E hene, 25.01.2021, 07:10 AM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Momenti kur të gjithë djemtë e furishëm emigruan në Hagë

E hene, 16.11.2020, 08:25 PM


Momenti kur të gjithë djemtë e furishëm emigruan në Hagë

Nga Aurel Dasareti

«Komandantët” miliarder hajna shqipfolës, menduan se gjithë shqiptarët tjerë do të shkojnë në Hagë ndërsa vetë ata do të mbesin në Kosovë, ashtu që përveç tjerash do të trashëgonin (okuponin) edhe pronat e mbetura pa pronarët legjitim. Prandaj, para disa viteve, me vullnetin e tyre marramendës, në Kuvendin foshnjore të Prishtinës, nën komandën edhe të atij kërme që ka kapur LDK-në, miratuan formimin e Gjykatës Speciale të njëanshme antishqiptare, ku do të gjykoheshin vetëm viktimat e gjenocidit serbo-sllav. Të njëjtit, para disa muajsh, në kohërat më të rrezikshme nga virusi (i radhës) kinez, si çakejtë e egërsuar, me ndihmën e “listës” serbe (ndryshe sivëllezërve të tyre), në pikë të natës u vërsulën në çerdhen fëmijërore që e quajnë Kuvend, kryen puç ndaj qeverisë legjitime. E tani, emigruan në Hagë, le të mbrohen si persona privat, sepse ata 7-8 individ assesi nuk përfaqësojnë ato 9.000-10.000 luftëtarë të lirisë - UÇK-në. Mos njollosni UÇK-në me naivitetin apo budallallëkun e juaj.

***

Gjykata speciale e Hagës është e padrejtë, antishqiptare, e njëanshme. Assesi nuk është dashur të lejohet një gjykatë e tillë vetëm kundër shqiptarëve (viktima të gjenocidit serb) por ama formimi i saj u miratua në Kuvendin e hajnave të Kosovës (shumica prej tyre janë hajna, apo jo?), të cilët duheshe ose ta refuzojnë formimin e saj ose të kërkojnë që të formohet një gjykatë për të gjithë të dyshuarit pavarësisht nga kombësia, ku para së gjithash të gjykohen agresorët-kriminelët serb të Kosovës që kanë kryer më tepër se gjysmën e vrasjeve-të shqiptarëve autokton. Janë serbët që si komb dhe shtet kryen gjenocidin e radhës (të planifikuar) ndaj shqiptarëve. Ndërkaq popullata e Kosovës, pasi jeton në forma klanore, të njëjtët hajna jo vetëm i voton pareshtur në stilin: “Unë votoj hajnat e lagjes, katundit dhe fisit tim - e ti voto ata tuajt”, - por janë në gjendje edhe të vdesin për ta. Inat dhe xhelozi e sëmurë kjo. Pa asnjë dyshim, viktimat shqiptare janë vrarë për motive të ndryshme nga disa “komandantë” e “gjeneralë” shakaxhi shqipfolës, por edhe nga serbët të cilët vrasjen e të pafajshmëve që nuk janë serb e kanë trashëgimi dhe i bëjnë në mënyrat e maskuara, duke ua hedhë fajin shqiptarëve. Sikur për shembull komandant hashimi “jonë” të kishte vrarë serb, nuk do të guxonte asnjë sekondë të jetoj 20 vjet në katundin e “zemrës” serbe, Graçanicë, i rrethakuar tërësisht nga sivëllezërit serbë. E tani, a ka vrarë shqiptarë?- kjo është punë tjetër. Mos njollosni UÇK-në duke i përzier gjërat. Të akuzuarit që do të dalin të pafajshëm do të mbrojnë vetveten dhe patjetër kthehen në Kosovë, por ama assesi në pushtet, ndërsa fajtorët (nëse ka të tillë) le të dënohen dhe mbesin në birucat e atjeshme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora