E enjte, 28.03.2024, 02:39 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Pse Erdogani se tha një fjalë për dërgimin e krerëve të UÇK-së në Hagë?

E marte, 17.11.2020, 10:25 AM


Blerim Latifi:

Pse Erdogani se tha një fjalë për dërgimin e presidentit të Kosovës dhe të tre krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë? Nuk është e vështirë të kuptohet: nuk do ta shqetësojë Vuçiqin, të cilit po i shet drona luftarakë, dhe bizneset e mëdha që i ka në Serbi. Ai mendon: hajt se arnautët i rehatojë lehtë, duke u shitur dokrra fetare e osmane. Dhe deri me tani i ka dhezë bajagi mirë.

_____________

Ideja e ministres së financave Hykmete Bajrami që Guardia di Finanza të përfshihet në hetimin e vjedhjeve të cilat ndodhin në mekanizmat shtetëror që administrojnë paranë publike, është shumë e qëlluar dhe e domosdoshme.Veç një mekanizëm hetues si Guardia di Finanza mund të çmontojë sistemin e sofistikuar të zhvatjes së parasë publike në Kosovë.Hetuesit kosovarë, me përjashtim të ndonjë rasti, nuk e kanë as kompetencën e duhur profesionale, as guximin qytetar, e as ndjenjën patriotike, për t'i luftuar zhvatësit e shtetit të Kosovës, të cilët, realisht, janë duke i bërë dëme këtij shteti, po aq sa edhe Serbia.

_____________

Në Shqipëri zgjedhjet as nuk fitohen e as nuk humben me kartën e Kosovës. Aq më pak me atë të UÇK-së.Këtë, më mirë se ne, e dinë ata në Tiranë.Nacionalizmi atje është elektoralisht i padobishëm.Tradicionalisht.

_____________

Organizatorët e fushatës mediale "Liria ka emër", në anën ballore të hotelit Grand, e kanë vendosur një ekran gjigant, në të cilin vazhdimisht shfaqen emrat e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit. Shumë mirë, por aty nuk shfaqen edhe emrat e Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt e Sali Mustafës.Pse ky diskriminim? Pse kjo marre? A nuk ishin edhe këta të tre në UÇK? A nuk luftuan për lirinë e Kosovës edhe këta të tre?

_____________

Kongresi i Manastirit i 14 nëntorit të vitit 1908, ishte rezultat i një beteje të gjatë ideologjike brenda shqiptare dhe midis shteteve që kishin interesa në territoret e banuara me shqiptarë. Austro-hungarezët dhe italianët donin një alfabet latin për shkrimin e shqipes. Xhonturqit, që sapo kishin marrë pushtetin në Stamboll, donin që shqipja të shkruhej me alfabetin arab.Serbët dhe grekët e mbështesnin synimin e xhonturqve, sepse donin me këtë që të bindnin fuqitë evropiane se shqiptarët nuk janë europianë, prandaj bashkë me turqit edhe ata duhej të largoheshin drejt Anadollit. Fatkeqësisht, edhe sot, ndeshemi me prirje pothuajse të njëjta: Perëndimi na kërkon që t'i përvetësojmë standardet e tij, Turqia do që të jemi një shtojcë e saj në Ballkanin Perëndimor, dhe Serbia do që të dukemi sa më orientalë, në mënyrë që ta humbim sa më shumë mbështetjen e Perëndimit. Dikush ka thënë njëherë: historia nuk përsëritet, por rimohet! Kjo do të thotë se ngjarjet e të sotmes, shpesh, tingëllojnë si ato të së djeshmes.

_____________

Pjetër Bogdani në vitin 1689 kishte mobilizuar 20 mijë luftëtarë.Lidhja e Prizrenit, midis viteve 1878-1881, rreth 30 mijë.Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram Curri në vitin 1912 jo më shumë se 12 mijë. Azem Bejta në pranverën e vitit 1919 afër 10 mijë. Shaban Polluzha në vitin 1945 8 mijë.UÇK në vitet 1998-1999 jo më shumë se 15 mijë. Po sot, me na bo vaki, a thua sa arrijmë me i mobilizu?

_____________

Vuçiqi kërcënon me luftë të re, politikanët tanë: Nato, ku je? Shqipëria që 108 vjet është shtet, ne që 21 vjet të lirë, por ky komb ende nuk është në gjëndje me ia kthy Vuçiqit: Nisu, po ta mbajti!

_____________

Zakonisht njerëzit korrupsionin e kuptojnë në terma ekonomikë: përdorimi i aseteve publike për përfitime private apo grupore. Ekziston edhe një formë tjetër e korrupsionit, ajo politike, kur interesat publike gjykohen, vlerësohen e trajtohen nga perspektiva e interesave private e grupore. Për ta kuptuar këtë mjafton të shikoni paralizimin e Kuvendit të Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora