| E hene, 16.11.2020, 07:56 PM |
N' pasqyrën e hanës së pendueme
E S E
Poezi
e LEON LEKAJ
Re
të verbra thyejnë brinjët të verdhës hutaqe të vjeshtës. Një udhëkryq i vetmuar
me krahët e hapur thërret erërat. Thëllimi i parë lëkund flakën mbi çatitë e
përgjumura. Ngarkuar me ëndrra i iki natës, mbështetem tek pragu i ditës duke
" soditur duelin e shkëmbinjve me agimin" me Lorken dhe lexoj...
"
I pashë sytë melankolikë të dallndysheve
të
mbushuna me flatra ikjesh
dhe
thashë fjale te trishta për lamtumirat "
Kështu
takova poetin Leon Lekaj .
Malli
në portat e tempujve të dhimbjes gdhend lamtumirat.
Fjala
gjen tokën e duhur për të çelur magjinë. Kjo poezi më lejon të gjej kurora
poetike.
"
Poezite jane lule tepër të brishta " citon poeti grek Nasos Vajanes.
Dëshira
marroke për ta lexuar nuk frenon minutën kanakare, dega e muzës fsheh peizazhe
që nuk mund ti dallosh në lëçimin e parë fluturak...
"Ma
vonë
Kur
një tufë fmijësh
Nisën
me ngâ mbas tingujsh
Zgjata
dorën mes hapave të tyne
Dhe
kapa fillin e humbun të gzimit".
Nëse
ndalim frymën vetëm për pak le të udhëtojmë në
këto vargje.
"
I pash sytë melankolike të dallndysheve"
dhe
"…mandej,
kur një tufë fëmijësh…"
Çfar
kumti!
Poeti
ka në duar fillin e hollë të qartësisë, të befasisë, të puhisë së
papërsëritshme, të velës së vet poetike.
Sepse
kjo poezi, ky poet luan ëmbël me
fjalën...çdokush mund ti kishte hedhur vargjet kështu...
"I
pash sytë melankolikë të fëmijëve"
Dhe
"më
vonë
Një
tufë dallandyshesh"
Me
një rokadë të artë poeti klith!
Ky
është art, ky është poeti Lekaj.
Me
psherëtima therëse vjen konturimi i poezise "Ardhja e vjeshtës".
Ndien praninë e ndrojtur të poetit tek përhapet nëpër rrjeshta si një mjegull
grykës së etur të luginës.
"
Mbi bar sot u ndesha me një
Krah
të thyem zogu
Në
një kuvend të trazuem kojrrillash
Që
n'duer e në sy shfletonin jugun.
Prandaj
i trembem heshtjes ktë mbramje"
Digjen
ëndrrat! Ankthi mbulon mërmërimën gulçuse. Ngashërimi zbret mbi bar, aty ku
dergjet krahu i zogut dhe vizaton
tablonë e papërsëritshme.
“Lëkunden
trëndafilat me një dhimbje të gjatë të bardhë"
gjëmon
Frederiko Garcia Lorka dhe ja kodrës "Likavitó"
"…shfryjnë
zemërimin e errnat e fajshme"
po
kaq gjëmon edhe poeti yne Leon.
Kamxhiku
i pikëllimit trondit shpirtin deri në pejzën më të heshtur...
"…Dritat
e ndezuna më lejojnë me përgjue
Trupat
e pajetë të gjetheve të zverdhuna"
Ç'perlë!
Trokthi
i pikëllimit ka finesën e ndërgjegjes që ecën në të vërteta të ndriçuara nga
ndjenjat.
"Koha
një puhi e fjetur mbi degë…" këndon Lorka.
Leoni
kërkon hapësira të fjalës poetike. Pikturon në telajon e vjeshtës, atë mall
gërryes me zjarrin e syve të së bukurës lëbyrëse...
"Asht
rrënue kjo vjeshtë plangprishëse
Që
dikur vraponte tek unë
Si
një kalë i verdhë me pak diell…"
Filozofi!
Metaforat
kanë dalë nga azilet e shekujve, rendin "…në kopshtin e kërrusun prej
errnave" për të parë
"…Gishtat
tregues drejtojnë në kor
Kah
turra e gjetheve që protestojnë me vdekë"
Rrugëton
me mërgimin. Eremit në pritje.
"Vjeshta
përgjon edhe tej dritares
Ku
derdhet triumfi i një hane prej guri
Dhe
qeshja frenetike e miqve të rremë"
Çfarë
qesëndie turullosëse!
E
thekshme!
Lebetitëse!
Vèren
të shkundet drita meite-e mekur e miqve të rremë.
Për
fatin e mirë të poezisë, në tokën helene merr jetë poezia jonë nëpërmjet poetit
brilant Luan Xhuli, madonës së poezisë konteporane Diamanta Zalta, të
baroneshës së lirikës drithëruese Rakela Zogaj, për të ardhur tek i heshturi më në zë, Leon Lekaj.
Në
dritaret e vogla, avulli i dhomës luan me trupin e zhveshur të vashës, statujat
ndanë rruge në grushta mbajnë gjakun e humbur të fitoreve, dhe krejt i vetmuar
gëzimin e një ylli digjet mbi pemë! Kjo është ndjesia kur lexon poezinë e
Leonit.
"Dëshpërimit
i mjafton një grimcë shprese që të ndezë të gjitha dritat e lumturisë, ndërsa
në zhgënjim nuk do të mjaftonte as krejt energjia e shpirtit për të ndezur
qoftë edhe një llambë të vetme të saj" -citon poeti.
Dhe
në frymën e këtij postulati kanë ardhur në jetë dhjetëra poezi tek ndodhesh
burimit të dritës së mbrëndshme të
shpirtit poetik...
"Sa
herë matem me kërkue sytë e hanës"
dhe
"në
ag dita shkapetet dhimbjen për gur
e
fjalët e idhta digjen si eshkë"
Gjuhë
e përkorë!
Është
e pamundur të jesh pranë poezisë së Leonit e mos të ndalesh vargut e të ndiesh
se si "..qielli mbushet plot deshira".
Ecën
kështu duke prekur krahët e blertë të poezisë
"Vera". Dikton dhimbjen mes pikëllimit hyjnor...
"Sonte
u shue edhe kori i fundit i gjinkallave"
Troket
xhamit të krisur të dëshirës, godet zemrën si muzgu mjelmën e plagosur.
"…po
ti eja e dashtun ktë natë
e
ma ven në grusht dëshirën e vjetër ".
Të
pikturosh me fjalë.
Të
kesh në dorë penelin, të shohëpsh se si koha rrjedh, e këtë rrjedhë ta veshësh
me shkëndija.
Çfar
arti vezullues!
Në
poezinë e Leonit ndodh shpesh të zhytesh në thellësinë e fjalës, të ndjesh
dorën e metaforave të të japin atë prehje dehesë, pastaj "Rikthim në
vendlindje" thith gjithë vëmendjen. Rrëke e mallit bëhet lumë.
"I
shkarkova të gjitha atje!
hapat
e derdhuna të mungesës
frutat
e ndalueme të kthimit,
dhe
supin e lagun prej dhimbjes tande.
E
prap, lumi brutal i dëshpërimit
doli
prej shtratit të vet.
I
bindun mbeti veç gjaku
dhe
rruga e tij drejt zemrës”.
Çfar
dhimbje!
Djeg
si plumbi qiellin e kaltër.
Syri
i tij bën dialog me shpirtin pa ngarkesë fjalësh.
Plaga
e gëzimeve dhe përpikmëria e gjetjeve të bën ta lexosh poezinë më të fundit në
gjëndje eterike...
"…dhe
unë kam me të dhurue një
grusht
lumtuni
nga
kjo që më mungon".
A
nuk e ushqen poezinë me lirizëm, si erërat e lumtura tek përkëdhelin fushën
shtatzënë.
Eduart SULOLLARI
15
Nëntor 2020
New
York Albany U S A