E hene, 30.11.2020, 05:07 AM (GMT)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona

E marte, 17.11.2020, 07:39 PM


Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si  e jona

Vazhdimi i parafundit i artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim i shkurtë

Disa nga shënimet e këtij teksti, gjinden edhe në artikujt e mëparshëm të këtij portali, por nga këndvështrime të  tjera, si dhe për të ruajtur kontinuitetin e shënimeve, sipas rendit alfaberik ose kronologjik.  Edhe sikur mos jetë kështu,  nuk është ndonjë gabim i madh,  nëse merret parasysh thënia e  të madhit Faik Konica se ,,Përsëritja është nëna e dijes,,.Përveç kësaj, rrallë ka lexues që përcjell rregullisht çdo artikull të këtij portali, gjë që vlen edhe për tekstet e mij.

Evidentimi  i  shënimeve, pa ndonjë  rregull përmbajtësor

(Sipas rendit alfabetik)

Adile dhe Abibe Zogu. Princesa, motrat e Ahmet Zogut,gjatë  vitit 1939, një kohë të shkurtë,  kishin qendruar  në Shkup dhe Gostivar.

Aladro Kastrioti, diplomat i njohur, nga Spanja, dhe Albert Gjika, princ rumun me origjinë shqiptare, u përpoqën të bëhen mbretër të Shqipërisë.

Alberti II,  mbret i Belgjikës, sipas  Aleksandar Donskit, ka patur origjinën e Samoilit  kurse ky,sipas të njljtit autor, rridhte nga familja e   Justinijani, pa ja prerë mendja se ky i fundit është stërgjyshi ynë, që do të thotë,  se mbreti i parë dhe i fundit i sllavëve maqedonas, Swamoili,  paska qenë i yni!!.

Alberto Dini. Ministër i jashtëm italian, i cili, sipas një libri të Medlin Olbrajtit, i bënte presion Hashim Thaçit, që të hiqte dorë nga referendumi për pavarësinë e Kosovës, gjë që sipas saj, ishte e padrejtë-shkruan Gjekë Gjonlekaj.

Albin Kurti, tregoi guxim të pashoq para gjyqit milloshevian, thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet se guxim të ngjajshëm  treguan

Sali Ramadani, me ngritjen e Flamurit kuq e zi të Skenderbeut, para foltores të parlamenti të Maqedonisë,  Rufi Osmani,  para komunës së Gostivarit,  Hisni Shaqiri, lëshoi parlamenti dhe doli në mal, etj.Kalimthi të kujtoj, se, në një shkrimin im, Gostivarin e kam quajtur Vlorë e Maqedonisë, kurse  ngritësin e saj ,,Nip i Ismail qemalit,,.

Aleksandar Donski. Lekën e Madh dhe Samoilin, mbretin e parë të Maqedonisë sllave, i nxjerr të një gjaku me Justinijanin. Dhe, meqënëse ky i fundit ka origjinë ilire, autori në fjalë, pa dashur, pranon origjinën ilire edhe të  Samoilit.

Aleksandar Donski, nga origjina e Samoilit i nxjerr edhe disa kryetarë të Amerikës, duke filluar nga Vashingtoni e deri te Xhorxh Bushi, (shiko te libri i tij Makedonskoto poteklo na nekoi amerikanski predsedateli, Shtip, 2006).

Andon Kryeziu, shpalli kishën autoqefale greke, duke e ndarë nga varësia e  Stambollit, kurse shqiptari tjetër-Dhimitër Vullgari, bëri  bashkimin e 7 ishujve të Greqisë. Pra dy vepra më të vlefshme për Greqinë. Megjithatë, origjina e tyre heshtet!!!gjë që vlen edhe për këta në vijim.

Andrea Gropa. Fisnik shqiptar i shek. XIV,  në Ohër, veç tjerash, ngriti kishën e Shën Klementit, një arbëresh ngriti manastirin e famshëm të ,,Mbigurit,,

afër Dibrës, Stefan Nimani, themeloi  manastirin me famë botrore-Hilendarin etj.

Këto  kontribute, i pranojnë historianët maqedonas, por duke anashkaluar origjinën shqiptare, siç veprojnë edhe me Gonxhe Bojaxhiun dhe babanë e Nikollën, i cili, për Shkupin, ka bërë më tepër se çdo qytetar tjetër, si finansier i Teatrit të parë, hekurudhës Shkup-Prishtinë etj., mos flasim për prigjinënshqiptare të Spartakut, Gariballdit, Vashingtonit, Elizabetës I dhe II, Napoleonit, Qemal Ataturkut etj.

Aristoteli  dhe  Leka i  Madh. Të dy ishin të një gjaku,  i pari filozof, i dyti burrë shteti, që të dy, të pa krahasueshëm,por, njëkohësisht, edhe mashtruesë më të mëdhenj në botë, sepse, për interesa personale, janë deklaruar për helenë-grekë, edhepse kishin origjinën e racës tonë.

Aristoteli,  Lekës së   Madh, veç tjerash, ia mësoi përmendësh “Iliadën” e Homerit, dhe, i futi aq dëshirë të madhe për mësim sa që, për të mos e zënë gjumi, Leka, mbante në dorë një gjyle prej metali, e cila po t’i bin te shkaktonte zhurmë dhe ai hapte sytë.

Bajaziti II, sulltan me  nënë shqiptare, në Manastir tentoi ta vrasë një dervish bektashi i cili e quante veten pasardhës i Aliut.

Bajram Curri.  Këtë patriot të famshëm shqiptar, e ëma e ka lindur në një karrocë  gjatë rrugës për në Prizren.

Balzaku (Onore de). Ky  shkrimtar francez,   autor i romnit ,,Komedia hyjnore,, sipas Dhimitar Pilikës, ka shkruar  një vepër prej rreth 300 faqesh me këngë popullore shqipe.

Ballkani. Emri i këtij gadishulli, ka të bëjë me fjalët shqipe ballë dhe hënë. Xhoana M. Perkai, në “Faktin” e 24 tetorit, 2005, shkruan se Ballkani, deri para dy shekujsh, është quajtur Gadishulli ilirik.

Bardovca e Shkupit,  kulla  e Reshit Pashës. Ka qenë ndër  më të bukurat    Ballkan,  e rrethuar me  mure  të trasha dhe me   oborr, ku hynin   100 vagonë  me misër dhe një  furrë,  nga e cila dilnin menjëherë 1.000 bukë.

Bektashizmi. Figurat më të shquara të Shqipërisë,  i takonin  këtij sekti: Skenderbeu, Ali pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahme t Zogu etj. Mos flasim për  Frashërinjtë dhe  Butkallinjtë, dy familje më patriotike të Kolonjës dhe jo vetëm.

Bektashianët e kanë shpikur formën e shqiponjës me pëllëmbët e duarëve nën gjoks. (Shënimi  me foto, duke bërë këtë shenjë, qendron te INA, 24.  06. 2018).

Bellshi i Elbasanit. Këtë fshat,  për shkak të bukurisë së rrallë etj., Sami Frashëri  e projektonte për kryeqytet të Shqipërisë.

Beogradi, 1806,  shqiptari Kondo, e shpall fitoren.    kështjellën Kalemegdan, shqiptari ortodoks në fjalë, nga ana e Strugës, i pari hapi dyert e saj dhe shpalli fitoren e kryengritjes serbe, thuhet në literaturën historike.

Besa Kastrati. Është e para që  ka ngritur  Flamurin kuq e zi, në Kosovë, thuhet në një tekst të internetit.

Beteja e Kosovës,1389. zgjati 10 orë. Gjyshi i Skenderbeut, kishte propozuar që turqëve t’iu bihet natën, por, knes Llazari, nuk u pajtua, prandaj dhe e pësoi.

Bilinski. Ky përfaqësues i Austro-Hungarisë, për t’u bindur Komisioni  përkatës se çfarë gjuhë flitet në Korçë, greke apo shqipe, mbushi dorën me të holla dhe ua hodhi fëmijëve të grumbulluar,të cilit flisnin shqip, e jo greqisht, siç mashtronin botën- grekomanët.

Bill Klintoni, për Rugovën dhe Thaçin: Rugova fliste me zë të ulët,  dallohej për bartjen e një shalli rreth qafe dhe, me të,  mund të bënim marrëveshje për paqe, por nuk isha aspak i sigurtë me UÇK-në,  e Hashim Thaçit.

Bill Klintoni,  në varrin e Gonxhe Bojaxhiut: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin!. Tashmë, populli yt në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.

Binak Shamata  dhe  Napoleon Bonapartit. Kishin  mësuar  në të njëjtën shkollë  ushtarake, në Paris. Në një rast, Binaku, veç tjerash, e fajësonte  Napoleonin për disfatën së ushtrisë franceze në Afrikë, etj. prandaj dhe

Binak Shamata...ra në konflikt me Napoleonin, si dhe braktisi ushtrinë e tij, duke iu bashkangjitur ushtrisë angleze, nën komandën e Lord Nelsonit, ku tregoi trimëri të paparë, thuhet në një tekst historik.

Bozho Janjiq, socilog  serb, ka thënë: ,,Me aneksimin e Kosovës, Serbia i ngarkoi vetes një gur rreth qafës,, ( Koha, 27 gusht, 2008).

Braisfold, shkencëtar anglez, sipas dr. Skender Rizait,  shkruan: “Nga rasat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët  mund të thuhet se janë autoktonë,,.

Branisllav Nushiqi, komediograf me famë, nga gjyshi shqiptar,  në një rast, ka thënë:,,Mburem që në në venat e trupit im, ka rrjedhur edhe gjak shqiptari,,

Car Dushani, e ëma Marta, ishte  shqiptare, e varrosur në Shkup, por për shkak të kombësisë, varri nuk i dihet, me siguri ajo ka lojtur rolin e Krishtit,

Car Dushani... ka shkruar një autor shqiptar, me iniciale B,Sh. Sikur të ishte sllave, do t i ngrihej përmendore si e Aleksandrit të Maqedonisë në mes të Shkupit, gjykoj unë.

Cezari, perandor i Romës dhe Ciceroni, orator i famshë, ishin me origjinë ilire, gjë që vlen edhe   për Hipokratin, “Baba,, i medicinës, etj.

Çerçiz Topulli në betejën e Mashkullorës. Mihal Grameno, shkruan: ,,Kapiteni ynë i shtrenjtë, u tregua si një dragua, me leshrat përpjetë..me pushkën në dorë, jo sikur luftonte por sikur kërcente..

Çerçiz Topulli... Shumë herë, nxirrte kryet përjashta mbrojtjeve me gurë  dhe u thoshte ushtarëve turqisht që të largohen dhe mos vriteshin vëlla me vëlla, duke u thënë:

Çerçiz Topulli...jemi  bijt e Skenderbeut  dhe nuk dorëzohemi, po do luftojmë gjer në orën e fundit, se shqiptari di të vdesë, pas zakonit. Me nder për Atdhenë,,

Çerçiz Topulli,  1908, me 1500  veta në Manastir. Në literaturën historike, thuhet,,Të dy anët e rrugës ishin mbushur plot me njerëz. Një pjesë e tyre kishte hipur nëpër kariget  dhe tavolinat  e kafenesë nga të dy anët  e lumit Dragor, kurse  të tjerët  që nuk mund të gjenin dot vend, shikonin nga dritaret  dhe ballkonete shtëpive,,.

De Golli dhe shqiptarët. Në Faktin e 6 nëntorit 2009, qendron shkrimi me titull ,,Flamuri shqiptar në Sirinë e largët,, dhe teksti  ,,38 vullnetarë shqiptarë iu bashkuan forcave të gjeneralit De Gol për në Siri.

Demosteni.  Emri i këtij oratori të shquar, në gjuhën latine, i njihet me fjalën Demosthënës  (Gjuha latine...f. 115), pra fjalë shqipe!.

Demosteni. Gjatë një beteje  kundër Lekës së Madh, ishte varrur në një   shkëmb  prej ku kërkonte mëshirë me duar të ngritura përpjetë.

Dervish Care. Ky udhëheqës i shquar i kryengritjes   të madhe shqiptare të vitit 1844, që  çliroi disa troje tona etnike, gjatë  gjykimit,  tërë fajin e kryengritjes,  e morri vetë,  për t’i shpëtuar të tjerët.

Dervish Hima  dhe Hamdibeu, ishin patriotë më   të njohur të Ohrit, kurse IbrahimTemo, i Strugës.

Diogardi. Në gazetën Koha, 1. 3. 2010, thuhet se ,,Pravda,, e Rusisë, njofton që kongresmeni në fjalë, me origjinë shqiptare,  me  ish drejtorin e   CIA-s, Georg Tenet dhe me  Xhem Belushin, të tre, të një gjaku, japin shuma të mëdha parash për të krijuar ,,Shqipëri të madhe,,.(etnike-R.N.).

Diokleciani i Splitit, me origjinë  shqiptare, përmes pallatit të tij të mrekullueshëm,  emrin e qytetit e afirmoi në tërë botën, gjë që vlen edhe për Nijazibenë e Resnjës me sarajet e tij, të vetme në botë, thuhet në një tekst të internetit.

Donald Leka, veç të tjerave, ka shpikur  sistemin për leximin e kompjuterit nga largësia.

Donika Kastrioti. Bashkëshorte e Skënderbeut dhe krahu i djathtë i tij, ishte  vajza e dytë, nga 10  motra sa ishin gjithsejt,thuhet në biografinë e saj.

,,Drenica e Durrësit,,. Fjala është për mbi 11.000 kosovarët, të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, për t’u inkadruar në formacionet e UÇK-së-thuhet në  një tekst të internetit dhe citohen

,,Drenica e Durrësit,,. fjalët e dramaturgut Bashkim Hoxha se ,,,Askush nuk e ka menduar që liria e Kosovës do të fillonte nga ,,Drenica,, e Durrësit, që ishte një ndërtesë modeste, e cila u kthye në një shpresë për liri,,.

Eliot Engel, deputetit i shquar amerikan, ka thënë: “Nuk kam takuar asnjë popull tjetër në botë, që të jetë aq pro-amerikan sa shqiptarët  kurse gazeta prestigjioze The Nev York Times, shkruan: ,,Shqipëria  është vendi  më proamerikan në Evropë e ndoshta në botë,,.

Elvis Prisli. Ky, aktorja e njohur Eva Gardner dhe, presidenti i 16 amerikan Abraham Linkoln, kanë qënë me prejardhje me lungeun.!! (nga  shqipja mall kam).

Emanuelin III, mbret italian, i  Luftës së Dytë Botërore,  sipas Aleksandar Donskit kishte origjinë nga dinastia Justiniani I. (ilir-R.N).

Enver Hoxha ,,në Ferizaj“ Në „Faktin“ e 2 nëntorit, 2006, qëndron shkrimi i Elisabeta Ilnica, me titull „Ferizaj, aty ku hoxhallarët luten për Enver Hoxhën“, dhe teksti: „Në Ferizaj kanë arritur deri aty sa kanë bërë dhe iftar për Enver Hoxhën“...

Enver Hoxha „në Ferizaj“... Kjo ka ndodhur më 16 tetor, 2005-ën, ku simpatizantë të ideologjisë së tij, janë mbledhur në sheshin e qytetit, duke kërkuar që një nga rrugët e Ferizajt të marrë emrin e diktatorit shqiptar.

Enver Hoxha dhe Stalini. Me urdhërin e diktatorit në fjalë, me rastin e vdekjes të atij rus, në vendin e shqiponjave dhe të Skenderbeut, u mbajt 11 ditë zi, më tepër se në Rusi, kurse dhjetra mijë qytetarë, u detyruan, bashkë me ,,xhaxhin,,  e tyre, të  ulen në gjunjë përpara monomentit të Satalinit në Tiranë.

Eqrem Be Vlora dhe vajza arabe.  Në një tekst të internetit, thuhet: ,,Sytë e lodhur nga peisazhi, i mbuluar nga rëra.. i kanë shëndritur të riut shqiptar, kur ka parë, mbi një mëzat të zi arab, një vajzë të re elegante...

Eqrem Be Vlora...Eqrem beu, nxjerr nga brezi  mauzerin-pushkën,  e cila, në atë kohë, vlente sa qimet e kokës, dhe ia zgjat asaj, kurse ajo, i kishte dhuruar mëzatin e saj të racës së pastër të kulluar arabe...,,.

Fadil Asani, nga Persheci i Tetovës, në Zvicër përgatiti Kupën e Botës, Brazili, 2014,, kurse Iljaz Toptani, është autor i shalës më të përsosur angleze, “Shala Toptani”, e cila  përdoret  dhe në lojërat ndërkombëtare etj.

Gëzim Hidri, në oborrin e princit Çarls të Anglisë, ka krijuar  72 statua mermeri, të cilat janë shfrytëzuar  për  çmimit ,,Oskar,,.

Faik Konica, njohës i 16 gjuhëve, kur  vdiq, i gjetën

vetëm 10 dollarë,në xhep.

Fanoli dhe Sotir Peci, kishin vetëm një pallto. Kjo ka të bëjë me fillimin e tij në Amerikë, ku, një kohë, kishte jetuar në një dhomë  me disa  të tjerë, bashkë me Sotir Pecin dhe pallton e përdornin herë njëri e herë tjtri, kur dilnin nga dhoma.

Fanoli për pamjen e vet dhe të Konicës.,,Unë isha i shkurtër, e i bëshëm, ai i gjatë, e i thatë, kështu që,  të dy, dukeshim si  Don Kishoti me Sanço Pançën, të a rratisur nga ndonjë cirk,,.

Fanoli, pse deshi të martohet. Kur u bë prift, 1908, vendosi të martohet, vetëm për t’iu larguar thash e thëneve të njerëzve të liq,

Fanoli...për shkak të detyrës së tij, që hynte lirisht në çdo familje shqiptare-thuhet në një shkrim të internetit, pak si me shaka, por edhe seriozisht !

Fanoli, ka thënë: Nuk është me rëndësi çfarë mban në kokë, por çke në të.

Flamuri ynë kombëtar në Hënë. Nga 3 janari deri më 9 shkurt të vitit 1971, në Hënë kishte qëndruar anija kozmike “Apolo 14”, në trupin e së cilës është shpënë  flamuri i Skenderbeut,

Flamuri...për shkak se aty u ndodh edhe një Kozmonaut i famshëm me origjinë shqiptare, thuhet në një tekst të internetit.

Fransoa Pukëvili, për shqiptarët. Konsul i Francës: ,,Kënga dhe vallja, hareja i mban ata të gjallë dhe i ripërtrin nga lodhjet. Është rrallë të shohësh ndonjë grup ushtarësh pa mandolinë...,,

Gegë dhe toskë. Në gazetën ,,Koha,, të 27 tetorit, 2009, Shpend Ahmeti,  citon Xhejms Viljams Pandelin, të ketë thënë:  Fjala gegë rrjedh nga emri perëndeshës së Tokës-Gea (shqip dhe)  ndërsa, Mitat Frashëri, në librin e tij “Fati i Shqipërisë”, f. 98, shkruan se termi

Gegë...rrënjët i ka te fjala shqipe gigan=i madh. Të njëjtën e thotë edhe  Louis Schneider, konsull i francës në Shkodër, ndërsa fjala toskë, sipas tij, vjen nga toxon, hark, duke e arsyetaur këtë me faktin se ilirët e parë të Jugut kanë qenë më të shkathët për të qëlluar me hark.

Gegë-Toskë. Pjanka Vllogimjezh, shton: Në shkencë,  dominon mendimi se gegët  janë pasardhës të ilirëve, kurse toskët të epirotëve. (dr.Mustafa Ibrahimi, Interpretime gjuhësore...Shkup, 2003, f.162)

Greqia, vëllamëria shqiptaro-greke. Në literaturën historike, thuhet se “midis shqiptarëve dhe grekëve ka qenë përhapur shumë vëllamëria. Të dy palët pinin gjak me njëri-tjetrin dhe betoheshin me këto fjalë: “Jeta jote është jeta ime dhe shpirti yt është shpirti im”.

Greqia...Shembuj vëllamërie ka mjaft, jo vetëm midis shqiptarëve dhe grekëve të së njëjtës fe ortodokse, por edhe midis grekëve ortodoksë dhe shqiptarëve muslimanë në Greqi, duke filluar prej viteve të para të errëta të sundimit osman.

Greqia. Rezime: 12 perënditë, Lufta e Trojës dhe herojt e saj janë të racës shqiptare. Lojrat olimpike, Revoilucioni grek pra çlirimi i Greqisë, bashkimi i  7 ishujve të këtij shteti, shpallja e  Kishës Autoqefale Greke, etj.janë vepra të shqiptarëve.    rreth 700 fshatra  të Greqisë flitet shqip (infepres, 23. 1. 2017).

Greqia.Shkurt: Historia e këtij shteti, është  ,,zbukuruar,, me ,,puplat,, e stërgjyshëve tanë, gjë që vlen pothuajse edhe për Rumaninë, e cila shet dëngla dhe nuk pranon pavarësinë e Kosovës, për Italinë: 24 perandorë, 7 papë, ,,babanë,, e shtetit-Gariballdi, për Turqinë,,Babanë,, e saj, njeriun më të ditur-Samiun, etj.

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb . Në një shkrim elektronik i internetit, thuhet „Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili,

Gjergj...kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për të filluar konferenca, Fishta ndënji në këmbë-Zotëri, a nuk keni karigë? - e pyeti drejtuesi i seancës. Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku ta fus bishtin -u përgjegj Fishta...“.

Haki Pasha. I vetëdishëm që kombi ynë ka histori shumë më të vjetër se ai turk, në një rast, ka thënë: nëqoftëse  historia e shqiptarëve del në shesh, Turqinë e mer lumi. (“Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit”, Tiranë, 1972, f.114)

Haxhi Qamilin,  Blendi Fejziu,   e quan psikopat, duke e  dëshmuar  edhe me faktin që në një rast kishte ngrënë sapun duke e ditur djathë.

Haxhi Qamili, vrasja. Esat Pashë Toptanit,  me ndihmën e serbëve, e arrestoi dhe e dënoi me vdekje.

Përpara se ta varte në litar, i tha që nëse i  varte me dorën e tij të dënuarit e tjerë, shokë të vet, do ta falte. Ai, i besoi dhe bëri atë veprim të pabesë, por përsëri edhe atë e varë në litar, thotë Fejziu.

Helmut Harf. Ky  ushtarak i lartër gjerman, pati një  takim me oficerin serb, i cili,  kërkoi tre orë afat, për tërheqje, me qëllin që të konsulltohet me ,,kapon,, por Harfi, iu përgjegj  me kërcënim:

Helmut Harf... “Nuk duhet të humbim kohë. Keni 30 min. afat...Kanë kaluar 2 min. keni edhe 28 tjera.

Nëse në këtë hark kohor nuk zbatoni urdhërin, do të keni pasoja”. Oficerit serb,  nuk kishte rrugë tjetër përveçse të zbatonte urdhërin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij ushtarake.

Hemingvej, shkrimtar amerikan i shek. 20, i cili   një nga  poezitë e  tij   ia  kushton  ushtarëve shqiptarë, për të cilët flet në superlativ për trimërinë e tyre në luftë etj.

Hitleri, shqiptarët i konsideronte për racë të pastër arijane, kurse Shqipërinë “për vend të vogël romantik të Ballkanit”.

Ibrahim Temoja, 1912, qorton Veleshtarët. Zejnulla Qyra, shkruan që ky patriot i shquar, ishte nervozuar tepër me disa njerës të këti fshati, që nuk patën guxim të nënshkruheshin në një letër, a janë për bashkimin me Shqipërinë ose jo.

Ibrahim Temoja…Kështu që, në inat e sipër, e kishte hedhur në zjarr letrën e panënshkruar dhe kishte thënë: „Kurrë nuk kemi për të shpëtuar nga kauri“, me njerëz të këtillë etj.

Idriz Ajet Gashi,  gjatë egzekutimit, vetë e vendosi litarin në qafë dhe nuk lejoi që atë ta bënin xhelatët serbë, kurse    Vasil Laçi, para pushkatimit, kërkoi krër të krihet, që të dukej i bikur edhe  i vdekur.

Iljaz Agushi, Enver Hoxhës, në një rast, i paskësh thënë: Mos u lidh me shkijet. Ata nuk kanë besë e nder…Bashkoju me forcat e Shaban Polluzhës.

Isa Boletíni, u  vra pabesisht nga shovenistët malazezë, së bashku me 2  bijtë, 2 nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë, te Urra e Ribnicës, në Podgoricë, Mali i Zi, në mbrëmjen e 23 janarit 1916.

Ismail Qemali, kishte 10 fëmijë. Kjo thuhet në  gazetën Fakti, 26 prill, 2010, ku shtohet se këta fëmijë i kishte me gruan e dytë- Kleoniqi Sumeli, nga Bullgaria.

Ivica Antevski: Kryqi në Vodno të Shkupit  është ndërtuar për inat të shqiptarëve dhe si i tillë ky monstrum duhet të çmontohet dhe t shfaroset, sepse simbolizon jotolerancë, ksenofobi,,etj.

Jakob Philip Fallmajer, i shek.19, ka thënë: Revolucioni  për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek,, (Inaonlin, 30.9.2016).

Pa Ali pashë Tepelenën, siç thamë, nuk  do fillonte dot kryengritja    fjalë, as edhe Kryengritja  maqedonase  e Ilindenit, e v.1903,  pa armët e shqiptarëve, gjë që vlen edhe për Hyrjetin e v.1908, të cilin e shpalli shqiptari nga Resnja-Nijazibeu, me ndihmën e çetës së Çerçiz Topullit, prej 1500 vetash të erdhur në  Manastir.

Jezu Krishti, emër shqip!!. Në një tekst të internetit thuhet se  fjala Jezus ka të bëjë me fjalët shqipe Je Zot, kurse Krisht me fjalën shqipe kryq, i kryqëzuar.! (Shiko te Kosovarimedia. com, Fatbardha Demi, Petro Zhei)

Josip Broz-Tito, nga Amerika kishte fituar shumë para për    avancimin e gjendjes   së shqiptarëve të Kosovës, siç ishte Kushtetuta e v.1974 etj.,thuhet në një tekst të internetit.

Justinijani I, perandor i Bizantisë, ligjëdhënësi më i madh në botë,me origjinë ilire. Emrin e tij , e mban Fakulteti juridik i Shkupit, duke u mburur para botës, por asnjë fjalë për origjinën ilire të tij, Justinijani I, gjë që vlen nedhe për arkitektektët e kishave të para të Ohrit,  dhe çështë më e keqja edhe  për Gonxhe Bojaxhiun kurrë nuk përmendin fjalën shqiptare,

Justinijani I... gjë që që, sa e di unë, nuk figuron as te teksti i përmendores së saj, kurse politikanët dhe historianët tanë, intelektualët e Shkupit, nuk bëjnë zë, edhepse, çdo ditë, vërejnë një mangësi të tillë.

Kadri Abazi, nga Breza e Shkupit. Poeti dhe këngëtari i njohur-Demir Krasniqi, te ,,.(Zemra shqiptare,10.6.2016), shkruan: ,,Në fshatin Brezë të Karadakut, një sakicë ësht skuq prej gjakut, që i preu kokën serb xhelatit, në mbrojtje të nderit, në mes të fshatit. Fshati Brezë,  djep heroik, ka lindur, e ka rrit, një trim kreshnik,

Kadri Abazin, trim mbi trima, që luftoi si vetëtima, i doli zot një motre shqiptare, për t’ia rojt moralin nderit, ia këputi kryet serb oficerit. Mori sakicën e shtëpisë, drejt te motra, ishte nisë, oficerit serb të policisë, ia këputi kryet në mjedis të malësisë.

Kadri Abazi. Aktin e tij, banorët e fshatit, e kanë përjetuar, emri për të mos iu haruar, përmbi varr afër xhamisë, një sakicë i kanë kurdisë, sakicë të larë me gjak, mbi kokë të serbit, që mori hak,,.

Kalosh Zajazi, vret zyrtarin serb. Kur dëgjoi që një zyrtar i lartë serb ishte tallur me sharvallet e   S’ëmës, duke i thënë të shesë ato dhe të paguajë taksat e shtetit, i shkon në zyrë dhe i thotë: ,,I solla parata që fitova nga sharvallet,, dhe e vret.

Kalosh Zajazi, në Elbasan. Kishte tokë dhe shtëpi të vet. Një mjeshtër i  këtij qyteti,  i kishte qëndisur pushkën  me flori pesëbashkë.

Konsulli Shqiptar, në Manastir, shpëton fëmijën hebre. Ngjarja ndodhi në vitin 1943, kur  u përhap lajmi për zhdukjen e hebrejve, numri i të cilëve në Manastir,  sillej më tepër se 3000 shpirt.

Konsulli... në fjalë, me siguri, ka shpëtuar jetën e disa hebrejëve, poa ajo që dihet, ka të bëjë  me fëmijën, duke e  fshehur në korpën e letrave zyrtare që i dërgonte zyrtarisht në Shqipëri.

Lazgush Poradeci, përshkruan ardhjen e delegatëve në objektin e Kongresit të Alfabetit. Ky shkrimtar i  shquar, i cili ka qenë nxënës në një shkollë të Manastirit, në kujtimet e tij, shkruan: ,,Ishte një e ftohtë e madhe  me dëborë... Prisnim në të dy anët e lumiit Dragor...

Lazgush Poradeci... Pak pak castesh filluan të vijnë delegatët me llandone  që i tërrhiqnin nga katër kuaj të zbukuruar me flamuj kombëtarë  dhe kuajve u kishin lidhur fjongo kuqezi nëpër këmbë.Sipër mbi një karroce fluturonte një korb.

Lazgush Poradeci...Ndalon karroca dhe prej saj  del Çerçiz Topulli i cili e qëlloi me armën  që kishte me vetë dhe korbi  ra para këmbëve të Mihal Gramenos. Të lumtë Çerçiz,- i thotë Mihali,,Kongresi i ABC-së do na vejë mbarë,,.

Lek Dukagjini, në momentin kur vdiq Skenderbeu. Duke i rrënë gjoksit me grushta dhe duke grisur petkat e trupit, thërriste si i çmendur me zë të lartë: „Ejani, o princër, o zotërinj shqiptarë, se sot u rrëzua mbroja e Shqipërisë, sot u shembën kështjellat, të gjitha shpresat tona u shuan me burrin e madh që kemi humbur“.

Leka I, Zogu, në Mekë, i vështjellë me çarçaf. Në një shkrim të „Flakës“ të 2 prillit, 2002, veç tjerash, thuhet: „Si musliman, princ Leka donte të bënte një peligrinazh në Mekë. Ky vendim shkaktoi në konfuzion të madh në hotel,

Leka I...pasi ai nuk kishte një kostum të përshtatshëm të bardhë të pambuktë për ttrupin e tij dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme që rrobaqepësi ta bënte një gjë të tillë. Princ Leka papritmas tha: Më sillni mua një çarçaf…“.

Leka i Madh, para vdekjes. Kishte lënë amanet që në varr ti lihet njëra dorë jashtë me pëllëmbë të hapur për t i tregur vizitorëve se megjithëse zaptoi tërë botën, dora i mbeti bosh.

Liga Shqiptaro-Amerikane, shkruan: Në Turqi, shqiptarë dhe me preardhje shqiptare, janë afro 12 milionë. (“Fakti”, 6 maj 2006, autor: Liridon Hyseni)

Luigji XII. Mbret francez, i shekullit 16. Në  ushtrinë e tij ishte formuar një gardë prej 1.200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri aq të madhe sa që u bë në simbol për armatën franceze,

Luigji XII...kështu që kur duhej të lëvdohet ndonjë kalorës, në Francë, thuhej “Ai kalëron posi shqiptar”, kurse komandantët ushtarakë ishin kryesisht shqiptarë në armatën e mëparshme franceze.

Mefail Zajazi. Demir Krasniqi, shkruan: ,,Këndojnë  bylbylat prej kafazit, për dy trimat e Zajazit. Zajaz këndojnë bylbylat, si harrojnë dy Mefailat. Kur këndojnë në Korab e në Sharr, kujtojnë trimat e Ballit Kombëtar. Kur këndojnë  mbi gryk Radike, kujtojnë Shqipërinë etnike,,.

Mehmet Aqifi, Shqiptar, autor i Himnit Kombëtar të Turqisë së Re, kurse Besim Omer Pasha, themelues i gjysmëhënës turke.Dy vepra këto më madhështore për Turqinë, mos flasim për ,,Babanë,, e saj-Qemal Ataturkun., ose Sami Frashërin, i njohur si ,,Enciklopedi e gjallë,, për Turqinë.

Michael Keister. Ekspert i njohur botëror i ekonomisë: E vetmja zgjidhje e problemit shqiptar është bashkimi i tyre kombëtar,  apo “riintegrimi shqiptar” (Fakti”, 1. 4. 2004).

Millan Shuflaj. “Skënderbeu ishte gjenerali më i madh në botë”.

Millovan Gjillas: Shqiptarët janë autohtonë, popull më i vjetër në Ballkan (Pafragje, 20 qershor, 2016)... Njegoshi ishte  me  origjinë shqiptare (Lajmpres, 21. 06. 2016)

Mioçik, historian,  ka shkruar: Skenderbeu, me një të rënë,  i kishte prerë kokën një demi të madh, pronë e Mamicës, motrës së vet. Atë shpatë, i kishin vendosur në varr, por  një nga sulltanët, e kishte vjedhur, shkruan  dr. Petar Popovski.

Mitrush Kuteli (Dhimitër PASKO), ka shkruar: ,,Jam këtu, kur skish njeri, as kufi as fqinjësi, kur Mali i Zi, ishte Iliri, kur nga një det në tjetrin det, isha zot vet. Jam këtu e do jem baba dem,,.

Momçillo Stremiç, ka shkruar se, edhepse vendet e Evropës, sidomos Italinë, nga  sulmet turke, i ka shpëtuar Skenderbeu, këtë, asnjë nga shpëtimtarët, nuk e ndihmuan me ushtri të tyre.

Montieri, komandant francez: Shqiptarët janë popull i mrekullueshëm...më vjen keq që nuk jam shqiptar”.

Mosha Pijade: ,,Kur do ta marrim pushtetin prej borgjezisë nacionaliste serbe, trojet e banuara me shqiptarë, do t’ua kthejmë Shqipërisë,,.

Musa Kranji i Prespës, në një rast, ka deklaruar: „Gjilardin e kam vrarë për të vetmen arsye, se jam shqiptar dhe neve nuk pranojmë të vijnë të huajt e të na urdhërojnë në shtëpinë tonë“. (Fier, 1935)

Myfit Beu, në Stamboll. Një kolegut të tij turk në parlament, në grindje e sipër, duke iu kërcënuar, i kishte thënë me mburrje „Unë jam shqiptar dhe bektashi“. (D. Vllahov, „Memoari“, Shkup, 1970)

Naim Frashëri për shqiptarët: ,,Me Pirron vamë, Romës i ramë, llatinjt i vramë, e i tmeruamë me trimërinë tonë... Me Skenderbenë, turqve sa qenë, u dhamë dhenë dhe i dëbuam, Evropën shpëtuam, se ajo s'guxonte, turqët të pengonte...

Naim Frashëri...Ngjallmë Greqinë, ndihmuam Italinë... Po, për Shqipërinë pse s'u munduam, për kë luftuam, neve ç'fituam...jemi këtu, që kur dielli, skishte lerë, pra, autohtonë, kurdoherë“.

Napoleon Bonaparta, ka thënë: Shqipja është gjuhë burrash, frëngjishtja gjuhë grash.

Nexhat Mustafa, Titos, i vendosi keçen të bardhë në kokë, gjatë vizitës në Strugë, 1970, shkruan Ajnush Miftari.

Nikolla Naço, konsulin albanofob  grek, e ka zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë dhomës ku mbahejnjë mbledhje e rëndësishme.

Obama, ka thënë: ,,Statusi i Kosovës është punë e kryer,, (gazeta ,,Shqip,, 9. 2. 2009)

Olivera Millosavleviq, historiane: ,,Mjaft me gënjeshtra, shqiptarët janë autohtonë,, (Koha neus.com)

Patrick Moore. Analist i shquar: “Nëse radikalët serbë synojnë të bëjnë trazira, le të provojnë, dhe do të shohin se si do të kalojnë”.

Pellazgu. Aristidh Kola, Pellazgun e paraqet për  njeriu e parë në botë,  kurse shkencëtari egjiptian Mathieu Aref, në librin ,,Shqipëria,, Tiranë, 2007, f. 317, emrin pellazg, e nxjerr nga fjala shqipe pellg.

Pellazgu.Akademiku francey, Mauro Druon, siç thamë, ka konstatuar se fjala e parë e nxjerrë nga goja e pellazgëve, është me rrënjë të gjuhës shqipe. Se çdo të thotë kjo, duhet të jesh i çmendur që të mos e  kuptosh.

Qemal Ataturku, pranon që është shqiptar. Sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që do të shpërnguleshin nga Turqia. Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe në krye të listës vuri emrin e tij, duke i thënë se edhe unë jam shqiptar.

Riçard Hollbruk, Serbisë: “Keni dy shanse: 1: Ta harroni Kosovën e të integroheni në Unionin Evropian dhe 2: Të provoni ta ktheni Kosovën dhe ta humbni edhe atë edhe Unionin Evropian”. (“Flaka”, 15 qershor, 2004)

Salman Ruzhdie: Kosova duhet të jetë e lirë...Shqiptarët e saj kanë vuajtur tmerre, të cilat janë të pafalshme”. (Iliria, 22- 25 qershor, 2007)

Sami Frashëri, enciklopedi e gjallë e Turqisë, autor i  romanit ,,Shqipëria çka qënë, çështë dhe çdo të bëhet,,.

Sami Frashëri:,,Gjuha pellazge, me gjuhën shqipe, dallohen si toskërishtja me gegërishten (Pashtriku, org. 19.11.2015).

Sami Frashëri: S’bëhet vreshta me urrata por me shata e lopata. Plaga e fjalës është më e keqe se plaga e shpatës.

Sami Frashëri, flokët e të shoqes, në varr. Aqë tepër e tronditi vdekja e saj, sa që, një tufë të flokëve të saj, e mbante vazhdimisht në fotografinë e saj dhe e mori në varr. Ai vdiq ditën e shtunë, të njëjtën ditë kur kanë vdekur edhe tetë vëllezërit dhe motrat e tij.

Sevastia, gjatë hyrjes  në Korçë. Nga padurimi ajo i kërkonte karrocierit nga Manastiri që të shpejtonte ca më tepër. “Neve, zonjë, i përgjigjet Petro Arabaxhiu-kemi 500 vjet që po presim këtë ditë, do të durrojmë edhe 2-3 orë...”.

Skenderbeu, sipas Aristidh Kolës, ishte gegë, prandaj gegët, shekuj me radhë, mbanin veshur  një shirit të zi në shpatull, në shenjë zie  të përjetshme,  për vdekjen e Skenderbeut,,.

Spartaku, udhëheqësii kryengritjes  së gladiatorëve në Romë,  me origjinë Ilire.

Stipe Mesiq: ,,Serbia kreu spastrim në Kosovë për të strehuar  atje serbët e Kroacisë,, (Fakti, 4.1.2010)

Sulltan Abdulhamidi, sipas Mitat Frashërit,  për Kongresin e Manastit, ka dhënë 100 lira, ose rreth 400.000 dollarë të sotëm.

Themistokli Gërmenji dhe  Goce Dellçev. Sipas Sterio Spases, Dellçevi, ishte pajtuar me vendimet e Lidhjes së Prizrenit për bashkimin e trojeve shqiptare, kurse Themistokliu që shqiptarët të përkrahin kryengritjen e v.1903.

Shqiptarët,  si gjithmonë, mbajtën fjalën, por jo edhe pala tjetër, ndoshta edhe për shkak të vdekjes të parakohshme të Goce Dellçevit, i cili mbaroi jetën në rrethana të pa njohura, sipas disave, ndoshta edhe për shkak të pajtimit të lartpërmendur?.

Thënie  popullore: Arnauti, arnaut, në vend të bukës, ble barut. Shqiptari veten e jep, shokun se jep. Shqiptari, kryen e pren, besën se then. Liria nuk blihet me pare as me tokë, por fitohet me gjak dhe kokë.

Vacsllav Haveli. Në një shkrim botuar në gazetën “Le Monde”, ka theksuar: “Unë gjithashtu e ndjej veten shqiptar”. (Sipas një shkrimi të Ismail Kadaresë)

Vasil Gllavinov. Në gazetën “Politiceska svoboda” të vitit 1898, shkruan: “T’u jepet të drejtë të gjitha kombësive në Maqedoni të kenë kantone të vogla... të zgjedhin vetë gjuhën e vet oficiale, të hapin shkolla në gjuhën e tyre etj”.

Villsoni, 1919. Kryetar i Amerikës: “Unë do kem vetëm një zë në Konfere ncën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në emër të Shqipërisë”.

Virhov(Virçov). Ky shkencëtar sllav, sipas Mitat Frashërit, gjatë  një  ligjerate kishte thënë se raca shqiptare është superiore, mbi të gjitha racat e tjera dhe, para tij kishte kafka të popujve të ndryshëm, Virhov... kështu  që,  atë  të shqiptarit, e përkëdhelte me dorë, kurse të tjerat, studentëve ua   tregonte me majën e këmbës. (Mitat Frashëri, Çështja e Epirit...ku citon revistën franceze Le Matin Paris,1901,15 tetor)

Vijon në numrin e ardhshëm



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora