E marte, 19.03.2024, 03:40 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Dita e 28 Nëntorit ditë e dritës dhe zgjimit kombëtar

E hene, 16.11.2020, 08:18 PM


Dita e 28 Nëntorit ditë e dritës dhe zgjimit kombëtar

Nga Gjon Keka

Një nga faktet më të mrekullueshme të shekullit XV në Gadishullin Ilirik ,respektivisht në historinë e Arbërisë është pa dyshim zgjimi kombëtar Arbëror ,pas një gjumi të rëndë prej vitesh nën zgjedhën e sulltanit. Ky mund të thuhet se është edhe zgjimi i mirëfillt i parë kombëtar arbëror, sepse me rikthimin e Gjergj Kastriotit dhe bashkëatdhetarëve të tij arbëror u pa qartë ai zjarri i brendshëm i atdhedashurisë për lirinë që tek ata zgjoi ndjenjat e shpëtimit të kombit ,shpalljes së Pavarësisë së tij dhe Bashkimit në një Kuvend të të gjithë zotërve fisnor të Arbërisë.

Asnjëherë një komb nuk ka qëndruar më gjatë në një skllavëri të paperëndishme se sa arbërorët.Por asnjëherë më parë një popull i skllavëruar nuk është zgjuar kaq shpejt dhe në një kohë kaq të shkurtër se sa arbërorët.Pushtimi dhe sundimi otoman mori shumë shekuj për t‘i nënshtruar plotësisht arbërorët,por më pak se një shekull ishte e mjaftueshme që ata të shkundnin zgjedhën e rëndë të këtij pushtuesi barbar.Siq u tha në fillim kjo zgjedhë e rëndë iu hoq nga qafa popullit arbëror nga Gjergj Kastrioti me arbërorët e tij ,ishte pra zgjimi kombëtar arbëror tek ata që ndezën të parët dritën e pashuar të lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë brenda vetë zemrave dhe qenjes arbërore deri më sot.

Ajo që dim për atë epokë ,është se  në nëntorin e vitit 1443  ,më saktësisht më 28 Nëntor shpërtheu drita e madhe e Lirisë, Flamurit dhe Pavarësisë në Kështjellën e pamposhtur të Krujës heroike të Kastriotëve të pavdekshëm. Atë dritë që shpërtheu e panë të gjitha kombet e popujt europian e botëror, dhe u gëzuan, por,vetëm armiqtë e Arbërisë i verbëroj dhe u mbushën me urrejtje të përjetshme kundër arbërorëve liridashës. Por, kur jemi këtu duhet të ndalemi te pyetja pse u zgjodh nëntori dhe cili ishte për atë kohë dhe cili është sot kuptimi i nëntorit për ne?

Sikur që dihet nëntori në mitologji konsiderohet kohë e rishfaqjes e ringjalljes pra koha e Plejadës.Poashtu nëntori ishte edhe koha e hapjes së botës shpirtërore  e lindjes së diellit dhe fillimit.Pastaj e sundimit të mbretërisë së dritës në hapësirën e errësirës.Kjo është arsyeja pse mitologjia e lidhi hënën me pleiadat, me trishtimin për zhdukjen e përsëritur periodike të tij si dhe me gëzimin për orën e llogaritur saktësisht të kthimit të tij. Në fakt kjo i referohet kohës parahistorike në të cilën hëna dhe plejadat përcaktuan vitin e yjeve, i cili i parapriu shpikjes së vitit diellor dhe zodiakut.(Ev.B.,1879) Prandaj duke parë këtë mund të nënvizoj se jo rastësisht Gjergj Kastrioti u rikthye në Arbëri për ta bërë atdheun e tij të lirë ,për t’ia rikthyer dinjitetin dhe identitetin europian të saj. Ai erdh, u shfaq me arbërorët e tij pikërisht në muajin nëntor kur edhe e shtriu mbretërin e tij të dritës dhe të shpëtimit në Arbërinë e cila lëngonte në errësirën ideologjike otomane.Me ardhjen e tij ,erdhi edhe shpresa për arbërorët dhe jo vetëm ,por edhe për Europën si kontinent. Sepse ai pasi e shtriu mbretërinë e tij për 30 ditë ,për 24 vjetë në vijim u bë mburoja jo vetëm për atdheun e tij arbëror ,por edhe për civilizimin e përbshkët të kombeve europiane. Nisur nga kjo muaji nëntor për Arbërorët duhet të jetë një muaj i shenjtë kombëtar dhe të futet në kalendarin e përjetshëm kombëtar si muaji i bekuar dhe i shenjtë i kombit arbëror europian dhe arbërorëve kudo që janë ata. Se sa ishte e rëndësishme kjo ditë ,është fjalimi i  Gjergj Kastriotit pas rikthimit në Krujë i cili e vulosi këtë muaj ,këtë datë historike ai aty na tregon e porosit që ta vendosim këtë datë në zemra, mendje,kalendarin dhe në zemrën e historisë së kombit tonë arbëror europian.Poashtu janë edhe fjalët e një plaku shqiptar sikur që tregonte e shkruante shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur gjermane Marie Amelie von Godin në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntorin  tjetër të vitit 1912 e cila tregon se  si një burrë i moshuar para derës së shtëpisë bërtiti, me zërin që i dridhej nga entuziazmi me këto fjalë: "pasi e pashë këtë ditë, tani edhe nëse vdes, do të vdes i gëzuar."

Me pak fjalë Dita e 28 nëntorit të vitit 1443  është Dita e dritës, lirisë dhe madhështisë arbërore;ne e kujtojmë dhe e festojmë me dashuri! Si ata të nëntorit të parë të vulosur përjetësisht(1443) ashtu edhe ata të nëntorit të tjetër (1912) e mahnitën botën dhe i treguan asaj se kombi arbëror është i pjekur, i denjë për liri, i denjë për të hyrë në vëllazërinë e madhe të kombeve të civilizuara ,për t’u rikthyer në gjirin e braktisur të familjes së përbashkët europiane. Asnjë ditë tjetër nuk shkëlqen aq shumë në shpritin e mendjen e kombit tonë dhe në analet e historisë se sa ajo ditë dhe ata personalitete mbikohore që ngritën flamurin e identitetit europian, të lirisë dhe të pavarësisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora