E marte, 16.04.2024, 08:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Dedë Preqi

E marte, 17.11.2020, 09:48 AM


Dedë Preqi

poezi

GJYKIMI I LUFTËTARIT TË LIRISË

/ 2020/

Thuaje të vërtetën

Emrin e mbiemrin

Dhe vendin e lindjes,

I drejtohet gjakatësi luftëtarit.

Emrin e kam Liridon

Vendi i lindjes Dardani,

Emri i babës Adem,1999

Ulkonja NATO,më dha gji.

Jam kushëri i Bajram Currit

Stërnip i Gjergj Kastriotit,

Me bukë misri jam prushitë

Me lëng hardhie jam rritë.

Kërkujna derën nuk ia kam zënë

As tokën nuk ia kam nëpërkëmbë,

Nuk duroj unë, as nuk duroi i pari

N’troje t’mia t’nënshtrohem për së gjalli.

Gjykatësi i drejtohet luftëtarit,

Akuzoheni për krime të rralla

Kulqedrën në palcë e keni trazuar

Ëndërralat e ëmbëla ia keni shuar.

Prandaj, duhet të deklaroheni

Jeni fajtor, apo nuk jeni fare

Pastaj gjykata do e merr vendimin

Në bazë të dëshmive do jep vlerësimin.

E nderuara gjykatë e kam edhe një fjalë

Ndjehëm fajtor pse nuk linda më parë,

Por, nënën e kisha të lodhur nga frika

E babain largë në pritje nga Amerika.

KUSH E PËRQESH LIRINË TONË

(Gjykatës Speciale-Hagë)

Ma thuaj fjalën e vërtetë

Në emër të vërtetës

Mos i fsheh plagët

E këtij populli liridashës,

Mos i moho plagët

E luftëtarit për liri,

Dhe e quan vrastar

E akuzon me padrejtësi.

Dikush e përqesh lirinë tonë

Apo, e quan lojë të sajuar,

Kriminelët amnestohen

Sikur qoftë e falur,

Apo, qoftë e kaluar…

Kush do e fal aqë lehtë

Gjakun e luftëtarit të etur

Abuzimin e nënave të shenjta

Zërin e fëmijëve të trishtuar.

Dardani, ah, Dardani e flakur

Në ballin tënd shkëlqen

Emri i lirisë së ndrydhur,

Flet toka e coptohet shpirti

Gjakpirsat s’kanë të ngimur.

Më thuaj të vërtetën pa hile

Edhe ti Evropë në shesh,

Si do duken gjeneratat e reja

Që do vijnë pas nesh ???...

ZEMRA ME LËNDIM

Ajo farkohet shpesh herë

Frika zgjohet me lëndim

Syri i saj një turbullim,

Shpirti lëkundet mbi valë

Ëndërrat ikin për një çast,

Dhëmbjet në kulëm

Hipin e zbresin në prush

Shterret zëri në gushë

Kujtimet i merr era pa anë

Flet në heshtje si në gjumë.

ËNDËRRA NJË TRILL

Ëndërra si një trill

Hynë i ledhatuar

Në rrjetën e saj

Të grisur në skaj,

Në etjekërkon

Udhët pa reshtur

Në vrap të harruar

Thërret e bërtet

Luan,qesh e qanë

Lodhesh deri në zgjim,

Me vetminë në shalë

Trillin e saj se arrinë.

MOTI IKËN

Moti ikën shpejtë

Stënëve me shputa,

Ato e hapin gojën

E nuk e ndalin lojën

E puthin baltën,

E ngjyejnë mjaltën

Etjeve u shterret loti

Kupat i mbush moti

Me mjaltë të hidhur

Nën tingujt e dridhur.

EDHE ZEMRA RRAH SHQIP

E pash zemren në ekran

Mi vodhi sytë gjumi

Para se donte

Të më shpëtoj

Diçka nga goja.

Mbas agonisë

Dr.Florimipërshpëriti,

Zgjohu, agoi dita,

Mendja më thoshte

Si diçka magjike

Në mes botës

Flitet gjuha shqipe,

Edhe në Zvicërr

Tingëllondiç ëmbël,

Merr frymë thellë

Lësho frymën pak,

Shenjat tregojnë

Eke kaluar krizën.

I thash, të lutem o, vëlla

Më duket edhe zemra

Po rrah shqip.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora