  shkurt e paraqiti ndodhin me një bashkëatdhetar pasi e ka lexuar librin ku veten e ka gjetur aty edhe pse nuk iu ka permendur emri fare, dhe me insistimin e z. Tafaj rrëfimin e shkurter te ngjarjes se kur i ka shkruar vargjet e para të poezisë që akoma jan të pa botuar,kushtuar mësuesit të tjë, e që pritet t’a zejn një vend  në përmbledhjen e ardhëshme me poezi që autori është në pregaditje  t’a dërgojë për botim.

     Me këngë të lehta atdhetare, me këngë mërgimi, të kënduar nga

Arbnor Bashota i percjell  me muzik nga Sokol Marku,e me vallezim të koordinuar të treshës së nxënësvë të udhehequra  nga Egzona Jashari përfundoi programi i promovimit, ku moderatori Refki Tafaj e shpalli të mbyllur duke i dedshiruar çaste të këndeshme në koktejin  e rastit të organizuar nga pronarët e restorantit Bar Pizzeri PRISHTINA. Gjatë koktejit, të pranishmit  zhvilluan biseda ndermjet veti dhe autori jepte autografe pjesëmarrësve, në libra.

Pra, promovimin e këtijë libri e hapi nx. Edona Thaqi, pjese nga libri gjithashtu  interpretoi nx. Blerinë Gallopeni, dhe ne fundë debatin e perfundoi  nx. Ujvesë Brahimaj, të tria këta tani e kan perfunduar per shkak moshes  vijimin e MP te gjuhës shqipe. Duke mos harruar këtu edhe Bardh Tafaj, në interpretim të këngës, dhe Egzona Jashari ne vallëzim të gjithë ishin , ose edhe jan  vijues te shkolles shqipe, ku në fund nga kjo pasëdite letrare, doli  edhe një  mesazh për bashkëatdhetarët të cilët jetojn këtu në këtë lokalitet që sa ma shumë te përfshihen nxënës në mësimin plotësues në gjuhën e bukur amtare.

Pjesmarres te promovimi

Kryetari i Shoqates Bashkimi Kombetar-Avdi Beqiri

Nx.Egzona Jashari-udheheqese e vallzimit

Arbnor Bashota-solist

Blerina Gallopeni,ne interpretim te monologut
Ujvesa

Edona Thaqi, e hapi promovimin

Endrita Molla

Bardh Tafaj, duke kenduar kengen me tekst te autorit
Edmond Budina dhe Refki Tafaj


(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora