E marte, 19.03.2024, 08:24 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Joe Biden dhe Vjosa Osmani në të njëjtën kohë presidentë

E diele, 15.11.2020, 08:06 AM


JOE BIDEN DHE VJOSA OSMANI NË TË NJEJTËN KOHË PRESIDENT

Nga Dedë Preqi

Joe Biden, bëhët presidenti i 46-të, i SHBA-ve, njeriu që ka shërbyer gadi një gjysmë shekulli në administratën e këtij vendi dhe me një politikë të shkëlqyer, duke mbrojtur të drejtat njerëzore dhe tregëtinë e lirë në këtë vend.

Biden, deri sa ishte në cilësinë e kreut të Komisionit Juridik në Senat, ishte një ndër nismëtarët më të  të zëshëm në parandalimin e kriminalitetit në SHBA.

Biden, edhe pse në jetën e tij politike atakohet me shumë ngjarje të rënda e tragjike në familje, Joe, nuk ndalet nga veprimtaria politike dhe në shërbim të popullit dhe vendit të vet.

Joe Biden, ka shërbyer edhe në administratën e presidentit Obama, si zavendëspresident, i cili ka një përvojë të konsiderueshme edhe me politikën e jashtme, në veqanti edhe për Kosovën.

SHBA-të, e kanë dëshmuar gjithherë rrolin e tyre ndaj çështjes shqiptare, që nga presidenti Wodrow Wilson, i cili vendosi thëmelet e sistemit liberal botëror, me çrast përfitonte edhe kombi shqiptarë, duke i dhënë një përkrahje të fuqishme krijimit të shtetit shqiptar dhe deri në ditët e sotme në krijimin e shtetit të Kosovës.

Politika amerikane si prodhim i qeverisjeve të dy rrymave të fuqishme politike të SHBA-ve, në përbërjen e  republikanëve dhe demokratëve, nuk ndajnë pole të kundërta dhe rroli i tyre është i njëjtë ndaj vendeve tona, posaqërisht angazhimi i tyre i vazhdueshën në shtetformimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Me Joe Biden, president i SHBA-ve, si njohës i mirë i rrethanave dhe përvojës së tij ndaj Kosovës dhe Ballkanit perëdimor,  do kemi një përkrahje dhe më të fuqishme në të ardhmën, pikërisht në favor dhe shërbim të politikave paqësore dhe në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

- --

Nga dorëheqja e presidentit Thaçi, përshkak të konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata e Hagës, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, ushtrimin e detyrës së kreut të shtetit e merr kreu i udhëheqjes së Kuvendit, sikur në këtë rast zonja Vjosa Osmani.

Zonja Vjosa Osmani, është përsonaliteti më i votuar i grave në politikën e Kosovës, dhe një nga  përsonalitetet intelektuale e profesionale dhe me merita të veqanta e cila si kryetare e Parlamentit të vendit, do e ushtronte  edhe rrolin e presidentës së shtetit të Kosovës.

Kjo nënkuptohet se Kosova, me rrolin e gruas në këtë vend tregon shembullin dhe modelin më të mirë të shoqërisë demokratike, me çrast  ky vend kishte edhe më herët një presidente, që ishte zonja Atifete Jahjaga, mbase nuk do të thotë pak dhe me një përshtypje të lakmuar të një shoqërie demokratike dhe bashkëkohore.

Është interesant se në të njëjtën kohë, Joe Biden dhe Vjosa Osmani, si dy përsonalitete të dy vendeve mike, marrin detyra të rëndësishme shtetërore edhe pse zonjën Osmani, ndoshta do e verejmë me një sy dhe rrol tjetër të një vendi të vogël, sikur është Kosova në krahasim me SHBA-të, por si do që të jetë rroli i saj e ka peshën e vet shumë të rëndësishme dhe të qëndrueshme, jo vetëm për një kohë të shkurtër, por dhe për një mandat më të gjatë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora